DiscoverTempulli i ShëndetitMungesa e baktereve në zorrë shkak për depresion
Mungesa e baktereve në zorrë shkak për depresion

Mungesa e baktereve në zorrë shkak për depresion

Update: 2019-02-15
Share

Description

Mungesa e disa baktereve specifike te zorrët mund të jetë shkak për
çrregullime depresive tek individët, sipas studimit të botuar në revistën
"Nature Microbiology" që përfshinte dy mostra prej mbi 1 000 individë të
ekzaminuar.
Udhëhequr nga Jeroen Raes e VIB-KU Leuven, në Belgjikë, studimi gjeti se dy
lloje të baktereve, Coprococcus dhe Dialister, janë vazhdimisht në nivel të ulët
në zorrët e njerëzve që vuajnë nga depresioni, dhe për këtë arsye një grup i
ekspertëve kanë lidhur veprimtarinë e disa baktereve të zorrëve me shëndetin
mendor, në veçanti aftësinë e baktereve për të prodhuar një substancë të
ngjashme me 'dopaminën' (edhe një neurotransmitter lidhur me ndjenjën e
kënaqësisë).
Ekspertët kanë studiuar më parë gjenomën e baktereve të zorrëve të 1,054
personave të përfshirë në projektin "Flemish Gut Flora Projekt'' dhe më pas e
përsërisnin analizën në një mostër të dytë prej 1,062 individësh që i përkisnin
projektit hollandez "LifeLinesDEEP".
Në mostrat e ekzaminuara ka pasur edhe pacientë të prekur nga çrregullime
depresive. Në të dy rastet, studimet zbuluan dallimet në përbërjen e gjenomit të
zorrëve të individëve të diagnostikuar me depresion në krahasim me subjektet e
kontrollit të shëndetshëm.
Gjatë zbulimit, shumëllojshmëria e llojeve të baktereve në zorrë të personave
që vuajnë nga çrregullime depresive ishte më e pakët sesa e atyre pa çregullime.

Çfarë janë probiotikët?
Në vitin 2002, një grup i përbashkët studiuesish nga FAO dhe OBSH-ja i
përkufizuan probiotikët si "mikro-organizma të gjalla që janë të dobishme për
shëndetin tonë." Me fjalë të tjera, probiotikët janë "bakterie të mira" që
paraqiten në zorrë. Ato gjenden tek ushqimet, por edhe në formë suplementi Në
aparatin tretës gjenden mbi 500 lloje të ndryshme bakteriesh. Ato ndihmojë në
ruajtjen e shëndetit të zorrëve, por edhe për tretjen e ushqimeve.
Përfitimet shëndetësore nga probiotikët
Studimet kanë treguar se probiotikët përmbajnë vitamina B, kalcium, hekur,
zink, bakër, magnez dhe fosfor. Disa studime të tjera kanë treguar se
probiotikët forcojnë imunitetin duke rregulluar aktivitetin e limfociteve dhe
antitrupave
Bakteriet e mira të grupit Lactobacillus luftojnë pezmatimin e mishit të
dhëmbëve, duke mundësuar një gojë të shëndetshme.
Si funksionojnë probiotikët?
Studiuesit besojnë se çrregullimet në tretje ndodhin kur prishet ekuilibri i
bakterieve të mira në zorrë. Kjo mund të ndodhë pas një infeksioni ose pas
marrjes së antibiotikëve.
"Probiotikët përmirësojnë funksionin e zorrëve," thotë Stefano Guandalini,
profesor i pediatrisë dhe gastroenterologjisë pranë Universiteti të Chicago-s.
Ai shton se këto mikro-organizma ndihmojnë gjithashtu për të luftuar bakterien
që shkakton diarre.
Probiotikët dhe sistemi imunitar
Studimet kanë treguar gjithashtu se probiotikët ndihmojnë në ruajtjen e një
sistemi të fortë imunitar. "Në shoqëritë me nivel shumë të lartë higjiene, kemi
parë një rritje të theksuar të sëmundjeve autoimune dhe alergjive," shton
Guandalini për WebMD.
"Kjo mund të ndodhë për shkak se sistemi imunitar nuk njeh bakterie të reja."
Në një studim të dy viteve më parë specialistët pranë Universitetit të Yale
arritën në përfundimin se probiotikët janë efektivë për:
- Trajtimin e diarresë
- Trajtimin e inflamacionit të zorrëve tek të porsalindurit
- Forcojnë sistemin imunitar
-Trajtimin e vaginitis
- Trajtimin e mykut
Probiotikët mund të jenë të dobishëm edhe në uljen e rrezikut për infektim të

veshit, apo problemeve me fytitn dhe ftohjen.
Ushqimet që përmbajnë probiotikë:
1. Kosi
Kosi, sidomos ai i bërë në shtëpi është një nga probiotikët më të mirë. Kosi
përmban mikroorganizma të rëndësishëm për të mirëmbajtur florën tonë bakteriale,
e cila na mbron ndaj mykut, helmimeve të ndryshme etj. Në librin " Dieta për çdo
femër" shkruhet se probiotikët arrijnë t'i kthejnë organizmit bakteriet e mira
në traktin digjestiv, të largojnë mykun nga trupi dhe ulin rrezikun e zhvillimit

të infeksioneve. Për këtë kosi duhet konsumuar çdo ditë. Ai ka dhe shumë veti
të tjera.
2. Kefiri
I ngjashëm me kosin, kefiri është një produkt unik që përftohet nga
fermentimi i qumështit dhe është një probotik i shkëlqyer.
Ai është i dobishëm jo vetëm për shëndetin e zorrëve, por edhe për sistemin
nervor dhe metabolizmin.
Sipas disa studimeve të fundit ka rezultuar se kefiri përmban deri në 22
lloje të mikroorganizmave, shumica e të cilave janë Lactobacille.
Një nga vetitë më të mira të tij është se normalizon mikroflorën, duke
ndihmuar procesin e tretjes. Kefiri është i mirë edhe për njerëzit të cilët kanë
alergji.
Ai gjithashtu ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi dhe parandalon
rritjen e mikrobeve patogjene. Ashtu si edhe kosi, kefiri forcon imunitetin. Ai
përmban kalcium dhe është i mirë për të gjithë familjen, si dhe ka aftësi të
pushojë
dhimbjen e kokës
3. Turshitë
Të gjitha perimet turxhi, në veçanti lakra, janë shumë të pasura në bakterie
të mira, vitamina B, A, E dhe C.
- Stimulojnë punën e pankreasit, duke e rregulluar nivelin e sheqerit në
gjak.
- Ulin shtypjen e gjakut në arterie.
- Zbusin problemet e kapsllëkut
Turshi shtëpie apo turshi industriale
Tek turshitë industriale janë të pranishme sulfatet si konservues, që nuk
këshillohen tek fëmijët që vuajnë nga astma, pasi shkaktojnë vështirësi në
frymëmarrje. Po ashtu, turshitë e blera në treg përmbajnë shumë uthull, gjë që
mund t'ju ngacmojë stomakun. Pjesa më e madhe e turshive industriale është e
pasterizuar, nuk përmban baktere të mira por përmban sasi të mëdha të kripës,
gjë që nuk është e shëndetshme.
Nëse turshitë përgatiten vetë në kushtet e shtëpisë
Bakteret e mira në turshi janë më të lira se sa probiotikët e gatshëm.
Laktobacilet ndihmojnë tretjen. Enzimat gjithashtu e nxisin tretjen.
Pastrojnë organizmin
4. Çokollata e zezë
Tek çokollata e zezë me cilësi të lartë gjejmë 4 herë më shumë probiotikë, se
tek kosi, dhe kjo është vetëm një nga dobitë e çokollatës së zezë. Studimet e
fundit kanë treguar se falë rreth 300 përbërësve të ndryshëm që gjenden tek
çokollata e zezë mund të keni shumë përfitime nga konsumimi i saj. Një prej
dobive më të spikatura të çokollatës së zezë është se ajo ndihmon në
parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tumoreve. Ajo përmban shumë
antioksidues, të cilët mbrojnë organizmin nga sëmundjet, duke përfshirë edhe
shfaqjen e tumoreve.
Me konsumimin e çokollatës së zezë, rritet edhe niveli i endorfinave të cilat
mes të tjerave lehtësojnë dhimbjet në trup. Çokollatat që përmbajnë mbi 70%
kakao kanë rezultuar efikase edhe për dobësim pasi ato kontribuojnë për
shkrirjen e yndyrnave. Ajo gjithashtu përmirëson punën e trurit, dhe lufton
kollën.
Kimchi është një formë e lakrës turshi në Azi. Është shumë pikante dhe është
një shoqëruese e mirë e ushqimit në disa vende aziatike. Përveç probiotikëve që
përmban, Kimchi është dhe një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, kalciumit,
hekurit dhe vitaminave A, C, B1 dhe B2. Kimchi është vlerësuar si një nga
ushqimet më të mira probiotike.
6. Çaji "Kombucha"
Ky është një formë çaji i fermentuar, që përmban një sasi të lartë bakteriesh
të mira. Ky çaj është përdorur për shekuj dhe besohet se ndihmon në rritjen e
energjisë, ju forcon shëndetin dhe ndoshta redukton edhe peshën tuaj trupore.
Megjithatë ky çaj mund të mos jetë një zgjidhje e mirë sidomos për ata
persona që kanë vuajtur më parë nga candida
Comments 
00:00
00:00
x

0.5x

0.8x

1.0x

1.25x

1.5x

2.0x

3.0x

Sleep Timer

Off

End of Episode

5 Minutes

10 Minutes

15 Minutes

30 Minutes

45 Minutes

60 Minutes

120 Minutes

Mungesa e baktereve në zorrë shkak për depresion

Mungesa e baktereve në zorrë shkak për depresion