DiscoverArena e Yjeve - Telegrafi
Arena e Yjeve - Telegrafi
Claim Ownership

Arena e Yjeve - Telegrafi

Author: Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva

Subscribed: 0Played: 1
Share

Description

Një podcast autentik nga Telegrafi, ku çdo episod sjell në qendër të vëmendjes historitë, sfidat dhe sukseset e figurave më të ndritura nga bota e sportit.

Me një atmosferë të ngrohtë dhe biseda të thella, Lavdimi, Romaku dhe Shkumbini i ftojnë mysafirët të ndajnë përvojat e tyre, historitë e rrëfimet interesante, të zbulojnë anën e panjohur të famës dhe të inspirojnë dëgjuesit me rrëfime autentike dhe emocionale.

🎧 Çdo javë – një histori e re, një yll i ri në arenë
70 Episodes
Reverse
Në episodin e 70-të të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është futbollisti i njohur Albin Krasniqi.  Në një rrëfim të sinqertë dhe kronologjik, Krasniqi ndan rrugëtimin e tij në futboll, duke nisur nga vendimi i guximshëm për të shkuar në prova te Shkëndija vetëm 15 vjeç – një hap që në fillim dukej i zakonshëm, por që shpejt u shndërrua në një mundësi reale për ndërtimin e karrierës së tij. Ai rikthehet te takimi i parë me Bylbyl Sokolin në Ferizaj, të cilin e cilëson si një moment kyç që i dha besim dhe e shtyu të besojë më fort në veten e tij. Krasniqi flet hapur edhe për dilemën e madhe të karrierës, kur kontrata me Shkëndijën ishte gati, por në fund zgjodhi Dritën, një vendim që do të ndikonte drejtpërdrejt në rrjedhën e mëtejshme të rrugëtimit të tij.  Biseda ndalet edhe te finalet, aty ku Krasniqi ka ndërtuar reputacionin e tij si “njeriu i ndeshjeve vendimtare”, me dy finale të luajtura me Prishtinën, njëra prej të cilave mbetet e paharrueshme për të. Në fund, ai rrëfen për hapin e madh drejt futbollit jashtë Kosovës, transferimin në Ukrainë, si dhe rolin vendimtar që pati Debatik Curri në realizimin e këtij transferimi, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij.Mbështetur nga: - Golden Eagle   - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com   - Air Munich   - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - EXFIS - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit- E Bukura e Dheut - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir ishte ish-futbollisti i njohur Faton Zejnullahu. Në një bisedë të sinqertë dhe plot rrëfime nga prapaskenat e futbollit kosovar, Zejnullahu ndau disa nga momentet më interesante të karrierës së tij. Ai tregoi një histori të veçantë nga një prej klubeve ku kishte luajtur, kur një drejtues e befasoi duke ia rritur pagën, pavarësisht se marrëveshja fillestare ishte për një shumë më të ulët. Sipas tij, ky gjest ishte dëshmi e respektit dhe vlerësimit që klubi kishte për kontributin e tij dhe i dha një motiv shtesë në fushë. Një tjetër moment interesant i episodit ishte rrëfimi për kalimin e mundshëm te Prishtina, ku Zejnullahu zbuloi se gjithçka u vendos brenda vetëm 10 minutave në një bisedë të drejtpërdrejtë me Afrim Muçiçin. Ai theksoi se ndonjëherë, në futboll, vendimet më të mëdha merren shumë shpejt, kur ka qartësi dhe profesionalizëm nga të dyja palët. Zejnullahu u ndal edhe te talentët që ka parë ndër vite, duke veçuar Milot Rashicën. Ai tha se që në moshën 15-vjeçare ishte e qartë se Rashica ishte i veçantë dhe se rrallëherë kishte parë një talent të tillë në futbollin kosovar. Në pjesën përmbyllëse të bisedës, ish-sulmuesi analizoi edhe Kombëtaren e Kosovës, duke vlerësuar progresin e madh të bërë ndër vite. Ai i atribuoi merita të veçanta trajnerit Franco Foda për mënyrën se si ka ndërtuar ekipin, ka rritur konkurrencën brenda grupit dhe ka ngritur nivelin e përgjithshëm të përfaqësueses. Një episod i pasur me histori, vlerësime dhe reflektime, që sjell një tjetër këndvështrim autentik nga një emër i njohur i futbollit kosovar.Mbështetur nga: - Golden Eagle   - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com   - Air Munich   - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - EXFIS - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit- E Bukura e Dheut - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 68-të të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, gazetarët e Lavdim Pireva, Romak Zeqiri dhe Bardh Maxhuni sjellin një analizë të detajuar për shortin e Kupës së Kosovës dhe garën për titull në kampionatin vendor.  Diskutimi fokusohet te futbolli vendor, duke dhënë një pasqyrë të thelluar mbi përballjet më të rëndësishme, ekipet favorite dhe momentet kyçe që mund të përcaktojnë rrjedhën e sezonit.Lavdim Pireva analizon duelin mes Prishtinës dhe Ballkanit, duke theksuar cilësinë e skuadrave dhe ndikimin e kësaj ndeshjeje në vazhdimësinë e garës për titull. Bardh Maxhuni sjell një vlerësim të përgjithshëm për Kupën e Kosovës, duke treguar skuadrat më të forta dhe shanset e tyre për të fituar trofeun këtë edicion. Në fokus të veçantë, Romak Zeqiri identifikon tri përballje si “finale para finales”, duke zbuluar duelet më vendimtarë që mund të vendosin rrjedhën e Kupës së Kosovës dhe të kampionatit. Ai gjithashtu analizon dallimet mes Ballkanit dhe Dritës, duke komentuar stilin e lojës, forcën e skuadrave dhe luftën e ashpër për titull, që pritet të mbetet e hapur deri në fund të sezonit. Ky episod ofron një panoramë të plotë dhe analitike të futbollit vendor, duke sjellë parashikime, debate dhe komentet më të fundit për Kupën e Kosovës dhe kampionatin kosovar.Mbështetur nga: - Golden Eagle   - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com   - Air Munich   - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - EXFIS - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit- E Bukura e Dheut - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 67-të të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Genc Bajrami, përfaqësues i kompanisë Exfis, i cili rrëfen vizionin dhe angazhimin e kompanisë në zhvillimin e sportit në Kosovë.  Bajrami ndan eksperiencat e tij në bashkëpunimin me shkollën e futbollit “2 Korriku”, duke e cilësuar si një shembull inspirues të punës me gjeneratat e reja dhe thekson rëndësinë e investimeve në fëmijë dhe edukimin sportiv për ngritjen e nivelit të futbollit në vend. Ai flet gjithashtu për mbështetjen e FC Prishtina 01, ekip që këtë sezon u rendit ndër 16 skuadrat më të mira të Evropës në futsall, dhe për përzgjedhjen e shkollave të futbollit dhe ekipeve të femrave si fusha që kërkon më shumë vëmendje dhe ku formohen talentet e së ardhmes. Bajrami diskuton ndikimin e Ligjit për Sponsorizim, i cili ka transformuar funksionimin e klubeve, duke i bërë më profesionale dhe transparente, si dhe tregon investimet e Exfis në infrastrukturë për shkollat TOP Football dhe Don Bosko, duke përmirësuar kushtet për stërvitje dhe zhvillim. Mbështetur nga: - Golden Eagle  - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  - Air Munich  - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com 
Në episodin e 66-të të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është ish-futbollisti i njohur Mensur Nexhipi, i cili ndan rrëfime të paharrueshme dhe momente kyçe nga karriera e tij.  Nexhipi nis rrëfimin me debutimin dramatik ndaj Crvena Zvezdës, ku luajti i sëmurë, me të vjella dhe temperaturë, por megjithatë arriti të shënonte gol dhe të tregonte karakter të fortë. Ai rikthen kujtimet e periudhës së tij si tre "Trepça e Artë", po ashtu edhe në “Prishtinën e Artë”, një nga momentet më të bukura të karrierës së tij, me një ekip legjendar dhe atmosferë të veçantë brenda grupit. Gjithashtu, Nexhipi flet për transferimin e dështuar te Galatasaray, i cili u prish për shkak të një kërkese financiare, si dhe për momentet e vështira si penalltia e humbur që ndikoi në rënien e ekipit nga liga. Në fund, ai analizon performancat e Kosovës dhe Shqipërisë në kualifikimet e Botërorit 2026 dhe shortin e Kosovës në “play-off”, duke e cilësuar si një mundësi reale për kualifikim. Një episod i mbushur me rrëfime personale, emocione dhe analiza të thelluara për karrierën dhe jetën e një futbollisti të shquar kosovar.Mbështetur nga: - Golden Eagle  - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  - Air Munich  - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 65-të të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, gazetarët Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni sjellin një analizë të thelluar dhe diskutime të hapura mbi performancat e Kosovës dhe Shqipërisë në ciklin kualifikues për Botërorin 2026.  Diskutimi nis me rezultatet e Kosovës, duke u fokusuar tek lojtarët që bënë diferencën dhe prapaskenat e ndeshjes Slloveni – Kosovë, ku Bardh Maxhuni ndan detaje ekskluzive për atmosferën brenda skuadrës dhe momentet që nuk u panë nga publiku. Më pas, performancat e Shqipërisë analizohen nga Lavdim Pireva, i cili evidenton tre lojtarët që kanë qëndruar konstant në nivel të lartë gjatë gjithë ciklit dhe shpjegon cila ndeshje ishte vendimtare për fatin e ‘Kuqezinjve’. Gazetari Shkumbin Pireva fokusohet te shorti i Kosovës në play-off, duke e cilësuar të favorshëm dhe si një mundësi reale për kualifikim, ndërsa krahasimet e Lavdim Pirevës tregojnë se niveli i lojës dhe potenciali i ekipit dardan mund të jenë më të lartë se ai i Sllovakisë. Një episod i plotë, dinamik dhe i mbushur me analiza, debate dhe parashikime për të gjitha zhvillimet më të rëndësishme të kombëtareve shqiptare.Mbështetur nga: - Golden Eagle  - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  - Air Munich  - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 64-të të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir vjen Arben Zeqiri, një nga figurat më të dashura dhe më të veçanta që ka dhënë futbolli i Gjilanit. Në një rrëfim të hapur, plot emocione dhe nostalgji, Zeqiri kthehet te fillimet e tij si djalosh, kur luante përkrah legjendave të Gjilanit, duke mësuar nga më të mirët dhe ëndërruar që një ditë të linte gjurmë në fushë. Ai kujton me krenari golin në finalen e Kupës së Kosovës, moment që i solli jo vetëm trofeun ekipit, por edhe medaljen e dorëzuar nga presidenti Ibrahim Rugova, një kujtim që e quan të paharrueshëm. Zeqiri flet edhe për kalimin e bujshëm te rivalët e Dritës, një vendim që ndezi emocionet e qytetit dhe e vendosi në qendër të vëmendjes së futbollit kosovar. Në episod, ai ndan edhe anën tjetër të jetës së tij se si vendosi ta quaj djalin e tij Zidane. Ai zbulon edhe takimin e tij të preferuar me Luka Modric, si dhe historinë pas nofkës “Sneijder i Kosovës”, të cilën e mori për stilin e lojës dhe vizionin në fushë.  Mbështetur nga: - Golden Eagle  - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  - Air Munich  - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 63-të të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Armend Thaqi, një nga futbollistët më të qëndrueshëm dhe të respektuar të futbollit kosovar. Në një rrëfim të sinqertë dhe emocionues, Thaqi tregon historinë e tij nga fillimet në “Derbin e Anamoravës”, emocionet e fitores dhe dhimbjen e humbjes, deri te momentet më të rëndësishme që kanë përcaktuar rrjedhën e karrierës së tij. Ai zbulon se si pandemia e Covid-19 ia ndërpreu ëndrrën për debutim në arenën evropiane dhe si mori një vendim të guximshëm – duke thyer karantinën për të nënshkruar me Ballkanin, një hap që më vonë rezultoi vendimtar për suksesin e tij. Thaqi ndalet edhe te bashkëpunimi me trajnerin Ilir Daja, duke treguar me humor dhe respekt se si analizat e ndeshjeve zgjatnin deri në dy orë, por pikërisht ajo përpikëri e solli klubin në majat e futbollit kosovar dhe evropian. Nëpërmjet kujtimeve të thella, sfidave dhe momenteve reflektuese, Armend Thaqi sjell një histori inspiruese për disiplinën, përkushtimin dhe dashurinë ndaj futbollit, duke e përshkruar çdo ndeshje si një kapitull të veçantë të jetës së tij sportive.Mbështetur nga: - Golden Eagle  - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  - Air Munich  - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 62-të të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Gjelbrim Taipi, futbollisti që ka kaluar një rrugë të jashtëzakonshme nga fushat e vogla të Serbisë deri në arenat evropiane. Në një rrëfim të sinqertë, Taipi sjell historinë e tij unike – nga fillimet e thjeshta në liga të ulëta, te transferimet që ndryshuan jetën e tij. Ai zbulon momentet e tensionit kur nënshkroi dy kontrata brenda tre ditësh në Zvicër, një në Challenge League dhe një tjetër në Superligë, si dhe si një trajner e zbriti nga aeroplani për t’ia bërë të qartë se destinacioni i tij do të ndryshonte në çastet e fundit. Në këtë bisedë të rrallë, Taipi ndalet te sfidat e karrierës, momentet e suksesit, dhe emocionet pas çdo vendimi të rëndësishëm, duke treguar se sa e vështirë, por edhe sa e bukur është rruga drejt majës. Ai flet për suksesin me Shkëndijën, marrëdhënien me vëllain e Xherdan Shaqirit, dhe ndikimin që kjo ka pasur në karrierën e tij.Mbështetur nga: - Golden Eagle  - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  - Air Munich  - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 61-të të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Emin Baliqi, një prej figurave më të njohura të futbollit mitrovicas dhe kosovar. I quajtur nga tifozët “Cruyffi i Mitrovicës”, Baliqi rrëfen fillimet e tij në qytetin e lindjes, periudhën e artë me Trepçën dhe Trepçën ’89, e më pas kalimin te Prishtina, ku fitoi trofe dhe u bë pjesë e një brezi të paharruar futbollistësh. Në këtë bisedë të sinqertë dhe plot emocione, ai ndalet te dashuria e tifozëve mitrovicas, përvoja e tij në Kampionatin Shqiptar me Besëlidhjen dhe Elbasanin, si dhe te momentet me Kombëtaren e Kosovës, ku ndjeu krenarinë e përfaqësimit të vendit. Baliqi kujton gjithashtu bashkëlojtarët dhe kundërshtarët më të fortë, ndeshjet më të veçanta dhe sfidat që i dhanë formë karrierës së tij, duke sjellë për herë të parë rrëfime që e shpalosin njeriun pas futbollistit.Mbështetur nga: - Golden Eagle  - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  - Air Munich  - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 60-të të podcastit Arena e Yjeve, ish-gjyqtari i FIFA-s Bekim Zogaj sjell një rrëfim të plotë nga jeta dhe karriera e tij në futbollin ndërkombëtar. Ai tregon se si nisi rrugëtimin nga ligat e ulëta në Zvicër, duke punuar plot 14 vite për të arritur debutimin në Superligë, dhe më pas për t’u bërë pjesë e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe Kampionatit Evropian “Euro 2024”. Zogaj ndalet te momentet më të forta të karrierës – përjetimet nga ndeshjet evropiane, përballjet me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, debatet me Taulant Xhakën në Zvicër, por edhe ndeshjet e vështira me tension e gaz lotsjellës në stadiume. Në këtë bisedë, ai tregon pse vendosi të tërhiqej në kulmin e karrierës, pas më shumë se dy dekadash në fushë, duke u bërë një prej figurave më të respektuara shqiptare në botën e arbitrimit ndërkombëtar.Mbështetur nga: - Golden Eagle  - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  - Air Munich  - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, gazetarët Lavdim Pireva, Romak Zeqiri dhe Shkumbin Pireva sjellin një analizë të detajuar për ndeshjet e tetorit të dy kombëtareve shqiptare – Shqipërisë dhe Kosovës. Në pjesën e parë të episodit, ata ndalen te Kombëtarja shqiptare, duke trajtuar pse Etrit Berisha nuk është grumbulluar nga Sylvinho, ndikimin e mungesës së tij në grup, si dhe formacionet e mundshme për ndeshjen e zjarrtë ndaj Serbisë, që pritet të jetë një nga përballjet më të komentuara të këtij muaji. Në vazhdim, vëmendja kalon te Kombëtarja e Kosovës – ku diskutohet lista e Franco Fodas, risitë që sjell ajo, futbollistët që mungojnë, dhe debatet që kanë lindur rreth përzgjedhjeve të tij. Po ashtu, gazetarët analizojnë formacionin e mundshëm të Kosovës ndaj Sllovenisë dhe pritshmëritë për këtë ndeshje. Një episod plot analiza, komente dhe prapaskena që ndriçojnë më thellë situatën e dy kombëtareve para ndeshjeve vendimtare të tetorit. Mbështetur nga: - Golden Eagle  - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  - Air Munich  - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 58-të të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, sjellim historinë e veçantë të Arsim Prepollit, ish-futbollistit që kaloi një rrugëtim të gjatë e plot sfida në futbollin brenda dhe jashtë Kosovës. Prepolli ndan me sinqeritet fillimet e tij si 16-vjeçar me Flamurtarin, momentin kur mori shansin e parë për të treguar talentin, e deri te sfidat që e forcuan si sportist dhe si njeri. Një nga kujtimet më të veçanta të tij është udhëtimi 52-orësh për të kompletuar transferimin në Bosnje – vend ku shkëlqeu si golashënues që në sezonin e parë. Në këtë rrëfim, ai flet edhe për ofertën e papërmbushur nga Istanbulspor, emocionet e veçanta kur pas një het-triku i gjithë stadiumi brohoriste “UÇK, UÇK”, si dhe kapitullin më pak të njohur të karrierës së tij – aventurën në Iran dhe kontratat e madhe në Lindjen e Mesme. Mbështetur nga: - Golden Eagle  - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  - Air Munich  - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, sjellim një rrëfim të veçantë nga ish-futbollisti Xhevdet Llumnica, një emër që la gjurmë në futbollin kosovar dhe atë suedez. Llumnica ndan me publikun kujtimet nga fillimet e tij në Prishtinë, sfidat e para në një kohë të vështirë për futbollin, por edhe momentin e artë kur u shpall Lojtari i Vitit në Kosovë. Në këtë udhëtim përmes karrierës së tij, ai rrëfen me sinqeritet emocionet e debutimit, trofeun e parë, dhe përvojën e tij si profesionist në Suedi. Një episod i mbushur me histori, kujtime dhe mësime nga jeta e një futbollisti që nuk e harroi kurrë vendin e tij.Mbështetur nga: - Golden Eagle  - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  - Air Munich  - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 56-të të “Arena e Yjeve” vjen një rrëfim i veçantë nga ish-futbollisti dhe tashmë përzgjedhësi i Kosovës U-15, Ilir Nallbani. Ai na kthen pas në kohë, duke treguar fillimet e tij në Suedi dhe debutimin si 15-vjeçar te Besa e Pejës, ku arriti të shpallet tre herë radhazi kampion. Nallbani ndan kujtime nga eksperienca në Hungari, për të vazhduar më pas me një kapitull të gjatë e të lavdishëm në Superligën e Shqipërisë, ku u bë legjendë e Vllaznisë dhe përjetoi emocionet e garave evropiane. Një rrëfim i sinqertë dhe frymëzues që shpalos historinë e një futbollisti të përkushtuar dhe trajneri që sot po formon gjeneratat e reja të futbollit kosovar.Mbështetur nga: - Golden Eagle  - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  - Air Munich  - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 55-të të “Arena e Yjeve” prezantojmë një rrëfim unik nga trajneri i mirënjohur Bylbyl Sokoli, i cili na tregon hapat e tij të parë në futboll dhe përvojat që e shndërruan në një nga figurat më të respektuara të futbollit kosovar. Nga dita e parë, deri tek ndikimi i Luan Prekazit dhe sakrificat e shqiptarëve në Tetovë për Kosovën, tek triumfet e tij në shtatë finale të Kupës së Kosovës me pesë ekipe të ndryshme, Bylbyl Sokoli rrëfen historitë më të veçanta të karrierës së tij. Ai ndan përvojat si përzgjedhës i Kosovës, paraluftës dhe pasluftës, drejtimin e shtatë prej dhjetë klubeve aktuale të Superligës dhe besimin e tij te Kosova dhe përzgjedhësi Franco Foda.Mbështetur nga: - Golden Eagle  - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  - Air Munich  - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 54-të të “Arena e Yjeve” sjellim një përmbledhje ekskluzive me rrëfimet më emocionuese të legjendave të futbollit kosovar: Malsor Gjonbalaj, Bekim Isufi, Hysni Gjinovci, Faruk Statovci dhe Ismet Munishi.Nga momentet vendimtare të karrierës së tyre, përvojat me skuadrat dhe Kombëtaren, tek gëzimet e fitoreve dhe dhimbjet e humbjeve – dëgjoni histori që frymëzojnë dhe lënë gjurmë të pashlyera në futbollin kosovar.Mbështetur nga: - Golden Eagle  - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  - Air Munich  - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 53-të të “Arena e Yjeve” sjellim një kapitull të veçantë, kushtuar shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut që kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar: Zekirija Ramadani, Nderim Nexhipi, Egzon Bejtullai dhe Valmir Nafi. Nga rrugëtimi i tyre në klubet vendore e ndërkombëtare, te kontributi dhe dashuria për futbollin shqiptar – do të dëgjoni histori të mbushura me krenari, sfida dhe fitore që i lidhin edhe më fort shqiptarët kudo që janë. Ky episod na kujton se futbolli është më shumë se një lojë – është identitet, sakrificë dhe bashkim.Mbështetur nga: - Golden Eagle  - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  - Air Munich  - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Në episodin e 52-të të “Arena e Yjeve” do të transmetojmë një përmbledhje të veçantë me rrëfimet më emocionuese dhe të paharrueshme nga yjet e futbollit shqiptar që kanë ndriçuar studion tonë: Valmir Sylejmani, Hekuran Kryeziu, Lirim Kastrati, Ilir Berisha dhe Liridon Krasniqi, ku që të gjithë e kanë veshur fanellën e Kosovës.  Do të dëgjoni kujtime nga momentet kyçe të karrierës së tyre, përvojat në Kombëtare, gëzimet e fitoreve dhe dhimbjet e humbjeve – histori që frymëzojnë dhe lënë gjurmë të thella. Pasioni, sfidat dhe arritjet e tyre përbëjnë arsyen pse “Arena e Yjeve” vazhdon të jetë platforma më e mirë për t’i njohur më mirë futbollistët tanë. Mbështetur nga: - Golden Eagle  - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  - Air Munich  - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com 
Në episodin e 51-të të “Arena e Yjeve” ju sjellim një përmbledhje speciale me disa nga rrëfimet më të fuqishme dhe të paharrueshme të yjeve të futbollit shqiptar që kanë ndriçuar studion tonë: Armend Dallku, Debatik Curri, Mirlind Daku, Arbnor Muja dhe Hysen  Memolla, ku që të gjithë e kanë veshur fanellën e Shqipërisë. Nga momentet vendimtare të karrierës, kujtimet nga Kombëtarja, emocionet e fitores dhe pengjet e humbjeve – do të dëgjoni histori të sinqerta që frymëzojnë dhe lënë gjurmë. Rrëfimet e tyre për sfidat, sukseset dhe pasionin për lojën e bukur tregojnë pse “Arena e Yjeve” mbetet një adresë unike për të njohur më afër futbollistët tanë.Mbështetur nga: - Golden Eagle  - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  - Air Munich  - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë.  Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com 
loading
Comments