"Parimet e së Vërtetës janë Shtatë; ai që i njeh këto, me kuptueshmëri, posedon Çelësin Magjik përpara prekjes së të cilës hapen të gjitha Dyert e Tempullit." -Kybalion Vizito https://ionweb.synergize.co/ për të shkarkuar falas librin pdf.
Jnana Gita - e njohur ndryshe si Jnana Yoga - është një nga tre rrugët drejt mokshës (lirisë, daljes nga cikli i vdekjes dhe rilindjes); Ajo është rruga drejt vetë-realizimit, një praktikë shpirtërore e cila merret me pyetjet si "Kush jam Unë?", "Prej nga jam Unë?", "Cili është qëllimi i jetës në këtë sferë?", etj. Ky është libri i parë brënda disa koleksione esesh të mësuara dhe shkruara nga vetë Jiri në një prej librave të tij, titulluar "Një Grusht Plotë me Gurë të Çmuar". Student direkt i Ramana Maharshit, Jiri ndan hirin që vjen duke e ekspozuar veten në të tilla mësime me të gjithë ata studentë të vërtetë, që me të vërtetë aspirojnë për të përjetshmen, pandryshueshmen, ashtu siç u mësua nga vetë Ramana Maharshi, një mësues i vetë-realizuar. Jiri udhëzon studentin rreth praktikës direkte të realizimit të Vetes, që është gjithçka, dhe që pa të cilën asgjë nuk është. Mësuesi të tregon rrugën, të udhëzon, hapat duhet medoemos të ndërmerren nga vetë studenti me vullnet të plotë dhe ndjekje të palodhur nëse Liria nga e përkohshmja dhe njohja, qëndrimi në Vete, që është e përjetshmja, e pandryshueshmja, është ajo që një ka mall për. Por, shiko, mos u kap në kurthin se ti duhet të bësh gjithë këto gjëra për të kuptuar, realizur veten, sepse ti je tashmë Ajo për të cilën ti po kërkon; ose thënë ndryshe, siç shumë mësues shpirtërorë theksojnë, "Ajo që ti po kërkon është Ajo e cila po kërkon." Jiri e thekson këtë gjithashtu, në një mënyrë të ngjashme me mësimet Taoiste. Ai thotë si në vijim: "Atje nuk ka asnjë rrugë, asnjë kërkim e as qëllim të saj dhe as kërkues. Të gjitha këto janë vetëm iluzione mendore. Hiqe qafe mëndjen, qëndro ashtu siç ti je dhe qëllimi është arritur. Mos kërko asgjë, mos prit për asgjë. Kërkimi dhe pritja janë gjëndje shpirtërore që të pengojnë të kuptosh të Vërtetën. Ai që kërkon dhe pret asnjëherë nuk do të gjejë dhe asnjëherë nuk do të shohë përmes. "Hesht dhe dije se ti je Zoti". Iluminizmi arrihet duke e realizuar atë dhe jo duke kërkuar. Gjithçka që ti kërkon është tashmë këtu, tani, dhe nuk ka pasur asnjëherë një moment që kjo të mos jetë e tillë." Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit https://ionweb.data.blog/perkthyer-shqip
Libri ndjek parimin taoist të "varkës së zbrazët" për të ndihmuar dëgjuesit drejt një kuptimi më të thellë të universit. Një burim i shkëlqyer për këdo që është i interesuar, që dëshiron të zgjerojë këndvështrimet e mënyrës së të parit Universin dhe misteret e tij të shumta, dhe të mësojë më shumë rreth Zen, Taoism dhe filozofisë Lindore. Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit https://ionweb.data.blog/perkthyer-sh... Thënie nga Libri: "Në kohët e lashta, shkenca të ndryshme holistike u zhvilluan nga qënie shumë të zhvilluara për të mundësuar evolucionin e tyre dhe të tjerëve. Këto arte delikate u krijuan përmes lidhjes së mëndjeve individuale me mëndjen universale. Këto ende u mësohen nga mësuesit tradicionalë atyre që shfaqin virtyt dhe dëshirë për të ndihmuar të tjerët. Studenti që kërkon dhe studion këto mësime, nxit evolucionin e njerëzimit si dhe shpalosjen e saj shpirtërore. Studenti që i shpërfill këto pengon zhvillimin e të gjitha qënieve." -Mesimet e Panjohura te LAO TZU [54/81]
EP1: Pesë themelet janë një mjet për të mbledhur të gjitha burimet e tua të brendshme - trupin, mendjen dhe shpirtin - dhe për t'i fokusuar ato në një mënyrë të unifikuar drejt aspiratës tënde më të lartë. Nuk mund ta mbitheksoj rëndësinë e të paturit një fokus të qartë të unifikuar, zemër të sinqertë dhe një dëshirë të palëkundur për të mos mashtruar me vetëdije veten ose të tjerët. Pesë Themelet janë një mjet për të jetuar dhe manifestuar natyrën përfundimtare të Realitetit në jetën e përditshme. EP2: Është shumë e lehtë të humbasësh shumë kohë dhe energji kur ndjekjet spirituale të dikujt degradohen në rrugë të rrugëve që kanë pak ose aspak lidhje me zgjimin spiritual. Tre idetë orientuese ofrojnë kuadrin konceptual mbi të cilin mbështetet mësimi dhe orientojnë mendjen drejt parimeve kyçe që kanë të bëjnë me zgjimin spiritual.
Nuk ke nevoje te besh ndonje gje, thjesht qetesohu dhe ndergjegjesohu per ambientin qe te rrethon.
Krijuesi është Fryma Vitale kozmike. Ai përfaqëson shtëpinë elektrike, kozmike, të energjisë. Jivat ((Shpirtrat Individual)) të ndryshëm përfaqësojnë llambat e vogla, të ndryshme. Energjia elektrike rrjedh nga centrali përmes telave të izoluar të bakrrit nëpër llamba. Në mënyrë të ngjashme, fuqia nga Krijuesi derdhet në Shpirtrat Individual.
Ne jemi përgjegjës për atë që jemi; dhe çfarëdo që dëshirojmë të jemi, ne kemi fuqinë ta bëjmë veten. Nëse kjo që jemi tani ka qenë rezultat i veprimeve tona të së shkuarës, sigurisht që rrjedh se çfarëdo që dëshirojmë të jemi në të ardhmen mund të prodhohet nga veprimet tona të tanishme; kështu që ne duhet të dimë si të veprojmë.
EP1: Atisha është një nga mjeshtrit e rrallë, i rrallë në kuptimin që ai u mësua nga tre mjeshtër të ndritur. Nuk ka ndodhur kurrë më parë, dhe kurrë më pas. Të jesh dishepull i tre mjeshtërve të ndritur është thjesht e pabesueshme -- sepse mjafton një mjeshtër i ndritur. Por kjo histori, se ai u mësua nga tre mjeshtër të ndritur, ka gjithashtu një rëndësi metaforike. Tre mjeshtrit me të cilët Atisha qëndroi për shumë vite ishin: së pari, Dharmakirti, mistik i madh budist. Ai i mësoi atij pamendjen, i mësoi boshllëkun, e mësoi se si të ishte i pamenduar, ai e mësoi se si të hiqte të gjithë përmbajtjen nga mendja dhe të ishte i kënaqur. Mjeshtri i dytë ishte Dharmarakshita, një tjetër mistik budist. Ai i mësoi atij dashurinë, dhembshurinë. Dhe mjeshtri i tretë ishte Yogin Maitreya, një tjetër budist mistik. Ai i mësoi atij artin e marrjes së vuajtjeve të të tjerëve dhe përvetësimit të tyre në zemrën e tij: dashurinë në veprim. Atisha u bë nxënësi Dharmakirtit. Dharmakirti i tha: "Unë do të të mësoj parimin e parë. Dhe për të dytën do të shkosh te Dharmarakshita, dhe për të tretën te Yogin Maitreya. Në këtë mënyrë ti do të njohësh të tre fytyrat e realitetit përfundimtar, tre fytyrat e Zotit -- Triniteti, TRIMURTI. Atisha mësoi zbrazëtinë nga Dharmakirti, dhembshurinë nga Dharmarakshita - artin femëror të të qenit i dashuruar me ekzistencën dhe nga Yogin Maitreya ai mësoi se si ta shndërroj energjinë më të ulët në energji aktive, në mënyrë që dashuria të bëhet aktive. EP2: Ekzamino natyren e kesaj Vetedije. Duke pare kete, nje buzeqesh. Ne po jetojme ne nje enderr, edhe kur mendojme se jemi zgjuar. E gjithe jeta jote deri me tani ka qene qesharake, absurde. Ti ishe panevojshmerisht e friksuar, panevojshmerisht lakmitar, panevojshmerisht duke vuajtur. Ti ishe duke jetuar ne nje makth dhe ishte i gjithe krijimi yt.
Nëse kam një bukë dhe të jap gjysmë, më mbetet gjysma; nëse të jap të gjithë dijen dhe dashurinë time, akoma më ka mbetur e gjithë dija dhe dashuria ime.
Bisedë E Drejtpërdrejtë E Pacensuruar Mbi Natyrën E Iluminizmit Informacioni që ekziston për jetën pas zgjimit zakonisht nuk bëhet publik. Më shpesh ndahet vetëm midis mësuesve shpirtërorë dhe studentëve të tyre. Problemi me këtë qasje është se, shumë njerëz tani po përjetojnë këto momente zgjimi dhe ka shumë pak mësimdhënie koherente në dispozicion për ta. Në këtë kuptim, ky libër ka për qëllim të jetë një mikpritje për atë botë të re, atë gjendje të re të unitetit. Në kohët e lashta, njerëzit që kishin këtë përvojë hynin në mjedise të mbrojtura si manastiret - vende ku ata përreth tyre do ta kuptonin. Ata do të futeshin në një qeli të vogël të bukur dhe do të liheshin vetëm për ta lënë procesin të ndodhte. Ata patën fatin të përjetonin zgjimin në një kontekst në të cilin ai kuptohej, shihej si normal dhe duke pasur parasysh hapësirën që kërkonte. Në shoqërinë e sotme, shumica prej nesh që i kemi këto realizime nuk po jetojmë në manastire; ne nuk jemi në një mjedis veçanërisht mbështetës. Në fakt, në shoqërinë tonë është e mundur të kesh një realizim të mahnitshëm të shtunën dhe të rikthehesh në zyrë të hënën në mëngjes. Nëse mendja juaj është ende e fryrë nga lumturia, kjo mund të jetë shumë çorientuese! Megjithatë, është realiteti i situatës në të cilën jetojmë. Shumica e njerëzve modernë nuk e kanë luksin të ulen në një shpellë për disa muaj dhe t'i lënë gjërat të lëkunden natyrshëm. Kjo është gjendja e botës sonë dhe mund të jetë një sfidë për disa njerëz. Shkarko librin në formatin PDF | Ionweb | (synergize.co)
Ashtavakra thotë: Ju nuk jeni trupi që përbëhet nga pesë elementë. Ju jeni ajo ndërgjegje që i ka dhënë trupit inert ndjesinë që i bën shqisat të funksionojnë në lidhje me objektet e tyre. Është ndjenja ajo që e bën aparatin psikosomatik të funksionojë si njësi. Duke parashikuar pyetjen nga nxënësi i tij inteligjent, mësuesi i thotë më tej; Ti nuk je organizmi fizik, por Ndërgjegjja e cila nuk punon si dikush përgjegjës për operacionet e organizmit fizik, por thjesht si dëshmitar i operacioneve. Ju e keni identifikuar gabimisht veten si individ, si kryerës i të gjitha veprimeve që ndodhin përmes organizmit fizik, dhe në këtë mënyrë merrni në mënyrë të panevojshme përgjegjësinë për veprimet që ndodhin, dhe kështu merrni skllavërinë nga e cila po kërkoni çlirimin. Dëshmitari nuk mund të jetë bërësi, dhe për këtë arsye ju nuk jeni bërës. Me këtë kuptim, ju mund të shkëputeni nga identifikimi i gabuar me trupin. Dhe kur ta bëni këtë, ju automatikisht do të merrni pozicionin tuaj të vërtetë si dëshmitar dhe do të qëndroni të relaksuar (sepse nuk ka tensionin e përgjegjësisë për veprimet) në vetëdije, si vetëdije. Gjendja e të qenit i paidentifikuar nga trupi është gjendja e dëshmisë (kur individi unë nuk është i pranishëm). Dhe kjo gjendje e dëshmisë së shkëputur është me të vërtetë gjendja e çlirimit. Kjo është ajo që do të thotë guru i Vetë-realizuar kur thotë se kur qëndroni të relaksuar në Ndërgjegje (pa identifikim me trupin), gjendja e çlirimit është e papritur dhe e menjëhershme. Shkarko librin në formatin PDF | Ionweb | (synergize.co)
Esenca e Sri Ramana Maharshit, Meditimi Jodualist Advaita Shkarko librin në formatin PDF | Ionweb | (synergize.co)
Nje libër i vogël, kujtues i natyrës sonë. Shkarko librin në formatin PDF | Ionweb | (synergize.co)
Të Tjerë Audiolibra nga Neville Goddard në Platformën Youtube: Imagjinata Krijon Realitetin | • Imagjinata Krijon... Jashtë Kësaj Bote | Proçesi i Manifestimit | • Jashtë Kësaj Bote... Ndjenja Është Sekreti | • Libri i Manifesti... Për më shumë informacion shqip rreth Neville Goddard: Shkarko librin në formatin PDF | https://ionweb.data.blog/