DiscoverDiçka Ndryshe
Diçka Ndryshe
Claim Ownership

Diçka Ndryshe

Author: Ada & Loni

Subscribed: 10Played: 27
Share

Description

Diçka Ndryshe nuk është thjesht një podcast, por një kinema në kufjet tuaja.

Ky podcast në shqip nuk përqendrohet në një temë të vetme; në çdo episod sjell histori, shkencë, kuriozitete dhe rrëfime të vërteta, duke përdorur tingujt për të ndërtuar një botë të gjallë audio. Nuk është për t’u parë, por për t’u përjetuar.

Është krijuar për ata që nuk kënaqen me të zakonshmen — për ata që dinë të dëgjojnë… ndryshe. Dhe, në çdo minutë, ka diçka të re për të mësuar.

💌 Keni një temë që ju ngacmon kureshtjen? Na shkruani në dickandryshepodcast@gmail.com.

📲 Na ndiqni edhe në Instagram: @dicka_ndryshe_podcast


Tags: podcast shqip, podkast shqiptar, histori shqiptare, shkencë në shqip, audio dokumentar, rrefime personale, kinema për veshët, tinguj imersivë, kuriozitete, politika shqiptare, kulturë shqiptare, sport shqiptare, edukativ, shkolle, Albanian podcast, liber shqip.

11 Episodes
Reverse
Brezi i Rradhës

Brezi i Rradhës

2025-08-1826:42

Nga dasmat me fustane prej perdeje dhe frigoriferët që mbusheshin me mishin e komshiut, tek telefonat rrotullues, videot e maceve në Facebook, krizat ekzistenciale me terapi online dhe hashtag-ët me 3 milionë views – Brezi i Radhës është një udhëtim i çmendur, qesharak, ndonjëherë i sinqertë dhe gjithmonë i njohur, nëpër gjeneratat që kanë ndërtuar, riparuar dhe ngatërruar botën tonë. Nga Baby Boomers që ndërtuan gjithçka por s’dinë të përdorin butonin "Share",tek Gen X – brezi i kasetave, mixtape-ve dhe skepticizmit të heshtur, tek Millennials – të rraskapiturit me kafe në dorë, optimistë të djegur nga recesioni dhe 3 pajisje Apple, tek Gen Z – ironikë, emocionalisht të ndërgjegjshëm, por që nuk flasin dot në telefon pa u djersitur, dhe më në fund, Gen Alpha – të vegjlit që përpiqen të zmadhojnë një fotografi me gishta dhe e njohin AI më mirë se gjyshen. Në këtë episod, qeshim me klishetë, rikujtojmë të shkuarën dhe pyesim veten: A ka ndonjë brez që nuk din se cfare eshte nje CD? A jemi realisht kaq të ndryshëm… apo thjesht me versione të tjera të të njëjtës krizë? Një sagë audio ku çdo brez përshkruhet me kujdes, çdo absurditet kulturor trajtohet me dashuri, dhe çdo dëgjues, pavarësisht vitit të lindjes, e gjen veten në ndonjë frazë… meme… apo nostalgji.
Maska e Fundit

Maska e Fundit

2024-04-1629:26

Në këtë episod një objekt i vetem do krijoj shumë pyetje për një grup figuarash të njohura për ne. Siç janë: Skenderbeu, At Gjergj Fishta, Enver Hoxha, Agamemnoni , Çezari dhe mbi të gjitha Vajza e panjour e Senës. I gjith episodi do bazohet ne “Masken e Fundit” të marrura për keta individ. Bëhet fjalë për Maskat e vdekjes, një ritual shumë i vjetër dhe i harruar nga koha. Për këtë temë u bashkua me ne Erjon Miruku nga podcasti “Kreshnikët” dhe Enea Ziu nga podcasti "Tempulli i onufrit” Podcasti Kreshnikët nga Erjon Miruku https://open.spotify.com/show/5qE64zhAjoiK2x4VTzdav7 Podcasti Tempulli i Onufrit Tempulli i Onufrit Enea Ziu dhe Egi Xherija https://podcasters.spotify.com/pod/show/tempulli-onufrit/ Link-et për Referencat: https://en.wikipedia.org/wiki/Resusci_Anne https://en.wikipedia.org/wiki/L'Inconnue_de_la_Seine https://www.bbc.com/news/magazine-24534069 https://en.wikipedia.org/wiki/Laerdal https://www.shkodraweb.com/ne-qelite-e-burgut-ne-shkoder-pasi-me-lidhen-kembe-e-duar-me-tela-historia-e-panjohur-e-shkodranit-qe-ruajti-masken-e-fishtes/ https://www.radiandradi.com/maska-e-vdekjes-e-at-gjergj-fishtes-nga-mentor-quku/ https://www.bbc.com/future/article/20240209-the-lost-art-of-the-death-mask https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC194106/#:~:text=In%201961%20he%20launched%20the,after%20his%20retirement%20in%201994. https://en.wikipedia.org/wiki/Peter_Safar https://en.wikipedia.org/wiki/James_Elam_(physician) https://pubs.asahq.org/anesthesiology/article/88/4/1107/36749/An-Inventive-Mind-The-Career-of-James-O-Elam-M-D https://www.heartsmart.com/laerdal-little-anne-qcpr-with-soft-pack-training-mat-light-skin-123-01050-124-01050-p?select1=1&utm_source=google&utm_medium=organic&utm_campaign=surfaces-across-google&utm_term=123-01050&srsltid=AfmBOop_iKCrqlYXH2yOBLcx3iOhTFWnSiKIc6fh_XIJQ0w9dFFkQzHoVrg https://www.williamgaddis.org/recognitions/inconnue/ 9text.htm https://theviewfromadrawbridge.com/2022/10/28/the-strange-history-of-linconnue-de-la-seine/ https://www.chuckcarlise.com/wp-content/uploads/2011/09/COMPENDIUM-OF-PHOTOGRAPHS.pdf https://medium.com/publishous/how-an-unknown-french-girl-became-the-most-kissed-girl-in-the-world-46321e3b60b3 https://www.bbc.com/news/magazine-24534069
Na Ishte Një Herë…

Na Ishte Një Herë…

2023-09-1127:11

Çdo event, sa do i vogël të jetë, na bën të mësojmë diçka të re. Ato na shërbejnë të jemi më të aftë që të përballojmë jetën tonë. Prandaj kur dëgjojmë një fabul, na tërheq nga plotkuptimi moral, ku secili nga ne e gjenë vehten , Kjo është arsya që kemi vendosur të bëjmë një episod të mbushur me fabula, dhe si kurr më pare, do ti dëgjoni të treguara nga njerëz të ndryshëm.Shumë nga pjesëmarrësit e këtij episodi kanë podcastet e tyre. Ju kërkojmë ti ndjekni dhe mbështesni tëgjith...Bleoni nga "Buchi Podcast"https://open.spotify.com/show/232vMh2sVHbMzfrCVydFiw?si=1fa82ea40baf4855Erjoni nga Podcasti "Kreshnikët"https://open.spotify.com/show/5qE64zhAjoiK2x4VTzdav7?si=2f724601e3f84b97Sara Nga Podcasti "Një Libër Një Bisedë"https://open.spotify.com/show/3S6iAQ14oPbZvNazMeHiKN?si=6e6e51ecc2f3474eMeti nga "N'kub Podcast"https://open.spotify.com/show/7CvAbWRzB0cOScML9Jji2N?si=98f2435d2b74462b
Apokalipsi Nuklear

Apokalipsi Nuklear

2023-03-1335:00

Në ketë episod keni për të dëgjuar skenare të ndryshme që i përkasin një lufte bërthamore. Ato jane: Një event në histori i cili për shumë pak do kishte ndryshuar botën, një experiment social i cili kërkon të kuptoj se sa munden njerzit e thjesht të bëjn krime kundër vullnetit të tyre, dhe gjithashtu një teori se si mundet te parandalohet një sulm i tillë nga përsonat në krye të pushtetit.. Këtë rrallë si “bonus” do dëgjoni disa mesazhe zanore nga dëgjuesit tanë.
Ne kete episod do te degjoni nje histori te treguar per here te pare nga Paridi, nje emigrant I cili ne vitin 1990 ne moshen 19 vjecare bashke me dy shkohet e tij Benin dhe Renaton, thyen kufirin Shqiptar. Nje kohe kur Shqiperia ishte akama ne sitemin komunist dhe persona qe tentonin nje gje te till u qellohenin per vdekje pa asnje paralajmrim.
Jeta Jone eshte e mbushur me vendime qe duhet te marrim dita dites, e vetmja menyre per te ditur se sa te drejta apo te gabuara jane ato, percaktohet vetem nga koha. Prandaj ne kete episod kemi permblellur disa histori qe i perkasin disa gabimeve te vogla qe kane pasur influence te madhe ne historine boterore. Historite qe kemi paraqitur jane: Se si u pre pema me e vjeter ne bote. Se si hitleri i shpetoj vrasjes gjate luftes se pare boterore, Se si nje shkencetare krijoj bletet vrasese dhe se si nje presje i shpetoj jeten nej personi. Degjim te kendshem ALBANIAN PODCAST PODCAST SHQIP
Ndarja e Legjendave nga Historia, eshte vetem per arsyen se historia eshte e shkruar dikund ,kurse legjendat Jo. Prandaj ne kete episod do flasim se si u krijuan shkronjat e Alfabetit, qe me shfaqjen e alfabetit Fenikas deri ne krijimin e alfabetit Shqiptare. Ju kujtojme se kjo eshte pjesa e dyte. Pjesen e pare mund ta degjoni tek episodi i kaluar. Tek ai episod kemi folur per format e komunikimit, fillimet e shenjave qe ndihmuan te krijonin alfabetin dhe gjithashtu per shkrimin Kuneaform dhe Heroglifet.
Ne kete episod do te tregojme se si lindi nevoja per te shkruar dhe se si njerezimi perdori kete forme komunikimi. Ky episod do ndahet ne dy pjese dhe kjo eshte pjesa e pare. Episodi i ardhshem do te jete vazhdimi i kesaj historie deri ne krijimin e alfabetit shqiptare.
Pse flejm ?

Pse flejm ?

2021-04-3019:211

Ne shpenzojnë rreth 26 vite të jetës tonë në gjumë, nderkohe 7 vite tjera për t’na marrë gjumi. Keto shifra na bejnë të pyesim “ Pse flejm ?”
Ne kete episod do te mundohemi qe ti kthejme pergjigje pyetjes “A jemi vetem ne univers” duke u bazuar ne kater teori te ndryshme, qe bejne pjese ne “Paradoksin e Fermit” (The fermi paradox). Nese nuk e keni pare ndonjehere fotografine qe i eshte bere tokes ne 1990’s nga 6 bilion kilometra larg, Ju keshillojme ta shihni. Linku per Fotografine “Pale blue Dot” (pikeza e zbehte blu) https://exoplanets.nasa.gov/system/internal_resources/details/original/912_Pale_Blue_Dot.jpeg Podcast ne shqip - Albanian Podcast
Tegjith e dijme sa eshte ora dhe sa e rendesishme eshte per ne, por jo gjith dijne historin e saj.Ne keto 20 minuta do te degjoni rrugetimin qe beri kjo paisje deri ne ditet e sotme."Subcribe"
Comments 
loading