DiscoverÇdo gjë është ashtu si duket
Çdo gjë është ashtu si duket

Çdo gjë është ashtu si duket

Author: Top Albania Radio

Subscribed: 20Played: 213
Share

Description

Pikëvështrimi ynë mbi botën i jep formë mënyrës sesi e përshkruajmë atë. Edhe përmes lentes së shkencës, leximi që i bëjmë realitetit vijon të mbështetet mbi këndvështrimin njerëzor. Këtu lind dhe konceptimi i realitetit tonë, jo si një i vetëm e unik, por si spektër dhe forcë në shndërrim të përhershëm, përmes triliona vitesh jetëgjatësie të Universit. Por ç’mund të ndodhë në një botë kur perceptimet tona plazmohen identike, nën patronazh, më shumë se kurrë më parë? Ç’do të ndodhte në rast se komunikimi masiv, përmes algoritmesh të përmirësuara, veçsa do të radikalizonte gjithë ato mendje dhe qëndrime të cilat më parë ndërvepronin në hapësira kufitare të përbashkëta. Po sikur bota jonë, dita ditës, të jetë duke u shndërruar nga një realitet ngjarjesh dhe ndodhish në një realitet objektesh?

Atëhere, cdo gjë do të ishte fiks ashtu si duket. Pa mister. Pa nëntekst. Pa mundësinë e një deux ex machina. Në një leksion mbi Unin dhe Pushtetin, të vitit 1982, mendimtari francez Michel Foucault shprehej se: “Nuk e shoh të nevojshme të di saktësisht se kush jam. Interesi kryesor duhet të jetë të bëhesh tjetërkush nga ç’ke qenë në fillim”. Gjërat ndryshojnë vetëm kur hyjnë në marrëdhënie me njëra-tjetrën, ndaj ky është një podcast shndërrimi.

Nisur mbi supozimin se mbase tashmë vërtet çdo gjë është ashtu si duket, ju sfidojmë të na provoni se mund ta kemi gabim. Me dëshirën për të dekonstruktuar hapësira të kufizuara dhe për t’i shpëtuar gjuhës së drunjtë, pas së cilës shpesh fshihet vetëm mungesë mendimi, takohemi për 12 epizode radhazi; pimë një gotë bashkë (qerasim ne), flasim për kulturën që na nxit të reagojmë, për gjithë ato gjëra që na troshisin dhe eksplorojmë me hap të kujdesshëm pikat ku na dhemb. Me të ftuar të ndryshëm, të cilët kanë si kusht parak lënien pas të klisheve, hyjmë në një bashkëbisedim të sinqertë dhe fuqizues, për të gjithë ne.
34 Episodes
Reverse
E ftuar në episodin e “Çdo gjë është ashtu si duket” të Anna Shkrelit ka qenë Nea Tandini. Historiania e artit ka zbuluar mjaft detaje intresante në një intervistë mjaft të veçantë.
E ftuar në emisionin e Anna Shkrelit, “Çdo gjë është ashtu si duket” këtë javë ka qenë aktivistja, Aurora Birbilaj. Një diskutim mjaft interesant ku fokusi ka qenë jo vetëm tek bullizmi në punë por edhe tek miti self-made apo tek metoda e duhur e vendimmarrjes me pjesëmarrje.
E ftuar në emisionin e Anna Shkrelit “Çdo gjë është ashtu si duket” këtë javë ka qenë, Dea Buza. Ajo ka folur jo vetëm për heroinat e UÇK-së por edhe për revolucionin e rinisë…
E ftuar në emisionin “Çdo gjë është ashtu si duket” ka qenë dizajnerja e bizhuterive, Alba Ruço. Një intervistë mjaft e veçantë ku nuk është diskutuar vetëm për bizhuteritë por edhe për kuptimin, vlerën, rëndësinë dhe ecurinë e zhvillimit të tyre nga lashtësia dhe deri në ditët e sotme. Bizhuteritë janë një formë universale e zbukurimit. Bizhuteritë e bëra nga guaska, guri dhe kocka mbijetojnë sot që nga kohërat parahistorike. Ka të ngjarë që qysh në kohët e hershme, bizhuteritë të jenë mbajtur si mbrojtje nga rreziqet e jetës ose si shenjë statusi shoqëror.
Këtë javë i ftuar në emisionin “Çdo gjë është ashtu si duket” me Anna Shkrelin ka qenë historiografi Alen Bejko. Ata nuk kanë diskutuar vetëm për ‘Cancel Culture’ por edhe për shumë tema të tjera mjaft të veçanta.
E ftuar në emisionin “Çdo gjë është ashtu si duket” ka qenë dizajnerja e bizhuterive, Alba Ruçi. Një intervistë mjaft e veçantë ku nuk është diskutuar vetëm për bizhuteritë por edhe për kuptimin, vlerën, rëndësinë dhe ecurinë e zhvillimit të tyre nga lashtësia dhe deri në ditët e sotme. Bizhuteritë janë një formë universale e zbukurimit. Bizhuteritë e bëra nga guaska, guri dhe kocka mbijetojnë sot që nga kohërat parahistorike. Ka të ngjarë që qysh në kohët e hershme, bizhuteritë të jenë mbajtur si mbrojtje nga rreziqet e jetës ose si shenjë statusi shoqëror.
“Çdo gjë është ashtu si duket” vjen çdo të enjte me episode të ndryshme që trajtojnë tema mjaft interesante. Me të ftuar të ndryshëm në studio, me intervista dhe jo vetëm…
Të ftuar në këtë episod të ‘Çdo Gjë Është Ashtu Si Duket’ ishin dy gazetarët politikë dhe njëkohësisht dy miq shumë të mirë Ambrozia Meta dhe Renaldo Salianji. Si dy gazetarë që përpos politikës kanë shumë njohuri lidhur me kulturën, dyshja treguan mendimet sipas tyre se sa vlerësohet kultura në vendin tonë dhe gjithçka lidhet me të.
I ftuar në studio në emisionin “Çdo gjë është ashtu si duket” ishte Joni Vorpsi, anëtar dhe koordinator projektesh i “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”. I pasionuar dhe studiues i biodiversitetit në Shqipëri gjithashtu.
Në një mix 60 minutësh ai do të sjellë më të mirat e muzikës elektronike në glob. Nga Tulumi në Mykonos, nga Berlini në Dubai, nga Tokyo në Bahrain. Një përzgjedhje creme della creme i hiteve që pushtojnë klubet më të frekuentuara të qyteteve që përcaktojnë trendet botërore të këtij zhanri muzikor.
Në emisionin “Çdo gjë është ashtu si duket” është diskutuar në lidhje me industrinë muzikore dhe goditjen që ka pësuar ajo nga situata pas pandemisë së Covid-19 ku u vendosën shumë masa dhe kufizime. Për ta zgjeruar këtë diskutim në studio ka qenë e ftuar krahë Anna Shkrelit, Lura Elezi.
I ftuar në “Çdo gjë është ashtu si duket” ka qenë një nga konkurrentët e “Dancing With The Stars”, Arbër Çepani. Të gjithë e identifikojmë si fituesi i “Big Brother 1” dhe si sipërmarrës mjaft të suksesshëm por tahmë do ta shikojmë edhe në një tjetër dimension. Si e ka pritur ftesën për të qenë pjesë e “Dancing With The Stars”?
Nisur mbi supozimin se mbase tashmë vërtet çdo gjë është ashtu si duket, ju sfidojmë të na provoni se mund ta kemi gabim. Me dëshirën për të dekonstruktuar hapësira të kufizuara dhe për t’i shpëtuar gjuhës së drunjtë, pas së cilës shpesh fshihet vetëm mungesë mendimi, takohemi për 12 epizode radhazi; pimë një gotë bashkë (qerasim ne), flasim për kulturën që na nxit të reagojmë, për gjithë ato gjëra që na troshisin dhe eksplorojmë me hap të kujdesshëm pikat ku na dhemb.
“Çdo gjë është ashtu si duket” ju ka shoqëruar çdo të enjte nga ora 18:00 deri në orën 20:00 me Anna Shkrelin dhe të ftuar specialistë të fushave të ndryshme. Ky podcast shndërrimi kishte episodin e fundit me të ftuar përkthyesen Aida Baro. Por a është shqipja ‘e vogël’?! Ja si përgjiget Aida në TAR.
I ftuari episodin e kësaj jave të “Çdo gjë është ashtu si duket” ishte Ervin Goci, i cili ka mbaruar studimet për Filozofi në Universitetin e Tiranës, studimet pas-universitare i ka të orientuara në Shkencat Humane dhe ne vijim ka vazhduar studimet doktorale në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku punon që prej vitit 2005-së.
Në këtë podcast shndërrimi të “Çdo gjë është ashtu si duket” u fol për procesin e shndërrimit të energjisë. I ftuar ishte Kristi Kadzadej, një inxhinier mekanik që na njohu më tepër me problematikat si edhe sugjeroi disa zgjidhje. Por çfarë është ekzaktësisht energjia?!
Besart Xhaferri, ekspert dhe konsulent edukimi dhe karriere ishte i ftuar në “Çdo gjë është ashtu si duket” për t’ju dhënë disa këshilla më se të nevojshme lidhur me zgjedhjen e degës së universitetit. Ai u shpreh lidhur me zhvillimin teknologjik, dhe si ai ka ndikuar në ndryshimin dhe dinamikën e shumë profesioneve.
Lojërat elektronike dhe e-sportet elektronike përbëjnë sot një sektor të gjallë dhe në rritje, i cili ushqehet nga pasioni i plot 3 miliardë entuziastësh anembanë globit.  Ato sot janë ekosisteme të dallueshme, por të integruara, të kombinuara për të formuar një sektor që paraqet mundësi të pasura si për industrinë ashtu edhe për qeveritë. Duke përfshirë një sërë argëtimesh elektronike ku lojtarët ndërveprojnë me një faqe ose pajisje hyrëse për të prodhuar reagime vizuale, videolojërat janë shfaqur si një forcë kulturore globale.
Në këtë episod i ‘Çdo gjë është ashtu si duket’ u diskutua lidhur me një temë shumë delikate dhe të përfolur së fundmi ku një rast i ndodhur në videoklipin e Donaldit, Romeos dhe Elgitit të xhiruar në muzeun e ikonave në Korçë u kritikua për faktin se ky është një veprim që ka ‘thyer’ marrëdhënien që kemi me objektin e shenjtë. Për të folur lidhur me këtë temë u ftuan në studio Sokol Çunga dhe Andi Rëmbeci.
Një episod shumë dinamik këtë të enjte në “Çdo gjë është ashtu si duket”, teksa jo një por ishin dy të ftuar. I ftuar në këtë episod kaq të veçantë, në pjesën e parë ishte aktivisti dhe poeti Agon Rexhepi. Ai foli më tej për komunitetin “LGBTQ+”, teksa tregoi për diversitetin e këtij grupi. E ftuar në pjesën e dytë të emisionit ishte Loren Nikaj, e cila mbështet muzikën techno-elektronike. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, teksa ka pasion sa muzikën, aq edhe pikturën e kërcimin, Loren dha një intervistë shumë të veçantë ekskluzive për TAR. 
loading
Comments 
Download from Google Play
Download from App Store