DiscoverTempulli i ShëndetitSi të ndahet dashuria prindërore për fëmijët
Si të ndahet dashuria prindërore për fëmijët

Si të ndahet dashuria prindërore për fëmijët

Update: 2019-03-29
Share

Description

Në kohën e lindjes së fëmijës së dytë, mënyra e dhënies së dashurisë për
fëmijët është një mësim i nevojshëm për çdo familje. Tani, më shumë nëna kineze
janë më të prirura drejt lindjes së fëmijës së dytë. Ndryshe nga lindja e
fëmijës së parë, kur nëna nuk kishte përvojë, lindja e fëmijës së dytë është më
e lehtë, por dalin disa probleme të reja si për shembull: si të ndahet dashuria
në mënyrë të ekuilibruar për dy fëmijët? Si t'i tregojë fëmijës së parë për
ekzistencën e vëllait apo motrës? Si të shmanget ndenja e braktisjes apo e
kushtimit më pak vëmendje të fëmijës së parë?
Një vajzë 10 vjeçe ka humor të paqëndrueshëm. Ajo zemërohet shpesh dhe nuk ka
dëshirë të shkojë në shkollë. Prandaj, prindërit vendosën ta çonin tek një
psikolog. Pas bisedës me vajzën psikologu zbuloi se ajo ka një motër të vogël 6
vjeçe, që nuk e do. Ajo zemërohej kur shihte lodrat e reja të motrës të blera
nga nëna dhe nisi ta pickonte të motrën fshehtas. Prindërit e vajzës u
shqetësuan shumë për këtë reagim dhe thanë se kishin trajtuar njësoj të dyja
vajzat. Kur nëna ishte shtatzënë dhe ia tregoi asaj këtë lajm, vajza kishte
reaguar shumë negativisht dhe kishte qarë pa pushim.
Ky është një shembull i konfliktit mes dy fëmijëve. Pas lindjes së motrës së
vogël, vajza shfaqi pakënaqësi të grumbulluar ndaj nënës dhe motrës së vogël.
Nëna i kishte treguar që do të kishte një motër të vogël pas shtatzënisë, por
kur pa reagimet jo të mira të vajzës nëna nuk foli më për këtë çështje. Prandaj,
vajza nuk u përgatit plotësisht psikologjikisht për ardhjen e motrës së vogël.
Prandaj specialistët sugjerojnë që nëna duhet t'i tregojë fëmijës së madh prej
nga koha e përgatitjes për shtatzëninë.
Përgatitjet e plota për lindjen e fëmijës së dytë
Lindja e fëmijës së dytë simbolizon sakrifikimin e kohës dhe energjisë. Nëna
mund të heqë dorë nga studimet apo trajnimet për të rritur fëmijën e saj. Përveç
kësaj, ardhja e fëmijës së dytë kërkon planifikim ekonomik.
Shumë prindër pyesin mendimin e fëmijës së madh për lindjen e motrës ose të
vëllait të vogël, por shumë nga përgjigjet mund të jenë JO. Fëmija e madh me
vetëdije ose pa vetëdije frikësohet se prindërit do duan më shumë pjesëtarin e
ri të familjes prandaj ata nuk duan ta ndajnë dashurinë që prindërit kanë për
ta.
Në kohët e sotme, prindërit respektojnë më shumë ndjenjat e fëmijës. Por kur
vjen momenti, prindërit duhet t'u tregojnë fëmijëve sjelljet e përshtatshme për
motrën ose vëllain e vogël. Në kohën e përgatitjes së lindjes së fëmijës së
dytë, kur fëmija i madh shpreh zemërim ose humor negativ, prindërit pasi
dëgjojnë këto shprehi duhet të flasin me fëmijët dhe të përpiqen t'ua shpjegojnë
më mirë gjendjen. Kur prindërit vendosin për sjelljen në jetë të fëmijës së
dytë, është më mirë që ata t'ja shpjegojnë fëmijës në këtë formë: "Do të bëhesh
me një vëlla ose motër të vogël, që do të ketë baba dhe nënë të njëjtë me të. Ti
do të bëhesh vëllai(apo motra) e madhe. Babai, nëna, gjyshi dhe gjyshja do t'ju
duan shumë si gjithmonë."
Këto fjalë të drejtpërdrejta mund ta ndihmojnë fëmijën të kuptojë ardhjen e
fëmijës së dytë dhe të heqë shqetësimet e tij. Statusi "vëllai i madh ose motra
e madhe" mund ta shtojë krenarinë tek fëmija.
Në periudhën e shtatzënisë, nëna mund të shkojë së bashku me fëmijën e parë
në spital për kontroll shëndetësor. Në procesin e kontrollit të shëndetit,
fëmija i parë mund të njihet me informacione të hollësishme mbi shtatzëninë.
Nëpërmjet dëgjimit të rrahjes së zemrës së fetusit dhe parjes së ekos, fëmija i
parë mund të njohë më qartësisht ekzistencën e vëllait ose të motrës së vogël
brenda barkut të nënës. Kur nëna ndjen lëvizjen e bebes në bark, mund t'ia
tregojë fëmijës së parë që të prekë barkun e nënës për të ndier këtë lëvizje. Në
këtë formë krijohet një lidhje psikologjike mes dy fëmijëve. Në kohën para
lindjes, nëna mund të bëjë më shumë nga këto komunikime. Kur vjen koha për të
shkuar në spital për lindjen e fëmijës së dytë, mund t'ia tregojë fëmijës së
parë se vëllai ose motra e vogël do të lindë së shpejti dhe se ajo mund të
shkojë në maternitet për të mirëpritur pjestarin e ri. Kur bebja e parë shkon në
spital, nëna duhet ta përfaqojë.
Inkurajimi i ndihmës së fëmijës së parë
Pas lindjes së fëmijës së dytë, nëna do t'i kushtojë vëmendje më të madhe
foshnjën e dytë. Miqtë dhe të afërmit do bëjnë vizita me dhurata për foshnjën e
dytë. Në këtë periudhë, prindërit duhet të përgatisin para kohe edhe dhurata për
fëmijën e parë, për ta shmangur ndjenjën e braktisjes tek fëmija i parë. Babai
luan edhe një rol shumë të rëndësishëm në këtë fazë dhe duhet të shoqërojë beben
për një kohë më të gjatë. Shtimi i kohës së shoqërimit të babait mund të
neutralizojë pakësimin e kohës së shoqërimit nga nëna.
Duhet të inkurajohet pjesëmarrja e fëmijës së parë në punët e thjeshta
shtëpiake, si dërgimi i peshqirit, bërja e banjës së bashku me nënën për beben e
dytë, marrja e lodrave për vëllanë ose motrën e vogël, shoqërimi i bebes së
dytë. Kur fëmija i parë merr pjesë në procesin e rritjes së bebes së dytë, mund
të pakësohet ndjenja e shpërfilljes së saj dhe mund të shtohet krenaria. Gjatë
këtij procesi, fëmija e parë bëhet një forcë mbështetëse dhe e besueshme.
Përveç kësaj, fëmija e parë mund të kuptojë më qartësisht përvojat e vështira
të prindërve për rritjen e fëmijëve dhe të kuptojë procesin e rritjes së vet.
Në fakt, fëmijët shqetësohen më shumë për pakësimin e dashurisë së prindërve
pas lindjes së bebes së re. Fëmija e parë mund të shfaqë disa shenja si bebja e
vogël, si psh kërkimi i një përqafimi nga prindërit, zemërimi i papritur si
motra e vogël, pirja e ujit në biberon etj. Këto shfaqje janë për të rregulluar
humorin e brendshëm të fëmijës dhe për të tërhequr vëmendjen e prindërve. Babai
dhe nëna duhet të kuptojnë humorin dhe kërkesat e vërteta të saj dhe të mos e
kritikojnë me fjalë të ashpra. Prindërit mund të plotësojnë këto kërkesa të
vogla për t'i treguar se dashuria e prindërve është e pandryshuar.
Prindërit luajnë rolin më kryesor në edukimin familjar. Në periudhë kyçe të
formimit të karakteristikave personale të fëmijës, ata u japin mësime të
rëndësishme për të pranuar ardhjen e anëtarit të ri të familjes dhe për dhënien
e dashurisë familjare. Këto janë mësime të detyrueshme të "familjes me dy
fëmijë".
Comments 
00:00
00:00
x

0.5x

0.8x

1.0x

1.25x

1.5x

2.0x

3.0x

Sleep Timer

Off

End of Episode

5 Minutes

10 Minutes

15 Minutes

30 Minutes

45 Minutes

60 Minutes

120 Minutes

Si të ndahet dashuria prindërore për fëmijët

Si të ndahet dashuria prindërore për fëmijët