DiscoverHistoGri
HistoGri

HistoGri

Author: Top Albania Radio

Subscribed: 1Played: 1
Share

Description

Në Top Albania Radio vjen një podcast i ri nga Eno Popi dhe Dj Saix. Disa prej historive më misterioze Hollywod-iane, jeta, vepra dhe vdekja e artistëve më të njohur dhe më ndikues në breza i gjeni të rrëfyera për herë të parë në një dokumentar radiofonik i cili do t’ju mbajë të mbërthyer mbas radios në çdo episod. E vërteta e vdekjes së Jim Morrison, misteret e jetës së Elvis Presleyt apo të tjera personazhe të cilat ndryshuan botën. Nëse jeni kuriozë të dini më tepër për figurat më të mëdha të ekranit të vogël, ky është programi juaj. Përveç transmetimit Linear, HistoGri do të jetë i disponueshëm edhe në çdo platformë podcasti në botë për ta dëgjuar ku dhe kur të doni ju.
8 Episodes
Reverse
Këtë fund të sezonit të “HistoGri”, Eno Popi na njeh me historinë e një legjende, siç ishte Nelson Mandela. Historia e jetës së Nelson Mandelës nuk është ajo e një njeriu të thjeshtë. Madje nuk është as historia e një vendi të madh që quhet Afrika e Jugut. Ajo është shumë më shumë.
Edhe në këtë episod të “HistoGri”, Eno Popi na njeh me një histori shumë interesante. Kjo është ana tjetër e historisë së John Travolta-s.
Në këtë episod të “HistoGri” do të njihemi me një histori shumë të veçantë dhe interesante, atë të familjes Gucci. Plumbat që i moren jetën pasardhësit të fundit të dinastisë, Mauricio Guccit.
Në këtë episod të emisionit “HistoGri”, Eno Popi na njeh me një tjetër histori po kaq misterioze. Kësaj here ai na prezantoi me historinë e Marlon Brando.
Në këtë episod të emisionit “HistoGri”, Eno Popi na njeh me historinë dramatike të yllit të muzikës franceze, Édith Piaf.
Historia e një aktori që vdiq shumë i ri, vetëm 28 vjeç, Heath Ledger. Jo vetëm historia e tij si aktor, por edhe si personazh i Joker. A ndihet i mallkuar ky personazh sa u shndërrua në një vrasës?
Në këtë episod të emisionit “HistoGri”, Eno Popi na njeh me një tjetër temë po kaq interesante. Kësaj here ai na prezantoi me dy histori që u kthyen në Luftën e Futbollit.
Eno Popi këtë sezon, së bashku me Saix, çdo të shtunë vijnë me ‘HistoGri’. I pari për emisionin e sotëm, është legjenda, Elvis Presley, duke sjellë detaje nga vdekja e tij e supozuar si e sajuar deri tek lidhja direkte me vrasjen e ish presidentit Kennedy.
Comments 
Download from Google Play
Download from App Store