DiscoverTempulli i ShëndetitPërse shumë njerëz kanë frikë nga martesa?
Përse shumë njerëz kanë frikë nga martesa?

Përse shumë njerëz kanë frikë nga martesa?

Update: 2019-02-01
Share

Description

Në faqen e internetit është përhapur një pyetje shumë e preferuar: "Kur disa
persona kthehen në shtëpi pas pune, përse qëndrojnë vetëm në makinë për një kohë
të gjatë?" Një nga përgjigjet e vlerësuara shumë është se: "Në shumë raste, nuk
dua të zbres nga makina, pasi më pret një moment kur duhet të përballoj të
tjerët: kur largohem nga makina, do të përballem me problemet familjare, punët e
shtëpisë, babain, djalin dhe burrin dhe nuk kam kohë të mendoj për vete. Ndërsa
në makinë gjej kohë për veten dhe të reflektoj për veten."
Mosha 30 vjeçe është një moshë ku ndahen shumë gjëra. Pas kësaj moshe, duhet
të jeni i rritur, ngarkoheni me përgjegjësi familjare përfshi ushqimin e
fëmijëve dhe përkujdesjen ndaj prindërve.
Meshkujt e martuar pëlqejnë kohën e qëndrimit vetëm në makinë. Por përsa i
përket femrave? Disa gra përgjigjen se është tualeti. Një nënë e re tha: "Kur u
shqetësova shumë nga fëmijët, kur u grinda ashpër me tim shoq doja të hyja në
tualet për t'u larguar nga kjo botë e tmerrshme."
Sot ka shumë beqarë, të cilët refuzojnë të martohen. Ata e vazhdojnë
marrëdhënien dashurore për një kohë të gjatë, por nuk martohen.
Beqarët kanë frikë nga martesa, ndërkohë që të martuarit janë të lodhur nga
kjo gjë. Por përse ndodh kjo?
Së pari është perceptimi i gabuar për martesën: pritshmëria tepër e lartë për
bashkëshortin ose bashkëshorten. Shumë persona janë të mendimit se bashkëshorti
ose bashkëshortja duhet t'i kushtojnë vëmendje të madhe nevojave dhe ndjenjave
të palës së tjetër dhe t'ua plotësojnë kërkesat.
Në disa ditë para martesës, Xixi diskutoi me të dashurin e saj mbi dhuratën e
martesës nga familja e burrit. Xixi këmbënguli se familja e burrit duhet të
përgatisë dhuratën prej qindra mijë juanësh, e cila mund ta vërtetojë dashurinë
e tij. I dashuri i saj tha se ai nuk e kishte këtë shumë lartë parash dhe nuk
kishte dëshirë që t'u jepte prindërve të tij kaq shumë presion. Sipas mendimit
të tij, pas martesës, përpjekjet e përbashkëta të çiftit në karrierë dhe familje
janë më të rëndësishme se dhurata para martesës. Xixi mendoi se: "Ti nuk i
kushton vëmendje të madhe ndjenjës sime. Nëse vepron në këtë mënyrë para
martesës, mendo çfarë do bësh pas martesës." Prandaj, koha e dasmës u shty
vazhdimisht.
Në një program televiziv, po diskutohet problemi "pas martesës, duhet të
ndahet prona e shtëpisë e burrit me gruan e tij apo jo?" Drejtuesja e programit
paraqiti mendimet e saj se ndarja e pronës pasqyron në fakt problemet e
anktheve, të dëshirave, të sigurisë në marrëdhëniet e dashurisë dhe të martesës.

Së dyti, brenda martesës fokusi është tek integrimi i familjes dhe më pak
vëmendje tej vetja
Pas lindjes së fëmijës, zonja Lan dha shumë kontribut për familjen. Por ajo
theksoi se i shoqi i saj nuk ndryshoi shumë. Në kohën e lirë pas punës, burri i
saj vazhdoi të marrë pjesë në aktivitetet e ndryshme shoqërore dhe u kthye në
shtëpi shumë vonë. Burri i saj ankohej shpesh se ishte shumë i lodhur dhe luajti
lojëra në kompjuter ose telefon celular për t'u lehtësuar pasi i hodhi një sy
fëmijës. Lan i ankohej shpesh se: "jemi në një familje, duhet të marrim pjesë së
bashku për rritjen e fëmijës. Ti je babai i fëmijës dhe duhet të ndash me mua
punët shtëpiake."
Ajo i paraqiti kërkesa më konkrete, që burri i saj duhet të shoqërojë
familjarët për të paktën 2 orë dhe duhet të qëndrojë në shtëpi për një ditë në
fundjavë. Burri i saj s'mund ta refuzojë këtë kërkesa të arsyeshme, por ai u
ngarkua me presionin më të madh. Koha personale pas punës u zu plotësisht. Para
hyrjes në shtëpi, ai luajti lojërat e celularit për një moment ose piu një
cigare në makinën e tij. Kjo është koha e vetme që ai ka për të ndejtur me
vetveten.
Nëse njëri nga bashkëshortët në martesë kërkon përfshirjen e anëtarëve të
familjes dhe përballimin e përbashkët të çdo pune, pala tjetër është detyruar që
t'i përgjigjet, por pakënaqësia e brendshme mund të rritet në mënyrë të fshehtë.

Së treti, 4 "elementët e këqinj" në martesë: shkujdesja, kritika, përçmimi,
vetëmbrojtja.
Psikologu amerikan Gottman ka vendosur një "laborator të dashurisë" në
Universitetin e Uashington-it. Pas studimeve prej 20 vitesh, ai zbuloi se
elementet më shkatërruese në martesë janë shkujdesja, kritika, përçmimi dhe
vetëmbrojtja.
Kemi dëgjuar përgjigjet e shpeshta si: kur pyes çfarë dua të hajë, ai u
përgjigj: "Të gjitha janë në rregull"; kur bën diçka pis etj., bashkëshortja
kritikoi: "Përse kaq shumë gabime."; kur harron marrjen e pakos për të, ajo
thotë: "S'mund të varem nga ti për asgjë."; kur nis debati në çift, ajo tha:
"nuk ke asnjë gabim. Si mund të gabosh në çdo gjë?"
Këto modele të papërshtatshme të komunikimit mund të shkaktojnë ftohje tej dy
palët.
Si t'i përballojmë me pozitivisht problemet e martesës? Si të trajtojmë
konfliktet e brendshme familjare?
Së pari, rritja e aftësisë së mendimit të vetes, ulja e pritshmërisë për
palën tjetër dhe të përpiqemi për rritjen e vetëkujdesjes.
Duhet të përpiqemi për uljen e ndikimeve nga informacionet e shumta të
qarqeve të jashtme dhe të rritim aftësinë e mendimit të pavarur. Kur kemi
pritshmëri shumë të lartë për palën tjetër, mund të zbulojmë diferencën shumë të
madhe mes fakteve dhe imagjinatës. Në fakt, burri juaj është një njerëz i
zakonshëm, që ngarkohet me presionin e kujdesjes së prindërve të tij, të
shqetësohet nga qarja e foshnjës në natë, të zemërohet për shkak të dilemës në
punë. Në këto momente, ai nuk ka aftësi të ngarkohet me detyra më të shumta
familjare.
Në këto momete, duhet të kujdeset më shumë për ndjenjat e veta. Pyes veten:
"Përse lindin këto ndjenja? Çfarë mund të bëj unë për ta lehtësuar veten?"
Pas punës së lodhshme në kompani, një grua u kthye në shtëpi dhe zbuloi se
burri i saj e kishte bërë shtëpinë shumë rrëmujë. Ajo nuk u zemërua si në të
kaluarën dhe fjeti një gjumë të ëmbël në dhomën e saj. Në ditën e dytë, kur u
zgjua nga gjumi u ndje më mirë.
Brenda martesës, nuk ekzistojnë shumë "arsye të duhura", të dyja palët duhet
të bëjnë përpjekje sipas gjendjes aktuale për lumturinë e tyre individuale dhe
të përbashkët.
Së dyti, duhet të përgjigjemi me pozitivitet
Sipas studimeve të laboratorit të dashurisë të Gottman-it, ndërkomunikimet
mes çiftit sjellin ndikim të madh për marrëdhënien e ardhme.
Në eksperimentet e tij, kur një palë i thërret palës tjetër: "shikoni zogjtë
jashtë dritares", disa bashkëshortë do të hedhin një sy jashtë dritares, por
disa tjerë vazhdojnë leximin e gazetave, duke mos vënë re fjalët e palës tjetër.
Pas 6 vitesh, Gottman zbuloi se ndër çiftet e divorcuara në kohët e vonëshme,
vetëm 33% të tyre reaguan me pozitivitet për thirrjen e palës tjetër.
Reagimet pozitive sjellin këtë mesazh: kur një palë shprehu mendimet e saj,
pala tjetër mund të ketë opinionet e ndryshme, por pala tjetër kishte dëgjuar
seriozisht fjalët e saj.
Nëse mund të bëni reagimet pozitive, duhet të përpiqeni për shprehjet e
përshtatshme. Asnjë palë s'mund të bëhet gjithmonë "pala e arsyeshme" në
marrëdhënien familjare. Çdo palë duhet të përballojë gabimet e veta dhe të bëjë
reagimet e përshtatshme ndaj gabimeve. Duhet të pakësojmë fjalët si "Përse nuk
veproni kështu?". Dhe përdorim fjalët si "Më duket se...", "Shpresoj se....".
Këto fjalët mund të sjellin mendimet më pozitive në martesë. (Xu Guang)
Comments 
00:00
00:00
x

0.5x

0.8x

1.0x

1.25x

1.5x

2.0x

3.0x

Sleep Timer

Off

End of Episode

5 Minutes

10 Minutes

15 Minutes

30 Minutes

45 Minutes

60 Minutes

120 Minutes

Përse shumë njerëz kanë frikë nga martesa?

Përse shumë njerëz kanë frikë nga martesa?