Si t'i përballojmë lojërat në internet?
Update: 2019-03-01
Description
Në ndeshjen finale të vitit 2018 të lojërave në internet "League of Legends",
që u zhvillua në Incheon të Koresë së Jugut, skuadra kineze "IG" mundi ekipin
kundërshtar "FNC", duke u shpallur kampione bote e "League of Legends". Anëtarët
e ekipit "IG", që ishin papëlqyer nga brezi i vjetër për shkak të luajtjes së
lojërave në internet, u bënë heronj të rinj të epokës së re. Si duhet t'i
konsiderojmë lojërat në internet në këtë periudhë?
Ana pozitive e lojërave në internet
Tani, lojërat në internet janë bërë një industri të re, që mund ta quajmë si
"industria e sportit elektronik". Në vitin 2018, lojërat e preferuara në
internet si "League of Legends", "Glory of Kings", "Pro Evolution Soccer" etj,
janë bërë programet e performancës në Lojërat e 18-të Aziatike në Xhakartë.
Përveç kësaj, lojërat në internet janë bërë një kulturë tek të rinjtë, si
kultura e futbollit, kultura e basketbollit etj. Me përparimin e teknologjisë,
kultura e lojërave në internetit është një gjë e pashmangshme. Zhvillimi i
lojërave në internet ndihmoi në nxitjen e zhvillimit ekonomik.
Sipas të dhënave statistikore, 80% e të rinjve kanë luajtur lojëra në
internet. Megjithëse prindërit u shqetësuan shumë nga ndikimi negativ që sjellin
këto lojëra tek të rinjtë, ato mund të përmirësojnë aftësitë e reagimeve, të
krijimtarisë, të njohjes e të bashkërendimit të syve me dorën dhe mund të
shtojnë komunikimin shoqëror.
Varësia e tepërt nga lojërat në internet mund të ndikojë shëndetin e
personave, të shtojë shqetësimet dhe depresionin. Sipas të dhënave statistikore,
4.3% e të rinjve të grupmoshës 13-18 vjeçare mund të ketë probleme me varësinë
nga lojërat online.
Metodat e përshtatshme të përballimit të lojërave në internet
Në jetën tonë, dëgjohen shpesh ndikimet negative të lojërave në internet ndaj
të rinjve. Për shembull, një nxënës i mirë u bë negativ për shkak të luajtjes së
lojërave në internet. Varësia e tepërt nga këto lojëra është një problem i
pashmangshëm në shoqërinë e sotme. Profesori i Spitalit të Përgjithshëm të Zonës
Ushtarake të Pekinit Tao Ran propozoi që të përcaktohet varësia nga lojërat në
internet si çrregullim mendor. Në udhëzuesin diagnostikues dhe statistikor të
çrregullimeve mendore në ShBA, varësia ndaj lojërave online u konsiderua si një
gjendje që duhen bërë studime të mëtejshme. Standardet e diagnozës janë:
pjesëmarrja e vazhdueshme dhe e përsëritur në lojërat e internetit dhe luajtja e
tyre së bashku me të tjerët, kanë shkaktuar dëmtime dhe dhimbje të dukshme
klinike.
Për të rinjtë e varur nga lojërat në internet, duhet t'iu kushtojmë vëmendje
të madhe karakteristikave psikologjike të tyre, duhet t'iu japim drejtimet e
përshtatshme. Më shumti janë adoleshentët ata që luajnë këto lojëra pasi
aftësitë e tyre të vlerësimit dhe të vetëkontrollit nuk janë të përpjekura
plotësisht. Disa fëmijë ndodhen në "periudhën e dytë rebele", zhvillimet fizike
të tyre janë më të shpejta se ato psikologjike. Shumë fëmijë përballen me
probleme psikologjke mbi jetën, dashurinë dhe mësimet. Nëse s'mund t'i ndihmoni
fëmijët të njohin dhe të zgjidhin këto probleme, ata mund të kërkojnë gëzimet,
lehtësimet e paarritura në botën reale nëpër lojërave në internet pra në një
botë virtuale.
Familja duhet të formojë kufizimin e kohës së luajtjes së lojërave në
internet. Në fillim, shumë familje nuk lejojnë kontaktin e fëmijëve me
smartfonin dhe kompjuterin. Por fëmijët do të përdorin këto pajisje elektronike
në të ardhmen. Nëse fëmijët zbulojnë se këto lojëra të internet janë aq
interesante në kohën e papritur, ata do të lindin varësinë më të madhe ndaj
tyre. Prandaj, është më e mirë që të përcaktohen qëndrimet e përshtatshme për
pajisjet elektronike dhe lojërat në internet. Pajisjet elektronike moderne janë
jo vetëm mjetet e lojërave, por edhe platforma të mira mësimore. Vetëkontrolli i
kohës së luajtjes së lojërave në internet është metoda më e mirë.
Terapia e sjelljes njohëse
Kur fëmijët shfaqin fonemene të varësisë nga lojërat e internetit, cilat janë
metodat e përshtatshme të trajtimit? Shumica e fëmijëve mund të mjekohen përmes
terapisë së sjelljes njohëse.
Në fakt, për problemet e varësisë nga lojërat e internetit, nuk ka ilaçet,
ata përdoren kryesisht për lehtësimin e fenomeneve si ankthi, depresioni,
pagjumësia etj. Fenomeni i varësisë nga lojërat e internetit duhet të trajtohet
nga masat e ndërhyrjes psikologjike. Terapia e sjelljes njohëse fokusohet
kryesisht për ndryshimin e ideve dhe ndjenjave të fëmijëve. Kjo terapi ka efekte
të dukshme për lehtësimin e fenomenit të varësisë nga lojërat e internetit.
Psikologët mund t'i ndihmojnë fëmijët për formimin e ideve dhe koncepteve të
përshtatshme ndaj lojërave në internet, për të pakësuar kohën e luajtjes. Në
këtë mënyrë mund të rregullohet humori i fëmijëve.
Disa sugjerime për prindërit
1. Kontrolli i përmbajtjes së lojërave në internet. Prindërit duhet të njohin
moshat e përshtatshme të lojtarëve që sugjerohen nga specialistët, duke shmangur
lojërat e dhunshme dhe ato pornografike.
2. Nuk lejohet luajtja e lojërave të internetit, para se fëmijët të
përfundojnë mësimet. Prindërit mund të bëjnë kontrata me fëmijët: mësimet dhe
detyrat e shtëpisë janë më të rëndësishme se lojërat në internet, prandaj s'mund
të luajmë lojëra në internet para përfundimit të detyrave.
3. Vendosja e kompujterit ose smartfonit në vende të dukshme dhe jo në dhomën
personale të fëmijës. Kjo është për ta njohur dhe kufizuar kohën e luajtjes së
lojërave të internetit. Prindërit mund të mbikëqyrin përmbajtjen e lojërave
përkatëse.
4. Përkufizimi i kohës së përdorimit të lojërave në internet. Koha e
përdorimit të lojërave të internetit duhet të jetë e ekuilibruar me kohën e
mësimit dhe aktiviteteve. Prandaj prindërit duhet të përcaktojnë kohën e
luajtjes së lojërave të internetit së bashku me fëmijët dhe të inkurajojnë më
shumë kohën e aktiviteteve jashtë shtëpisë.
5. Prindërit mund të luajnë së bashku me fëmijët lojëra online, për të njohur
gëzimet dhe ndjenjat e fëmijës në lojërat përkatëse. Komunikimi i barabartë me
fëmijët është më i mirë se shmangja e kontaktit me lojërat e internetit.
6. Prindërit duhet të bëhen shembujt e fëmijës. Prindërit duhet të pakësojnë
kohën e tyre të kontaktit me pajisjet elektronike dhe të organizojnë më shumë
aktivitete familjare si sporte në natyrë, lexim, veprimtari të tjera argëtuese,
duke pakësuar kohën e përdorimit të lojërave të internetit.(Xu Guang)

Comments
Top Podcasts
The Best New Comedy Podcast Right Now – June 2024The Best News Podcast Right Now – June 2024The Best New Business Podcast Right Now – June 2024The Best New Sports Podcast Right Now – June 2024The Best New True Crime Podcast Right Now – June 2024The Best New Joe Rogan Experience Podcast Right Now – June 20The Best New Dan Bongino Show Podcast Right Now – June 20The Best New Mark Levin Podcast – June 2024
In Channel