Rast konkret:Si më shpëtoi akupunktura
Update: 2019-03-01
Description
Një nënë nga ShBA-ja shprehet se ka vuajtur nga dhimbjet e mesit për një kohë
të gjatë, përfshi dhimbjen e shpatullave dhe nervin shiatik pasi solli në jetë
fëmijën e saj të parë.
"Kisha dëgjuar më parë për akupunkturën, por asnjëherë nuk e vrava mendjen se
për çfarë mund të shërbente ajo konkretisht e jo më të besoja se do më
shpëtonte. Kur nisi të më dhimbje shpina për shkak të peshës që mora gjatë
shtatzënisë, nuk doja të dëmtoja fëmijën duke pirë ilaçe, prandaj vendosa të
duroja, ishte e tmerrshme", thotë nëna e re.
Ajo shton se pasi e lindi vajzën e saj, ishte shumë e emocionuar, por prapë
dhimbja vazhdonte dhe jo vetëm shpina, por edhe dhimbje në mes të shpatullave
dhe nervi shiatik.
"Nisa seancat e akupunkturës menjëherë dhe po bëhesha mirë nga dita në ditë"
Ajo thotë se duke lëvizur shumë gjatë ditës, punuar shumë me fëmijën përfshi
gjidhënien iu shtuan edhe më shumë dhimbjet e mesit dhe hernien diskale. Dhimbja
shkoi drejt këmbëve. Ajo shprehet se nuk donte t'i nënshtrohej kirurgjisë,
prandaj vendosi ta shëronte shpinën me mjete natyrore. Një nga këto ishte
akupunktura
"Shkova në një klinikë akupunkture në qytetin tim dhe në fillim isha pak në
ankth. Nuk i kam qejf gjilpërat dhe prandaj më shkonin djersë të ftohta. Por më
në fund pashë që gjilpërat nuk të dhimbnin. Ato janë aq të imëta sa zor se i
ndien kur të hynë në trup. Po prisja që mjeku kinez të mi vendoste gjilpërat
atje ku kisha dhimbje por ai më shpjegoi se në trupin tonë ka pika që lidhen me
organe të ndryshme, prandaj gjilpërat në këmbë apo krah (madje dhe në vesh)
faktikisht ishin pikat që shëronin problemin tim. Pas vizitës së parë në atë
qendër, vijova trajtimet tri here në javë për disa muaj. Ndryshimi ishte i
paparë."
Ajo shpjegon se që nga ajo kohë, u është nënshtruar trajtimeve të
akupunkturës të paktën një here në javë në tre vitet e fundit.
"Nuk e ndalova asnjëherë akupunkturën, ndërsa tani po përgatitem të mbetem
shtatzënë me fëmijën e dytë. Ka madje pika që ndihmojnë në shtimin e pjellorisë.
Ato gjilpëra të imëta më shëruan dhe më dhanë mundësinë që të jem e gjallë dhe
aktive për fëmijët e mi. Nëse mungoj në një nga seancat e ndiej shumë
ndryshimin. Bëj akupunkturë edhe kundër ankthit."
Akupunktura, nga pikëpamja e Lindjes, ka lidhje me energjinë dhe qarkullimin
e saj në të gjithë trupin. Nëse kjo energji është e bllokuar, atëherë shfaqen
dhimbja apo sëmundjet. Duke ndërhyrë me 20 gjilpëra në pikat strategjike në
trup, akupunkturistët përpiqen të risjellin në ekuilibër qarkullimin e
energjisë. Ndërkohë, mjekësia perëndimore po përpiqet ende të kuptojë si
funksionon mekanizmi i akupunkturës. "Ka shumë detaje që ne nuk i kuptojmë ende,
por veçanërisht, akupunktura duket se stimulon muskuj dhe nerva të veçanta duke
aktivizuar ndryshime që pakësojnë dhimbjen dhe simptomat dhe nxisin procesin e
shërimit," thotë Kwokming James Cheng, M.D., i cili në qershor nxorri një studim
mbi Akupunkturë në Mjekësi që synon identifikimin e domethënies së saktë
neurologjike të pikave të akupunkturës, aty ku futen gjilpërat. Studimet
tregojnë se kjo terapi e lashtë mund të jetë një trajtim efektiv për një sere
sëmundjesh, që nga dhimbjet e mesit tek nervi shiatik, dhimbjet e kokës, marrje
mendsh, astmë etj.
Akupunktura për Ankth dhe Depresion
Një pengesë e vogël gjatë ditës mund të shkaktojë ankth të lehtë. Një
shembull serioz është, humbja e punës, e cila mund të shkaktojë depresion
serioz. Në të dyja rastet, akupunktura mund të ndihmojë. "Në fazën e tanishme me
shumë pasiguri kam trajtuar shumë njerëz që janë nën stres", thotë Nicholas
Zimet, një akupunkturist i licencuar në qendrën Meridian në Mineapolis. "Pas
trajtimit, ata ndihen më të relaksuar dhe të aftë për t'u marrë me presionet e
jetës".
Po si ndodh kjo? Kur gjilpëra hyn në veshë, duar ose këmbë, thotë Dr. Cheng,
truri juaj liron neurotransmetues dhe kimikate të tjera që ndikojnë stresin dhe
gjendjen shpirtërore.
Shkenca thotë: Sipas një studimi të fundit në Journal of Alternative and
Complementary Medicine pacientët me depresion dhe me shkallë të lartë ankthi
mund të përfitojnë nga akupunktura. Studimi, i cili e kombinon akupunkturën me
një lloj qetësuesi Prozac thotë se kishte rezultate tek pacientët që nuk mund të
duronin efektet anësore të ilaçeve, përfshi rënien e energjisë seksuale,
probleme me ereksionin etj.
Akupunktura për dhimbjet e mesit Trajtimi i dhimbjes së mesit me akupunkturë
është shumë efektiv. "Akupunktura në këtë rast funksionon më mirë se çdo ilaç që
u japim pacientëve", thotë Dr. Cheng.
Shkenca thotë: Sipas një studimi të Universitetit të Michiganit këtë vit,
studiuesit përdorën imazhe të trurit për të parë se si çpimi i lëkurës
ndikonte aftësinë e trurit për të kontrolluar dhimbjen. "Akupunktura duket se
ndihmon që receptorët e dhimbjes në tru të lidhen më lehtë me opioidet si
endorfinë, ilaçi natyror kundër dhimbjes i trupit tonë," thotë Richard Harris.
Nëse doni të provoni akupunkturën duhet t'i bëni seancat e trajtimit tek një
mjek i licencuar

Comments
Top Podcasts
The Best New Comedy Podcast Right Now – June 2024The Best News Podcast Right Now – June 2024The Best New Business Podcast Right Now – June 2024The Best New Sports Podcast Right Now – June 2024The Best New True Crime Podcast Right Now – June 2024The Best New Joe Rogan Experience Podcast Right Now – June 20The Best New Dan Bongino Show Podcast Right Now – June 20The Best New Mark Levin Podcast – June 2024
In Channel