DiscoverTempulli i ShëndetitPranvera, stina më e mirë për forcimin e imunitetit
Pranvera, stina më e mirë për forcimin e imunitetit

Pranvera, stina më e mirë për forcimin e imunitetit

Update: 2019-04-05
Share

Description

Pranvera është stina e lulëzimit. Mjekësia kineze thotë se trupi ynë ndikohet
nga kushtet e mjedisit dhe kjo është më se e vërtetë gjatë ndryshimeve sezonale.
Klima e ndryshme na ndikon në organe të ndryshme të trupit. Gjatë stinës së
pranverës kushtojini më shumë rëndësi mushkërive dhe mëlçisë.
Mushkëria dhe imuniteti
Mushkëria është i vetmi organ që ka lidhje të drejtpërdrejt me mjedisin e
jashtëm përmes lëkurës dhe rrugëve të frymëmarrjes. Prandaj ndryshimet në
mjedisin e jashtëm do të ndikojnë gjithashtu tek mushkëritë dhe sistemi ynë
imunitar. Për shembull, në pranverë fryn më shumë erë dhe ka më shumë polen në
ajër, kjo mund të ndikojnë negativisht tek ata që vuajnë nga alergjitë. Këto
ndryshime mund të ndikojnë lehtësisht mushkëritë dhe imunitetin tone duke
shkaktuar simptoma si ethe, tharje lëkure, krruarje, astmë, gripi apo rrufë. Si
të përmirësoni shëndetin e mushkrisë dhe imunitetin?
Evitoni aktivitetet sportive në natyrë me erë të fortë.
Qëndroni çdo ditë në diell për 30 minuta.
Mos qëndroni shumë pranë pemëve nëse jeni alergjik.
Evitoni ushqimet pikante apo tepër të yndyrshme si mish qengji, xhenxhefil,
spec djegës apo të skuqurat.
Hani më shumë dardha, perime me gjethe jeshile, limon, mjalt, kërpudha, fara
lotusi, trangull, lakër kineze, patëllxhan.
Mjekësia Tradicionale Kineze, sidomos akupunktura, mund të forcojë sistemin
imunitar dhe të parandalojë sëmundjet. Nëse keni imunitet të dobët, shkoni për
një masazh apo trajtim me guasha dhe akupunkture.
Mëlçia dhe pesë elementët
Pranvera është gjithashtu stina më e mirë për përmirësimin e mëlçisë me
Mjekësi Tradicionale Kineze dhe akupunkturë.
Sipas teorisë së pesë elementeve, pranvera i përket mëlçisë dhe ngjyra e
gjelbër e ndihmon mëlçinë. Në fillim të pranverës çdo gjë nis të rritet dhe
shndërrohet në të gjelbër. Këto kushte mjedisore mbështesin funksionin dhe
energjinë e mëlçisë.
Disa simptoma mbi dobësimin e mëlçisë:
-Jeni tepër të ndjeshëm apo të acaruar
-Mungesë energjie
-Dhimbje supesh dhe muskujsh
-Dhimbje qafe
-Pagjumësi
-Fryrje dhe çrregullim me zorrët
-Sy të kuq e të thatë
-Perioda të çrregullta, dhimbje apo mpiksje gjaku
-Acid refluks
Simptomat që lidhen me mëlçinë kanë të bëjnë zakonisht me emocionet. Një
mëlçi e dobët na bën që të stresohemi apo neverikosemi apo qoftë dhe të biem në
depression më lehtë. Dhe simptomat e mëlçisë përkeqësohen kur vuani nga stresi i
vazhdueshëm. Relaksohuni dhe përmirësoni punën e mëlçisë:
-Evitoni ushqimin pikant dhe alkoolin
-Hani më shumë perime me gjethe jeshile dhe erëza si majdanoz apo borzilok.
-Konsumoni më shumë limona, portokaj, peshk, banane, supë me mish viçi
-Dekoroheni ambjentin e banesës apo zyrës me ngjyrë të gjelbër, blu apo
portokalli.
-Meditoni në një vend të qetë buzë liqenit apo në një pyll
-Bëni ecje, not, yoga, tai chi, ngisni biçikletën dhe golf
-Mos bëni ushtrime tepër të forta sidomos ata që vuajnë nga tensioni i lartë
i gjakut
Ndërsa mjekësia perëndimore na sugjeron që në stinën e pranverës të
konsumojmë ushqimet sezonale, duke i pasuruar vaktet me sallatë, spinaq, shparg
dhe dredhëza domate, speca etj. Me përdorimin e ushqimeve sezonale të pasura me
vitamina dhe
minerale do të forconi imunitetin dhe më gjatë do ta mbani ndjenjën e ngopjes
në organizëm.
Një tjetër element shumë i rëndësishëm është dhe betakaroteni, të cilin e
gjejmë tek karota, molla, dardha, pjepri, spinaqi, etj. Një nga funksionet e tij
është efekti kundër tumorit në epitel të lëkurës. Nëse e merrni në formë të
pluhurit, kapsulave dhe tabletave, e rëndësishme është të keni kujdes në
përshkrimin e produktit. Nëse beta-karoteni është fituar nga algat, karota pra
nga burimet natyrore, do të përthithet më mirë.
Nuk duhet të harrojmë ujin
Uji është aleat në luftën kundër kilogramëve të tepërt dhe grumbullimit të
materialeve të dëmshme në organizëm. Specialistët na rekomandojnë pirjen e dy
deri tri litra në ditë për të rriturit dhe për personat e shëndetshëm. E marrim
me konsumimin e qumështit, lëngjeve, frutave dhe perimeve.
Më shumë çaj, më pak kafe
Konsumimi i tepruar i kafeinës ndikon në rritjen e tensionit të gjakut dhe
zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Zëvendësim i kafesë mund të jetë edhe çaji
bimor pa sheqer, i cili vepron pozitivisht për shëndetin e zemrës dhe enët e
gjakut, si dhe pastron organizmin nga toksinat. Nuk është e domosdoshme të pihet
si pije e ngrohtë sepse si i ftohtë paraqet zëvendësim të shëndetshëm për
lëngjet e sheqerosura. Për shembull, çaji i zi është stimulues i butë,
prandaj është pije e shkëlqyeshme në pranverë kur është e domosdoshme të zgjohet
organizmi i fjetur.
Comments 
00:00
00:00
x

0.5x

0.8x

1.0x

1.25x

1.5x

2.0x

3.0x

Sleep Timer

Off

End of Episode

5 Minutes

10 Minutes

15 Minutes

30 Minutes

45 Minutes

60 Minutes

120 Minutes

Pranvera, stina më e mirë për forcimin e imunitetit

Pranvera, stina më e mirë për forcimin e imunitetit