DiscoverKompetentet
Kompetentet
Claim Ownership

Kompetentet

Author: Kompetentet

Subscribed: 0Played: 0
Share

Description

Më në fund Kompetentet mund t'i gjeni dhe në platforma të tjera! Në këtë Podcast mund të ndiqni bisedat dhe komentet tona mbi çdo fenomen shqiptar dhe botëror që na tërheq vëmendjen. Kompetenca në analizë mbetet kryefjala jonë! Për të gjithë dëgjuesit tanë të rinj virtualë, na hidhni një sy në YouTube https://www.youtube.com/c/KompetentetTV dhe në Instagram https://www.instagram.com/kompetentet/.
36 Episodes
Reverse
Nje episod i veçantë për të kremtuar ndërrimin e viteve 🎇. Ku do ta festojnë Kompetentet Vitin e Ri? Si ishte viti 2023 dhe çfarë pritet nga viti 2024? Këto dhe tema të tjera të trajtuara gjerësisht në këtë episod plot dashuri dhe të qeshura ❤️.
Kompetentet rikthehen me një analizë mbi finalen e Love Island Albania. Si na u duk ky format? Ç'mendojmë për pjesëmarrësit e të shkuarën e tyre? A është turp të kesh një llogari në OnlyFans në ditët e sotme? Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave i gjeni në këte episod 🎧😎.
#eurovision2023 #albania #albinakelmendi Nëse e keni harruar tashmë Eurovisionin dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë për këtë vit, jua rikujtonë Kompetentet 😎. Si e pritëm kualifikimin dhe renditjen këtë vit? A do ta fitojmë ndonjëherë garën më të madhe të muzikës në Europë? Na dëgjoni për më shumë 🎧 💃🏻.
Përshëndetje miq! Ja ku erdhëm sërish me një analizë kritike mbi të rejat më të fundit në Big Brother Albania VIP. Na ndiqni ne dhe të ftuarën tonë të veçantë në këtë episod 🎧. Po ju çfarë mendoni për këtë reality show?
Ja ku rikthehemi me një analizë tjetër kritike mbi Big Brother Albania VIP, kësaj rradhe me një të ftuar speciale kompetente, e cila ka hedhur dritë mbi shumë mistere të Big Brother VIP. Na ndiqni në këtë pjesë të parë.
Një analizë kompetente mbi pjesëmarrësin më të përfolur të Big Brother VIP Albania. Luiz Ejlli ka tërhequr dhe vëmendjen tonë 👀. Sëmundja, akuzat, pëlqimi nga publiku, personazhet e tjera…Për më shumë na dëgjoni në këtë episod 🎙. Kujdes: Ky episod është regjistruar pas natës live të datës 14.01.2023. Jemi duke përgatitur një episod të ri duke marrë parasysh dhe disa informacione të dala në rrjet 🤫.
Ja ku përurojmë episodin 28 për vitin e ri 2023. Një analizë e thellë kritike për të gjitha elementet e Fest 61 në RTSH: prezantimi, pjesëmarrësit, fituesit, humbësit, momentet e siketshme etj. Çdo gjë kalon nën lupën tonë 🔍.
Nëntori nuk shkon pa Këngen Magjike! Prandaj dhe ne u ulëm dhe dëgjuam këngët pjesëmarrëse të  këtij edicioni. Cilat janë këngët tona të preferuara? Pse ka akoma kaq shumë balada? Për më shumë dëgjoni këtë episod deri në fund 🙌. Nëse keni sugjerime, komente ose kritika, na shkruani në Instagram https://www.instagram.com/kompetentet/ ❤️.
Ja ku rikthehemi me një tjetër temë mistike: astrologji, retrogradë…A ju duken terma të njohur këto? Këtë herë kemi folur për Marsin në retrogradë, planetin e veprimit dhe aventurave. Si do të ndikojë kjo prapavijë e Marsit në jetët tona? 🤔  Për më shumë mund të na shkruani dhe në Instagram ❤️.
Përshëndetje miq të dashur! Rikthehemi me një temë mistike shumë të dashur për ne: letrat Tarot! Në këtë episod kemi trajtuar në vija të përgjithshme origjinën, kuptimin dhe përdorimin e letrave Tarot, shoqëruar me shembuj konkretë. Në fund ka edhe një surprizë 🤫. Nëse doni të dini më shumë, mos ngurroni të na shkruani në Instagram https://www.instagram.com/kompetentet/?hl=en 🧜‍♀️ .
Mirë se erdhët në një tjetër analizë kritike nga ne kompetentet! Këtë herë kemi krahasuar dy programet e kërcimit më të famshëm në Shqipëri. Beteja e përhershme mes TV Klan dhe Top Channel; kush fiton? 👀
Tema që gjithmonë na sjell në humor të mirë: këngët e verës! Cilat janë përshtypjet tona për muzikën shqiptare këtë verë? Cilat këngë na kanë pëlqyer më shumë? Ndiqni episodin e plotë për më shumë 💖. Na gjeni dhe në Instagram https://www.instagram.com/kompetentet/
Zyrtarisht sezoni 2 i "Kompetentet Podcast"! Shpresojmë t'ju kemi munguar sado pak 🤓. E nisim me Luiza Gegën, që na bëri krenare duke ngritur flamurin shqiptar në kampionatin europian të atletikës në Mynih si triumfuese. Ceremonia e pritjes, kushtet e stërvitjes, fitorja marramendëse...Këto e shumë. të tjera në këtë episod 😎 . Mos harroni të na ndiqni dhe në Instagram https://www.instagram.com/kompetentet/?hl=en.
#eurovision2022 #ronelahajati Eurovison 2022 mbaroi dhe Kompetentet u mblodhën për një analizë kritike mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë. Përse nuk u kualifikua Shqipëria me Ronela Hajatin? A duhet të ja vendosim fajin jurisë, publikut apo performancës? Na dëgjoni për më shumë 🎧 💃🏻.
U bëmë me 20 episode! Kësaj rradhe kemi marrë vendin e gjyqtarëve dhe po gjykojmë gjyqin e shumëfolur të ish-çiftit Johnny Depp dhe Amber Heard. Kush fiton 👀?
Ja ku erdhëm prapë me fiksimin tonë të kohëve të fundit. Në këtë analizë gati 30 minutëshe jemi marrë me dramat e puntatës së fundit të Style Star dhe jurinë e saj të nderuar. Na dëgjoni deri në fund për më shumë 😄.
Mos mendoni që ju harruam, episodin e ri e regjistruam 😎. Puna jonë më e re është Style Star dhe mbi këtë sezon të ri të këtij showu kemi diskutuar në këtë episod. Po ju a e ndiqni me kaq dashuri sa ne? Na shkruani këtu ose në Instagram https://www.instagram.com/kompetentet/?hl=en 🍓.
Rikthehemi me pjesën e dytë të diskutimit tonë mbi përvojat tona nëpër botë 🌍. Vallë çfarë na ka mbetur pa folur 🤔? E zbuloni në këtë pjesë të dytë 😉.
Ja ku erdhëm sërish me një temë aktuale dhe nostalgjike njëkohësisht. Në cilat pika të globit kemi jetuar dhe jetojmë? Çfarë na pëlqen nga këto vende, çfarë jo? Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave i gjeni në këtë episod 💃🏻.
Dimër në shtëpi, seriale pa fund, çaj dhe ilaçe. Sot diskutojmë për serialet më të fundit shqiptare: Nina, H.O.T dhe $NOB. Një përmbledhje pa spoiler-a për ju miq të dashur, bashkë me përshtypjet tona. 
loading