DiscoverVersus
Versus
Claim Ownership

Versus

Author: Telesport

Subscribed: 31Played: 151
Share

Description

Podcast i parë nga një media sportive në Shqipëri. Duele opinionesh nga Antoni, Denisi dhe Ndriçimi; me të ftuar të njohur dhe tifozë të zakonshëm nga komuniteti ynë sportiv.
59 Episodes
Reverse
Pas KFC Watchalong, komentojmë së bashku ndeshjet e së martës në Champions League! Real Madrid - Bayern, analiza, batuta dhe deklarata për finalen e parakohshme të turneut më të madh të futbollit europian.0:00 Real Madrid v Bayern1:06:19 Sporting v Arsenal1:39:05 Seria A2:00:15 Parashikime
Vedat Muriqi është kryefjala e fundjavës! Barcelona shkon në +7. Bayern, një fitore dramatike me përmbysje! Angli, Arsenali lëshon një tjetër trofe. Komente, analiza dhe batuta nga treshja ADN, pa harruar parashikimet për Champions League. 0:00 Serie A51:48 La Liga2:12:07 Angli2:35:30 Preview UCL2:50:04 Parashikime
Kombëtarja, Kosova, Kupa e Botës, Atletico Madrid - Barcelona, Manchester City - Liverpool dhe Inter - Roma. Pas ndeshjeve të kombëtareve, rikthehemi te rutina e futbollit të klubeve. Komente, analiza dhe batuta nga treshja ADN, pa harruar parashikimet e fundjavës. 0:00 Muriqi34:55 Kombetarja1:05:54 Boterori1:39:55 Angli1:48:57 Spanje1:53:58 Itali1:58:32 Parashkime
Komente, analiza dhe deklarata për ndeshjen Kosovë - Turqi, epilogu i rrugëtimit spektakolar të Dardanëve për ëndrrën e Botërorit. Një finale që rikujton shpirtrat e mijëra shqiptarëve që luftuan për pavarësinë e trevave tona. Më shumë se rezultati, kjo është java kur shijojmë kapitullin e ri të historisë dardane.
Me mendje të ftohtë, thellojmë analizat tona për ndeshjen dramatike në Varshavë. Çfarë ndodhi në prapaskenë? Cilat janë pakënaqësitë? A duhet të vijojë Sylvinho? Prishtina, kryeqyteti i Shqiptarisë për finalen me Turqinë. Parashikime, komente dhe thirrje për bashkim në sheshe. Po vjen java e historisë! 0:00 Bylbyl Sokoli13:15 Shqiperia1:25:23 Kosova1:54:11 Italia2:00:11 Prashikimet
Pas KFC Watchalong, komentojmë përballjet Poloni - Shqipëri dhe Sllovaki - Kosovë. Analiza, detaje, batuta, deklarata dhe gjithçka që ka të bëjë me dy ndeshjet më të rëndësishme të vitit. I ftuar, Ditmar Bicaj.
Ethet e para! Analizojmë në detaje përballjet Poloni - Shqipëri dhe Sllovaki - Kosovë, dy ndeshje vendimtare për rrugëtimin e skuadrave të kombit tonë drejt ëndrrës Botëror. Diskutojmë formën aktuale të ekipeve, zgjedhjet taktike dhe formacionet e mundshme. Përveç analizës, japim edhe parashikimet tona, flasim për lojtarët kyç që mund të vendosin ndeshjet dhe skenarët e mundshëm të sfidave. Po përjetojmë dallgë emocionesh, presioni dhe shprese! 0:00 Poloni v Shqipëri1:29:45 Sllovaki v Kosovë2:39:55 Parashikimet
Këtë fundjavë prekim të gjitha temat dhe ligat, por vëmendja është te kombëtarja shqiptare. Komentojmë së bashku listën e trajnerit Sylvinho, i cili është "all in" me emrat e tij kundër Polonisë, si dhe japim një "preview" të përballjes.0:00 Shqiperi & Kosove1:15:54 Superliga Shqipetare1:48:21 La Liga2:28:51 Angli2:52:33 Serie A
Barcelona apo Newcastle, cila skuadër kalon më tej? A rrezikon Liverpool të ngecë në shtëpi? Komentojmë dhe analizojmë ndeshjet e së mërkurës në Champions League dhe në vijim parashikojmë ndeshjet e fundjavës në ligat europiane. 0:00 Fanellat6:21 Barcelona v Newcastle1:20:39 Te Tjerat2:02:21 Parashikime2:10:21 Fantasy PL
Komentojmë dhe analizojmë ndeshjet e së martës në Champions League. Vëmendja te sfida më e nxehtë, Manchester City - Real Madrid. 0:00 Skandali AFCON5:06 City v Real45:44 Te tjerat1:27:36 Parashikime
Komentojmë dhe analizojmë ndeshjet fundjavës në ligat kryesore të Europës. Cili shkëlqeu? Cili dështoi? Kush qe lojtari i javës? Çfarë presim në vijim?0:00 La Liga52:13 Serie A1:57:56 Premier League2:27:49 Bayern2:37:02 Kombetarja2:39:35 Formula 12:51:04 Loja2:57:12 Parashikime
Komentojmë dhe analizojmë ndeshjet e së mërkurës në Champions League, në veçanti Real Madrid - Manchester City. Kjo është përballja spektakolare e këtij kompeticioni!0:00 Real Madrid v Man City1:02:44 Te Tjerat1:46:03 Parashikime1:49:45 FPL
Pas KFC Watchalong, komentojmë ndeshjet e së martës në Champions League. 0:00 Newcastle v Barcelona33:22 Te Tjerat1:18:26 Deklaratat1:34:46 Parashikime
Pas KFC Watchalong, komentojmë ndeshjet e fundjavës në ligat kryesore të Europës. Fokusi ynë, Derbi i Milanos! Mirëpresim komentet tuaja drejtpërdrejt në chat dhe japim parashikimet për javën në vijim. Po vjen Champions League...0:00 Serie A1:07:03 La Liga2:00:25 Rekordi Bayern2:07:40 Angli2:18:35 Muriqi & Co2:26:28 Kombetarja2:47:40 Formula 13:03:29 Parashikime
Komentojmë mesjavën e ngjeshur, me ndeshje kupe dhe kampionati, në ligat kryesore të Europës. Atletico Madrid u kualifikua me një gol më shumë kundër Barcelonës, Arsenali çlirohet pas barazimit të City, kurse United pëson humbjen e parë me trajnerin e ri. 0:00 Spanje54:03 Angli1:44:08 Itali2:13:07 Shqiperia Play Off2:37:44 Fantasy Premier
Një fundjavë me përballje të forta dhe emocione që mund të përshkruhen vetëm në Versus. Diskutojmë për sfidat kryesore në ligat europiane, veçanërisht klasikja gjermane, Arsenal - Chelsea dhe Roma - Juventus. 0:00 Shorti Champions33:02 Premier League1:24:34 Serie A2:16:01 La Liga2:30:39 Bundesliga2:46:46 Rregullat e Reja2:55:26 Parashikime
Real Madrid - Benfica është kryefjala e kësaj jave në Champions League! Komentojmë së bashku ndeshjet e së mërkurës në turneun më emocionues të kontinentit dhe analizojmë episodet kryesore, veçanërisht në "Santiago Bernabeu".0:00 Real Madrid v Benfica27:58 Juventus v Galatasaray1:04:11 Te Tjerat1:10:46 Parashikime1:14:14 FPL
Rikthehemi live për të komentuar ndeshjet e së martës në Champions League. Fokusi kryesor, rrugëtimi i Interit në një sezon tepër të ndërlikuar për t'i arritur të gjitha. 0:00 Inter v Bodo Glimt56:27 Te tjera1:18:40 Deklarata1:35:53 Parashikime
Rikthehemi live për të komentuar ndeshjet e fundjavës në futbollin europian. Sfidat kryesore për analizë: Juventus - Como, Osasuna - Real Madrid, Tottenham - Arsenal dhe Atalanta - Napoli. I ftuar në studio, tifozi i një skuadre të pazakontë për Shqipërinë.0:00 Premier League1:05:01 La Liga1:45:11 Serie A2:26:50 Pytje per EP2002:41:45 Parashikime
Rikthehemi live për të mërkurën në Champions League! Faza "playoff" vijon me sfida të tjera, por komentojmë edhe dy përballje të tjera, përkatësisht në Angli dhe Itali.0:00 Bodo Glimt v Inter47:39 Te Tjerat1:03:42 Milan1:25:32 Arsenal1:38:21 Loja1:45:42 Parashikime1:48:31 FPL
loading
Comments