DiscoverTempulli i ShëndetitPse duhet të pimë çaj në dimër
Pse duhet të pimë çaj në dimër

Pse duhet të pimë çaj në dimër

Update: 2019-02-01
Share

Description

Përdorimi i çajit, veçanërisht në këtë periudhë të vitit, është shtuar shumë.
Madje, thuhet se po shikohet një përhapje akoma më e gjerë, qoftë në shtëpi,
ashtu edhe në punë, saqë kafeja po shikohet me një tjetër "sy".
Çfarë duhet të dimë për çajin
Ka shumë arsye përse ne e shijojmë shumë një filxhan çaji: mund të na pëlqejë
aroma, ngrohtësia që përçon në ditët e ftohta të dimrit, ose mund ta gjejmë
shumë qetësuese pirjen e çajit përpara një oxhaku. Por çaji nuk ka vetëm efekte
çlodhëse, ai i bën shumë mirë shëndetit.
Çaji përmban antioksidues. Ashtu sikurse ne lyejmë hekurat me substanca të
caktuara për t'i mbrojtur nga ndryshku edhe antioksiduesit shërbejnë për të
mbrojtur trupin nga kthetrat e plakjes dhe nga efektet e ndotjes.
Çaji përmban më pak kafeinë sesa kafeja. Kafeja zakonisht ka dy deri në tri
herë më shumë kafeinë sesa çaji. Një filxhan kafeje përmban zakonisht rreth 135
miligramë kafeinë, ndërsa çaji përmban rreth 30 deri në 40 miligramë për çdo
filxhan. Nëse pirja e kafesë ju shkakton ankth, pagjumësi apo dhembje koke,
atëherë filloni të pini çaj.
Çaji mund ta ulë rrezikun e atakut të zemrës dhe vdekjes së qelizave të
trurit. Mpiksja e gjakut e formuar nga kolesteroli dhe trombocitetet e gjakut
shkakton ndalimin e zemrës dhe shkatërrimin e qelizave të trurit. Duke pirë çaj
ju i mbani arteriet tuaja të qeta dhe të pabllokuara. Një studim 6-vjeçar në
Norvegji ka zbuluar se personat që pinë 2-3 filxhan çaj në ditë, kanë 70 për
qind më pak rrezik të pësojnë një atak zemre, krahasuar me ata që nuk pinë çaj.
Çaji mbron kockat. Nuk është vetëm qumështi ai që ndihmon në formimin e
kockave të forta. Një studim që ka krahasuar personat që pinë dhe ata që nuk
pinë çaj, ka zbuluar se personat që kanë pirë çaj për 10 vjet ose më shumë, kanë
kocka më të forta, pavarësisht moshës, peshës, ushtrimeve fizike apo edhe pirjes
së duhanit.
Çaji të jep një buzëqeshje të ëmbël. Të pish çaj të bën mirë edhe për
dhëmbët. Është sheqeri që ne i shtojmë, ai që mund të prishë efektin e çajit si
zbardhues dhëmbësh. Provoni të pini çaj pa sheqer dhe do të shihni se është po
aq i dobishëm sa larja e dhëmbëve.
Çaji rrit imunitetin. Duke pirë çaj ju rrisni imunitetin e trupit tuaj ndaj
infeksioneve të shumta. Kur 21 vullnetarë pinë secili nga pesë filxhan kafeje
dhe çaji, studiuesit arritën në përfundimin se personat që kishin pirë çaj,
kishin një sistem imunitar më të fortë.
Çaji ju mbron kundër kancerit. Antioksidantët që përmban çaji luftojnë
kancerin. Janë plot tetë studime që e mbështesin teorinë se, çaji është shumë i
rëndësishëm për mbrojtjen nga pasojat negative të sëmundjeve të shumta. Ndaj
bëni mira ta fusni çajin në listën e pijeve tuaja të përditshme.
Çaji ju mban të hidratuar. Pijet që përmbajnë kafeinë, duke përfshirë edhe
çajin, janë konsideruar si pije që nuk janë të nevojshme për rritjen e sasisë së
lëngjeve që na duhen normalisht. Kjo, sepse kafeina është një pije diuretike ose
thënë ndryshe që na shton nevojën për të urinuar. Megjithatë studimet e fundit
kanë zbuluar se kafeina nuk përbën problem dhe se pijet që e përmbajnë atë
ndihmojnë për sasinë e lëngjeve që duhet të marrim. Kafeina bëhet problem vetëm
nëse pini njëkohësisht pesë ose gjashtë filxhanë pijesh që e përmbajnë atë.
Çaji është pa kalori. Çaji nuk përmban asnjë kalori po të mos i hidhni sheqer
apo qumësht. Të përdorësh qoftë edhe 250 kalori më pak në ditë ndihmon në
humbjen e gjysmë kilogrami në javë. Nëse po kërkoni për një pije që nuk ka në
brendësi kalori, çaji është i duhuri.
Çaji rrit metabolizmin tuaj
Shumë njerëz ankohen se kanë një metabolizëm të dobët dhe se nuk humbin dot
peshë. Çaji jeshil ka treguar se rrit metabolizmin dhe se ju mund të digjni
70-80 kalori duke pirë pesë filxhanë në ditë. Duke e llogaritur për një vit mund
të humbni rreth 3.6 kg vetëm duke pirë çaj jeshil.
Pyetje mbi çajin
Cili çaj është më i miri, jeshili, i ziu apo i bardhi?
Nuk ka shumë ndryshim mes çajeve, sepse të gjithë përgjithësisht përmbajnë të
njëjtën sasi të pigmenteve që treten dhe i japin vlera për shëndetin. Çaji
jeshil dhe i ziu vijnë prej së njëjtës bimë, por çaji jeshil është tharë për më
pak kohë, duke shmangur kështu procesin e fermentimit që gjendet te çaji i zi.

Të bën po aq mirë çaji pa kafeinë?
Disa kompani përdorin substanca kimike që i largojnë çajit kafeinën, disa të
tjera përdorin procesin e ujit për këtë qëllim. Procesi me substanca kimike
largon më shumë sesa duhet elementet e dobishme, ndaj duhet të lexoni me kujdes
etiketat.
Si të përgatisësh një çaj ideal?
Për çajin e ngrohtë hidhni një filxhan me ujë për çdo tabletë çaji ose lugë
nëse po përdorni çaj të tharë.
Hidheni masën e çajit në një enë qelqi (materialet plastike apo metalike i
japin shije të pakëndshme. Hidhni ujin e zier mbi enën me çaj, kini parasysh
sesa më shumë ujë të hidhni, aq më e butë do të jetë shija.
Comments 
00:00
00:00
x

0.5x

0.8x

1.0x

1.25x

1.5x

2.0x

3.0x

Sleep Timer

Off

End of Episode

5 Minutes

10 Minutes

15 Minutes

30 Minutes

45 Minutes

60 Minutes

120 Minutes

Pse duhet të pimë çaj në dimër

Pse duhet të pimë çaj në dimër