DiscoverLet pages take you places
Let pages take you places
Claim Ownership

Let pages take you places

Author: Idina dhe Elira

Subscribed: 0Played: 1
Share

Description

Të pëlqen të lexosh, por asnjëherë nuk qëllon në librin e duhur?! Nuk i duron dot librat e sugjeruara në shkollë?! I urren librat historikë, klasikët e vjetër?! ​Je pikërisht në podcastin e duhur 😉...
12 Episodes
Reverse
Intervistë me organizatorët e Festivalit të Filmit të shkurtër KO:SH FILM FEST, Gledis Bica dhe Ajsela Vojka. Flasim për filmin me metrazh të shkurtër, historinë e festivalit, organizimin, kriteret, pjesëmarrjen dhe shumë të tjera tema interesante CREDITS Ideja, teksti dhe pyetjet e intervistës: Rezar Naco, Idina Kordha, Elira Stavre Intervistuan: Idina Kordha, Elira Stavre Përpunimi teknik: Rezar Naco Music credits: Funny Side Up --- Send in a voice message: https://podcasters.spotify.com/pod/show/let-pages-take-you-places/message
L'attaché français d’Albanie est venu visiter le studio de podcast et a été surpris par les filles de "Let pages take you places" avec une interview flash. Atasheu francez në Shqipëri erdhi për të vizituar studion e Podcast Juvenis dhe u surprizua nga vajzat e “Let pages take you places” me një intervistë rrufe. https://www.juvenispodcast.weebly.com/ --- Send in a voice message: https://podcasters.spotify.com/pod/show/let-pages-take-you-places/message
https://www.juvenispodcast.weebly.com/ Intervistë me Eris Lazrin, bashkëthemeluesin e platformës së trajnimeve në shqip mamir.al. Erisi flet për lindjen e idesë fillestare, për funksionimin e platformës, si kjo platformë synon të ndihmojë studentët dhe jep disa këshilla për maturantët që do të bëhen studentë. CREDITS Ideja, teksti dhe pyetjet e intervistës: Idina Kordha, Elira Stavre Intervistuan: Idina Kordha, Elira Stavre Përpunimi teknik: Rezar Naco Fotografia: Aleks Lime Music credits: Funny Side Up --- Send in a voice message: https://podcasters.spotify.com/pod/show/let-pages-take-you-places/message
E ftuar në bibliotekën tonë shkrimtarja Eralda Baze për të prezantuar romanin e saj të ri “Zambaku i kanionit”. Shkrimtarja iu përgjigj pyetjeve që nxënësit kishin përgatitur pas leximit të romanit dhe biseda rrodhi natyrshëm në një atmosferë të ngrohtë, nën tingujt shoqërues të muzikës. Në fund shkrimtarja nënshkroi librat e saj për nxënësit pjesëmarrës dhe la dy kopje te shtëpia e librave shtegtarë në hyrje të shkollës për të nisur udhëtimin e tyre të lirë si libra bookcrossing. Gjithashtu na dha edhe lajmin e mirë që shtëpia botuese e romaneve të saj, Schnell, do të dhurojë nga dhjetë kopje të çdo botimi për fondin e bibliotekës sonë. CREDITS LET PAGES TAKE YOU PLACES - E11 ME ERALDA BAZEN nëntor 2023 Ideja: R. Naço, E. Rusi Moderimi: I. Kordha, E. Stavre Pyetjet: Ivana Vasili, Roksana Vasili, Eni Zheku E ftuar: Eralda Baze Foto/video: A. Lime, K. Shkurti, E. Nako Lexime: A. Leska, S. Qafëzezi, A. Dimo Muzika: I. Pashko, K. Tare --- Send in a voice message: https://podcasters.spotify.com/pod/show/let-pages-take-you-places/message
Në kuadër të muajit të letërsisë, menduam të sjellim në një formë të re përditshmërinë tonë. Në vend të një kafeje me miqtë, menduam të sjellim një kafe me Buxatin. E quajtëm pikërisht kështu, sepse duam që të jetë një bisedë e lirë më tepër se një diskutim shkollor. Zgjodhëm Buxatin, sepse është thuajse i panjohur për moshën tonë. Dhe nëse pas kësaj bisede do keni kuriozitetin ta lexoni atë, atëherë ia kemi arritur qëllimit. E zgjodhëm edhe sepse është nga të paktët, në mos i vetmi përfaqësues i realizmit magjik në Evropë dhe alegoria e veprës së tij mbetet gjithmonë aktuale Edhe pse vepra më e rëndësishme e tij mbetet një roman, “Shkretëtira e tartarëve”, ai bëhet i njohur me prozën e shkurtër. Dhe ç’është e vërteta, nëse do të hysh në botën e Buxatit, tregimet e tij të shkurtra janë porta e duhur për ta bërë këtë. Prandaj dhe ne sot kemi zgjedhur të merremi pikërisht me tregimet e tij. Disa grupe nxënësish nga dy maturat A dhe C, si dhe nga klasat e 11-të A dhe B morën secili nga një tregim të tij dhe do të na flasin për të duke u munduar të na futin në botën magjike të Buxatit. Një botë që është si kjo e jona, ose të paktën kështu duket, por që në çdo moment ose në çdo hap të ri që hedh mund të futesh në një tjetër dimension magjik. Në një botë ku ti, si përditë, hyn në ashensor për të zbritur në katin e parë, por ashensori zbret e zbret e nuk ndalon, sikur po shkon në qendër të ferrit... Ku një vajzë që hidhet nga qiellgërvishtësi vajzë, arrin poshtë dhe përplaset në trotuar plakë... Ku bisha mitike të vihen pas e të ndjekin deri në fund të botës, deri në fund të jetës... Ideja dhe realizimi: Elena Zguri, Rezar Naco, Gerti Dallto Prezantuan: Elira Stavre, Idina Kordha Prezantuan tregimet: PELERINA: Laura Guri, Grejsi Profti, Anxhelin Xega KOLOMBREJA: Anika Hali, Doris Milo, Melisa Dautllari TREN PA NDALESA: Nelsi Koçibelli, Sonja Myftaraj, Sindi Meço SHTATË KATE: Teodor Mosko, Kejsi Tare, Mikail Lipi GRUAJA ME FLATRA: Adeliona Hasankolli, Julisa Zenel, Joana Poçari Lexuan tregimet: Sara Qafëzezi, Anja Leska, Saviol Shkëmbi Teknika dhe veshja muzikore: Aleks Lime, Kostandin Shkurti, Ilina Pashko Gjimnazi "Raqi Qirinxhi, mjedisi i bibliotekës Korçë, nëntor 2023 --- Send in a voice message: https://podcasters.spotify.com/pod/show/let-pages-take-you-places/message
Intervistë me nxënësit aktorë të komedisë "Shfaqja që shkon ters", Ergis Dervishi, Marjus Hajdajar, Jorgo Çaushi, Brisilda Hoxhalli, Ildiana Teneqexhi, Dhionis Vitollari dhe Sandri Zavalani.CREDITSIdeja, teksti dhe pyetjet e intervistës: Idina Kordha, Elira Stavre, Rezar NacoIntervistuan: Idina Kordha, Elira StavrePërpunimi teknik: Rezar NacoFotografia: Aleks LimeMusic credits:Funny Side Up --- Send in a voice message: https://podcasters.spotify.com/pod/show/let-pages-take-you-places/message
Intervistë me aktorët e komedisë "Madhështia e marrëzisë", Denis Kurushi dhe Ermir Hoxhaj. --- Send in a voice message: https://podcasters.spotify.com/pod/show/let-pages-take-you-places/message
Intervistë me regjisorin dhe aktorin e komedisë së zezë "Kjo rinia jonë", Silvio Goskova, me asistentin Ergis Dervishi dhe dy aktorët Juxhin Plovishti e Denada Llanaj.CREDITSIdeja, teksti dhe pyetjet e intervistës: Idina Kordha, Elira Stavre, Rezar NacoPërpunimi teknik: Rezar NacoFotografia: Aleks LimeMusic credits:Funny Side Up --- Send in a voice message: https://podcasters.spotify.com/pod/show/let-pages-take-you-places/message
Intervistë me autorin dhe regjisorin e komedisë së zezë "Pak pakt", Ledian Gjeçi dhe dy aktorët Ermir Hoxhaj dhe Alba Shtëmbari. --- Send in a voice message: https://podcasters.spotify.com/pod/show/let-pages-take-you-places/message
Libri që marrosi një botë të tërë pas historisë mbërthyese dhe filmi që u cilësua si një nga prodhimet më të këqija të Netflix. Ky episod i trete do t'i përmbajë të gjitha këto dhe shumë më tepër. --- Send in a voice message: https://podcasters.spotify.com/pod/show/let-pages-take-you-places/message
Episodi i dytë akoma më i fuqishëm se i pari. Nqs njerëzit ishin shi, unë isha pikë shiu dhe ajo stuhi... Alaska, Milles dhe bota përreth do t'ju shoqërojnë në aventura të paharrueshme në një nga kolegjet më strikte, por që u kthye në një rrëmujë të vërtetë. --- Send in a voice message: https://podcasters.spotify.com/pod/show/let-pages-take-you-places/message
Përshtypje nga seria e librave të Zoe Sugg "Vajza online". Titulli i parë me të cilin ne vendosëm të nisim podcastin tonë. --- Send in a voice message: https://podcasters.spotify.com/pod/show/let-pages-take-you-places/message
Comments 
Download from Google Play
Download from App Store