DiscoverTempulli i ShëndetitQetësia dhe lehtësia në fazën e fundit të jetës
Qetësia dhe lehtësia në fazën e fundit të jetës

Qetësia dhe lehtësia në fazën e fundit të jetës

Update: 2019-02-11
Share

Description

Duhet t'i kushtojmë vëmendje të madhe cilësisë dhe gjatësisë së jetës.
Themi lamtumirë në mënyrë të lehtë
"Kam shumë dhimbje në tërë trupin, kur pi ujë mund ta ndiej dhimbjen nga
gryka deri në stomak. Më bëni edhe një qetësues me Dolantin, dua të fle gjumë."
Kur mjekët kontrollojnë pacientët e torturuar nga dhimbjet, mund të dëgjojnë
shpesh këto fjalë, por sasia e Dolantin-it e përdorur ka arritur në kufirin e
sipërm. Shumë vullnetarë shoqërues në dhomat e spitalit patën e vënë re këtë gjë
tek pacientët me tumor.
Prej vjeshtës së vitit 2016, një grup vullnetarësh nisi praktikën mjekësore
për lehtësimin e dhimbjeve të pacientëve dhe bisedoi me të sëmurët me tumor në
fazën e vonshme. Pjesë e bisedimeve ishin njohuritë mbi tumorin, shëndetin,
efektet anësore, kënaqësia për jetën shoqërore e familjare.
Zv-drejtori i degës së mjekësisë geriatrike të Spitalit të Kolegjit Mjekësor
të Bashkimit të Pekinit, Ning Xiaohong tha se sipas Organizatës Botërore të
Shëndetësisë, kujdesjet lehtësuese (palliative care) janë masa mjekësore
ruajtëse për pacientët me sëmundjet të pashërueshme, me qëllim të kontrollit të
dhimbjes dhe fenomeneve të tjera përkatëse, duke përmirësuar cilësinë e jetës së
pacientëve. Kujdesjet lehtësuese mund të lehtësojnë mbi 90% të dhimbjeve fizike,
psikologjike dhe shpirtërore të pacientëve të prekur nga tumori në gradë të
fundit. Në Britaninë e Madhe, Singapor, rajonin kinez të Tajvanit etj., procesi
i zhvillimit të kujdesjeve lehtësuese zgjat për afro 10 vite, i cili kalon nëpër
këto faza: shërbimet familjare, kujdesjet dhe përkrahjet e fondacioneve, formimi
i degës mjekësore të kujdesjes lehtësuese deri në përkrahjen qeveritare.
Në fazën e fundit të jetës së pacientëve të prekur nga tumori, duhet të
përzgjedhim metodat më të përshtatshme mjekësore. Por shumë familjarë të
pacientëve pyesin ende: "kur mund të shërohet sëmundja?" "A mund të shërohet kjo
sëmundje?"
"Njoftimi i lajmit të keq është një teknikë e veçantë mjekësore, që është
shumë e vështirë për familjarët," u shpreh Ning Xiaohong. Nëse familjarët do të
përballen me këtë sfidë, nuk e di si t'ua tregojë pacientëve lajmin e keq, duhet
të kërkojnë ndihmë nga mjekët. Jo vetëm mjekët, por edhe familjarët duhet të
ndihmojnë pacientët për të kaluar fazën më të fundit të jetës së tyre dhe duhet
ta vënë vullnetin e pacientëve në vendin e parë.
Duhet t'u japin pacientëve rastin e njohjes së faktit. Një paciente mbi 60
vjeçe u prek nga tumori i fshikëzës së tëmthit dhe qelizat kancerogjene ishin
përhapur në organet e tjera të trupit. Ajo kishte edemë serioze në të gjithë
trupin. Duke parë përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes shëndetësore të
pacientes, mjeku mendoi se s'mund të bëhen ndërhyrje serioze mjekësore kundër
sëmundjes. Pas diskutimeve me kolegët e tjerë, Ning Xiaohong bëri një vendim për
të lehtësuar dhimbjet e pacientëve me përpjekjet më të mëdha, duke i dhënë asaj
qetësinë në kohët e vonshme të jetës. Duke iu referuar fenomenit të
pafuqishmërisë dhe anoreksisë së pacientes, mjekët i injektuan asaj
glukokortikoid dhe deksametazon në sasi të vogël, edemat në gjymtyrët e poshtme
të pacientes filluan lehtësimin shumë shpejt. Në ditën e 3-të, pacientja foli
dhe qeshi: "Mbrëmë fjeta më mirë gjumë!" Bisedimet gjithashtu mund të lehtësojnë
dhimbjet e pacientit. Për një paciente të prekur nga kanceri i vezores i fazës
së vonshme, vullnetarët bënë bisedimet prej 4 orësh me të. Kjo paciente e
moshuar jo vetëm u përgjigj për të gjitha pyetjet, por foli gjithashtu mbi
konfliktet e familjes dhe shqetësimet e brendshme.
Kujdesjet lehtësuese s'është dorëheqja nga mjekimi. Për pacientët e prekur
nga kanceri i vonshëm, disa pacientë janë tepër të dobët dhe mjekët duhet të
japin dorëheqjen nga kimioterapia për ta. Por mjekët duhet të komunikojnë
plotësisht me pacientët dhe t'ua lehtësojnë dhimbjet atyre me metoda mjekësore,
duke i dhënë përkrahje.
Përballimi i vdekjes
"Kafeneja e vdekjes" është aktiviteti i sallon-it i nisur nga Wang Ying në 2
vitet e fundit. Wang Ying do të ftojë familjarët e pacientëve të prekur nga
tumori dhe personat me interes për të marrë pjesë në këto aktivitete, ku do të
shpërndajnë opinionet dhe përvojat përkatëse mbi vdekjen. Në vitin 2008, Wang
Ying krijoi Qendrën e Zhvillimit të Kujdesjes së Jetës në zonën Pudong të
Shangait, ku bëri trajnimet e shërbimeve për shoqërimin e vullnetarëve ose të
infermierëve ndaj pacientëve për kohët e vonshme të jetës së tyre, për të
përmirësuar cilësinë e jetës së familjeve të prekura nga kanceri dhe të forcuar
aftësinë e tyre përballë goditjeve të sjella nga vdekja. Sipas vëzhgimeve të
Wang Ying-ut, afro 50% e të sëmurëve nuk iu tregua për sëmundjen e tyre të
rëndë, për shkak se familjarët e tyre kanë merak për goditjen psikologjike që
mund të marrë i sëmuri. Por nga ana tjetër i sëmuri do të ketë ankth, pasi ai
nuk e di nga çfarë vuan saktësisht dhe mund të dyshojë efektet mjekësore të
trajtimit. Disa të sëmurë mund të mendojnë se ata janë ndaluar nga të afërmit e
tyre.
Vullnetarët do të flasin me familjarët e të sëmurëve në këtë mënyrë: "Është
më mirë që t'ua tregoni sëmundjen e vërtetë, të sëmurët mund të bëjnë
planifikimin për jetën e mbetur." Por disa të afërmit s'mund të bisedojnë këtë
temë me të sëmurët. Atyre u nevojtet ndihma e palës së tretë për t'ja thënë.
Wang Ying bëri shumë trajnime për vullnetarët dhe familjarët e pacientëve mbi
metodat e përshtatshme të bisedimeve me këtë temë. Të afërmit mund të njohin
para kohe reagimet e mundshme të pacientëve dhe të dinë mënyrat e përballimit.
Gjyshja Dong mbi 101 vjeçe u prek nga kanceri i mëlçisë për 6 vite dhe
qelizat e kancerit u përhapën në organet e tjera të trupit. Shumë organet e saj
nuk funksionojnë dhe ajo ka edemë serioze në tërë trupin. Çdo ditë, ajo
injektohet nga mbi 2 litra ilaçe të lëngshme. Pas vlerësimeve të përgjithshme,
mjekët janë të mendimit se gjyshja Dong ndodhet në fazën e fundit të jetës dhe
duhet ta marrim masat e mjekimit qetësues e lehtësues. Ata sugjerojnë ndalimin e
masave të ndërhyrjes mjekësore dhe përkrahjeve të tepërta ushqyese, por duhet të
marrin masat për ta lehtësuar dhimbjet në trup. Pas komunikimit të plota mes
vullnetarëve dhe familjarëve të gjyshes Dong, të afërmit e saj pranuan më në
fund këtë projekt të mjekimit lehtësues.
Sipas sugjerimeve të vullnetarëve, në fazën e fundit të jetës së gjyshes
Dong, çdo familjar i saj shprehu "falënderimet", "keqardhjet", "dashurinë" dhe
"lamtumirën". Pas zbatimit të projektit mjekësor lehtësues, ishin asgjësuar
endemat e trupit të gjyshes Dong, të gjithë familjarët folën fjalët e fundit me
gjyshen Dong, e cila u largua nga familjarët në qetësi dhe lehtësi.
Dame Cicely Mary Saunders, krijuesja e kujdesjeve lehtësuese (palliative
care) ka thënë: "Duhet t'i kushtojmë vëmendje të madhe cilësisë si dhe gjatësisë
së jetës."(Xu Guang)
Comments 
00:00
00:00
x

0.5x

0.8x

1.0x

1.25x

1.5x

2.0x

3.0x

Sleep Timer

Off

End of Episode

5 Minutes

10 Minutes

15 Minutes

30 Minutes

45 Minutes

60 Minutes

120 Minutes

Qetësia dhe lehtësia në fazën e fundit të jetës

Qetësia dhe lehtësia në fazën e fundit të jetës