Mirënjohja, burimi i vitalitetit dhe shëndetit
Update: 2019-04-05
Description
Me jetëgjatësi kuptojmë jo vetëm një jetë më të gjatë, por edhe më cilësore.
Sot në Kinë numri i popullsisë së plakur është rritur, gjë që ka sjellë në fokus
metodat e përmirësimit të shëndetit. Në këtë artikull, do të flasim pikërisht
për përvojat e shëndetshme të të moshuarve në moshë të madhe, tha profesori i
spitalit Xiangtan, Luo Xuehong.
Sekreti i jetëgjatësisë së tij është mirënjohja.
Mirënjohja e shpeshtë në jetën time
"U linda në kohë të vështirë para themelimit të Republikës Popullore të
Kinës, pra para 1 tetorit të vitit 1949. Kisha fat që arrita të shpëtoja nga
kapja e ushtarëve japonezë dhe uria e madhe. Prindërit dhe gjyshërit e mi nuk
dinin shkrim e këndim. Pas përfundimit të luftës, u diplomova në universitet me
bursë nga shteti. Sot jam profesor i mjekësisë. Për këtë u jam mirënjohës
prindërve që sollën në jetë dhe mësuesve që më dhanë dije. U jam mirënjohës
miqve që më dhanë përkrahje dhe më inkurajuan. Falënderoj spitalin që më dha
mundësinë të shfaq talentin tim. Falë falënderimeve të shumta që më japin të
tjerët, unë kam vullnet të vendosur dhe një jetë shumë të larmishme. Kur
përballem me vuajtje të madhe, mundohem të kem guxim për vazhdimësinë përpara,
falë vlerësimeve për të gjitha përvojat e jetës, që më dhanë aq shumë lumturi.
Falënderimi është një metodë e mirë për shëndetin".
Mirënjohja është karakteristikë e rëndësishme personale
"Jam një mjek që përballem me vuajtjet e pacientëve në shumicën e kohës. Kur
shoh dhimbjen e tyre përpiqem të kuptoj ndjenjat e tyre dhe t'u jap ndihmë më të
madhe. Duhet të jemi humanë kur i shërbejmë pacientëve dhe duhet t'i kushtojmë
vëmendje të madhe cilësisë dhe dinjitetit të jetës së pacientëve. Duhet të
përpiqemi jo vetëm për zgjatjen e jetës së pacientit, por edhe për përmirësimin
e cilësisë së jetës së tyre.
Zakonisht duhet të mbajmë një qëndrim jo ekstrem për probleme të ndryshme dhe
duhet të pakësojmë nivelin e shqetësimeve e të mos grindemi për mosmarrëveshje
të vogla dhe të mos synojmë shumë për famë dhe pasuri. Mbajtja e humorit
pozitiv, shpërfillja e ngjarjeve të kaluara dhe ruajtja e qetësisë për ngjarjet
e së ardhmes janë mënyra e mia efektive për të mbajtur nivel të qëndrueshëm të
tensionit të gjakut.
Mirënjohje për njohuri ndaj ushqimeve të shëndetshme
Ushqimet e shëndetshme luajnë rol shumë të rëndësishëm për një jetë të gjatë
dhe shëndetshme.
Dieta ime është planifikuar sipas standardeve të Udhëzimeve Ushqimore të
Qytetarëve Kinezë, hartuar nga Shoqata Kineze e Ushqimit. Çdo ditë, konsumoj
drithëra të ndryshme, perime dhe fruta, mish, peshk, qumësht dhe vezë në sasinë
e duhur. Synoj që të ha 70-80% të ngopjes së plotë në çdo vakt. Unë nuk ha dhe
pi shumë brenda një kohe të shkurtër, nuk konsumoj aspak duhan dhe pije
alkoolike.
Pi çdo mëngjes një gotë ujë të ngrohtë 500-800 ml, konsumoj më shumë ushqime
në mëngjes, përfshi llapa, vezë, qumësht, bukë në avull etj.
Në drekë ha afro 100 gramë oriz, mish dhe perime të përziera së bashku, me
një pjatë supë.
Në darkë ha lehtë makarona, perime dhe fruta. Sot kam një linjë trupi të mirë
as i dobët e as i shëndoshë.
Mirënjohje për mësimin e vazhdueshëm
Pas daljes në pension, jam ripunësuar nga spitali dhe vazhdova punën e mjekut
deri në vitin 2018. Kur dola në pension ndieva se ky është fundi i karrierës
sime, por jo fundi i jetës. Si të përshtatemi me jetën e re?
Së pari, duhet të vazhdojmë mësimin. Kam blerë shumë gazeta dhe revista, si
"të moshuarit kinezë", "gazeta e shëndetit", "mjekësia familjare" etj dhe
përpiqem që t'i lexoj ato çdo ditë.
Së dyti, duhet të vijoj shkrimin e artikujve mjekësor. Kam publikuar mbi 1
mijë artikuj të shkëlqyer shkencor. Kam shkruar librin "Le ta çmojmë jetën tonë,
shënime nga specialisti i njohur i emergjencave", i cili ka marrë "çmimin më të
lartë të veprave të shëndetshme".
Së treti, këmbëngul për pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme në
universitetin e të moshuarve. Kam marrë pjesë në klasat e fotografisë dhe
aktivitete të fotove në natyrë. Madje fotoja ime "Argëtim në plazh" mori çmim në
konkursin e 20-të të fotove artistike kombëtare në vitin 2018.
Ndihem i plotësuar në jetë, ruaj një qëndrim pozitiv dhe optimist.
Mirënjohja për miqtë e çmuar
Në 10 vitet e fundit, përmes ekzaminimit mjekësor, kam zbuluar 12 probleme
shëndetësore në trupin tim si hepatiti B, hipertension, kolesterol i lartë, acid
i lartë urik etj. Përballë kaq shumë problemeve shëndetësore, shumë njerëz do
shqetësohen tërë ditën. Por, unë mendoj se zbulimi i këtyre problemeve nuk është
një lajm i keq, meqenëse unë do t'u kushtoj më shumë vëmendje ruajtjes së
shëndetit tim. Kam dhjetra miq të mirë me jetë të gjatë. Disa prej tyre kanë
qenë pacientë të mi, që pranuan shërbimin tim mjekësor për mbi 40 vjet. Deri
sot, ata kanë një jetë shumë të mirë dhe mund të bëjnë turizëm jashtë vendit.
Unë duhet të mësoj përvojat e tyre për ruajtjen e shëndetit të mirë në jetën e
zakonshme. Këto janë disa përvojat e vlefshme të tyre:
1. Duhet të forcohet besimi për të kapërcyer sëmundje të ndryshme, duhet të
besojmë se "Kemi aftësi të fortë të vetërregullimit. Nëse ruhen në mënyrë të
përshtatshme funksionet e vetërregullimit, mund të frenohet përkeqësimi i këtyre
sëmundjeve."
2. Duhet të këmbëngulim tek kontrolli i trupit në afat të përcaktuar. Duke iu
referuar problemeve të zbuluara, duhet të përdorin ilaçet përkatëse dhe të
pranojmë sugjerimet e mjekëve.
3. Duhet të njohim gjendjen aktuale të shëndetit tonë, në jetën e përditshme
dhe të mos bëjmë aktivitete jashtë aftësive tona, e mos përpiqemi të marrim
shumë fitime.
4. Duhet të bëjmë më shumë stërvitje fizike, të rregullojmë trupin, të
forcojmë funksionet e ndryshme, duke përmirësuar shëndetin tonë. (Xu Guang)

Comments
Top Podcasts
The Best New Comedy Podcast Right Now – June 2024The Best News Podcast Right Now – June 2024The Best New Business Podcast Right Now – June 2024The Best New Sports Podcast Right Now – June 2024The Best New True Crime Podcast Right Now – June 2024The Best New Joe Rogan Experience Podcast Right Now – June 20The Best New Dan Bongino Show Podcast Right Now – June 20The Best New Mark Levin Podcast – June 2024
In Channel