DiscoverAlbatros Rexhaj
Albatros Rexhaj
Claim Ownership

Albatros Rexhaj

Author: Albatros Rexhaj

Subscribed: 37Played: 62
Share

Description

Filozofia Urbane është podcast personal i shkrimtarit Albatros Rexhaj. Këtu flitet për dashurinë, jetën dhe të gjitha klishet tjera që përgjithmonë e kanë infektuar artin dhe letërsinë.Pyetjet dhe komentet mund t'i dërgoni nëpërmjet profilit zyrtar të Albatrosit në Instagram.
10 Episodes
Reverse
"Unë kam probleme, nuk dua të të ngarkoj, ti je shumë e mirë, por problemi është te unë ...". Ky refren është një fenomen tashmë i kudogjendur. Është kjo situata kur njëri nga të dy zgjedh që të distancohet duke u fshehur prapa justifikimit që është duke kaluar nëpër një fazë të vështirë. Te libri “Kthimi” është shtruar teza që në rastin e ndjenjave të vërteta, gjatë sfidave dhe periudhave të vështira, mbështetjen dhe ndihmën e kërkojmë pikërisht te njeriu i zemrës dhe jo diku apo te dikush tjetër. 
“Në kohë të vështira, siç është kjo e jona, është shumë e lehtë të ankohesh për gjithçka dhe t’i kritikosh të gjithë, por është shumë e vështirë që t’i duash njerëzit. Unë kam zgjedhur që t’i dua!”Në këtë episod, Albatrosi e shpjegon historinë dhe motivin prapa këtyre vargjeve emblematike të Albatrosit si dhe, duke u bazuar në përvojën e tij personale, rrëfen për domosdoshmërinë që të ngrihemi mbi ata që na lëndojnë dhe gjejnë kënaqësi në fatkeqësitë tona.     
Jo rrallë herë ndihemi të pavullnet dhe të pa dëshirë, thuajse diçka thelbësore mungon brenda nesh, dhe kjo na bën të ndihemi të humbur. Të humbur, në mesin e njerëzve që i kemi njohur tërë jetën dhe në mesin e rrugëve që i kemi përshkruar kushedi sa herë. Si mund ta (ri)gjejë njeriu veten? Në trajtimin e tij Albatrosi e shtron nevojën e rebelimit, si një akt të domosdoshëm në përpjekjen për të rikthyer kontrollin mbi veten. Ky episod është frymëzuar nga një bashkëbisedim që Albatrosi ka pasur me një lexues. 
Pse njerëzit kanë prirje që të paragjykojnë të gjitha ata që vendosin të falin? Pse njerëzit flasin me siguri të madhe dhe me gjuhë të ashpër për diçka që nuk e kanë përjetuar vetë? A është e lehtë që të falim? Vallë vërtet gjejmë qetësi pasi që të falim? Ata që na kanë lënduar, vallë vërtet e meritojnë faljen tonë? Pse njerëzit që na lëndojnë kanë prirje të janë arrogantë? Ky episod është frymëzuar nga diskutimet që kanë lindur në lidhje me temën e shtjelluar në faqet 120 deri 123 të librit “Kthimi”.  
Në këtë episod, Albatrosi jep mendimin e tij për pyetjen: a mund të krijojmë ndjenja për një person pa e takuar fare?Ky episod është realizuar si përgjigje për një lexues që këtë çështje e ka ngritur në emailin ar.komente@gmail.com 
Cikli “Tradhtia” është nxitur nga diskutimi që ka lindur mbi faqet 120 – 123 të librit “Kthimi”, ku trajtohet problematika e tradhtisë. 
Në këtë episod, Albatrosi jep mendimin e tij për pyetjen: pse edhe më i miri ndër ne mund të mposhtet para joshjes për të tradhtuar? Pse tradhtojmë edhe pse kemi ndjenja për partnerin?Ky episod është ndërtuar rreth një bisede që autori ka pasur me një lexues që ka rrëfyer për një histori të veten personale. Cikli “Tradhtia” është nxitur nga diskutimi që ka lindur mbi faqet 120 – 123 të librit “Kthimi”, ku trajtohet problematika e tradhtisë. 
Cikli “Tradhtia” është nxitur nga diskutimi që ka lindur mbi faqet 120 – 123 të librit “Kthimi”, ku trajtohet problematika e tradhtisë. Në këtë episod, Albatrosi jep mendimin e tij për pyetjen: pse, atëherë kur ndihemi të tradhtuar, fiksohemi pas mikro-detajeve, gjegjësisht duam të dimë çdo detaj të aktit të tradhtisë? A është normale kjo gjë? Çfarë na duhen këto detaje? Çfarë vërtet fshihet pas kësaj kureshtjeje kaq të detajuar?
Episodi 0

Episodi 0

2019-05-3108:56

Një audio shënim i shkurtër ku Albatrosi shpjegon idenë prapa projektit të tij, përfshirë edhe kuptimin e emërtimit “Filozofia Urbane”. 
Episodi 0

Episodi 0

2019-05-1708:44

Ky material është i karakterit njoftues prandaj edhe është titulluar “Episodi 0”.Në këto pak minuta të këtij materiali, Albatrosi shpjegon idenë prapa projektit “Filozofia Urbane”, si podcast i tij personal.
Comments 
Download from Google Play
Download from App Store