DiscoverTempulli i ShëndetitStudimi: Një avokado në ditë të zgjat jetën
Studimi: Një avokado në ditë të zgjat jetën

Studimi: Një avokado në ditë të zgjat jetën

Update: 2019-02-22
Share

Description

Avokado quhet ndryshe edhe dardhë aligatori dhe është një pemë e përhapur në
Karaibe, Meksikë, Amerikën Jugore dhe atë Qendrore.
Ky frut ka pak a shumë formën e një veze ose të një dardhe, zakonisht me
përmasat e një dardhe ka një lëkurë të ndritshme në ngjyrë të gjelbër në kafe.
Ai ka një përmbajtje më të lartë yndyrore se sa frutat e tjera dhe është shumë
popullor në kuzhinën vegjetariane, duke u bërë një zëvendësues i shkëlqyer për
mishin.
Pse duhet të konsumojmë avokado?
Studimet e fundit kanë treguar se nëse avokado shtohet në sallatën me spinaq
apo karota rrit përthitjen e karotenoideve nga kjo sallatë me 200-400%. Në fakt
studimet kanë treguar gjithashtu se përqëndrimi më i madh i karotenoideve tek
avokado ndodhet menjëherë poshtë lëkurës e për këtë arsye mos e hiqni lëkurën më
shumë seç duhet. Në këtë rast këshillohet që lëkurën e avokados ta hiqni me dorë
tamam sikur po qëroni një banane, dhe jo duke përdorur thikën apo mjete të
tjera.
•Zakonisht mendojmë se karotenoidet gjenden më shumë tek portokalli apo
perimet me ngjyrë të kuqe si karotat dhe domatet. Edhe pse këto perime janë
burime të mira antioksidantësh, duket se edhe avokado përmban një sasi të
konsiderueshme të tyre. Avokado përmban beta-carotene, alpha-carotene dhe
lutein, por edhe karotenoide të tjera si neochrome, neoxanthin etj.
•Shpeshherë avokado nuk ka nam të mirë për shkak të sasisë së yndyrës që
përmban, por ajo futet në grupin e yndyrnave të mira. Vetitë anti-inflamatore që
i gjejmë tek këto yndyrna kanë dëshmuar se ndihmojnë për lehtësimin e artritit
Avokado përmban vitamin E, K, B si dhe shumë minerale si kalium, magnez etj.
Veti anti-inflamatore
Është një nga frutat që kryeson listen përsa i përket vetive të tij
anti-inflamatore pasi ai përmban…
•phytosterols, përfshi beta-sitosterol, stigmasterol, dhe campesterol
•carotenoide antioksidantë, përfshi lutein, neoxanthin, neochrome,
chrysanthemaxanthin, beta-cryptoxanthin, zeaxanthin, violaxanthin ,
beta-carotene dhe alpha-carotene.
•përmban gjithashtu antioksidantë, si epicatechin dhe epigallocatechin
vitamins C dhe E, dhe zink
•Acide yndyrore omega-3
Kurë natyrale për artritin
Artriti—përfshi osteoartritin dhe artritin reumatoid—janë probleme
shëndetësore që kanë marrë të gjithë vëmendjen e duhur në sistemin shëndetësor.
Kërkuesit kanë dalë në përfundim se avocado ka aftësi për të lehtësuar simptomat
e artritit për shkak të përmbajtjeve që ka.
Mbështet shëndetin kardiovaskular
Në fakt kjo mund të jetë kontradiktore me atë që mendojnë shumica e njerëzve
se avocado ka shumë yndyrë dhe nuk ka se si të shërbejë për shëndetin e zemrës.
Por, studimet tregojnë pikërisht të kundërtën, pasi ky frut mund të ndihmojë për
të ulur shumë rreziqe si dhe për të përmirësuar yndyrnat në gjak. Shumica prej
nesh e di që shëndeti i zemrës përmirësohet nga marrja e acidit oleic (që
ndodhet tek avokado) dhe nga marrja e acideve yndyrore omega-3 (që e gjejmë
gjithashtu tek avocado në formën e acidit alpha-linolenic). Pra yndyrnat që i
gjejmë tek avokado janë të dobishme për zemrën, për shkak se rrisin nivelin e
kolesterolit të mirë në gjak (HDL)
Avokado po ashtu përmban sasi të mëdha të kaliumit, i cili ndihmon të ulet
tensioni i gjakut. Vetëm gjysma e avokados përmban 487 miligramë kalium, çka
është më shumë se një banane.
Një nga to është edhe beta-karoten, i cili ndihmon regjenerimin e lëkurës dhe
ushqen flokët. Luteina është nutrient i rëndësishëm për shëndetin e syve, ndërsa
redukton rreziku nga degjenerimi i makular, i cili është shkaku kryesor i
verbërisë te personat më të vjetër se 60 vjeç.
Nxit rregullimin e sheqerit në gjak
Një nga aftësitë që ka avokadoja është se ndërhyn në rregullimin e nivelit të
karbohidrateve dhe sheqerit në gjak. Në përgjithësi avokado është ushqim që
përmban një sasi të paktë sheqeri dhe karbohidratesh, në të njejtën kohë një
gotë avocado përmabn 7-8 gramë fibra, të cilat janë thelbësore për rregullimin e
sheqerit në gjak.
Avokado parandalon kancerin e lëkurës dhe prostatës
Aftësia që ka avokado në parandalimin e e kancerit të gojës, lëkurës dhe
prostatës është studiuar gjerësisht në laborator. Kjo aftësi vjen si pasojë e
një miksi të pazakonshëm të vlerave anti-inflamatore dhe antioksidante.
Këshilla për përdorimin e avokados
Përdorni një thikë për ta ndarë avokadon në dy pjesë, ndërsa bërthamën
hiqjani me ndihmën e një luge apo me majën e thikës. Më pas ndajeni avokadon në
katër pjesë, secila nga gjysmat ndahet në dy pjesë. Më pas hiqjani lëvoren me
dorë, tamam sikur po qëroni një banana, kjo bëhet për të ruajtur sasinë e madhe
të karotenoideve që gjenden menjëherë pas lëkurës.
Gjatë kontaktit me ajrin tuli i avokados mund të nxihet dhe për ta evituar
këtë spërkateni me lëng limoni apo uthull.
Mënyrat e shëndetshme të përgatitjes së avokados
Sot në internet apo në libra gatimi gjenden shumë receta ku avokado ruhet e
pagatuar dhe në fakt kjo është mënyra më e mirë për të përfituar të gjitha
vlerat nga ky frut. Vende të ndryshme sot në botë e gatuajnë avocadon në mënyra
të ndryshme. Për shembull, në Meksikë e presin avokadon në copa të vogla dhe ia
hedhin supës së pulës pasi ajo është gatuar.
•Mund ta hidhni në supë
•Mund ta shtoni në salcat e ndryshme të sallatës për një ngjyrë mbresëlënëse.

•Përzjeni avokado, qepë, domate, vaj ulliri për një sallatë të shijshme.
•Shtojani sallatave apo sandwicheve.
Comments 
00:00
00:00
x

0.5x

0.8x

1.0x

1.25x

1.5x

2.0x

3.0x

Sleep Timer

Off

End of Episode

5 Minutes

10 Minutes

15 Minutes

30 Minutes

45 Minutes

60 Minutes

120 Minutes

Studimi: Një avokado në ditë të zgjat jetën

Studimi: Një avokado në ditë të zgjat jetën