Anemia,mungesa e hekurit dhe vitaminës B12
Update: 2019-03-29
Description
Trupi ka nevojë për hekur për të prodhuar hemoglobinën. Trupi mund ta ketë më
lehtë të thithë hekurin nga mishi se sa nga perimet ose ushqime të tjera. Për të
trajtuar aneminë, mjeku mund të sugjerojë konsumin e një sasie më të lartë
mishi, sidomos mish i kuq (mish lope apo mëlçi), si dhe pule, gjeldeti, mish
derri, peshk. Spinaq dhe perimet të tjera me gjethe jeshile të errët, bizele,
thjerrëza, fasule, soje. Fruta të thata, si kumbulla të thara, kajsi dhe rrush,
drithëra.
Hekuri gjithashtu mund të përfshihet në vitaminat shtesë, duke u kombinuar
zakonisht me multivitamina dhe minerale të tjera që ndihmojnë trupin për të
thithur hekur.
Sasi të mëdha të hekurit mund të jenë te dëmshme, prandaj marrja e vitaminave
shtesë dhe hekur duhet marrë vetëm kur rekomandohet nga mjeku. Nivelet e ulëta
të vitaminës B12 mund të çojnë në anemi. Kjo lloj anemie shpesh trajtohet me
vitaminë shtesë B12. Burime të mira të vitaminës B12 përfshijnë: Prodhime
drithrash me vitaminë B12 shtesë. Mish viçi, mëlçi, pula, dhe peshk. Vezët dhe
produktet e qumështit (qumësht, kos, djathë). Ushqime të fortifikuar me vitaminë
B12, të tilla si soje, perime. Acidi folik (folate) është një formë e vitaminës
B që gjendet në ushqime. Trupi ka nevojë për acid folik për të krijuar dhe për
të mirëmbajtur qelizat e reja. Acidi folik gjithashtu është shumë i rëndësishëm
për gratë shtatzëna. Kjo i ndihmon ato për të shmangur aneminë dhe nxit rritjen
e shëndetshme të fetusit.
Burime të mira të acidit folik përfshijnë: Bukë, makarona, oriz dhe me acid
folik shtese. Spinaqi dhe të tjera perimet me gjethe jeshile të errët, fasule.
Mëlçi viçi, vezë. Banane, portokall, lëng portokalli, dhe disa fruta të tjera
dhe lëngje. Vitamina C ndihmon trupin për të absorbuar hekurin. Burime të mira
të vitaminës C janë perime dhe fruta, sidomos agrume (portokall, mandarina,
qitro, perime si speci jo djegës dhe fruta të ngjashme. Fruta të tjera të pasura
në vitaminë C përfshijnë kivi, luleshtrydhe, dhe pjepër. Perime të pasura në
vitaminë C përfshijnë brokoli, speca, lakër brukseli, domate, lakër, patate, dhe
perimet me gjethe jeshile si rrepë dhe spinaq.
Hemoglobina është lënda qe i jep ngjyrën gjakut dhe që transporton oksigjenin
në pjesë të ndryshme te trupit. Shenjat apo problemet kryesore qe sjell anemia
vijne pikërisht si pasojë e mosoksigjenimit të mirë të indeve. Prej shenjave te
pergjithshme (jo specifike vetëm për aneminë) të anemisë jane lodhja, rrahjet e
shpeshta te zemrës, vështirësia në frymëmarrje, zbehja në lëkurë dhe sy etj.
Nëse anemia është e rëndë mund të shfaqen edhe probleme si zhurma në vesh,
dhimbje koke, marrje mendsh, rënie në peshë, humbje e oreksit etj. Pra dhe
anemia ka gradat e saj.
Shkaqet e anemisë:
Hemoragjitë
Shkatërimi i tepërt i qelizave të kuqe të gjakut
Helmimi me lëndë toksike p.sh plumb
Disa infeksione
Disa ilace
Puna e tepërt e shpretkës
Mungesa e lëndëve kryesore si hekuri, acidi folik, B12, bakri etj.
Sëmundjet kronike p.sh sëmundja kronike e veshkave, ciroza etj.
Megjithëse shkaktarët e anemisë ndryshojnë nga mosha në moshë përsëri shkaqet
më të shpeshta janë mungesa e hekurit, mungesa e acidit folik dhe mungesa e
vitaminës B12.
Diagnoza e anemisë vendoset me analizat e gjakut kurse shenjat që vihen re
ndihmojnë mjekun për diagnostikim dhe diagnozën diferenciale.
Mungesa e hekurit
Është shkaku me i shpeshtë i anemisë. Hekuri është një komponent i
rëndësishëm i hemoglobinës. Shkaqet jane te shumta e mes tyre:
Marrja e pakët me anë të dietës
Thithja e pakët nga organizmi (problemet me sistemin tretës si sëmundjet apo
disa infeksione parazitësh)
Rritja e nevojës për hekur (p.sh në shtatzëni)
Hemoragjitë kronike (këtu futen edhe menstruacionet)
Si kurohet?
Me marrjen e hekurit me anë të preparateve nga goja. Dy muaj pas përdorimit
të preparatit hemoglobina do të vejë në gjendjen normale, por për të mbushur
edhe depot e hekurit në trup duhet një kohë prej 6 muajsh.
Për përthithjen sa më të mirë duhet marrë pa ngrënë por shpesh për të
parandalaur disa efekte merret pas buke. Nuk duhet marrë bashkë me qumështin
apo prodhimet e tij se i pakësojne thithjen.
Tek gratë shtatzana dhe ato që japin gji duhet dhënë hekur shtesë.
Acidi folik është i nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e qelizave të kuqe
të gjakut të cilat përmbajnë hemoglobinë dhe transportojnë oksigjenin në pjesë
të ndryshme të trupit.
Alkoli është një prej lëndëve që ndikon për keq në metabolizmën dhe thithjen
e acidit folik. Gjithashtu rritja e nevojës ps.h në shtatzani. Shkak tjetër për
mungesën e acidit folik janë sëmundjet e traktit tretes, ilaçet kontraceptive
orale, disa ilaçe të epilepsisë dhe të kancerit.
Mungesa e vitaminës B12
Mungesa e një faktori të nevojshëm për thithjen e B12 (ky faktor prodhohet në
stomak) sjell edhe mos përthithjen dhe si rrjedhojë edhe mungesën e vitaminës
B12. Edhe vitamina B12 nevojitet për rritjen dhe zhvillimin e qelizave të kuqe
të gjakut. Gjithashtu marrja e pakët nga jashtë shkakton mangësi sidomos tek
vegjetarianët (por kjo do disa vite). Në disa nga problemet me stomakun, me
ileumin terminal (një pjesë e zorrëve të holla) apo infeksione të parazitare,
pankretiti kronik etj. gjithashtu shfaqet mungesa e B12. Edhe disa ilaçe ulin
vlerën e B12.
Cilat janë shenjat?
Mungesa e ndjesisë në duar dhe këmbë
Një gjuhë e dhimbshme dhe e enjtur (glossit)
Diare
Depresion
Pakësimi i funksioneve intelektuale
Mpirje në duar e këmbë
Në shumicën e rasteve kurimi i anemisë varet direkt prej kurimit te sëmundjes
bazë gjithashtu dhe dhënia apo vënia në vend e asaj lënde që mungon p.sh nëse ka
hemoragji dhënia e gjakut e rrit hemoglobinën, nëse ka mungesë acidi folik apo
B12 duhen dhënë nga jashtë ose duhet ushqyer me ushqime të pasura me këto lëndë.
Duhet theksuar se kurimi i këtij problemi duhet bërë nën kontrollin e mjekut
sepse duhet gjetur shkaku pas një vizite të detajuar dhe sigurisht një diagnozë
e saktë është edhe çelësi i kurimit.

Comments
Top Podcasts
The Best New Comedy Podcast Right Now – June 2024The Best News Podcast Right Now – June 2024The Best New Business Podcast Right Now – June 2024The Best New Sports Podcast Right Now – June 2024The Best New True Crime Podcast Right Now – June 2024The Best New Joe Rogan Experience Podcast Right Now – June 20The Best New Dan Bongino Show Podcast Right Now – June 20The Best New Mark Levin Podcast – June 2024
In Channel