Discoverfit n'shqip
fit n'shqip
Claim Ownership

fit n'shqip

Author: Arlind & Ledian, vëllezërit Selimaj

Subscribed: 13Played: 40
Share

Description

Podkasti i parë i fitnesit i sjellë për shqiptarët nga shqiptarë. Trajnerët e Elite Sporting Club në Tiranë sjellin njohuri, eksperienca, trende nga Kopenhageni dhe tërë bota për dëgjuesin Shqiptarë në shqip (disa episode do të jenë në Anglisht). Podkasti u themelua ne Shkurt të vitit 2020. Ky podkast bëhet vullnetarisht dhe nuk ka ndonjë përfitim financiar nga mikpritësit ose të ftuarit dhe nuk përdoret për qëllime komerciale. Qëllimi i vetëm i këtij kanali është ndarja falas e informacionit rreth jetës së shëndetshme në shqip në gjithë botën si dhe promovimi i sportistëve Shqiptarë.
72 Episodes
Reverse
Lukas Sulaj Kloppenborg is the 2023 Albanian national champion in cycling. He is 21 years old and lives in Holbæk, a small town 1 hour away from the capital, Copenhagen. Lukas's mother is Albanian and he has a strong connection to the country. That is why he recently got his Albanian passport and represented it in both the Albanian Tour and the National Champtionship, which he won this year. He will be wearing the read and black Albanian uniform representing the country for the rest of ...
Katerina Margariti është nje e re që jeton dhe punon në Tiranë. Ajo punon si artikekte dhe ka perqafuar stilin e shëndetshëm të jetesës përmes frekuentimit konstant të klasava të trajnimit funksional në Elite Sporting Club. Midis temave që do të flasim janë:fillimet e rrugëtimin drejt fitnesitqëllimet ndaj ushtrimit të fitnesit dhe motivimi për të tu trajnuar dhe për të qënë konsitenterutina e trajnimit eksperienca në ESCarkitektura si pasion dhe profesionGjithashtu, kemi folur edhe...
Santana Çomora është kryeredaktore e revistës Living dhe co-host në emisionin e pasdites "Ditë pas dite" në RTSH. Gjatë rrugërimit të saj, stili i shëndetshëm i jetesës dhe trendet më të reja janë jo vetëm pjesë e punës, por edhe e zgjedhjes së saj të jetës të përditshme. Që prej fillimit, Santana ka ndjekur rregullisht klasën e BodyBike dhe së fundmi CrossTraining në Elite Sporting Club. Ajo tregon motivimin e saj, rutinën, rrezultatet fizike dhe mentale si dhe ndjesitë pozitive që përf...
Omed Alam is a Danish and Nordic champion in weightlifting. He has been competing in weightlifting for over 14 years representing Denmark in Nordic, European, and World championships as junior and senior in the 89 kg class. In 2013, he earned the Bronze medal in Junior European Championships and in 2018 ranked 5th on World Weightlifting Championship. His personal best lifts are 153 kg snatch and 186 kg clean and jerk. He is a certified trainer from Ålborg Sportshøjskole, the ...
Thuajse 18 vjec, por është i aftë të ngrejë deri në 115 kg snatch, 130 kg clean and jerk, 200 kg deadlift – pesha të cilat janë ambicie edhe të peshëngritësve profesionistë të moshës së tij. Në garat më të fundit të Crossfit, ai arriti të jetë Crossfiteri i katërt më fit në Europë, dhe i 27-ti në botë për grupmoshën e tij!Ai filloi Crossfit në moshën 13 vjecare, dhe ka pasur rezultate fantastike. Historia e Elion Bobanit është një ndër historitë më frymëzuese për të gjithë ata të rinj që janë...
Shumë pak shqiptarë nuk e njohin Romela Begën dhe kontributin e saj të parivalizuar për flamurin shqiptar në peshëngritjen për femrat.Romela Begaj i ka dedikuar jetën sportit të peshëngritjes. Në këtë podkast, ajo flet mbi rrugëtimin e saj në peshëngritje qëkur preku shtangën për herë të parë, deri tek stërvitja dhe parapërgatitja rigoroze për lojërat olimpike.Romela ndan se ajo do të provojë të konkurrojë sërish, kësaj rradhe nën flamurin Kanadez.Ju ftojmë ta ndiqni!Podcast mund të gjendet e...
Leonard Bobani filloi të stërvitej në sportin e Crossfit 11 vite më përpara, nën drejtimin e një instruktori danez. Nga pasioni për Crossfit, ai vendosi të hapë dhe palestrën Iron Brothers në Prishtinë. Një nga djemtë e tij, Elioni, është i renditur i 27 në botë në kategorinë e adoleshentëve në Crossfit.Në këtë episod, folëm me Leonardin mbi:Fillimi i rrugëtimit të tij në Crossfit.Kultura e fitnesit dhe mentaliteti i klientëve në Kosovë.Crossfit Kids - a është i shëndetshëm Crossf...
Rei Pelushi e ka filluar pasionin e tij si tenist që në vogëli, për tu bërë më vonë tenisti i parë shqiptar që mori pjesë në Davis Cup. Ai vendosi të ndiqte ëndrrën e tij në Amerikë, ku tashmë shërben si Head Men's & Women's Tennis Coach në Missouri Valley College.Në këtë episod, folëm me Rein për:Si e filluat rrugëtimin në sportin e tenisit? Kushtet e sportit të tenisit në Shqipëri.Vendimi për tu zhvendosur në Amerikë dhe eksperienca Amerikane.Gjithcka mbi të qënit Head Coach i Djem...
Anisa Leba punon si një project manager në sektorin e Software Development , por kjo gjë nuk e ndalon që të jetë një ndër klientet më fit në Elite Sporting Club me mbi 170 klasa të kryera.Në këtë seri, do të flasim mbi:Si e filluat rrugëtimin drejt fitnesit? Cila ka qënë eksperienca e trajnimit në grup?Eksperienca e trajnimit personal.Balanca e punës me jetën sociale dhe stërvitjen.Vështirësitë e fitimit të muskulit dhe shtuarjes së peshës.Ju ftojmë ta ndiqni!Folësit:Host:Arlind Selimaj:...
Armando Hoxha ka studiuar bachelor në Universitetin e Tiranës për fitnes. Mbas shume vitesh eksperiencë si trajner fitnesi në klasa dhe trajnim personal, ai ka marrë përsipër të menaxhojë një palestër në Tiranë. Ai është i apasionuar me artet marciale, sidomos me kickboks dhe taekwondo. Së fundi, ai ka qënë edhe arbitër në eventin më të madh ndërkombëtar të taekwondos në Shqipëri U21. Në këtë seri, do të flasim mbi:Si e filluat rrugëtimin drejt fitnesit? Cila ka qënë ek...
Liridona Rexhaj ka filluar ping pongun në moshën 10 vjecare duke u spikatur si talent nga trajneri i saj. Deri më sot, ajo ka fituar 45 trofe në kampionate lokale dhe ndërkombëtare.Në këtë seri, Liridona flet mbi:- Fillimet në sportin ping pongut.- Vështirësitë e praktimit të sportit të ping pongut në Shqipëri.- Taktikat e ndryshme të lojës.- Rrugëtimi drejt medaljes së parë.- Përgatitja fizike dhe nutricionale.- Konkurrimi në kampionate të ndryshme.- Cfarë mund të bëjmë për të rritur populla...
Indrit Cullhaj është sportisti më i dekoruar që kemi pasur në Fit n'Shqip.Ai zotëron 99 medalje në sportin e Xhudos si dhe është shpallur "Sportisti i Vitit".Në këtë podcast, Indriti flet për:- Cfarë është xhudo?- Si e ka nisur rrugëtimin në sportin e xhudos?- Sfidat dhe avantazhet e praktimit të xhudos në Shqipëri.- Rrugëtimi nga amator në kampion Shqiptar, Ballkani, ndërkombëtar.- Performanca në Tokyo 2020.- Planet për të ardhmen.- Cfarë mund të bëjmë për të ndihmuar popullarizimin e xhudos...
Ergi Mancellari ka filluar palestër në Shqipëri në adoleshencë, pak më përpara se të zhvendosej në Londër për studime gjimnazi. Në këtë episod, Ergi flet mbi:Eksperiencën e tij si fillestar në bodybuilding në palestrën e parë që frekuentoi në Tiranë.Fillimi i palestrës në një palestër tradicionale.Rënia në peshë me dietë drastike në adoleshencë dhe gjërat që ai do të ndryshonte nëse do të shkonte mbrapa në kohë.Dieta e tij për rritje muskulare dhe rënie ne peshë. Bodybuilding vs Cro...
Kristina Nikaj ka filluar sportet që në vogëli, duke praktikuar sportin e volleyball, basketboll, e më pas not dhe skating. Në këtë episod, Kristina flet mbi:Eksperiencen e saj me notin e volleyball, basketball, not dhe skating.Fillimi i palestrës në një palestër tradicionale.Fillimet e saj në Elite Sporting Club: Bodybike, Crosstraining dhe rezultati i stërvitjes.Dieta e saj për rritje muskulare dhe rënie ne peshë. Qëllimi për të pasur 8% indeks dhjamor.Eksperienca e trajnimit në Gjermani në...
Ju ftojmë të ndiqni Ledianin në intervistën më të fundit në RTVSH në emisionin Ditë pas dite ku ai flet mbi fillimet e tij në Danimarkë, pasionin për bicikletën, fitnessin dhe konceptin e Elite Sporting Club në Tiranë. Koncepti i një jete të shëndetshme do të trajtohet në të gjithë emisionin. Podcast mund të gjendet edhe në:Web: https://www.buzzsprout.com/864667YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCHzQ-JYKd832trmS3fJ-XbgSpotify: https://open.spotify.com/show/4c9tka65EWMDx8YH3DCRaTAp...
Në podcastin #56 të Fit n'Shqip kishim të ftuar Alva Fazllin. Alva ka filluar stërvitjen në moshën 15 vjecare në një palestër në afërsi të shtëpisë së saj dhe më pas vendosi të bëhej klientja më e re në Elite Sporting Club në moshën 17 vjecare. Më pas, ajo do të punësohej në ESC si recepsioniste, e më tej si instruktore klasash dhe trajnere personale. Në këtë podcast, Arlind dhe Alva prekën disa tema:Eksperienca e Alvës në një palestër tradicionale.Ndryshimi midis palestrës tradicio...
Në këtë episod të parë të sezonit 4, Arlindi do të intervistojë Ledianin rreth pasionit të tij për sportin e çiklizmit. Ata do të diskutojnë për:llojet e ndryshme të biçikletave "racer road bike" (nga retro, tek trupi i aluminit dhe karbonit) dhe ku ndryshojnë ato, si dhe çmimet dhe disa prej markave të njohura komponenet e tyre të marsheve dhe frenave si Shimano, SRAM dhe Campagnolo dhe si ndikojnë ato në performancë"home trainer", definicion dhe shpjegim i përdorimit si dhe benefitet&n...
Armela është nga Tirana, por që prej më shumë se 20 vitesh jeton në SHBA. Ajo është e apasionuar me kërcimin, por jo në nivel profesional. Për këtë arsye, ZUMBA ishte një gjetje e goditur që i përshtatej pasionit të saj. Armela do të na tregojë për pasionin e saj, për kursin e çertifikimit të ZUMBA në SHBA, zhvillimit të klasave, rëbdësia e mutikës, komunitetit ndërkombëtar të ZUMBA etj. Do të kuptojmë çfarë është tamam ky lloj aktiviteti, benefitet e tij, kombinimi me aktivitet të tjera etj....
Në këtë episod informativ, Lediani dhe Mihali do të flasin për suplementet kryesore që çdokush që performon një aktivitet fizik mund të konsumojë. Do të flasim për proteinën (doza, llojet, koha dhe mënyra e konsumit, cilësia etj), mikronutrientët dhe vitaminat më kryesore (C, K, omega 3 dhe 6), si dhe kreatinën. Do të preket gjithashtu edhe mitet e ndryshme si dhe do të prezantohen informacione shkencore rreth tyre. Ju ftojmë ta ndiqni!Folësit:Host:Ledian Selimaj: Head coach dhe Co- Fou...
Luiza Gega është një nga ikonat më të njohura të sportit Shqiptar. Ajo ka një eksperiencë të gjatë në sportin e atletikës, është rekordmene në distancat 800, 1500, 3000, 5000, 10000 metra si dhe gjysëm dhe maratonë e plotë në Shqipëri. Specialitet i saj mbetet gara e 3000 metra me pengesa. Në këtë disipline Luiza ka përfaqësuar Shqipërinë dy herë në lojrat Olimpike, në Rio 2016 dhe Tokyo 2021, ku zuri vëndin e 13, më të mirin në histori në këtë disiplinë për vëndin tonë. Ajo ka marrë pj...
loading
Comments 
Download from Google Play
Download from App Store