DiscoverJu Flet Trupi | Top Albania Radio
Ju Flet Trupi | Top Albania Radio

Ju Flet Trupi | Top Albania Radio

Author: Top Albania Radio

Subscribed: 0Played: 0
Share

Description

Për herë të parë një emision radiofonik mbi gjuhën e trupit.

Të gjithë ne, mendojmë se komunikojmë vetëm nëpërmjet fjalëve njeri me tjetrin. Gabim. Ne komunikojmë me të gjithë qenien tonë.

Gjatë komunikimit tonë për t’i dhënë mesazhin që duam dikujt tjetër e bëjmë duke kombinuar 55% me anë të gjesteve që bëjmë me anë të gjymtyrëve të trupit tonë, 38 % me anë të toneve te zërit dhe luhatjet e tij dhe afërsish 7% zënë fjalët të cilat ne themi në këtë komunikim.

A doni të mësoni se kur po ju gënjejnë? A doni të dini se kush fillon flirtin i pari në një takim? A doni që të mos ju vendos gjobë polici? A doni të mësoni se si të jeni më tërheqës ndaj femrave? A doni ju femra të dukeni më të gjata? A doni të kini sa më shumë votues në zgjedhje? A doni të mashtroni shefin tuaj?

Këto dhe shumë e shumë të tjera, në emisionin “Ju flet trupi” me Fon Ilian gazetar i njohur në emisionin “Fiks fare”, regjisor, psikolog klinik dhe ekspert i gjuhës së trupit së bashku me Adin do ju mësojnë si të ç’kodoni gjuhën e trupit dhe te dilni përherë të fituar.
16 Episodes
Reverse
Foni dhe Adi trajtojnë tradhëtinë në çift. Gjithashtu, ata shpjegojnë arsyet pse shtohet tradhëtia pasi familjes i shtohet një pjesëtar.
Foni dhe Adi na zbulojnë detaje se si të sillemi gjatë kohës kur shoqërohemi dhe kur jemi në një lidhje me një person. Cilat janë shenjat e trupit që na tregojnë se jemi të dashuruar dhe si duhet të sillemi kur jemi në një lidhje.
E keni menduar ndonjëherë se pse ose sa veprime bëjmë tërësisht pavetëdije dhe si ndikon kjo në marrëdhënie me njërëzit përreth?! Foni dhe Adi na zbulojnë gjithçka rreth këtyre veprimeve.
Javën e kaluar Foni dhe Adi na treguan se cilat janë ato shenja që na bëjnë të kuptojmë se një mashkull tërhiqet apo pëlqen një femër, dhe këtë herë na zbulojnë të kundërtën. Nga ky episod na besoni do mësoni më shumë nga se çe keni menduar.
Burrat janë programuar të tërhiqen nga gratë me aftësi të shëndetshme për riprodhim dhe të disponueshme për seks. Përsa i përket formës së trupit si burrat ashtu dhe gratë, dëshirojnë dikë që ka trup sportiv. Për burrat këto janë një tregues për aftësi të larta shëndeti të gruas për riprodhim të suksesshëm me fëmijët e tyre. Rezultatet na drejtojnë se burrat tërhiqen më tepër nga gratë me fytyrë fëminore –sy të mëdhenj, hundë të vogël, buzë dhe faqe të mbushura – sepse këto karakteristika provokojnë ndjenja të kujdesit prindëror te shumica e burrave.
Kur dikush takon një person të seksit të kundërt, pëson disa ndryshime trupore: paraqitet me muskuj më të gjatë që të ballafaqohet në takime erotike, “qeskat” e fytyrës dhe të syve ulen, gjoksi fryhet, stomaku futet brenda automatikisht, barku që rrinte i lirshëm zhduket, trupi drejtohet dhe njeriu duket më i ri në pamje.
Gjeste të tilla gjatë bisedimeve paraqiten më shpesh nga fundi, kur kërkohet nga personi që të vendosë. Heqja e syzeve dhe pastrimi i xhamave është ende një metodë, që përdoret për të fituar kohë. Kur shikoni një gjest të tillë, dhe ku kërkohet menjëherë që të merrni një vendim, heshtja është taktika më e mirë.
Pirja e duhanit shërben si tregues i një shqetësimi të brendshëm ose përplasjeje. Ajo shpesh ka të bëjë më pak me varësinë ndaj nikotinës dhe më shumë me nevojën për ta vërtetuar. Për shembull, shumica ndjejnë një tension të brendshëm kur presin në paradhomën e një dentisti. Ndërsa një duhanpirës mbulon ankthin e tij duke dalë jashtë për të pirë një cigare, ndërsa joduhanpirësit përdorin të tjera procedura si, drejtimin e rrobave të rrudhosura, përtypjen e çamçakëzit, kafshimin e thonjve, goditje nevrike me gishta, rregullimin e butonave të këmishës, kruajtjen e kokës, luajtjen me një send si dhe gjeste të tjera, që zbulojnë se ai ka nevojë për konfirmim Studimet kanë treguar një lidhje të pastër ndërmjet pirjes së gjirit nga foshnja dhe mundësive që ka një i rritur për t’u bërë duhanpirës. Është zbuluar se, bebet që pijnë vetëm gji, përbëjnë shumicën e kandidatëve të rritur joduhanpirës, ndërkohë që sa më shumë të ketë pirë një bebe me biberon, aq më shumë mundësi ka që të bëhet duhanpirës kur të rritet.
Temat interesante nuk mund të mungojnë në programin ‘Ju Flet Trupi’, ku edhe këtë javë vijojnë të flasim për shpjegimin e rrudhave në fytyrë, por këtë herë jo vetëm ato në ballë, por në çdo pjesë dhe formë të fytyrës. Kuptimi i tyre është tepër befasues…
Në puntatën e kësaj jave, në emisionin “Ju Flet Trupi” vijon të flitet rreth kulturës japoneze e traditave të tyre. Këtë herë tema vërtitej rreth fytyrës dhe rrudhave, karakteristikat dhe domethëniet e tyre.
Si çdo herë, Adi dhe Foni vijnë me tema shumë interesante. Tema e ditës ishte rreth kulturës japoneze, se si ata mund të diagnostikojnë sëmundjet, si dhe shpjegimin e ndarjes së fytyrave në dy grupe, Jin e Jang.
Adi dhe Foni kthehen sërish në Top Albania Radio, këtë herë për folur mbi mënyrën se si mund ta përdorim gjuhën e trupit për të joshur apo krijuar simpati për dikë.
Adi dhe Foni rikthehen me “Ju Flet Trupi”, pasi folën për lëvizjet e kmëbëve, dyshja që na mësojnë rreth komunikimit verbal na zbuluan se cfarë kuptimi kanë lëvizjet e ndryshme të trupit apo të gjymtyrëve për të përçuar një mesazh të caktuar.
Adi dhe Foni rikthehen me një tjetër episod i “Ju Flet Trupi” dhe këtë herë folën për këmbët. Gjymtyrët që na çojnë kudo, përveç ecjes transmetojnë edhe sinjale komunikimi.
Adi dhe Foni u rikthyen sërish me “Ju Flet Trupi” dhe këtë herë për të folur për hapësirat! Jo për hapësirën jashtë planetit tonë për ato hapësira apo barriera që ne krijojmë me njerëzit. Si të mos lejojmë që hapësirat mes njëri-tjetrin të na ndikojnë në marrëdhëniet e përditshme por edhe ato intime.
Flirti është art, por jo e lehtë për t’u kuptuar nga të gjithë. Kështu që është mirë të kemi disa ide të cilat mund të na ndihmojnë për të flirtuar me sukses. Për më shumë strategji dhe sekreti, këtu keni Fonin dhe Adin, të cilët do t’ju shpjegojnë më së miri mënyrat flirtuese në programin “Ju flet trupi”. Foni Ilia Adi Pojana
Comments 
Download from Google Play
Download from App Store