DiscoverKreshnikët
Kreshnikët
Claim Ownership

Kreshnikët

Author: Erjon Miruku

Subscribed: 5Played: 26
Share

Description

Zbuloni botën magjike të folklorit shqiptar me podcastin tonë Kreshnikët – një podcast me tregime e legjenda shqip, frymëzuar kryesisht nga bëmat e Mujit, Halilit, agat e Jutbinës, dhe legjenda të tjera epike. Bashkohuni me ne, në një udhëtim të jashtëzakonshëm brenda trashëgimisë gojore shqiptare.

Na ndiqni duke bërë "Follow" dhe klikoni zilen në Spotify ose Apple Podcasts për t'u njoftuar menjëherë për episodet e reja!

Nëse dëshironi të na kontaktoni, mirëpresim komentet tuaja në https://epikashqiptare.com ose mesazhet në Instagram @kreshniket_podcast
26 Episodes
Reverse
19. Muji dhe Jevrenija

19. Muji dhe Jevrenija

2025-09-2216:23

Një dashuri e ndaluar dhe një sfidë e rrezikshme vënë në provë nderin e Mujit dhe trimave të Jutbinës. Na shkuaj dhe bëhu pjesë e kësaj epike duke mbështetur podcastin tonë kur viziton ⁠⁠⁠⁠epikashqiptare.com⁠⁠⁠⁠.
Në këtë episod të veçantë bashkëbisedoj me nënën time, Suzana Miruku, një nga zërat më të njohur të podcastit Kreshnikët. Së bashku flasim për përvojën e saj si aktore zëri, për rolin e saj si Zana dhe Nënë në tregimet tona epike, dhe për mënyrën se si trashëgimia gojore kalon nga brez në brez. Një reflektim i ndjerë mbi zërin, kujtimin dhe fuqinë e rrëfimit. Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë ⁠⁠epikashqiptare.com⁠⁠
Një vashë Jutbine me bukuri të rrallë, kërkohet nga princër, aga, e pashallarë, por zgjedhja e saj bie papritur mbi plakun e pasur Qefan Aga. A do mund të triumfojnë dashuria dhe zgjuarsia mbi floririn në një tregim epik humoristik.Na shkuaj dhe bëhu pjesë e epikës kur visiton dhe mbështet podcastin në ⁠⁠⁠⁠epikashqiptare.com⁠⁠⁠⁠.Falenderojmë Podcast Juvenis për pjesmarrjen. Ju mund ta ndiqni atë në YouTube: https://www.youtube.com/@podcastjuvenisMorën pjesë me interpretimin e tyre:Kresia Kërëku - VashaAmarda Rapushi - Shoqja 1Joana Nake - Shoqja 2Suzana Miruku - NënaErmal Gruda - MujiKushtrim Gruda - ZukuMirënjohje edhe profesorit Rezar Naco, pa të cilin ky bashkëpunim nuk do të kishte qenë i mundur
16. Rozafati

16. Rozafati

2025-05-0508:45

A mund të qëndrojë një kala… pa një flijim? Tre vëllezër ndërtojnë ditë e natë, por muret shemben ditës. Vetëm kur Rozafa pranon fatin dhe bëhet themel për hir të së ardhmes, ngrihet një kala që sfidon kohën. Ajo nuk kërkon shpëtim, por lë një gjurmë që jeton ende sot. Na shkuaj dhe bëhu pjesë e kësaj epike dhe mbështet podcastin tonë kur viziton ⁠⁠⁠epikashqiptare.com⁠⁠⁠.
15. Arnaut Osmani

15. Arnaut Osmani

2025-03-3116:25

Në këtë episod, zbulojmë historinë e Arnaut Osmanit. I dënuar me vite burg, ai shtiret si i vdekur për të shpëtuar veten dhe shokët e tij. Por kur krajli e dyshon dhe vendos ta vërë në provë, gjithçka rrezikon të shembet. Çfarë ndodh kur zgjuarsia dhe dëshira për liri sfidojnë fuqinë e një krajli?Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë ⁠⁠epikashqiptare.com⁠⁠
14. Muji te Mbreti

14. Muji te Mbreti

2025-01-2711:44

Muji dhe Halili marrin një letër nga Sulltani. Të bindur se po shkojnë drejt vdekjes në Stamboll, madhështia e Mujit trondit oborrin mbretëror dhe... tërheq Sulltanin pas vetes! Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë ⁠epikashqiptare.com⁠
13. Zuku Bajraktar

13. Zuku Bajraktar

2024-12-1722:49

Një akt tradhtie ia rremben syte Zukut dhe gjogut të tij besnik. Orët e malit i shfaqen t'i ofrojnë ndihmë dhe mundësinë të hakmerret për padrejtësisë e bërë ndaj tij. ***KUJDES: Ky episod trajton tema tragjike dhe përmban elemente që janë më të përshtatshme për mosha të rritura.***Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë ⁠epikashqiptare.com⁠
Një djalë sfidon porositë e nënës dhe shkon të gjuaj në malin e kuçedrës. Për ta shpëtuar atë, vasha e tij zemrës dhe heroina e kësaj legjende sfidon kuçedrën e tmerrshme. A do arrijnë valle ta mundin kuçedrën dhe të çlirojnë malin? Morën pjesë me interpretimin e tyre: Vasha - Luana Harizaj Djali - Bleon Hasani Nëna – Suzana Miruku Kuçedra - Loni Scutari Falenderime te përzemerta per gjithe pjesmarresit qe kontribuan për këtë episod. Ju ftojmë te ndiqni dhe podcastet e tyre: Luana Harizaj - ⁠⁠Kompetentet⁠⁠ https://open.spotify.com/show/4P6QEF1gBD4E5gYus0lblb?si=54ea33a079874684 Bleon Hasani - ⁠Buchi Podcast ⁠ https://open.spotify.com/show/232vMh2sVHbMzfrCVydFiw?si=6b6bcc45583c4fc2 Loni - ⁠Dicka Ndryshe⁠ https://open.spotify.com/show/4h1C55TZYSL7tRr5Qxji9N?si=e9d6ccd783624bcc Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë ⁠epikashqiptare.com⁠
Ali Bajraktari, i burgosur nga Krajli hungarez, kërkon leje të kthehet ne Jutbinë. A do ta zgjedhë Alia besën apo lirinë e tij? Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë ⁠epikashqiptare.com⁠
10. Gjergj Elez Alia

10. Gjergj Elez Alia

2024-08-2617:47

Gjergj Elez Alia ngrihet edhe nje here te luftoje per nderin dhe vendin. Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë ⁠epikashqiptare.com⁠
9. Fuqia e Halilit

9. Fuqia e Halilit

2024-07-2210:05

Halili mund Mujin në hedhjen e gurit. Muji, i habitur, vendos ta provojë në prova më të mëdha. Ai e çon Halilin ndër beteja për të dëshmuar trimërinë e tij në fushën e luftës. Ky episod tregon zgjuarsinë dhe trimërinë e Halilit, ndërsa përpiqet t'i shmanget betejës, por kur nevojitet, ai nuk i trëmbet luftës. Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë ⁠epikashqiptare.com⁠
Hyso Radoica rrëmben nusen e Arnaut Osmanit. Kur përballen me njeri tjetrin në dyluftim, ata zbulojnë një lidhje të pabesueshme që trondit identitetin e të dyve. Cili do jetë fati i tyre në këtë episod dramatik? Falenderime te përzemerta per gjithe pjesmarresit qe kontribuan per kete episod. Ju ftojmë te ndiqni dhe podcastet e tyre: Bleon Hasani - Buchi Podcast https://open.spotify.com/show/232vMh2sVHbMzfrCVydFiw?si=6b6bcc45583c4fc2 Ermi Marku dhe Alesia Duraj - Ku Ishim e Ku Po Ikim https://open.spotify.com/show/4WaJ0vQck8dsRMQ9bVctHa?si=a7ab17925d024e8f Kejda Tusha dhe Luana Harizaj - Kompetentet https://open.spotify.com/show/4P6QEF1gBD4E5gYus0lblb?si=54ea33a079874684 Loni - Dicka Ndryshe https://open.spotify.com/show/4h1C55TZYSL7tRr5Qxji9N?si=e9d6ccd783624bcc Interpretuan: Kapedani (1) - Loni Scutari Krajli - Bleon Hasani Vashat (1-4) - Alesia Duraj, Ermi Marku, Kejda Tusha, Luana Harizaj Nena – Jonida Thanasi Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë ⁠epikashqiptare.com⁠
Në këtë episod, bashkbisedojme me Lonin, Editorin e Tingullit. Sëbashku analizojmë bashkpunimin tonë dhe ndajmë me ju përpjeket, procesin dhe idetë që na ndihmojnë të krijojmë disa prej tregimeve më tërheqëse të podcastit. Ju ftoj gjithashtu të degjoni podcastin Diçka Ndryshe, nje krijim i shkelqyer, prodhuar nga Loni dhe Ada. - Link direkt: https://spotify.link/layjTXuTVIb Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë ⁠epikashqiptare.com⁠
6. Fuqia e Mujit

6. Fuqia e Mujit

2024-03-2512:12

Ky eshte riperpunimi i kenges me njohur te ciklit te kreshnikeve “Fuqia e Mujit”.  Ne kete tregim Muji transformohet nga nje bari i thjeshte ne nje hero mitologjik.  Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë epikashqiptare.com
5. Muji i Rrethuar

5. Muji i Rrethuar

2024-02-1913:07

Ne momentin kur tre mije ushtare rrethojne kullen, Muji dhe Halili gjejne veten te rrethuar.  Muji qendron si mbrojtesi i fundit ndersa Halili, i vendosur, niset per te kerkuar ndihme.  Kur gjaku i Mujit nis te vloje brenda ne kulle, ai del ne fushe luftes te perballet me qindra ushtare. Miresevini ne nje udhetim tjeter epik ku vellezerit kreshnike ribashkohen ne nje shfaqe spektakolare the vllazerise dhe trimerise. Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë ⁠epikashqiptare.com⁠
4. Zuku Merr Rushën

4. Zuku Merr Rushën

2024-01-1515:00

Provokimi i Mujit shpërthen nje zjarr, dhe Zuk Bajraktari betohet se ai do shkoje te marre bijen e Krajlit, Rushën.  Pasi kthehet ne Jutbine, atmosfera shndërrohet ne nje sfide epike kur Muji e kërkon Rushen per vete.  Si do zgjidhet vallë konflikti mes tyre? Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë ⁠⁠epikashqiptare.com⁠⁠
3. Omeri i Ri

3. Omeri i Ri

2023-12-1119:25

Kur nje luftëtar i moshuar sfidohet nga një baloz, ai zbulon një heroine te papritur ne vajzën e tij! E veshur si djalë, e bija merr fatin ne dorë dhe nxiton drejt fushes se betejës.  Udhëtimi i saj merr kthesë tek shtëpia e te fejuarit, ku takimi sjell pyetjen: Cili është vallë identiteti i mikut? Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë ⁠⁠epikashqiptare.com⁠⁠
2. Martesa e Halilit

2. Martesa e Halilit

2023-11-0639:43

Ne këtë episod Halili sfidon fatin per te fituar dashurinë e Tanushës, vajzës se Krajlit. I vendosur, ai niset në një udhëtim ku rreziqet e presin në cdo hap. Muji merr një thirrje per ndihmë dhe nxiton për të shpëtuar Halilin. Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë ⁠⁠epikashqiptare.com⁠⁠
1. Orët e Mujit

1. Orët e Mujit

2023-10-0222:03

Paji Harambash perplaset me oret e bardha ne bjeshket e larta. Muji, i etur per hakmarrje, niset ne ne kerkim te tij, duke lene vellane e tij Halilin prapa. Halili i vendosur te provoje veten, perfshihet ne betejen qe vjen. Vetem njeri do dale fitimtar! Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë ⁠epikashqiptare.com⁠
Pertej Tregimeve...

Pertej Tregimeve...

2023-09-2405:39

Në kete episod te shkurter do flasim reth pasurisë dhe vlerave kulturore te Eposit te Kreshnikëve që mbulojmë në tregimet tona. Ato jane bazuar në këngë kreshnikesh, të trashëguara brez pas brezi ne kujtesë nga rapsod dhe lahutarë. Falenderojme degjuesit tane per komentet e tyre reth kesaj teme. Ky episode eshte per ju!
loading
Comments