DiscoverBibla Shqip
Bibla Shqip
Claim Ownership

Bibla Shqip

Author: bibla.al

Subscribed: 0Played: 1
Share

Description

Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio
50 Episodes
Reverse
Zanafilla 1

Zanafilla 1

2022-08-15--:--

Krijimi i qiellit e i tokës 1 Në fillim Perëndia krijoia qiejt e tokën. 2 Toka ishte e shkretë dhe e zbrazët; një terr mbulonte humnerën dhe shpirtib i Perëndisë fluturonte mbi ujërat. 3 Atëherë Perëndia tha: «Le të bëhet drita!». Dhe drita u bë. 4 Perëndia pa se drita ishte e mirë dhe e ndau dritën nga errësira. 5 Perëndia e quajti dritën ditë, ndërsa errësirën e quajti natë. U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e parë. 6 Pastaj Perëndia tha: «Le të bëhet një kube mes ujërave e le t'i ndajë ujërat nga ujërat». 7 Perëndia e bëri kubenë dhe i ndau ujërat që ishin nën kube prej ujërave që ishin mbi kube. Dhe kështu u bë. 8 Perëndia e quajti kubenë qiell. U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e dytë. 9 Pastaj Perëndia tha: «Le të mblidhen ujërat nën qiell në një vend e le të shfaqet tera». Dhe kështu u bë. 10 Perëndia e quajti terën tokë, ndërsa tërësinë e ujërave i quajti dete. Dhe Perëndia pa se ishte mirë. 11 Perëndia tha: «Le të prodhojë toka bimësi, bimë me farë, pemë frutore që japin fryte me farë, secila sipas llojit të vet, mbi tokë». Dhe kështu u bë. 12 Toka prodhoi bimësi, bimë me farë sipas llojit të vet e pemë frutore me farë sipas llojit të vet. Dhe Perëndia pa se ishte mirë. 13 U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e tretë. 14 Perëndia tha: «Le të bëhen ndriçues në kubenë e qiellit që të ndajnë ditën nga nata e të shërbejnë si shenjë për stinë, ditë e vite. 15 Le të shkëlqejnë në kubenë e qiellit e ta ndriçojnë tokën». Dhe kështu u bë. 16 Perëndia bëri dy ndriçues të mëdhenj: ndriçuesin më të madh për të zotëruar ditën, ndërsa më të voglin për të zotëruar natën e yjet. 17 Perëndia i vendosi në kubenë e qiellit që të ndriçojnë tokën, 18 të zotërojnë ditën e natën e të ndajnë dritën nga errësira. Dhe Perëndia pa se ishte mirë. 19 U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e katërt. 20 Pastaj Perëndia tha: «Le të gëlojnë ujërat me një mori qeniesh të gjalla e shpendët le të fluturojnë mbi tokë, në kubenë e qiellit». 21 Perëndia krijoi përbindëshat e mëdhenj të detit, çdo qenie të gjallë që lëviz e që mbush ujërat sipas llojit të vet dhe çdo shpend fluturues sipas llojit të vet. Dhe Perëndia pa se ishte mirë. 22 Atëherë Perëndia i bekoi e tha: «Shtohuni e shumohuni. Mbushni ujërat e detit dhe shpendët le të shumohen mbi tokë». 23 U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e pestë. 24 Pastaj Perëndia tha: «Le të prodhojë toka qenie të gjalla të çdo lloji: bagëti, zvarranikë e kafshë të egra, secila sipas llojit të vet». Dhe kështu u bë. 25 Perëndia bëri kafshët e egra, bagëtitë e zvarranikët e tokës, secilën sipas llojit të vet. Dhe Perëndia pa se ishte mirë. 26 Pastaj Perëndia tha: «Le të bëjmë njeriun në shëmbëlltyrën dhe në përngjasimin tonë e le të sundojë mbi peshqit e detit, mbi shpendët e qiellit, mbi bagëtitë, mbi mbarë tokën e mbi gjithë zvarranikët që zvarriten mbi tokë». 27 Perëndia krijoi njeriun në shëmbëlltyrën e vet, në shëmbëlltyrën e Perëndisë e krijoi, mashkull e femër i krijoi. 28 Pastaj Perëndia i bekoi e u tha: «Shtohuni e shumohuni. Mbusheni tokën e nënshtrojeni. Sundoni mbi peshqit e detit, mbi shpendët e qiellit e mbi çdo gjallesë që lëviz mbi tokë». 29 Pastaj Perëndia tha: «Ja, ju kam dhënë për ushqim çdo bimë, mbi faqen e tokës, që ka farë e çdo pemë që ka fryte me farë. 30 Dhe kafshëve të egra, shpendëve të qiellit e zvarranikëve të tokës, çdo qenieje të gjallë, u kam dhënë për ushqim gjithë bimësinë». Dhe kështu u bë. 31 Perëndia pa gjithçka që kishte bërë dhe, ja, ishte shumë mirë. U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e gjashtë.  a1.1 ose: Në fillim kur Perëndia krijoi  b1.2 të tjerë: fryma
Zanafilla 2

Zanafilla 2

2022-08-15--:--

1 Kështu u kryen qielli, toka e gjithçka që është në toc. 2 Ditën e shtatë Perëndia e përfundoi punën që kishte bërë. Ditën e shtatë ai pushoi nga të gjitha punët që kishte bërë. 3 Perëndia e bekoi dhe e shenjtëroi ditën e shtatë, se atë ditë ai pushoi nga çdo gjë që krijoi e bëri. 4 Kjo është zanafilla e qiellit dhe e tokës kur u krijuan. Krijimi i burrit dhe i gruas Ditën kur Zoti Perëndi krijoi tokën e qiellin, 5 asnjë shkurre e fushës nuk kishte mbirë ende mbi tokë dhe asnjë bar i fushës nuk kishte gjelbëruar ende, se Zoti Perëndi nuk kishte dërguar shi mbi tokë e nuk kishte njeri ta punonte. 6 Megjithatë një burimç dilte nga toka dhe ujiste gjithë sipërfaqen e saj. 7 Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun prej pluhurit të tokës dhe i hukati në vrimat e hundës frymën e jetës. Kështu njeriu u bë qenie e gjallë. 8 Zoti Perëndi mbolli një kopsht në Eden, në lindje, dhe aty vuri njeriun që kishte formuar. 9 Zoti Perëndi bëri të mbijnë nga toka pemë tërheqëse nga pamja e të mira nga shija. Në mes të kopshtit vuri pemën e jetës dhe pemën e njohjes të së mirës e të së keqes. 10 Një lumë që buronte nga Edeni, ujiste kopshtin e prej andej ndahej në katër lumenj. 11 I pari quhet Pishon e rrethon tërë vendin e Havilahut, ku ka ar. 12 Ari i këtij vendi është i mirë. Aty ka edhe bdel e gur oniksi. 13 I dyti quhet Gihon e rrethon tërë vendin e Kushit. 14 I treti quhet Tigër e rrjedh në lindje të Asirisë. I katërti quhet Eufrat. 15 Zoti Perëndi e mori njeriun dhe e vendosi në kopshtin e Edenit, që ta punonte e ta ruante. 16 Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun e i tha: «Nga çdo pemë e kopshtit ha lirisht, 17 por nga pema e njohjes të së mirës e të së keqes mos ha, sepse ditën që ha prej saj, me të vërtetë do të vdesësh». 18 Pastaj Zoti Perëndi tha: «Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm. Do t'i bëj dikë përkrah si veten e tijd». 19 Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu të gjitha kafshët e tokës e të gjithë shpendët e qiellit. I solli para njeriut, për të parë sesi do t'i quante. Çfarëdo emri që njeriu do t'u vinte, ai do të ishte emri i tyre. 20 Kështu njeriu i vuri emër çdo bagëtie, çdo shpendi të qiellit e çdo kafshe të egër. Megjithatë, Adamit nuk iu gjet askush përkrah si vetja e vet. 21 Atëherë Zoti Perëndi e vuri njeriun në gjumë të thellë. Kur e zuri gjumi, i mori një brinjë e në vend të saj i vuri mish. 22 Me brinjën që mori nga njeriu Zoti Perëndi bëri gruan dhe e solli te njeriu. 23 Atëherë njeriu tha: «Kjo tani, është kockë prej kockave të mia, mish prej mishit tim. Do të quhet grua, se nga burri ajo u nxor». 24 Prandaj burri do të lërë të atin e të ëmën, do të bashkohet me gruan e vet e do të bëhen një mish. 25 Njeriu me gruan e tij ishin që të dy lakuriq, por nuk kishin turp.  c2.1 he. gjithë ushtria e tyre  ç2.6 ose: avull; re  d2.18 he. një ndihmës si përballë tij
Zanafilla 3

Zanafilla 3

2022-08-15--:--

Mosbindja e Adamit dhe e Evës 1 Gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha kafshët e egra që Zoti Perëndi kishte bërë. Ai i tha gruas: «A ju ka thënë vërtet Perëndia të mos hani nga asnjë pemë e kopshtit?». 2 Gruaja i tha gjarprit: «Nga fryti i pemëve të kopshtit mund të hamë, 3 por për frytin e pemës në mes të kopshtit, Perëndia tha: “Mos hani prej saj e mos e prekni, përndryshe do të vdisni”». 4 Atëherë gjarpri i tha gruas: «Nuk do të vdisni, jo, 5 sepse Perëndia e di se ditën që do të hani prej saj, do t'ju hapen sytë e do të jeni si Perëndia, duke njohur të mirën e të keqen». 6 Dhe gruaja pa se pema ishte e mirë për t'u ngrënë, joshëse për syrin e tërheqëse, sepse jepte dijen. Ajo mori nga fryti i pemës, hëngri e i dha edhe burrit të saj që ishte me të. Hëngri edhe ai. 7 Atëherë të dyve iu hapën sytë dhe panë se ishin lakuriq. Qepën gjethe fiku e i vunë rreth ijëve. 8 Pastaj dëgjuan zërin e Zotit Perëndi duke shëtitur në kopsht, në flladin e ditës, dhe njeriu me gruan e tij u fshehën nga prania e Zotit Perëndi mes pemëve të kopshtit. 9 Zoti Perëndi e thirri njeriun e i tha: «Ku je?». 10 Ai u përgjigj: «Ta dëgjova zërin në kopsht e pata frikë, se isha lakuriq, prandaj u fsheha». 11 Dhe ai tha: «Kush të tha se je lakuriq? A mos hëngre nga pema që të urdhërova të mos hash?». 12 Njeriu u përgjigj: «Gruaja që më dhe, më dha prej pemës e unë hëngra». 13 Zoti Perëndi i tha gruas: «Çfarë bëre kështu?». Gruaja u përgjigj: «Gjarpri më mashtroi e unë hëngra». 14 Zoti Perëndi i tha gjarprit: «Për këtë që bëre, mallkuar qofsh ndër gjithë bagëtitë e kafshët e egra. Mbi bark do të zvarritesh e pluhur do të hash gjithë ditët e jetës tënde. 15 Armiqësi do të shtie mes teje e gruas, mes farës tënde e farës së saj që do të ta shtypë kokën, ndërsa ti do t'i plagosësh thembrën». 16 Gruas i tha: «Shumë dhimbje barre do të të jap e me mundim do t'i lindësh fëmijët. Burrin tënd do ta dëshirosh, por ai do të sundojë mbi ty». 17 Adamit i tha: «Meqë dëgjove gruan e hëngre nga pema që të urdhërova të mos hash, mallkuar qoftë toka për shkakun tënd! Me mund do të hash prej saj gjithë ditët e jetës sate. 18 Gjemba e ferra do të prodhojë për ty e bimët e fushës do të hash. 19 Me djersën e ballit do ta nxjerrësh bukën e gojës derisa të kthehesh në dhe, se prej tij u nxore, pluhur je e në pluhur do të kthehesh». 20 Njeriu e quajti gruan Evë, se ajo ishte nëna e gjithë të gjallëve. 21 Zoti Perëndi bëri veshje prej lëkure për Adamin e gruan e tij dhe i veshi ata. 22 Pastaj Zoti Perëndi tha: «Ja, njeriu u bë si një nga ne. Ai njeh të mirën e të keqen. Nëse tani zgjat dorën dhe merr e ha edhe nga pema e jetës, do të jetojë përjetë». 23 Prandaj Zoti Perëndi e nxori jashtë kopshtit të Edenit që të punojë tokën prej së cilës u mor. 24 E dëboi njeriun dhe në lindje të kopshtit të Edenit vendosi kerubëtdh dhe një shpatë flakëruese që vringëllon për të ruajtur udhën për te pema e jetës.  dh3.24 ose: kerubimët; kerubinët
Zanafilla 4

Zanafilla 4

2022-08-16--:--

Kaini dhe Abeli 1 Adami fjetie me Evën, gruan e tij. Ajo mbeti shtatzënë dhe lindi Kainin, prandaj tha: «Me ndihmën e Zotitë fitova një njeri!». 2 Pastaj lindi Abelin, vëllanë e tij. Abeli ishte bari dhensh, ndërsa Kaini punonte tokën. 3 Pas njëfarë kohe Kaini i kushtoi Zotit nga frytet e tokës. 4 Edhe Abeli i kushtoi nga të parëlindurit e kopesë e nga dhjami i tyre. Zoti e pa me pëlqim Abelin dhe kushtimin e tij, 5 ndërsa Kainin dhe kushtimin e tij nuk e pa me pëlqim. Kaini u zemërua fort dhe i iku fytyra. 6 Zoti i tha Kainit: «Përse je zemëruar fort e të ka ikur fytyra? 7 Nëse vepron mirë a nuk do të shihesh me pëlqim? Por, nëse nuk vepron mirë, mëkati të pret te dera, të dëshiron, por ti duhet ta sundosh». 8 Kaini foli me Abelin, të vëllanë; kur u gjendën në fushë Kaini u ngrit kundër Abelit, të vëllait, dhe e vrau. 9 Zoti i tha Kainit: «Ku është Abeli, vëllai yt?». Ai tha: «Nuk e di. Mos jam rojtari i vëllait tim?!». 10 Zoti i tha: «Çfarë bëre?! Dëgjof, po më thërret nga toka gjaku i vëllait tënd. 11 Dhe tani mallkuar qofsh nga toka që hapi gojën për të përpirë gjakun e vëllait tënd, derdhur prej dorës sate. 12 Kur të punosh tokën, ajo nuk do të t'i japë më prodhimetg e saj. Ikanak e endacak do të jesh mbi tokë». 13 Kaini i tha Zotit: «Ndëshkimi im është më i madh nga ç'mund të mbaj. 14 Ja, ti sot më dëbove nga faqja e dheut dhe do të jem i fshehur nga prania jote. Ikanak e endacak do të jem mbi tokë e kushdo që më gjen do të më vrasë». 15 Zoti i tha: «Jo, se kush vret Kainin, ndaj atij do të merret hak shtatëfish». Dhe Zoti i vuri një shenjë Kainit, që kushdo që e gjen të mos e vrasë. 16 Kaini u largua nga prania e Zotit dhe banoi në tokën e Nodit, në lindje të Edenit. Pasardhësit e Kainit 17 Kaini fjeti me gruan e tij. Ajo mbeti shtatzënë dhe lindi Enokun. Pastaj ndërtoi një qytet dhe e quajti Enok, sipas emrit të të birit. 18 Enokut i lindi Iradi, Iradit i lindi Mehujaeli, Mehujaelit i lindi Metushaeli e Metushaelit i lindi Lameku. 19 Lameku mori dy gra. Njëra quhej Ada, ndërsa tjetra Zila. 20 Ada lindi Jabalin. Ky ishte ati i atyre që banojnë në tenda e kullotin bagëtitë. 21 Vëllai i tij quhej Jubal. Ky ishte ati i atyre që i bien qestes e fyellit. 22 Zila lindi edhe Tubal Kainin. Ky ishte farkëtar i çdo vegle prej bronzi e hekuri. Motra e Tubal Kainit ishte Naama. 23 Lameku u tha grave të veta: «Adë e Zilë, dëgjoni zërin tim. O gratë e Lamekut, mbani vesh fjalën time: për një plagë vrava një burrë, për një të goditur, një djalosh. 24 Shtatëfish iu mor haku Kainit e Lamekut shtatëdhjetë e shtatë herë». 25 Adami fjeti përsëri me gruan e tij. Ajo lindi djalë dhe e quajti Set. Prandaj tha: «Perëndia më dha një pasardhës tjetër në vend të Abelit që ma vrau Kaini». 26 Edhe Setit i lindi djalë dhe e quajti Enosh. Asokohe filloi të thirret emri i Zotit.  e4.1 he. Njeriu njohu  ë4.1 ose: prej Zotit; bashkë me Zotin  f4.10 ose: Zëri i gjakut  g4.12 he. forcën
Zanafilla 5

Zanafilla 5

2022-08-16--:--

Pasardhësit e Adamit 1 Ky është libri i breznive të Adamit. Kur Perëndia krijoi njeriun, në përngjasimin e Perëndisë e krijoi. 2 Mashkull e femër i krijoi, i bekoi dhe ditën kur i krijoi i quajti «njeri». 3 Adami ishte njëqind e tridhjetë vjeç kur i lindi një djalë në përngjasimin e në shëmbëlltyrën e tij dhe e quajti Set. 4 Adami jetoi tetëqind vjet pasi i lindi Seti e pati bij e bija të tjera. 5 Kështu, Adami jetoi nëntëqind e tridhjetë vjet dhe vdiq. 6 Seti ishte njëqind e pesë vjeç kur i lindi Enoshi. 7 Seti jetoi tetëqind e shtatë vjet pasi i lindi Enoshi e pati bij e bija të tjera. 8 Kështu, Seti jetoi nëntëqind e dymbëdhjetë vjet dhe vdiq. 9 Enoshi ishte nëntëdhjetë vjeç kur i lindi Kenani. 10 Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet pasi i lindi Kenani e pati bij e bija të tjera. 11 Kështu, Enoshi jetoi nëntëqind e pesë vjet dhe vdiq. 12 Kenani ishte shtatëdhjetë vjeç kur i lindi Mahalaleli. 13 Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet pasi i lindi Mahalaleli e pati bij e bija të tjera. 14 Kështu, Kenani jetoi nëntëqind e dhjetë vjet dhe vdiq. 15 Mahalaleli ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeç kur i lindi Jaredi. 16 Mahalaleli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet pasi i lindi Jaredi e pati bij e bija të tjera. 17 Kështu, Mahalaleli jetoi tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe vdiq. 18 Jaredi ishte njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjeç kur i lindi Enoku. 19 Jaredi jetoi tetëqind vjet pasi i lindi Enoku e pati bij e bija të tjera. 20 Kështu, Jaredi jetoi nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe vdiq. 21 Enoku ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeç kur i lindi Metushelahu. 22 Enoku jetoi me Perëndinë për treqind vjet pasi i lindi Metushelahu e pati bij e bija të tjera. 23 Kështu, Enoku jetoi treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet. 24 Ai jetoi me Perëndinë e nuk u gjet më, se e mori Perëndia. 25 Metushelahu ishte njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjeç kur i lindi Lameku. 26 Metushelahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet pasi i lindi Lameku e pati bij e bija të tjera. 27 Kështu, Metushelahu jetoi nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet dhe vdiq. 28 Lameku ishte njëqind e tetëdhjetë e dy vjeç kur i lindi një djalë. 29 E quajti Noe e tha: «Ky do të na çlodhëgj nga puna e nga mundimi i duarve tona për shkak të tokës që Zoti mallkoi». 30 Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet pasi i lindi Noeu e pati bij e bija të tjera. 31 Kështu, Lameku jetoi shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet dhe vdiq. 32 Noeu ishte pesëqind vjeç kur i lindën Semi, Kami e Jafeti.  gj5.29 he. ngushëllojë
Zanafilla 6

Zanafilla 6

2022-08-16--:--

Ligësia e njeriut 1 Kur njeriu filloi të shumohet mbi faqen e tokës e i lindën bija, 2 bijtë e Perëndisë panë se bijat e njeriut ishin të bukura dhe morën për gra ato që zgjodhën. 3 Zoti tha: «Shpirti im nuk do të qëndrojëh me njeriun përgjithmonë, sepse ai është mish dhe ditët e jetës së tij do të jenë njëqind e njëzet vjet». 4 Në ato kohë nefilimët jetonin në tokë, po ashtu edhe më vonë kur bijtë e Perëndisë morën për gra bijat e njeriut dhe ato u lindën fëmijë. Këta ishin kreshnikët e lashtësisë, njerëz me emër. 5 Zoti pa se ligësia e njeriut mbi tokë ishte e madhe dhe, tërë kohën, mendimet e zemrës së tij nuk synonin gjë tjetër veçse të keqen. 6 Zotit i erdhi keqi që kishte bërë njeriun mbi tokë dhe u pikëllua në zemër. 7 Zoti tha: «Do ta shuaj nga faqja e dheut njeriun që krijova, njeriun bashkë me bagëtitë, zvarranikët e shpendët e qiellit, se u pendova që i krijova». 8 Por Noeu gjeti hir para Zotit. Noeu dhe përmbytja 9 Kjo është historia e Noeut. Noeu ishte njeri i drejtë, i patëmetë ndër bashkëkohësit e tij dhe jetonte me Perëndinë. 10 Atij i lindën tre djem, Semi, Kami e Jafeti. 11 Toka ishte shthurur para syve të Perëndisë e ishte mbushur me dhunë. 12 Perëndia pa tokën dhe, ja, ajo ishte e prishur pasi çdo njeri mbi tokë bënte jetë të shthurur. 13 Perëndia i tha Noeut: «Kam vendosur t'i jap fund çdo njeriu, se e kanë mbushur tokën me dhunë. Ja, do t'i zhduk bashkë me tokën. 14 Bëj një arkë me dru goferi, bëje me dhoma e lyeje brenda e jashtë me zift. 15 Ja si do ta bësh: treqind kute të gjatë, pesëdhjetë kute të gjerë e tridhjetë kute të lartë. 16 Bëj një çatij për arkën e ngrije një kut më lart. Derën e arkës vëre anash e bëj një kat përdhe, një të dytë e një të tretë. 17 Dhe ja, unë do të sjell përmbytjen mbi tokë që të mbytë çdo qenie të gjallë nën qiell. Çdo gjë që është mbi tokë do të marrë fund. 18 Por besëlidhjen time do ta bëj me ty e ti, bashkë me bijtë e tu, me gruan tënde e me gratë e bijve të tu, do të hysh në arkë. 19 Dhe nga çdo gjallesë e gjë e gjallë do të marrësh në arkë dy prej çdo lloji, që të mbeten gjallë bashkë me ty. Mashkull e femër do të jenë. 20 Prej shpendëve sipas llojit të tyre, prej bagëtive sipas llojit të tyre e prej çdo zvarraniku të tokës sipas llojit të tyre, dy prej çdo lloji do të vijnë te ti që të mbeten gjallë. 21 Merr e grumbullo për vete prej çdo lloji ushqimi që hahet. Do të jetë ushqim për ty e për kafshët». 22 Dhe Noeu kështu veproi. Bëri gjithçka siç e kishte urdhëruar Perëndia.  h6.3 ose: do të hahet; luftojë  i6.6 he. u pendua  j6.16 ose: dritare
Zanafilla 7

Zanafilla 7

2022-08-16--:--

Përmbytja 1 Zoti i tha Noeut: «Hyr në arkë, ti e gjithë familja jote, sepse në këtë brezni ty të gjeta të drejtë. 2 Prej çdo kafshe që është e pastër, merr me vete shtatë çifte, mashkull e femër, ndërsa prej kafshëve të papastra merr një çift, mashkull e femër. 3 Po ashtu, prej shpendëve të qiellit merr shtatë çifte, mashkull e femër, që fara e tyre të mbetet gjallë mbi tërë faqen e dheut. 4 Sepse pas shtatë ditësh, unë do të bëj të bjerë shi mbi tokë për dyzet ditë e net dhe do të shuaj nga faqja e tokës çdo gjë të gjallë që bëra». 5 Noeu bëri gjithçka që Zoti i urdhëroi. 6 Noeu ishte gjashtëqind vjeç kur u përmbyt toka. 7 Ai hyri në arkë bashkë me të bijtë, me të shoqen e me gratë e bijve të tij për t'u shpëtuar ujërave të përmbytjes. 8 Prej kafshëve të pastra e të papastra, prej shpendëve e prej çdo zvarraniku mbi tokë, 9 dy e nga dy, mashkull e femër, erdhën te Noeu dhe hynë në arkë, ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia. 10 Dhe pas shtatë ditësh ujërat e përmbytjes vërshuan mbi tokë. 11 Në vitin e gjashtëqindtë të jetës së Noeut, në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit të dytë, shpërthyen tërë burimet e humnerës së madhe dhe kanatet e qiellit u hapën. 12 Mbi tokë ra shi për dyzet ditë e net. 13 Në të njëjtën ditë Noeu e bijtë e tij, Kami, Semi e Jafeti, bashkë me të shoqen dhe me tri gratë e bijve të tij, hynë në arkë. 14 Ata e çdo kafshë e egër sipas llojit të vet, çdo bagëti sipas llojit të vet e çdo zvarranik që zvarritet mbi tokë sipas llojit të vet, çdo shpend sipas llojit të vet e çdo zog fluturak 15 erdhën te Noeu e hynë në arkë, dy e nga dy nga çdo qenie e gjallë. 16 Nga çdo qenie e gjallë hynë mashkull e femër, ashtu siç Perëndia e kishte urdhëruar Noeun. Pastaj Zoti e mbylli arkën. 17 Toka u përmbyt për dyzet ditë. Ujërat u shtuan dhe e ngritën arkën nga toka. 18 Ujërat u rritën e u shtuan shumë mbi tokë, por arka lundronte mbi ujë. 19 Ato u rritën aq shumë saqë mbuluan tërë malet e larta nën tërë qiellin. 20 Ujërat u ngritën pesëmbëdhjetë kute mbi to e malet u mbuluan. 21 Kështu mori fund çdo qenie e gjallë që lëviz mbi tokë: shpendët, bagëtitë, kafshët e egra, tërë zvarranikët që zvarriten mbi tokë dhe gjithë njerëzimi. 22 Vdiq gjithçka e gjallë mbi dhe. 23 Ai shuajti çdo gjë të gjallë që ishte mbi faqen e dheut, nga njeriu deri te bagëtitë, zvarranikët e shpendët e qiellit. Ato u shuan nga toka. Vetëm Noeu e ata që ishin me të në arkë mbetën gjallë. 24 Ujërat mbuluan tokën për njëqind e pesëdhjetë ditë.
Zanafilla 8

Zanafilla 8

2022-08-16--:--

Përfundimi i përmbytjes 1 Perëndia u kujtua për Noeun e të gjitha kafshët e egra dhe bagëtitë që ishin me të në arkë. Ai dërgoi një erë mbi tokë e ujërat u ulën. 2 Burimet e humnerës dhe kanatet e qiellit u mbyllën. Shiu nga qielli pushoi. 3 Ujërat sa vinin e tërhiqeshin nga toka dhe pas njëqind e pesëdhjetë ditësh u pakësuan. 4 Në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit të shtatë arka u ndal mbi malet e Araratit. 5 Ujërat vazhduan të pakësoheshin deri në muajin e dhjetë. Në ditën e parë të muajit të dhjetë u dukën majat e maleve. 6 Pasi kaluan dyzet ditë, Noeu hapi dritaren e arkës që kishte bërë 7 dhe lëshoi një korb që shkonte e vinte derisa u thanë ujërat mbi tokë. 8 Pastaj lëshoi një pëllumb për të parë nëse ujërat ishin ulur nga faqja e dheut. 9 Por pëllumbi nuk gjeti ku të vinte këmbën e u kthye tek ai në arkë, sepse ujërat mbulonin tërë faqen e tokës. Kështu Noeu zgjati dorën, e kapi dhe e futi në arkë. 10 Pasi priti shtatë ditë të tjera, e lëshoi përsëri pëllumbin nga arka. 11 Pëllumbi erdhi tek ai në mbrëmje, dhe ja, në sqep mbante një gjethe ulliri të sapokëputur. Noeu e kuptoi që ujërat ishin tërhequr nga toka. 12 Pastaj priti edhe shtatë ditë të tjera. E lëshoi edhe një herë pëllumbin dhe ky nuk u kthye më. 13 Në ditën e parë të muajit të parë të vitit gjashtëqind e një, ujërat u thanë nga toka dhe Noeu hoqi mbulesën e arkës. Vështroi dhe, ja, faqja e tokës ishte tharë. 14 Në ditën e njëzet e shtatë të muajit të dytë toka u tha. 15 Atëherë Perëndia i tha Noeut: 16 «Dil nga arka, ti bashkë me gruan tënde, me bijtë e tu e me gratë e bijve të tu. 17 Të gjitha kafshët e çdo lloji që janë me ty, shpendët, bagëtitë e çdo zvarranik që zvarritet mbi tokë, nxirri që të mbushin tokën, të shtohen e të shumohen mbi tokë». 18 Kështu, Noeu doli bashkë me të bijtë, të shoqen e gratë e bijve të tij. 19 Tërë kafshët, zvarranikët e shpendët, gjithçka që lëviz mbi tokë, dolën nga arka sipas specieve të tyre. Premtimi i Perëndisë 20 Pastaj Noeu i ngriti një altar Zotit e mbi të i kushtoi një fli shkrumbimi nga çdo kafshë e shpend i pastër. 21 Zoti ndjeu erën e këndshme e tha në zemrën e vet: «Nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së tij janë të liga që në moshë të re. Dhe as nuk do t'i godas më gjallesat, siç bëra. 22 Sa të jetë toka, të mbjellat e të korrat, i ftohti e i nxehti, vera e dimri, dita e nata, nuk do të marrin fund».
Zanafilla 9

Zanafilla 9

2022-08-16--:--

Besëlidhja e Perëndisë 1 Perëndia e bekoi Noeun dhe bijtë e tij e u tha: «Shtohuni, shumohuni e mbushni tokën. 2 Frikë e tmerr do të jeni për të gjitha kafshët e tokës, për gjithë shpendët e qiellit, për gjithçka që lëviz mbi dhe, e për gjithë peshqit e detit, se janë lënë në dorën tuaj. 3 Do të keni për ushqim çdo gjë të gjallë që lëviz. Po ju jap gjithçka, ashtu siç ju dhashë çdo bimë të gjelbër. 4 Por nuk do të hani mish të gjallë, domethënë me gjak. 5 Edhe për gjakun e jetëve tuaja do të kërkoj shpagim. Do ta kërkoj jetën e njeriut prej çdo kafshe, prej njeriut e prej vëllait të tij. 6 Ai që derdh gjak njeriu, prej njeriut do t'i derdhet gjaku, se në shëmbëlltyrën e vet e bëri Perëndia njeriun. 7 Ju, pra, shtohuni e shumohuni, mbushni tokën e shumohuni mbi të». 8 Atëherë Perëndia i tha Noeut e bijve të tij: 9 «Ja, unë po e lidh besëlidhjen time me ju e me pasardhësit tuaj pas jush, 10 me çdo qenie të gjallë që është me ju, me shpendët, bagëtitë e çdo kafshë të egër që është me ju, me ato që dolën nga arka e me çdo kafshë të tokës. 11 Po e lidh besëlidhjen time me ju që të mos vdesë më asnjë qenie e gjallë nga ujërat e përmbytjes e të mos ketë më përmbytje për të shkatërruar tokën». 12 Perëndia tha: «Për gjithë breznitë e ardhshme, kjo është shenja e besëlidhjes që unë po bëj mes meje e jush dhe me çdo qenie të gjallë që është me ju. 13 Kam vënë mbi re harkunk tim dhe ai do të jetë shenjë e besëlidhjes mes meje e tokës. 14 Kur ta mbuloj tokën me re e harku të shfaqet mbi to, 15 do të kujtoj besëlidhjen time mes meje e jush dhe me çdo lloj qenie të gjallë, kështu ujërat nuk do ta përmbytin më e nuk do të shkatërrojnë tërë qeniet e gjalla. 16 Kur harku të jetë mbi re, do ta shoh e do të kujtoj besëlidhjen e përjetshme mes Perëndisë e çdo lloj qenieje të gjallë mbi tokë». 17 Perëndia i tha Noeut: «Kjo është shenja e besëlidhjes që kam vendosur mes meje e çdo qenieje të gjallë mbi tokë». Bijtë e Noeut 18 Bijtë e Noeut që dolën nga arka ishin Semi, Kami e Jafeti. Kami ishte ati i Kanaanit. 19 Këta të tre ishin bijtë e Noeut dhe prej tyre u popullua e gjithë toka. 20 Noeu filloi të kultivojë tokënl e mbolli një vresht. 21 Ai piu verë, u deh e u zhvesh në mes të tendës. 22 Kami, ati i Kanaanit, pa lakuriqësinë e të atit dhe u tregoi dy vëllezërve që ishin jashtë. 23 Atëherë Semi e Jafeti morën një rrobë, e vunë mbi krahë dhe duke ecur mbrapsht mbuluan lakuriqësinë e të atit. Ishin me fytyrë mbrapa e kështu nuk e panë lakuriqësinë e të atit. 24 Kur i doli pija, Noeu mori vesh se çfarë i kishte bërë djali i vogël 25 e tha: «Mallkuar qoftë Kanaani! Shërbëtor i shërbëtorëve do të jetë për vëllezërit e vet!». 26 Po ashtu tha: «Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Semit. Kanaani qoftë shërbëtori i tij! 27 Perëndia i zgjeroftë kufijtë e Jafetit e ky banoftë në tendën e Semit. Kanaani qoftë shërbëtori i tij!». 28 Pas përmbytjes Noeu jetoi treqind e pesëdhjetë vjet. 29 Kështu, Noeu jetoi nëntëqind e pesëdhjetë vjet dhe vdiq.  k9.13 të tjerë: ylberin  l9.20 ose: Noeu ishte bujku i parë
Zanafilla 10

Zanafilla 10

2022-08-16--:--

Pasardhësit e Noeut 1 Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semi, Kami e Jafeti. Këtyre u lindën fëmijë pas përmbytjes. 2 Bijtë e Jafetit ishin Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mesheku e Tirasi. 3 Bijtë e Gomerit ishin Ashkenazi, Rifati e Togarmahu. 4 Bijtë e Javanit ishin Elishahu, Tarshishi, Kitimi e Dodanimi. 5 Prej tyre dolën popujt bregdetarë e u vendosën nëpër vendet e tyre, secili sipas gjuhës së vet, sipas familjeve e kombeve të tyre. 6 Bijtë e Kamit ishin Kushi, Micraimi, Puti e Kanaani. 7 Bijtë e Kushit ishin Sebai, Havilahu, Sabtai, Ramai e Sabtekai. Bijtë e Ramait ishin Shebai e Dedani. 8 Kushit i lindi Nimrodi. Ai u bë kreshniku i parë në tokë. 9 Ai ishte gjahtar i fuqishëm para Zotit, prandaj edhe thuhet: «Si Nimrodi, gjahtar i fuqishëm para Zotit». 10 Mbretëria e tij filloi në Babel, Erek, Akad e Kalneh në tokën e Shinarit. 11 Prej andej doli në Asirill dhe ndërtoi Ninivën, Rehobotirin, Kalahun 12 e Resenin që është mes Ninivës e Kalahut. Reseni është qyteti i madh. 13 Micraimit i lindën luditët, anamitët, lehabitët, naftuhitët, 14 patrusitët e kasluhitët. Prej tyre dolën filistinët e kaftoritët. 15 Kanaanit i lindën Sidoni, i parëlinduri, Heti, 16 jebusitët, amoritët, girgashitët, 17 hivitët, arkitët, sinitët, 18 arvaditët, cemaritët e hamatitët. Më pas familjet e kananitëve u shpërndanë. 19 Kufiri i Kanaanit shkonte nga Sidoni drejt Gerarit deri në Gazë, në drejtim të Sodomës, Gomorrës, Admës e Ceboimit deri në Lasha. 20 Këta janë bijtë e Kamit sipas familjeve e gjuhëve të tyre, në vendet e kombet e tyre. 21 Edhe Semit i lindën bij. Ai është ati i gjithë bijve të Eberit dhe vëllai i madh i Jafetit. 22 Bijtë e Semit ishin Elami, Ashuri, Arpahshadi, Ludi e Arami. 23 Bijtë e Aramit ishin Uci, Huli, Geteri e Mashi. 24 Arpahshadit i lindi Shelahu. Shelahut i lindi Eberi. 25 Eberit i lindën dy bij. Njëri quhej Peleg, se në kohën e tij u nda toka. Vëllai i tij quhej Joktan. 26 Joktanit i lindi Almodadi, Shelefi, Hacarmaveti, Jerahu, 27 Hadorami, Uzali, Diklahu, 28 Obali, Abimaeli, Shebai, 29 Ofiri, Havilahu e Jobabi. Të gjithë këta ishin bijtë e Joktanit. 30 Vendbanimi i tyre shtrihej prej Meshait deri në Sefar, një mal në lindje. 31 Këta ishin bijtë e Semit sipas familjeve e gjuhëve të tyre, në vendet e kombet e tyre. 32 Këto janë familjet e bijve të Noeut sipas breznive e kombeve të tyre. Pas përmbytjes, kombet u përhapën mbi tokë prej tyre.  ll10.11 ose: doli Asiria
Zanafilla 11

Zanafilla 11

2022-08-16--:--

Kulla e Babelit 1 E gjithë toka fliste një gjuhë e të njëjtat fjalë. 2 Kur udhëtuan nga lindjam, njerëzit gjetën një fushë në tokën e Shinarit dhe banuan atje. 3 E i thanë njëri-tjetrit: «Ejani, le të bëjmë tulla e t'i pjekim në zjarr». Kështu, ata përdorën tulla në vend të gurit e zift në vend të baltës. 4 E thanë: «Ejani, të ndërtojmë për vete një qytet e një kullë, maja e të cilës të prekë qiellin, që të bëjmë emër e të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut». 5 Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njeriut po ndërtonin. 6 E Zoti tha: «Ja, ata janë një popull e flasin të gjithë një gjuhë dhe ky është vetëm fillimi i veprave të tyre. Tani, asgjë nga çfarë kanë ndër mend të bëjnë nuk do të jetë e pamundur për ta. 7 Ejani të zbresim e mu atje t'ua përziejmë gjuhën, që të mos e kuptojnë gjuhën e njëri-tjetrit». 8 Atëherë Zoti i shpërndau prej andej mbi faqen e tërë dheut dhe ata reshtën së ndërtuari qytetin. 9 Prandaj edhe quhet Babel, se atje Zoti përzjeu gjuhën e gjithë tokës dhe prej andej Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut. Pasardhësit e Semit 10 Këta janë pasardhësit e Semit: Semi ishte njëqind vjeç kur i lindi Arpahshadi, dy vjet pas përmbytjes. 11 Semi jetoi pesëqind vjet pasi i lindi Arpahshadi dhe pati bij e bija të tjera. 12 Arpahshadi ishte tridhjetë e pesë vjeç kur i lindi Shelahu. 13 Arpahshadi jetoi katërqind e tre vjet pasi i lindi Shelahu dhe pati bij e bija të tjera. 14 Shelahu ishte tridhjetë vjeç kur i lindi Eberi. 15 Shelahu jetoi katërqind e tre vjet pasi i lindi Eberi dhe pati bij e bija të tjera. 16 Eberi ishte tridhjetë e katër vjeç kur i lindi Pelegu. 17 Eberi jetoi katërqind e tridhjetë vjet pasi i lindi Pelegu dhe pati bij e bija të tjera. 18 Pelegu ishte tridhjetë vjeç kur i lindi Reui. 19 Pelegu jetoi dyqind e nëntë vjet pasi i lindi Reui dhe pati bij e bija të tjera. 20 Reui ishte tridhjetë e dy vjeç kur i lindi Serugu. 21 Reui jetoi dyqind e shtatë vjet pasi i lindi Serugu dhe pati bij e bija të tjera. 22 Serugu ishte tridhjetë vjeç kur i lindi Nahori. 23 Serugu jetoi dyqind vjet pasi i lindi Nahori dhe pati bij e bija të tjera. 24 Nahori ishte njëzet e nëntë vjeç kur i lindi Terahu. 25 Nahori jetoi njëqind e nëntëmbëdhjetë vjet pasi i lindi Terahu dhe pati bij e bija të tjera. 26 Terahu ishte shtatëdhjetë vjeç kur i lindën Abrami, Nahori e Harani. Pasardhësit e Terahut 27 Këta janë pasardhësit e Terahut: Terahut i lindën Abrami, Nahori e Harani. Haranit i lindi Loti. 28 Harani vdiq në tokën e vendlindjes, në Ur të kaldenjve, para Terahut, të atit. 29 Abrami e Nahori morën gra. Gruaja e Abramit quhej Sarajë, ndërsa gruaja e Nahorit quhej Milka, e bija e Haranit që është ati i Milkës e Iskës. 30 Saraja ishte beronjë e nuk kishte fëmijë. 31 Terahu mori me vete të birin, Abramin, të nipin, Lotin, që ishte biri i Haranit, e Sarajën, të renë, gruan e të birit, dhe dolën nga Uri i kaldenjve për të shkuar drejt tokës së Kanaanit. Arritën në Haran e banuan atje. 32 Terahu jetoi dyqind e pesë vjet e vdiq në Haran.  m11.2 të tjerë: drejt lindjes
Zanafilla 12

Zanafilla 12

2022-08-16--:--

Thirrja e Abramit 1 Zoti i tha Abramit: «Dil nga vendi yt, nga farefisi yt e nga shtëpia e atit tënd dhe shko në vendin që do të të tregoj. 2 Do të të bëj komb të madh e do të të bekoj. Emrin tënd do ta bëj të madh e bekim do të jesh. 3 Do të bekoj këdo që të bekon, por atën që të përçmon do ta mallkoj. Të gjitha fiset e tokës do të bekohen në ty». 4 Atëherë Abrami bëri siç i tha Zoti. Me të shkoi edhe Loti. Abrami ishte shtatëdhjetë e pesë vjeç kur u nis nga Harani. 5 Ai mori me vete Sarajën, të shoqen, nipin e tij, Lotin, dhe tërë pasurinë e njerëzit që kishin mbledhur në Haran e u nisën drejt tokës së Kanaanit. Kur arritën në tokën e Kanaanit, 6 Abrami përshkoi vendin deri te lisi i Morehut në Shekem. Në atë kohë, në atë vend banonin kananitët. 7 Zoti iu shfaq Abramit e tha: «Pasardhësve të tu do t'ua jap këtë vend». Atëherë Abrami i ngriti aty një altar Zotit që i ishte shfaqur. 8 Prej andej u shpërngul drejt malit në lindje të Betelit dhe ngriti tendën mes Betelit në perëndim e Ajit në lindje. Edhe aty i ngriti një altar Zotit e thirri emrin e tij. 9 Pastaj Abrami u ngrit e vijoi udhëtimin drejt Negevit. Abrami në Egjipt 10 Vendin e pllakosi një zi buke aq e rëndë, saqë Abrami shkoi në Egjipt për të banuar në dhe të huaj. 11 Kur po hynte në Egjipt, Abrami i tha Sarajës, gruas së tij: «E di që je grua e bukur 12 dhe kur të të shohin egjiptianët, do të thonë: “Kjo është gruaja e tij”. Kështu mua do të më vrasin, kurse ty do të të lënë gjallë. 13 Thuaj që je ime motër, që të më trajtojnë mirë për shkakun tënd e jeta të më kursehet falë teje». 14 Kur Abrami hyri në Egjipt, egjiptianët panë se gruaja ishte shumë e bukur. 15 Edhe oborrtarët e faraonit e panë dhe ia lavdëruan faraonit. Atëherë, gruan e morën në shtëpinë e faraonit. 16 Për shkak të saj faraoni e trajtoi mirë Abramin, i cili përfitoi dhen, qe e gomarë, shërbëtorë e shërbëtore, gomarica e deve. 17 Por Zoti e dënoi me plagë të rënda faraonin dhe shtëpinë e tij për shkak të Sarajës, gruas së Abramit. 18 Atëherë faraoni e thirri Abramin e i tha: «Ç'është kjo që më bëre? Përse nuk më tregove që është gruaja jote. 19 Përse the se është jot motër e unë e mora për grua? Dhe tani, ja ku e ke gruan tënde. Merre, pra, e shko!». 20 Faraoni u dha urdhër njerëzve të vet dhe ata e larguan Abramin, bashkë me të shoqen, e gjithçka i përkiste.  n12.3 të tjerë: ata
Zanafilla 13

Zanafilla 13

2022-08-16--:--

Abrami dhe Loti 1 Abrami shkoi nga Egjipti në Negev bashkë me të shoqen e me gjithçka kishte. Me të shkoi edhe Loti. 2 Abrami ishte shumë i pasur me bagëti, argjend e ar. 3 Ai vazhdoi udhëtimin nga Negevi deri në Betel, deri në vendin ku kishte ngritur më parë tendën, mes Betelit e Ajit, 4 aty ku në fillim kishte ngritur një altar. Atje Abrami thirri emrin e Zotit. 5 Edhe Loti, që udhëtonte me Abramin, kishte dhen, qe e tenda. 6 Nuk kishte vend për të dy, se pasuria e tyre ishte aq e madhe, saqë nuk mund të jetonin bashkë. 7 Kështu, filloi një grindje mes barinjve të bagëtive të Abramit e barinjve të bagëtive të Lotit. Në atë kohë, në atë vend jetonin kananitët e perizitët. 8 Atëherë Abrami i tha Lotit: «Të mos ketë grindje mes nesh, mes barinjve të mi e barinjve të tu, se jemi vëllezër. 9 A nuk është e gjithë toka përpara teje? Le të ndahemi. Nëse shkon në të majtë, unë do të marr në të djathtë. E nëse shkon në të djathtë, unë do të marr në të majtë». 10 Loti ngriti sytë e pa se gjithë lugina e Jordanit deri në Coar ujitej si kopshti i Zotit, si toka e Egjiptit, përpara se Zoti të shkatërronte Sodomën e Gomorrën. 11 Loti zgjodhi për vete gjithë luginën e Jordanit e udhëtoi drejt lindjes. Kështu, u ndanë nga njëri-tjetri. 12 Abrami banoi në tokën e Kanaanit, ndërsa Loti banoi në qytetet e luginës dhe ngriti tendat pranë Sodomësnj. 13 Mirëpo njerëzit e Sodomës ishin shumë të ligj e mëkatarë para Zotit. 14 Pasi Loti u largua prej tij, Zoti i tha Abramit: «Ngriji sytë dhe, nga vendi ku je, shiko drejt veriut e jugut, drejt lindjes e perëndimit, 15 sepse të gjithë tokën që sheh, do të ta jap ty e pasardhësve të tu përgjithmonë. 16 Dhe do t'i bëj pasardhësit e tu si pluhurin e tokës. Nëse dikush do të mund ta numërojë pluhurin e tokës, edhe pasardhësit e tu do të numërohen. 17 Ngrihu e bjeri tokës për së gjati e për së gjeri, sepse ty do të ta jap». 18 Atëherë Abrami ngriti tendat dhe shkoi e banoi ndër lisat e Mamreut që janë në Hebron. Atje i ngriti një altar Zotit.  nj13.12 ose: deri në Sodomë
Zanafilla 14

Zanafilla 14

2022-08-16--:--

Abrami shpëton Lotin 1 Në atë kohëo Amrafeli, mbreti i Shinarit, Arjoku, mbreti i Elasarit, Kedorlaomeri, mbreti i Elamit e Tidali, mbreti i Gojimit 2 bënë luftë kundër Berait, mbretit të Sodomës, Birshait, mbretit të Gomorrës, Shinabit, mbretit të Admës, e Shemeberit, mbretit të Ceboimit e të Belës që është Coari. 3 Të gjithë këta të fundit u bashkuan në luginën e Sidimit që është deti i Kripur. 4 Për dymbëdhjetë vjet ata i shërbyen Kedorlaomerit, por në vitin e trembëdhjetë ngritën krye. 5 Në vitin e katërmbëdhjetë, Kedorlaomeri e mbretërit bashkë me të erdhën e i mundën refaitët në Ashterot Karnaim, zuzitët në Ham, emitët në Shaveh Kirjataim 6 e horitët në malet e tyre të Seirit deri në El Paran që është pranë shkretëtirës. 7 Pastaj ata u kthyen e shkuan në En Mishpat, që është në Kadesh, e u ranë të gjitha krahinave të amalekitëve e amoritëve që banonin në Hacecon Tamar. 8 Atëherë u çua mbreti i Sodomës, mbreti i Gomorrës, mbreti i Admës, mbreti i Ceboimit e mbreti i Belës, që është Coari, e u rreshtuan për luftë në luginën e Sidimit 9 kundër Kedorlaomerit, mbretit të Elamit, Tidalit, mbretit të Gojimit, Amrafelit, mbretit të Shinarit e Arjokut, mbretit të Elasarit. Katër mbretër kundër pesë të tjerëve. 10 Lugina e Sidimit ishte plot me puse zifti. Mbretërit e Sodomës e Gomorrës ia mbathën e ranë në to, ndërsa ata që shpëtuan ikën maleve. 11 Të katër mbretërit plaçkitën tërë pasurinë e Sodomës e të Gomorrës dhe gjithë ushqimet e tyre e u larguan. 12 Ata zunë edhe Lotin, nipin e Abramit, që banonte në Sodomë, bashkë me pasurinë e tij, e u larguan. 13 Një prej atyre që kishin shpëtuar erdhi dhe e njoftoi Abram Hebreun që banonte pranë lisave të Mamre Amoritit. Ky ishte i vëllai i Eshkolit dhe Anerit që ishin aleat me Abramin. 14 Kur Abrami dëgjoi se i nipip u zu rob, ngriti për luftë treqind e tetëmbëdhjetë njerëz të stërvitur, të lindur në shtëpinë e tij, e i ndoqi mbretërit deri në Dan. 15 Gjatë natës, i ndau shërbëtorët në grupe kundër tyre. I mundi mbretërit e i ndoqi deri në Hobah që është në veri të Damaskut. 16 Pastaj rimori gjithë pasurinë. Mori edhe nipin e tij, Lotin, bashkë me pasurinë e tij, me gratë e popullin. Abrami e Melkisedeku 17 Kur Abrami po kthehej, pasi kishte mposhtur Kedorlaomerin e mbretërit që ishin me të, mbreti i Sodomës doli ta takonte në luginën e Shavehut. Ajo është lugina e Mbretit. 18 Atëherë Melkisedeku, mbreti i Salemit, solli bukë e verë. Ai ishte prifti i Perëndisë së tejlartë. 19 Ai e bekoi e tha: «Bekuar qoftë Abrami nga Perëndia i tejlartë, krijuesq i qiellit e i tokës! 20 Bekuar qoftë Perëndia i tejlartë, që t'i dorëzoi ty armiqtë!». Atëherë Abrami i dha të dhjetën e çdo gjëje. 21 Mbreti i Sodomës i tha Abramit: «M'i kthe njerëzit, ndërsa pasurinë mbaje për vete». 22 Abrami i tha mbretit të Sodomës: «Jam betuar para Zotit, Perëndisë së tejlartë, krijuesit të qiellit e tokës, 23 se nuk do të marr asnjë fije peri e asnjë lidhëse sandalesh, asgjë prej gjërave që të përkasin, që të mos thuash: “Unë e bëra Abramin të pasur”. 24 Nuk do të marr asgjë për vete, përveçse çfarë hëngrën djemtë e pjesën që u përket burrave që erdhën me mua, Anerit, Eshkolit e Mamreut. Këta le të marrin pjesën e tyre».  o14.1 ose: Në kohën e Amrafelit  p14.14 he. vëllai  q14.19 ose: zotërues
Zanafilla 15

Zanafilla 15

2022-08-16--:--

Besëlidhja e Zotit me Abramin 1 Pas këtyre ngjarjeve, fjala e Zotit iu drejtua Abramit në një vegim: «Abram, mos ki frikë. Unë jam mburoja jote. Shpërblimi yt do të jetë shumë i madh!». 2 Abrami tha: «O Zot, Zoti im, çfarë do të më japësh kur jam pa fëmijë e trashëgimtari i shtëpisë sime do të jetë Eliezeri i Damaskut?». 3 Pastaj tha: «Ti nuk më ke dhënë pasardhës dhe, ja, një shërbëtorr do të jetë trashëgimtari im». 4 Dhe, ja, fjala e Zotit iu drejtua: «Trashëgimtari yt nuk do të jetë ky, por ai që do të dalë prej trupit tënd, ai do të jetë trashëgimtari yt». 5 Pastaj e nxori jashtë e i tha: «Shiko qiellin e numëroji yjet, po munde! Kaq të shumtë do të jenë trashëgimtarët e tu». 6 Abrami besoi në Zotin e Zoti ia numëroi për drejtësi. 7 Ai i tha: «Unë jam Zoti që të nxori nga Uri i kaldenjve për të të dhënë si trashëgimi këtë tokë». 8 Abrami iu përgjigj: «O Zot, Zoti im, nga do ta di unë se do ta trashëgoj?». 9 Ai i tha: «Më sill një mëshqerrë tri vjeçe, një dhi e një dash tre vjeç, një turtull e një pëllumb të ri». 10 Abrami ia solli të gjitha këto. I preu më dysh dhe i vuri gjysmat përballë njëra-tjetrës, por zogjtë nuk i preu. 11 Disa shpendë grabitqarë u lëshuan mbi to, por Abrami i dëboi. 12 Në të perënduar, Abramin e kapi një gjumë i thellë dhe, ja, e pllakosi një frikë e errët dhe e madhe. 13 Dhe Zoti i tha Abramit: «Dije mirë se pasardhësit e tu do të banojnë në vend të huaj e do të jenë skllevër e të shtypur për katërqind vjet. 14 Por unë do ta gjykoj kombin, të cilit do t'i shërbejnë e pas kësaj do të dalin me pasuri të mëdha. 15 Ndërsa ti do të bashkohesh me etërit e tu në paqe e do të varrosesh pas një pleqërie të mbarë. 16 Në brezninë e katërt, pasardhësit e tu do të kthehen këtu pasi ligësia e amoritëve nuk e ka arritur ende kulmin». 17 Kur perëndoi dielli, u bë errësirë dhe, ja, u duk një mangall me tym e një pishtar zjarri, i cili përshkoi gjysmat e prera. 18 Atë ditë Zoti lidhi një besëlidhje me Abramin e tha: «Pasardhësve të tu po ua jap këtë tokë, nga lumi i Egjiptit deri në lumin e madh, Eufratin, 19 tokën e kenitëve, e kenizitëve, e kadmonitëve, 20 e hititëve, e perizitëve, e refaitëve, 21 e amoritëve, e kananitëve, e girgashitëve, e jebusitëve».  r15.3 he. bir i shtëpisë time
Zanafilla 16

Zanafilla 16

2022-08-16--:--

Hagara dhe Ishmaeli 1 Saraja, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhënë fëmijë. Ajo kishte një skllave egjiptiane që quhej Hagarë. 2 Atëherë Saraja i tha Abramit: «Ja, Zoti më ka bërë beronjë. Fli me skllaven time e ndoshta prej saj do të kem fëmijërr». Abrami ia dëgjoi fjalën Sarajës. 3 Dhjetë vjet pasi Abrami banoi në tokën e Kanaanit, Saraja, gruaja e Abramit, mori Hagarën, skllaven e saj egjiptiane e ia dha për grua Abramit, burrit të saj. 4 Ai fjeti me Hagarën e ajo mbeti shtatzënë. Kur pa se kishte mbetur shtatzënë, ajo filloi ta shpërfillte zonjën e saj. 5 Atëherë Saraja i tha Abramit: «Ti je përgjegjës për këtë fyerje. Isha unë ajo që ta lëshova në krahët e tu skllaven time e kur ajo pa që mbeti shtatzënë filloi të më shpërfillë. Zoti gjykoftë mes meje e teje!». 6 Por Abrami i tha Sarajës: «Ja ku e ke skllaven tënde. Bëj me të si të duash». Atëherë Saraja u soll ashpër me Hagarën e ajo iku prej saj. 7 Engjëlli i Zotit e gjeti Hagarën pranë një burimi në shkretëtirë, te burimi udhës për në Shur. 8 Ai i tha: «Hagarë, skllavja e Sarajës, nga po vjen e ku po shkon?». Ajo u përgjigj: «Po largohem nga zonja ime, Saraja». 9 Engjëlli i Zotit i tha: «Kthehu te zonja jote e nënshtroju asaj». 10 E i tha: «Do t'i shumoj pasardhësit e tu aq shumë saqë nuk do të mund të numërohen». 11 Engjëlli i Zotit i tha: «Ja, ti je shtatzënë, do të lindësh djalë e do ta quash Ishmael, se Zoti e dëgjoi vuajtjen tënde. 12 Ai do te jetë si gomar i egër mes njerëzve. Dora e tij do të jetë kundër të gjithëve e dora e të gjithëve kundër tij. E do të jetojë në kundërshtis me vëllezërit e tij». 13 Atëherë ajo thirri emrin e Zotit, që i foli, e tha: «Ti je Perëndia që këqyr, se këtu pashë me të vërtetë atë që këqyr». 14 Prandaj edhe burimi quhet Ber Lahaj Roi e ndodhet mes Kadeshit e Beredit. 15 Hagara i lindi Abramit një djalë dhe Abrami e quajti, djalin e lindur nga Hagara, Ishmael. 16 Abrami ishte tetëdhjetë e gjashtë vjeç kur Hagara i lindi Ishmaelin.  rr16.2 he. do të ndërtohem  s16.12 ose: kundruall
Zanafilla 17

Zanafilla 17

2022-08-16--:--

Rrethprerja si shenjë e besëlidhjes 1 Kur Abrami ishte nëntëdhjetë e nëntë vjeç, Zoti iu shfaq e i tha: «Unë jam Perëndia i gjithëpushtetshëm. Jeto me muash e ji i paqortueshëm. 2 Unë do të lidh besëlidhjen time me ty e do të të shumoj pa masë». 3 Abrami ra me fytyrë përdhe e Perëndia i tha: 4 «Sa për mua, kjo është besëlidhja ime me ty: do të bëhesh atë i shumë kombeve. 5 Nuk do të quhesh më Abram, por Abraham, sepse të kam bërë atë të shumë kombeve. 6 Do të të shumoj pa masë. Prej teje do të nxjerr kombe e prej teje do të lindin mbretër. 7 Do ta bëj besëlidhjen time me ty e me pasardhësit e tu brez pas brezi, një besëlidhje të përjetshme, për të qenë Perëndia yt dhe i pasardhësve të tu. 8 Ty e pasardhësve të tu, do t'ju jap si pronë të përjetshme tokën në të cilën banon si i huaj dhe tërë tokën e Kanaanit. Unë do të jem Perëndia i tyre». 9 Perëndia i tha Abrahamit: «Sa për ty, ti do të mbash besëlidhjen time, ti e pasardhësit e tu brez pas brezi. 10 Besëlidhja që ti e pasardhësit e tu duhet të mbani është kjo: gjithë meshkujt tuaj do të rrethpriten. 11 Do të rrethpriteni në lëkurën e gjymtyrës mashkullore e kjo do të jetë shenjë e besëlidhjes mes meje e jush. 12 Çdo mashkull, brez pas brezi, do të rrethpritet tetë ditë pas lindjes, edhe i linduri në shtëpi, edhe i huaji i blerë me para që nuk është pasardhësi yt. 13 Duhen rrethprerë si ai që ka lindur në shtëpinë tënde, edhe ai i blerë me para. Besëlidhja ime do të jetë në mishin tuaj një besëlidhje e përjetshme. 14 Mashkulli i parrethprerë, që nuk rrethpritet në lëkurën e gjymtyrës mashkullore, do të zhbihet prej popullit të vet, sepse ka thyer besëlidhjen time». 15 Pastaj Perëndia i tha Abrahamit: «Gruan tënde nuk do ta quash më Sarajë, por Sara. 16 Do ta bekoj, madje prej saj do të të jap një djalë. Do ta bekoj e prej saj do të lindin kombe e do të dalin mbretër kombesh». 17 Abrahami ra me fytyrë përdhe, qeshi e tha me vete: «A mundet burri njëqind vjeç të bëhet me djalë e Sara nëntëdhjetëvjeçe të lindë?!». 18 Atëherë Abrahami i tha Perëndisë: «Mjaft që ta kem me jetë Ishmaelin në praninë tënde!». 19 Por Perëndia tha: «Jo, jo. Sara, gruaja jote, do të të lindë djalë e do ta quash Isak. Besëlidhjen time me të do ta bëj një besëlidhje të përjetshme, edhe për pasardhësit e tij. 20 Sa për Ishmaelin, të dëgjova dhe, ja, do ta bekoj e do ta shtoj e shumoj pa masë. Dymbëdhjetë prijës do të lindin prej tij e do ta bëj një komb të madh. 21 Por besëlidhjen time do ta bëj me Isakun që Sara do të të lindë pas një viti». 22 Perëndia mbaroi së foluri me Abrahamin e u largua prej tij. 23 Atëherë Abrahami e mori Ishmaelin, birin e tij, të gjithë ata që kishin lindur në shtëpinë e tij dhe ata që i kishte blerë me para. Në të njëjtën ditë i mori tërë meshkujt e shtëpisë e i rrethpreu në lëkurën e gjymtyrës mashkullore, ashtu siç i kishte thënë Perëndia. 24 Abrahami ishte nëntëdhjetë e nëntë vjeç kur u rrethpre, 25 ndërsa Ishmaeli, i biri, ishte trembëdhjetë vjeç. 26 Në të njëjtën ditë u rrethprenë Abrahami e Ishmaeli, i biri, 27 e bashkë me të, tërë meshkujt e shtëpisë së tij, edhe i linduri në shtëpi, edhe i huaji i blerë me para.  sh17.1 he. ec para fytyrës sime
Zanafilla 18

Zanafilla 18

2022-08-16--:--

Zoti dhe Abrahami 1 Zoti iu shfaq Abrahamit te lisat e Mamreut, në zhegun e ditës, kur ai po rrinte në të hyrë të tendës. 2 Abrahami ngriti sytë dhe, ja, pa tre burra që po qëndronin para tij. Si i pa, vrapoi nga hyrja e tendës që t'i takonte, u përkul me nderim përtokë, 3 e tha: «O Zoti im, nëse kam gjetur hir para teje, mos kalo pa u ndalur te shërbëtori yt. 4 Do t'ju sjellin pak ujë që të lani këmbët e të pushoni nën pemë. 5 Unë po ju sjell një kafshatë bukë që të merrni veten, meqë kaluat nga shërbëtori juaj. Pastaj vazhdoni rrugën». Ata iu përgjigjën: «Bëj, pra, siç the». 6 Abrahami nxitoi drejt tendës te Sara e i tha: «Shpejt, gatuaj tre masa majë mielli e bëj kuleç!». 7 Ai vetë vrapoi drejt kopesë, mori një viç të njomë e të mirë e ia dha shërbëtorit që e përgatiti me të shpejtë. 8 Pastaj mori mazë, qumësht e viçin që ishte përgatitur e ua shtroi përpara. Dhe ai qëndroi në këmbë, ndërsa ata hanin nën pemë. 9 Atëherë ata e pyetën: «Ku është Sara, gruaja jote?». Ai u përgjigj: «Aty, në tendë!». 10 Njëri prej të tyre i tha: «Me të vërtetë, do të vij te ti pas një viti, e Sara, gruaja jote, do të bëhet me djalë». Sara po dëgjonte në të hyrë të tendës që ishte mbrapa tij. 11 Abrahami e Sara ishin të moshuar dhe Sarës i ishin ndalur të përmuajshmet e grave. 12 Kështu, Sara qeshi me vete e tha: «Tani që jam vyshkur e zotëria im është plak, a thua do të kem ende dëshirë?!». 13 Zoti i tha Abrahamit: «Përse qeshi Sara e tha: “Me të vërtetë do të lind tani që u plaka?”. 14 A ka gjë të pamundur për Zotin? Si sot një vit, do të kthehem te ti dhe Sara do të jetë bërë me djalë». 15 Por Sara e mohoi nga frika e tha: «Jo, nuk qesha». Por ai i tha: «Po, po, qeshe!». Abrahami ndërhyn për Sodomën 16 Pastaj ata u ngritën prej aty e panë drejt Sodomës. Abrahami shkoi bashkë me ta për t'i përcjellë. 17 Atëherë Zoti tha: «A do t'ia fsheh unë Abrahamit atë që kam për të bërë? 18 Abrahami me të vërtetë do të bëhet një komb i madh e i fuqishëm e në të do të bekohen tërë kombet e tokës, 19 sepse unë e zgjodha që t'i urdhërojë bijtë e tij e shtëpinë e tij, pas tij, për të ndjekur udhën e Zotit, duke bërë çka është e drejtë e drejtësi, që Zoti të plotësojë gjithçka që i tha Abrahamit». 20 Kështu, Zoti tha: «Gjëma e Sodomës dhe e Gomorrës është e madhe e mëkati i tyre është shumë i rëndë. 21 Do të zbres poshtë e të shoh nëse po veprojnë ashtu siç dëgjovat. Atëherë, do ta di». 22 Atëherë burrat u kthyen prej andej e shkuan drejt Sodomës, ndërsa Abrahami ende po qëndronte para Zotitth. 23 Abrahami u afrua e tha: «A do ta zhdukësh, me të vërtetë, të drejtin bashkë me të ligun? 24 Ndoshta qyteti ka pesëdhjetë njerëz të drejtë. Me të vërtetë do ta zhdukësh e nuk do ta falësh për hir të pesëdhjetë njerëzve të drejtë që banojnë aty? 25 Larg qoftë që ta bësh këtë, të vrasësh të drejtin bashkë me të ligun, duke i trajtuar të drejtin e të ligun njësoj. Larg qoftë! Vallë, gjykatësi i gjithë tokës nuk do të tregohet i drejtë?». 26 Zoti tha: «Nëse gjej në qytetin e Sodomës pesëdhjetë njerëz të drejtë, për hir të tyre do ta fal tërë vendin». 27 Abrahami iu përgjigj: «Ja, unë që jam pluhur e hi po marr guximin të flas me Zotin tim. 28 Ndoshta, këtyre pesëdhjetë njerëzve të drejtë u mungojnë pesë njerëz. A do ta shkatërrosh tërë qytetin për shkak të këtyre të pestëve?». Ai i tha: «Nuk do ta shkatërroj, nëse atje gjej dyzet e pesë». 29 Abrahami i tha përsëri: «Ndoshta do të gjenden vetëm dyzet». Ai i tha: «Nuk do ta shkatërroj për hir të të dyzetëve». 30 Pastaj, Abrahami i tha: «Nuk zemërohet Zoti im nëse them: ndoshta atje do të gjenden vetëm tridhjetë». Ai i tha: «Nuk do ta shkatërroj nëse gjej tridhjetë». 31 Abrahami i tha: «Ja, po marr guximin të flas përsëri me Zotin tim: ndoshta, atje do të gjenden vetëm njëzet». Ai i tha: «Nuk do ta shkatërroj për hir të të njëzetëve». 32 Atëherë ai i tha: «Nuk zemërohet Zoti im nëse them për herë të fundit: ndoshta atje do të gjenden vetëm dhjetë». Ai i tha: «Nuk do ta shkatërroj për hir të të dhjetëve».
Zanafilla 19

Zanafilla 19

2022-08-16--:--

Ligësia e Sodomës 1 Dy engjëjt arritën në Sodomë në mbrëmje, kur Loti po rrinte te porta e Sodomës. Si i pa, u ngrit t'i takonte, u përkul me fytyrë përdhe 2 e tha: «Zotërinj, kthehuni nga shtëpia e shërbëtorit tuaj që të kaloni natën e të lani këmbët. Pastaj në të gdhirë vazhdoni udhëtimin». Ata thanë: «Jo, natën do ta kalojmë në shesh». 3 Por Loti nguli këmbë. Kështu, ata u kthyen tek ai dhe hynë në shtëpinë e tij. Ai u përgatiti një gosti, u poqi bukë të ndorme dhe ata hëngrën. 4 Para se të flinin, njerëzit e qytetit të Sodomës, i tërë populli pa përjashtim, i ri e i vjetër, rrethuan shtëpinë. 5 I thirrën Lotit e i thanë: «Ku janë burrat që erdhën te ti sonte? Na i nxirr jashtë që t'i përdhunojmëu». 6 Loti doli përjashta, mbylli derën pas vetes 7 e u tha: «Mos vëllezër, mos bëni ligësi. 8 Ja ku kam dy bija që nuk kanë njohur burrë. Po i nxjerr jashtë e po jua jap, që të bëni me to ç'të doni. Vetëm këtyre burrave mos u bëni gjë, se janë nën mbrojtjen timev». 9 Ata u përgjigjën: «Ik shporru!». Edhe thanë: «Ky erdhi të banojë si i huaj e dashka të jetë gjykatës! Tani do të sillemi edhe më keq me ty!». Filluan ta shtyjnë Lotin fort dhe u afruan për ta shpërthyer derën. 10 Por dy burrat zgjatën dorën, e tërhoqën Lotin brenda në shtëpi dhe mbyllën derën. 11 Pastaj i verbuan njerëzit që ishin përjashta, nga më i vogli deri te më i madhi. Kështu ata u lodhën së kërkuari hyrjen e shtëpisë. Shkatërrimi i Sodomës e Gomorrës 12 Burrat i thanë Lotit: «Kush tjetër është me ty? Ke dhëndër, bij e bija? Këdo që ke në këtë qytet nxirre jashtë prej këtij vendi. 13 Ne do ta shkatërrojmë këtë vend, sepse e madhe është gjëma e tyre para Zotit dhe ai na ka dërguar që ta shkatërrojmë». 14 Loti doli jashtë e u foli dhëndurëve që ishin martuar me bijat e tij: «Ngrihuni e largohuni nga ky vend, se Zoti do ta shkatërrojë qytetin». Por dhëndurëve iu duk se ai po tallej. 15 Në të gdhirë, engjëjt e nxisnin Lotin duke i thënë: «Ngrihu e merr me vete gruan tënde dhe të dy bijat që gjenden këtu. Përndryshe, kur qyteti të ndëshkohet, do të zhdukesh edhe ti». 16 Por ai po vonohej. Atëherë, meqë Zoti pati mëshirë për të, burrat e morën për dore atë, gruan e tij e bijat e tij dhe i nxorën e i lanë jashtë qytetit. 17 Pasi i nxorën jashtë, njëri prej tyre i tha: «Ik, shpëto veten! Mos shiko mbrapa e mos u ndal askund në luginë. Ik në mal, përndryshe do të zhdukesh!». 18 Loti u tha: «Mos, o Zot! 19 Ja, shërbëtori yt gjeti hir para teje e ti u tregove shumë mirëdashës me atë që bëre duke më shpëtuar. Por unë nuk do të largohem dot në mal pa më zënë fatkeqësia e kam për të vdekur. 20 Ja një qytet ku mund të strehohem. Është afër dhe i vogël. Më lër të shkoj te ky qytet i vogël që të shpëtoj». 21 Ai i tha: «Ja, po ta plotësoj edhe këtë kërkesë. Nuk do ta shkatërroj qytetin për të cilin fole. 22 Shpejto, ik atje, se nuk do të bëj asgjë derisa të arrish». Prandaj qyteti u quajt Coar. 23 Dielli po ngrihej mbi tokë kur Loti hyri në Coar. 24 Atëherë Zoti lëshoi nga qielli sulfur e zjarr mbi Sodomën e Gomorrën. 25 Ai i shkatërroi ato qytete dhe gjithë luginën bashkë me tërë banorët e qyteteve e bimësinë e tokës. 26 Por gruaja e Lotit shikoi mbrapa dhe u kthye në një shtatore kripe. 27 Herët në mëngjes, Abrahami u ngrit e shkoi te vendi ku kishte qëndruar para Zotit. 28 Hodhi sytë poshtë nga Sodoma e Gomorra dhe nga tërë vendi i luginës dhe, ja, një tym ngrihej nga toka sikur të ishte tym furre. 29 Kështu ndodhi që, kur Perëndia shkatërroi qytetet e luginës, u kujtua për Abrahamin dhe e largoi Lotin nga shkatërrimi që rax mbi qytetet ku banonte. Zanafilla e Moabit dhe e Amonit 30 Loti kishte frikë të banonte në Coar, prandaj u largua nga Coari bashkë me dy bijat e tij e banoi në mal, në një shpellë. 31 Atëherë vajza e madhe i tha të voglës: «Ati ynë është plak dhe nuk ka asnjë burrë në vend që të flejë me ne, siç bëhet në mbarë tokën. 32 Eja, le ta dehim atin tonë me verë, që të flemë me të e, përmes tij, të ruajmë farën». 33 Kështu,
Zanafilla 20

Zanafilla 20

2022-08-16--:--

Abrahami dhe Abimeleku 1 Abrahami u largua prej andej drejt tokës së Negevit. Ndenji mes Kadeshit e Shurit e banoi si i huaj në Gerar. 2 Atje Abrahami thoshte për Sarën, gruan e tij: «Është motra ime». Kështu, Abimeleku, mbreti i Gerarit, dërgoi njerëz dhe e mori Sarën. 3 Por Perëndia iu drejtua Abimelekut natën në ëndërr e i tha: «Ja, do të vdesësh për shkak të gruas që more, sepse është e martuar». 4 Abimeleku nuk e kishte prekur, prandaj i tha: «O Zot, a do ta vrisje një komb të drejtë?! 5 A nuk më tha Abrahami se ishte e motra? Edhe Sara vetë më tha se është vëllai i saj. Me ndërgjegjexh të pastër e me duar të pafajshme e bëra këtë gjë». 6 Perëndia i tha në ëndërr: «Unë e di që veprove me ndërgjegje të pastër, prandaj të ruajta që të mos mëkatosh kundër meje e kështu nuk të lashë ta prekësh. 7 Tani, ktheja të shoqen, se Abrahami është profet. Ai do të lutet për ty e do të jetosh. Por nëse nuk ia kthen, dije mirë se do të vdesësh ti dhe të gjithë të tutë». 8 Abimeleku u ngrit herët në mëngjes dhe thirri të gjithë shërbëtorët e tij. Kur u tregoi gjithçka, ata i zuri një frikë e madhe. 9 Atëherë Abimeleku thirri Abrahamin e i tha: «Çfarë na ke bërë kështu? Ç'të keqey të bëra që solle mbi mua e mbi mbretërinë time një mëkat kaq të rëndë? Nuk u solle me mua siç duhet». 10 Abimeleku shtoi: «Ç'të shkoi në mendje që bëre këtë gjë!». 11 Abrahami iu përgjigj: «E bëra se thashë: me siguri, nuk ka frikë Perëndie në këtë vend e kështu do të më vrasin për shkak të gruas sime. 12 Është e vërtetë, ajo është motra ime, sepse është bija e tim eti e jo e sime mëje, por e mora për grua. 13 Kur Perëndia më bëri të endem larg nga shtëpia e tim eti, i thashë asaj: “Tregohu mirëdashëse ndaj meje. Në çdo vend që do të hyjmë, thuaj për mua se jam vëllai yt”». 14 Atëherë Abimeleku mori dhen e qe, shërbëtorë e shërbëtore e ia dha Abrahamit. I ktheu edhe Sarën, gruan e tij, 15 e i tha: «Ja, para teje është vendi im. Bano ku të të pëlqejë». 16 Sarës i tha: «Ja, i kam dhënë një mijë monedha argjendi vëllait tënd për të mbuluar fyerjenz para të gjithë atyre që janë me ty e për të të shfajësuar para të gjithëvezh». 17 Atëherë Abrahami iu lut Perëndisë dhe Perëndia i shëroi Abimelekun, gruan dhe skllavet e tij. Kështu, ato lindën fëmijë, 18 sepse Zoti i kishte bërë beronja të gjitha gratë e shtëpisë së Abimelekut, për shkak të Sarës, gruas së Abrahamit.  xh20.5 he. zemër  y20.9 he. mëkat  z20.16 he. e të jetë një mbulesë sysh  zh20.16 ose: dhe je plotësisht e shfajësuar
loading
Comments 
Download from Google Play
Download from App Store