E kthyer në të tashmen, Ana do të bllokojë me Paulin makinën që udhëton në kohë. Por i mungon kodi. Ana ndjek muzikën, dhe Gruaja me të Kuqe shfaqet. A do ta shkatërrojë ajo planin e Anës, pak para arritjes së synimit? Ana është kthyer sërish në kohën e tashme dhe i tregon Paulit çelësin e ndryshkur, me të cilin duhet bllokuar makina që udhëton në kohë. Por për këtë i duhet një kod, të cilin nuk e ka. Ana provon të përkthejë në nota muzikore emrin e kompozitorit Dachfeg. Në momentin e fundit shfaqet Gruaja me të Kuqe dhe kërkon t'i dorëzojë çelësin. Ana e fut çelësin në makinën e kohës dhe jep kodin. A do të arrijë ta pengojë shkatërrimin e makinës së kohës Gruaja me të Kuqe, apo do të ktheheht edhe ajo njësoj si makina në pjesë të historisë?
Koha dalëngadalë po mbaron dhe Anës i duhet të ndahet nga Pauli, për t'u kthyer në 9 nëntorin e kohës së tashme. Për ta kryer misionin asaj i mbeten vetëm pesë minuta. A do të mjaftojë kjo? Lojtari e këshillon Anën të shfrytëzojë rrëmujën për t'u larguar pa u vënë re. Por Ana nuk dëshiron të largohet, pa I thënë mirupafshim Paulit. Ajo i memorizon rezultatet e lojës dhe konstaton se çelësi i ndryshkur është njëri nga dy çelësat për zgjidhjen e enigmës. Tjetri është muzika. Po a do të arrijë ajo në kohën e duhur, për ta penguar më të keqen? Mbeten vetëm 5 minuta, për ta përfunduar me sukses misionin.
Ana e gjen kutinë metalike që ka fshehur në vitin 1961, por nuk e hap dot, sepse është ndryshkur. Kur më në fund arrin ta hapë, gjen në të një çelës të vjetër. Çelësi i së fshehtës? Koha fluturon dhe Anës i duhet të hapë kutinë metalike. Por lojtari e paralajmëron që të mos e hapë kutinë në praninë e të tjerëve. Brenda në kuti ajo gjen në fund një çelës të vjetër të ndryshkur. Tani ajo duhet të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur në kohën e tashme, për t'ia prishur planet Gruas me të Kuqe. Po a mbetet kohë e mjaftueshme për këtë?
Anën e merr me vete për në Bernauer Straße një motoçiklist. Ai që e ndihmon është Emre Ogur-i, i cili i uron fat në Berlin. Po a mjafton kjo për t'i shpëtuar Gruas me të Kuqe dhe për ta gjetur kutinë metalike? Lojtari e këshillon Anën që të gjejë ndonjë mjet rasti për të udhëtuar për në Bernauer Straße, sepse po mbaron koha. Atë e merr me vete në një motoçikletë një djalë i ri, komisari i mëvonshëm Emre Ogur. Por në çastin kur Ana takon Hajdrunin dhe Paulin, shfaqet edhe Gruaja me të Kuqe. Pauli dhe burri i Hajdrunit, Roberti, arrijnë ta dëbojnë atë. Ndërkohë, Ana niset për të marrë kutinë metalike. Po a është kutia pas kaq kohësh ende në atë vend ku e fshehën?
Ana spostohet në Berlinin e vitit 1989, në momentet e gëzimit të madh për shembjen e Murit të Berlinit. Asaj i duhet të depërtojë në masat e njerëzve dhe të marrë kutinë metalike. A do t'ia dalë mbanë? Pikërisht në kohën kur Ana do të udhëtojë për në vitin 1989, shfaqen helmetzinjtë. Gruaja me të Kuqe i udhëzon që ta gjejnë patjetër Anën – të gjallë! Megjithatë, Ana arrin të ngjitet në makinën e udhëtimit në kohë dhe të mbërrijë në Berlin ditën e shembjes së Murit. Ajo e sheh veten mes masave të njerëzve para Portës së Brandenburgut, por i duhet të arrijë në Bernauer Strasse. I mbeten vetëm 30 minuta kohë. A do ta gjejë ajo shpejt rrugën përmes masave të njerëzve të qytetit dikur të ndarë?
Ana kthehet në kohën e tashme. Pastor Kavalierin e ka rrëmbyer Gruaja me të Kuqe. Meqenëse nuk e gjen dot se ku e mbajnë pastorin, Ana udhëton për në 9 nëntor 1989, në natën e shembjes së Murit. E kthyer në kohën e tashme, Ana mëson nga Pauli se pastori është zhdukur. Atë e ka rrëmbyer Gruaja me të Kuqe. Me sa duket Pauli di më tepër për pastorin dhe makinën që udhëton në kohë, por koha për të folur për të gjitha këto mungon. Ana bie dakord që të udhëtojë në mbrëmjen e 9 nëntorit 1989. Atje ajo përjeton një qytet të lumtur në krahët e gëzimit, i cili feston shembjen e Murit. Në këtë gjurulldi Ana do që të marrë pa u kuptuar kutinë metalike.
Ana nuk i është afruar ende zgjidhjes së enigmës. Cilën ndodhi synon të pengojë RATAVA? Pas kthimit në kohën e tashme, Anës i duhet të udhëtojë në vitin 1989. Po sa të rrezikshme janë kapërcimet në kohë? Përpara se Ana të kthehet në kohën e tashme, ndodh ndarja e saj pasionante nga Pauli. Asaj i mbeten vetëm 35 minuta për ta plotësuar misionin, dhe Ana dhe lojtari vazhdojnë të vrasin mendjen se cila është ngjarja historike që kërkon të pengojë RATAVA. Papritur, ata ndërgjegjësohen se terroristëve nuk u intereson ndërtimi, por shembja e Murit të Berlinit. Lojtari vendos që Ana të niset menjëherë në vitin 1989, për ta përjetuar me të tjerët shembjen e Murit.
Kanë mbetur vetëm 40 minuta: Ana dhe Pauli i shpëtojnë Gruas me të Kuqe e përfundojnë në Berlinin Perëndimor. Pauli e ndërlikon më situatën, pasi i bën një deklaratë dashurie Anës. Është kjo deklaratë shans apo pengesë? Anës i duhet të vejë në Berlinin Lindor, për ta kryer misionin e saj. Por ajo ka ngecur në Perëndim. Ka edhe një problem tjetër: në këtë situatë të vështirë, Pauli i deklaron Anës dashurinë. Ai dëshiron që ajo të heqë dorë nga misioni i saj. Por lojtari kërkon ta kthejë Anën pas në kohën e tashme, për të thurur një plan të ri. A do të mjaftojnë 35 minutat që kanë mbetur, për të gjetur një zgjidhje?
Ana zbulon se Gruaja me të Kuqe është shefja e RATAVA-s. Mbeten vetëm 45 minuta. Më e rëndësishmja që di Ana tani është një kuti metalike, e fshehur nga Gruaja me të Kuqe. A do ta nxjerrë dot Ana atë nga vendi i fshehur? Rrugës për në Bernauer Straße Hajdruni, Pauli dhe Ana takojnë burrin e Hajdrunit, Robertin, i cili u thotë se i gjithë qyteti është mbushur me ushtarë. Por ka edhe më keq. Motoçiklistët me helmeta të zeza kanë dalë sërish në rrugë. Të katërt fshihen në oborrin e një punishteje të vjetër birre. Kur shfaqet Gruaja me të Kuqe, Pauli i shpjegon Anës, se ajo është shefja e RATAVA-s. Ana dhe Pauli e ndjekin pas dhe vënë re se ajo fsheh në një bodrum një kuti metalike. Kur përpiqen ta marrin kutinë, ata dëgjojnë zhurma. Prandaj atyre u duhet ta fshehin kutinë në një vend tjetër. Lojtari premton se do të gjejë një zgjidhje për ta marrë më vonë kutinë. Po a do të mjaftojnë 40 minutat që kanë mbetur?
Edhe 50 minuta akoma: lojtari vendos t'i hyjë rrezikut dhe t'i besojë arkëtares. Radioja flet për barrikadat e ushtarëve të Gjermanisë Lindore. A është kjo ngjarja, që i intereson RATAVA-s? Ana nuk e ka kuptuar akoma se arkëtarja është Hajdrun Draj. Lojtari e këshillon Anën që t'i besojë gruas së gatshme për ndihmë, edhe nëse i vëllai Paul është skeptik. Megjithatë, ai më në fund bie dakord që ta ndihmojë Anën për t'u shpëtuar motoçiklistëve. Më vonë, Ana, Pauli dhe Hajdruni shikojnë se si ndërton gardhe me tela me gjemba ushtria e Gjermanisë Lindore. Lojtari i shpjegon Anës se ky është fillimi i ndërtimit të Murit të Berlinit. Anës i mbeten vetëm 45 minuta për ta shpëtuar Gjermaninë.
Edhe në vitin 1961 Anën e ndjekin pas motoçiklistët e armatosur. Në këtë situatë të rrezikshme atë e ndihmon një grua e panjohur. Por pse e bën ajo këtë? A mund t'i besojë Ana asaj? Motoçiklistët i janë qepur pas Anës. Ajo fshihet në dyqanin e ushqimeve. Kur menaxheri i dyqanit i thotë se dyqani po mbyllet, gruaja e punësuar te ai i thotë se Ana është shoqja e saj. Arkëtarja e merr me vete në shtëpinë e saj Anën dhe e prezanton atje si një shoqe të vjetër të shkollës. Ana është e pasigurt për kuptimin që ka kjo, por lojtari i thotë se ajo duhet t'i besojë gruas. Në shtëpinë e arkëtares, Ana njihet me vëllanë e saj, Paul Vinklerin.
Në Berlinin e ndarë Anës i duhet të kalojë nga Lindja në Perëndim. Por kjo nuk mjafton. Në vetëm 55 minuta ajo duhet të zbulojë se cilën ngjarje kërkon të shuajë RATAVA: ndërtimin apo shembjen e Murit të Berlinit? Pasi ka mbërritur në vitin 1961, Ana përpiqet të gjejë Kantstraße. Kjo nuk është e mundur, sepse qeveria e RDGJ ka nisur ndërtimin e Murit të Berlinit dhe Ana ndodhet në pjesën lindore të qytetit. Por Kantstraße ndodhet në Berlinin Perëndimor. Pas përditësimit të rezultateve, lojtari dhe Ana zbulojnë se ka dy ngjarje historike, të cilat mund të jenë objekt i sulmit të RATAVA-s: ndërtimi ose shembja e Murit të Berlinit. Anës dhe lojtarit i mbeten vetëm 55 minuta kohë, për ta gjetur këtë.
Ana zbulon makinën që udhëton në kohë dhe mëson se terroristët duan të shuajnë një ngjarje historike. Po cilën? Lojtari e dërgon Anën në vitin 1961. Asaj i mbeten vetëm 60 minuta. A mund t'i besojë ajo pastorit? Pastori është në gjendje të shpjegojë kuptimin e fjalisë "In der Teilung liegt die Lösung" dhe ai e di sa e rrezikshme është RATAVA. Lojtari mendon se Ana duhet të bëjë një udhëtim pas në kohë, në vitin 1961, për ta zgjidhur enigmën. Pastori i thotë se me parullën "Die Liebe versetzt Berge", ajo mund të kthehet sërish në të tashmen. Ana nis udhëtimin në të kaluarën, për në datën 13 gusht 1961. Asaj i mbeten vetëm 60 minuta për ta plotësuar misionin e saj. A do të mjaftojë kjo kohë?
Kisha duket vendi i përshtatshëm për të mbledhur informacione. Pastori ia shpjegon melodinë Anës dhe i njofton se ajo është çelësi i një makine që udhëton në kohë. Por për çfarë makine e ka fjalën ai? Pas rifillimit të lojës, Ana dhe Gruaja me të Kuqe luftojnë me njëra-tjetrën. Kur shfaqet pastori, Gruaja me të Kuqe ia mbath. Pastori i shpjegon Anës, se komisar Oguri vetëm është plagosur dhe është shtruar në spital. Ai e luan edhe një herë melodinë dhe i shpjegon asaj se vargu i notave D A C H F E G është çelësi i një makine që udhëton në kohë. Ky triumf i dhuron Anës dhe lojtarit një shpërblim kohor prej 10 minutash. Po a do të mjaftojë kjo kohë?
Anës i mbeten 65 minuta. Në kishë ajo zbulon se kutia muzikore me kurdisje është një pjesë e shkëputur nga organoja e kishës. Gruaja me të Kuqe shfaqet befas dhe i kërkon Anës një çelës. Po për cilin çelës është fjala? Organoja e kishës luan të njëjtën melodi si kutia muzikore. Kur afrohet, Ana dëgjon se si shërbyesi i kishës i shpjegon një vizitori se organoja ishte restauruar, por se asaj i mungon një pjesë, që kur u ndërtuar Muri i Berlinit. Ana e kupton se kutia muzikore është elementi që i mungon organos, ndaj e fut kutinë në instrument. Kur organoja fillon të luajë, ngrihet një kapanxhë dhe ajo ndo-dhet përballë me Gruan me të Kuqe. Ana humbet një jetë tjetër dhe i mbeten ende vetëm 60 minuta kohë.
Ana i flet duke ngrënë Paulit për fjalinë e mistershme "In der Teilung liegt die Lösung. Folge der Musik!". Pauli e kupton rrezikun dhe e dërgon Anën te pastor Kavalieri. Po a është kjo gjurma që kërkohet? Pauli e ka riparuar kutinë muzikore me kurdisje, por kutia nuk e luan deri në fund melodinë: një pjesë mungon. Ana i tregon Paulit për mesazhin misterioz "In der Teilung liegt die Lösung. Folge der Musik!" Pauli ia jep asaj kutinë muzikore dhe e dërgon Anën te pastori Markus Kavalier në Kishën Getsemane (Gethsemane- Kirche). Ana mëson nga lojtari, se kisha ka qenë një vend takimi për kundërshtarët e qeverisë së RDGJ.
Lojtari zbulon se 13 gushti 1961 është data e ndërtimit të Murit të Berlinit, kurse 9 nëntori 1989 është data kur Muri ra. Misioni është i lidhur ngushtë me këto dy data. Po çfarë mund të bëjë Ana? Pauli dhe Ana i ikin Gruas me të Kuqe dhe futen në Supermarketin KaDeWe, ku Ana memorizon rezultatin e deriatëhershëm të lojës dhe përmbledh rezultatet. Lojtari i shpjegon Anës, që 13 gushti 1961 dhe 9 nëntori 1989 janë data e ngritjes dhe të shembjes së Murit të Berlinit. Ana kupton se zgjidhja e të gjithë misionit ka të bëjë me ndarjen e Berlinit.
Ana ikën me vrap nga teatri, por Gruaja me të Kuqe e ndjek deri në dyqanin e Paulit. Në sajë të ndihmës së Hajdrunit Ana arrin të shpëtojë. Ajo njeh tani një pjesë të enigmës, po si mund t'i dëshifrojë pjesët e tjera? Komisar Oguri e ka paralajmëruar Anën për rrezikun që paraqesin terroristët e historisë të RATAVA-s. E kthyer në dyqanin e orëve, Paul Vinkleri i tregon asaj kutinë muzikore, të cilën e ka riparuar. Ajo luan melodinë "Nostalgie" të Fridrih August Dahfeg-ut. "Unsere Melodie, Anna", thotë Pauli, por Ana nuk kupton gjë. Papritur shfaqet Gruaja me të Kuqe, që jap zjarr. Hajdrun Draj shfaqet gjithashtu dhe i ndihmon Paulin dhe Anën të largohen me shpejtësi. Ana ka fiksuar tani dy data: 13 gusht 1961 dhe 9 nëntor. Por për cilin vit bëhet fjalë?
Oguri plagoset në shkëmbimin e zjarrit me gruan me të kuqe dhe e sqaron Anën për Ratavan, që kërkon të eleminojë ngjarje historike. Me fuqitë e fundit të mbetura ai i përmend asaj një datë: 9 nëntorin. Por të cilit vit? Komisar Oguri beson se Ana ndodhet në teatër dhe e shtyn që të largohet me të shpejtë. Gruaja me të Kuqe shfaqet dhe shtin kundër Anës, e cila humb në këtë mënyrë një jetë tjetër. Pasi ka filluar loja sërish, Oguri i sqaron Anës se një bandë terroristësh kërkon të ndryshojë historinë. Megjithëse komisari plagoset për vdekje, ai i tregon Anës një datë të rëndësishme: 9 nëntorin. Por për cilin vit flet ai?
Ana arrin t'u shpëtojë motoçiklistëve, duke u futur në një teatër varietesh. Atje ajo takon Hajdrunin dhe mëson nga komisar Oguri se atë po e kërkon RATAVA. Po çfarë kërkojnë RATAVA dhe Gruaja me të Kuqe nga Ana? Lojtari e udhëzon Anën që të kthehet në dyqanin e Paul Vinkerit, për të marrë kutinë muzikore me kurdisje. Rrugës për atje ajo arrin t'u shpëtojë motoçiklistëve dhe takon sërish në një teatër varietesh Hajdrun Drajn. Edhe komisari Ogur shfaqet atje, për ta pyetur Hajdrunin për vendndodhjen e Anës. Ai ndien se Ana është fshehur në teatër dhe e paralajmëron se RATAVA është në gjurmët e saj. Papritur shfaqet Gruaja me të Kuqe. Çfarë do ajo nga Ana?