Zanafilla 8

Zanafilla 8

Update: 2022-08-16
Share

Description

Përfundimi i përmbytjes


Perëndia u kujtua për Noeun e të gjitha kafshët e egra dhe bagëtitë që ishin me të në arkë. Ai dërgoi një erë mbi tokë e ujërat u ulën. Burimet e humnerës dhe kanatet e qiellit u mbyllën. Shiu nga qielli pushoi. Ujërat sa vinin e tërhiqeshin nga toka dhe pas njëqind e pesëdhjetë ditësh u pakësuan. Në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit të shtatë arka u ndal mbi malet e Araratit. Ujërat vazhduan të pakësoheshin deri në muajin e dhjetë. Në ditën e parë të muajit të dhjetë u dukën majat e maleve.


Pasi kaluan dyzet ditë, Noeu hapi dritaren e arkës që kishte bërë dhe lëshoi një korb që shkonte e vinte derisa u thanë ujërat mbi tokë. Pastaj lëshoi një pëllumb për të parë nëse ujërat ishin ulur nga faqja e dheut. Por pëllumbi nuk gjeti ku të vinte këmbën e u kthye tek ai në arkë, sepse ujërat mbulonin tërë faqen e tokës. Kështu Noeu zgjati dorën, e kapi dhe e futi në arkë. 10 Pasi priti shtatë ditë të tjera, e lëshoi përsëri pëllumbin nga arka. 11 Pëllumbi erdhi tek ai në mbrëmje, dhe ja, në sqep mbante një gjethe ulliri të sapokëputur. Noeu e kuptoi që ujërat ishin tërhequr nga toka. 12 Pastaj priti edhe shtatë ditë të tjera. E lëshoi edhe një herë pëllumbin dhe ky nuk u kthye më. 13 Në ditën e parë të muajit të parë të vitit gjashtëqind e një, ujërat u thanë nga toka dhe Noeu hoqi mbulesën e arkës. Vështroi dhe, ja, faqja e tokës ishte tharë. 14 Në ditën e njëzet e shtatë të muajit të dytë toka u tha.


15 Atëherë Perëndia i tha Noeut: 16 «Dil nga arka, ti bashkë me gruan tënde, me bijtë e tu e me gratë e bijve të tu. 17 Të gjitha kafshët e çdo lloji që janë me ty, shpendët, bagëtitë e çdo zvarranik që zvarritet mbi tokë, nxirri që të mbushin tokën, të shtohen e të shumohen mbi tokë». 18 Kështu, Noeu doli bashkë me të bijtë, të shoqen e gratë e bijve të tij. 19 Tërë kafshët, zvarranikët e shpendët, gjithçka që lëviz mbi tokë, dolën nga arka sipas specieve të tyre.


Premtimi i Perëndisë


20 Pastaj Noeu i ngriti një altar Zotit e mbi të i kushtoi një fli shkrumbimi nga çdo kafshë e shpend i pastër. 21 Zoti ndjeu erën e këndshme e tha në zemrën e vet: «Nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së tij janë të liga që në moshë të re. Dhe as nuk do t’i godas më gjallesat, siç bëra.


22 Sa të jetë toka,


të mbjellat e të korrat,


i ftohti e i nxehti,


vera e dimri,


dita e nata,


nuk do të marrin fund».

Comments 
loading
In Channel
Zanafilla 1

Zanafilla 1

2022-08-15--:--

Zanafilla 2

Zanafilla 2

2022-08-15--:--

Zanafilla 3

Zanafilla 3

2022-08-15--:--

Zanafilla 4

Zanafilla 4

2022-08-16--:--

Zanafilla 5

Zanafilla 5

2022-08-16--:--

Zanafilla 6

Zanafilla 6

2022-08-16--:--

Zanafilla 7

Zanafilla 7

2022-08-16--:--

Zanafilla 8

Zanafilla 8

2022-08-16--:--

Zanafilla 9

Zanafilla 9

2022-08-16--:--

Zanafilla 10

Zanafilla 10

2022-08-16--:--

Zanafilla 11

Zanafilla 11

2022-08-16--:--

Zanafilla 12

Zanafilla 12

2022-08-16--:--

Zanafilla 13

Zanafilla 13

2022-08-16--:--

Zanafilla 14

Zanafilla 14

2022-08-16--:--

Zanafilla 15

Zanafilla 15

2022-08-16--:--

Zanafilla 16

Zanafilla 16

2022-08-16--:--

Zanafilla 17

Zanafilla 17

2022-08-16--:--

Zanafilla 18

Zanafilla 18

2022-08-16--:--

Zanafilla 19

Zanafilla 19

2022-08-16--:--

Zanafilla 20

Zanafilla 20

2022-08-16--:--

loading
00:00
00:00
1.0x

0.5x

0.8x

1.0x

1.25x

1.5x

2.0x

3.0x

Sleep Timer

Off

End of Episode

5 Minutes

10 Minutes

15 Minutes

30 Minutes

45 Minutes

60 Minutes

120 Minutes

Zanafilla 8

Zanafilla 8

bibla.al