DiscoverTempulli i ShëndetitAlibaba investon në Korporatën Ndërkombëtare të Kapitalit të Kinës
Alibaba investon në Korporatën Ndërkombëtare të Kapitalit të Kinës

Alibaba investon në Korporatën Ndërkombëtare të Kapitalit të Kinës

Update: 2019-02-22
Share

Description

Shumë familje zhyten në dëshpërim për shkak të prekjes së një prej
familjarëve nga kanceri. Specialistët e shëndetit thonë se në fakt, shumë lloje
kancerësh janë vetëm sëmundje kronike. Pas prekjes nga kanceri, nëse pacientët
mund ta përballojnë këtë sëmundje me optimizëm dhe të marrin masa të duhura
mjekësore, ata mund të bëjnë një jetë normale.
Në vitin 2018, në Kinë u zbuluan 3 milionë e 804 mijë pacientë të prekur nga
tumorë të ndryshëm, numër ky më i larti në botë. Shumë familje nuk gëzuan dot
Vitin e Ri për shkak të shijes së hidhur. Por me zhvillimin e teknologjisë
mjekësore, shumë lloje kancerësh mund të kontrollohen dhe të analizohen si
sëmundjet kronike. Ky koncept po pranohet gradualisht nga shumë pacientë dhe
familjarët e tyre.
Në vitin 2017, një nënë e re Xiao Zheng zbuloi që ishte prekur nga tumori
nazofaringeal. Atë vit, djali i saj ishte më pak se 2 vjeç.
"Në të kaluarën, mendoja se tumori ishte një sëmundje e pashërueshme. Mendova
se me t'u prekur nga kanceri, vdekja do vinte shumë shpejt. Kur mësova se vuaja
nga kjo sëmundje u trondita. Mendova se isha shumë e re për të vdekur aq shpejt.
Më vonë, im atë më shoqëroi për trajtim në spitalin e Pekinit nga mjekja Sun
Yan. Atë kohë, ajo më shpjegoi se çfarë ishte tumori nazofaringeal dhe cilat
ishin masat që duhet të ndërmerren për trajtim. Nëse këmbëngulem për ndërhyrjet
mjekësore, do të kem përqindje të lartë të mbijetesës."
Pas ndërhyrjeve të përshtatshme mjekësore, Xiao Zheng mund të bëjë aktivitete
të ndryshme me djalin e saj dhe mund të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme
shoqërore me miq. Mjekja e saj është drejtore e degës së radioterapisë, Sun Yan.
Si e sheh ajo këtë sëmundje?
"Në të kaluarën mendohej se tumori malinj është një sëmundje e pashërueshme.
Por çdo vit, çdo gjysmë viti, kemi disa metoda të reja të ndërhyrjes mjekësore
dhe disa ilaçe të reja kundër kancerit. Kemi metodën e ekzaminimit të gjenomit.
Tani kemi disa ilaçe për terapinë e synuar dhe terapinë imunitare. Sipas
gjendjes së pacientit, mund të gjejmë metoda më të përshtatshme. Pacientët mund
të përfitojnë më shumë raste dhe koha e mbijetesës mund të zgjatet. Gjatë kësaj
kohe, mund të kemi më shumë metoda të reja mjekësore. Prandaj, mendoj se duhet
t'i trajtojmë si sëmundjet kronike. Nëse mund të mbijetoni me qëndrim pozitiv,
keni më shumë shpresa."
Me zhvillimin e mjekësisë moderne, janë arritur rezultatet e mëdha në
trajtimin e kancerit, por procesi i trajtimit është i gjatë dhe shoqërohet me
dhimbje të madhe. Pacientëve u nevojiten shoqërimi dhe kujdesja e familjarëve.
Por si është kanceri në syrin e familjarëve të pacientëve?
Zonja Liu që punoi në Afrikë për shumë vjet, mësoi lajmin e prekjes së nënës
nga kanceri i gjirit në vitin 2013. Në atë moment, ajo u zhyt në panik. Pas
mjekimit prej 5 vitesh, sëmundja e nënës së zonjës Liu u shërua dhe ajo u
çliruar nga depresioni
"Kanë kaluar 5 vjet prandaj tani jam shumë e lehtësuar. Duke folur për
kujdesjet e familjarëve ndaj pacientes, nëse ajo nuk ka nevojë të tepërt, duhet
të jetojmë në gjendje normale. Në fakt, shqetësimi mund të sjellë ndikim negativ
dhe të prishë atmosferën. Tani, kanceri është një sëmundje e zakonshme.
Pacientët dhe familjarët nuk duhet të heqin dorë nga mjekimi. Në fakt, zhvillimi
mjekësor në Kinë është shumë i shpejtë. Në tërë botën, po studiohen metodat për
ta shëruar këtë sëmundje. Mendoj se kemi më shumë shpresa në të ardhmen."
Sipas Mjekes Sun Yan, cilësia e mjekimit të kancerit në Kinë ndodhet në mesin
e niveleve të përparuara ndërkombëtare. Në të ardhmen, ato do të përpiqen për të
hartuar projektet më të hollësishme dhe më konkrete për pacientë të ndryshëm, me
qëllim të pakësimit të dhimbjes së pacientëve dhe të zgjatjes së jetës. Për
shumë familje që kërkojnë mjekim jashtë Kinës, mjekja Sun shprehet:
"Tani niveli mjekësor i Kinës është shumë i lartë në disa fusha për trajtimin
e kancerit. Nuk është nevoja që të dalim jashtë Kinës për shërbime mjekësore.
Për shembull, në Kinë, niveli i trajtimit të tumorit nazofaringeal dhe të
kancerit të ezofagut mund të jetë më i lartë se në vendet e tjera. Shumë nga
studimet tona klinike janë përfshirë në librat udhërrëfyes të Europës dhe
ShBA-së mbi trajimin e kancerit. Këto tregojnë se trajtimi mjekësor ndaj
kancerit në Kinë është një zgjedhje shumë e mirë për pacientët."(Xu Guang)
Comments 
00:00
00:00
x

0.5x

0.8x

1.0x

1.25x

1.5x

2.0x

3.0x

Sleep Timer

Off

End of Episode

5 Minutes

10 Minutes

15 Minutes

30 Minutes

45 Minutes

60 Minutes

120 Minutes

Alibaba investon në Korporatën Ndërkombëtare të Kapitalit të Kinës

Alibaba investon në Korporatën Ndërkombëtare të Kapitalit të Kinës