DiscoverTempulli i ShëndetitMango, fruti që nuk duhet harruar
Mango, fruti që nuk duhet harruar

Mango, fruti që nuk duhet harruar

Update: 2019-01-24
Share

Description

Filloni ditën tuaj me këtë frut, qoftë duke e konsumuar atë të freskët apo në
formë lëngu, pasi kështu lehtësoni funksionimin e trurit, duke e bërë mangon një
aleat të vlefshëm, sidomos për ata që duhet të shfrytëzojnë në maksimum
kapacitetet e tyre krijuese.
Keni parasysh shprehjen e famshme : "Një mollë në ditë mban larg mjekun"?
Rikujtojeni këtë shprehje edhe në rastin e mangos. Ky frut ekzotik cilësohet si
burim shumë i mirë për shëndetin tonë. I pasur me shumë vitamina, mango duhet të
bëhet patjetër pjesë e listës së ushqimeve që konsumoni. Madje dietologët për të
përforcuar këtë ide japin tetë arsye përse nuk duhet të neglizhoni konsumimin e
mangos, qoftë si frutë apo edhe lëng të freskët.
Arsyet
Së pari, falë vitaminës B6 e pranishme në mango, e cila luan një rol themelor
në formimin e neurotransmetuesve, ndihmon për të siguruar humor të mirë dhe një
pushim të shëndetshëm. Gjithashtu mango është edhe një burim i mirë i glutaminës
(aminoacid), e cila përmirëson kujtesën dhe rrit përqendrimin. Filloni ditën
tuaj me këtë frutë qoftë duke e konsumuar atë të freskët apo në formë lëngu,
pasi kështu lehtësoni funksionimin e trurit, duke e bërë mangon një aleat të
vlefshëm sidomos për ata që duhet të shfrytëzojnë në maksimum kapacitetet e tyre
krijuese.
Së dyti, përmban antioksidantë që janë tejet të domosdoshëm për lëkurën, (mes
të cilëve lupoel, i cili njihet për vetitë e tij anti-inflamatore dhe
antikancerogjene), kripëra minerale, (veçanërisht potasium, kalcium e magnez),
si dhe vitaminat A, C dhe E. Të gjithë këta përbërës e bëjnë mangon një aleat të
fuqishëm të bukurisë dhe shëndetit të lëkurës. Por edhe nëse nuk dëshironi ta
konsumoni si frutë apo në formë lëngu, ju mund ta përdorni si maskë për fytyrën.
Me fetat e mangos krijoni një pure, përziejeni me kos, vendoseni mbi fytyrë për
rreth pesëmbëdhjetë minuta, më pas shpërlajeni me ujë të vakët.
Së treti, mango pastron mëlçinë. Prania e disa antioksidantëve në mango
lehtëson përpunimin e "mbeturinave" që grumbullon mëlçia. Kështu që konsumimi i
rregullt i mangos, ndoshta në formën e lëngut në mëngjes, ndihmon mëlçinë për të
kryer këtë funksion themelor për organizmin duke mbrojtur edhe nga rreziku i
prekjes nga tumori.
Së katërti, ndihmon në mbrojtjen e imunitetit. Sikurse e thamë më sipër ky
frutë ekzotik burim i mirë i vitaminave A dhe C, të cilat mbrojnë organizmin nga
radikalet e lira dhe forcojnë sistemin imunitar, në të njëjtën kohë ndihmon
trupin tonë për t'u mbrojtur kundër infeksioneve të ndryshme, pa qenë e
nevojshme të përdorim ilaçe.
Së pesti, mban sytë tanë të shëndetshëm. Një mango mesatarisht përmban 72% të
sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës A, e cila është thelbësore për
shëndetin e syve. Si rezultat konsumimi rregullisht i këtij fruti jo vetëm mbron
shikimin, por edhe ndihmon për të parandaluar sytë e thatë dhe verbërinë.
Së gjashti, është një frutë i mirë për verën pasi ruan shëndetin tonë nga
goditjet e të nxehtit.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit, mango shuan etjen. Provoni ta
konsumoni atë si lëng të freskët, të përzier me ujë dhe akull, shikoni
rezultatin dhe ndihmën që i jep trupit tonë për të ruajtur hidratimin dhe për të
parandaluar goditjet e të nxehtit.
Së shtati, redukton kolesterolin. Përqendrimi i lartë i fibrave dhe pektinës
ndihmon për të ulur nivelet e kolesterolit, ndërsa përqindja e lartë e kaliumit
(pasi mango përmban 564 mg, 16% e shumës së rekomanduar ditore të kaliumit) ju
lejon të mbani nën kontroll tensionin e gjakut.
Së teti, lehtëson tretjen. Enzimat e pranishme në sasi të mëdha në mango
lehtësojnë tretjen, ndërsa fibrat (një frutë mbulon 20% të kërkesës ditore për
fibra) janë të dobishme për shëndetin e zorrëve, sepse duke vepruar në
peristalsi (muret e brendshme të zorrëve) të ndihmojnë në rast të kapsllëkut
duke promovuar eliminimin e mbeturinave
Mango është një frut i ëmbël dhe me shumë lëng. Referencat e para të
dokumentuara për ekzistencën e mangos janë në shkrimet Hindu që datojnë në rreth
4000 përpara lindjes së krishtit. Mango konsiderohet i shenjtë në disa vende,
sepse thuhet se Buda meditoi nën një pemë mangoje. Duke kërkuar një klimë të
ngrohtë, mango rritet kryesisht në rajonet ekuatoriale, përfshirë Meksikën,
Ekuadorin, Brazilin, Guatemalën dhe Haitin. Mangot janë të ëmbël, të shijshme
dhe ekzotike. Ata janë gjithashtu mjaft ushqyes. Por të hahet një mango çdo ditë
mund të mos jetë zgjedhja më e mirë, veçanërisht për njerëzit me kushte të
caktuara, përfshirë diabetin dhe artritin.
Çdo mango ka rreth 45.9 gram sheqerna - të cilat përbëjnë pothuajse shumën e
plotë të 50.33 gram karbohidrateve të saj. Lloji kryesor i sheqerit në mango
është fruktoza. Fruktoza mund të tretet vetëm nga mëlçia. Kjo mund të çojë në
sëmundje si diabeti, sëmundjet e zemrës ose kanceri.
Mangot kanë një përbërje të quajtur urushiol, një vaj që gjendet gjithashtu
helmues për njerëzit që janë alergjikë. Shenjat që shfaqen mund të jenë si
skuqje të lëkurës rreth gojës.
Disa mango janë të detyruar të piqen më herët në mënyrë që ata të mund të
hyjnë në treg më shpejt. Procesi përfshin një kimikat të quajtur karabit të
kalciumit, i cili është një përbërës kancerogjen i njohur.
Nqs hani mango çdo ditë rritet rreziku që të hani një mango të kontaminuar.
Salmonella ndodh shpesh të gjendet në mango, sepse ajo merret gjatë kohës kur
ato spërkaten me ujë.
Comments 
00:00
00:00
x

0.5x

0.8x

1.0x

1.25x

1.5x

2.0x

3.0x

Sleep Timer

Off

End of Episode

5 Minutes

10 Minutes

15 Minutes

30 Minutes

45 Minutes

60 Minutes

120 Minutes

Mango, fruti që nuk duhet harruar

Mango, fruti që nuk duhet harruar