Zanafilla 14

Zanafilla 14

Update: 2022-08-16
Share

Description

Abrami shpëton Lotin


Në atë kohëo Amrafeli, mbreti i Shinarit, Arjoku, mbreti i Elasarit, Kedorlaomeri, mbreti i Elamit e Tidali, mbreti i Gojimit bënë luftë kundër Berait, mbretit të Sodomës, Birshait, mbretit të Gomorrës, Shinabit, mbretit të Admës, e Shemeberit, mbretit të Ceboimit e të Belës që është Coari. Të gjithë këta të fundit u bashkuan në luginën e Sidimit që është deti i Kripur. Për dymbëdhjetë vjet ata i shërbyen Kedorlaomerit, por në vitin e trembëdhjetë ngritën krye. Në vitin e katërmbëdhjetë, Kedorlaomeri e mbretërit bashkë me të erdhën e i mundën refaitët në Ashterot Karnaim, zuzitët në Ham, emitët në Shaveh Kirjataim e horitët në malet e tyre të Seirit deri në El Paran që është pranë shkretëtirës. Pastaj ata u kthyen e shkuan në En Mishpat, që është në Kadesh, e u ranë të gjitha krahinave të amalekitëve e amoritëve që banonin në Hacecon Tamar. Atëherë u çua mbreti i Sodomës, mbreti i Gomorrës, mbreti i Admës, mbreti i Ceboimit e mbreti i Belës, që është Coari, e u rreshtuan për luftë në luginën e Sidimit kundër Kedorlaomerit, mbretit të Elamit, Tidalit, mbretit të Gojimit, Amrafelit, mbretit të Shinarit e Arjokut, mbretit të Elasarit. Katër mbretër kundër pesë të tjerëve. 10 Lugina e Sidimit ishte plot me puse zifti. Mbretërit e Sodomës e Gomorrës ia mbathën e ranë në to, ndërsa ata që shpëtuan ikën maleve. 11 Të katër mbretërit plaçkitën tërë pasurinë e Sodomës e të Gomorrës dhe gjithë ushqimet e tyre e u larguan. 12 Ata zunë edhe Lotin, nipin e Abramit, që banonte në Sodomë, bashkë me pasurinë e tij, e u larguan.


13 Një prej atyre që kishin shpëtuar erdhi dhe e njoftoi Abram Hebreun që banonte pranë lisave të Mamre Amoritit. Ky ishte i vëllai i Eshkolit dhe Anerit që ishin aleat me Abramin. 14 Kur Abrami dëgjoi se i nipip u zu rob, ngriti për luftë treqind e tetëmbëdhjetë njerëz të stërvitur, të lindur në shtëpinë e tij, e i ndoqi mbretërit deri në Dan. 15 Gjatë natës, i ndau shërbëtorët në grupe kundër tyre. I mundi mbretërit e i ndoqi deri në Hobah që është në veri të Damaskut. 16 Pastaj rimori gjithë pasurinë. Mori edhe nipin e tij, Lotin, bashkë me pasurinë e tij, me gratë e popullin.


Abrami e Melkisedeku


17 Kur Abrami po kthehej, pasi kishte mposhtur Kedorlaomerin e mbretërit që ishin me të, mbreti i Sodomës doli ta takonte në luginën e Shavehut. Ajo është lugina e Mbretit. 18 Atëherë Melkisedeku, mbreti i Salemit, solli bukë e verë. Ai ishte prifti i Perëndisë së tejlartë. 19 Ai e bekoi e tha:


«Bekuar qoftë Abrami nga Perëndia i tejlartë,


krijuesq i qiellit e i tokës!


20 Bekuar qoftë Perëndia i tejlartë,


që t’i dorëzoi ty armiqtë!».


Atëherë Abrami i dha të dhjetën e çdo gjëje.


21 Mbreti i Sodomës i tha Abramit: «M’i kthe njerëzit, ndërsa pasurinë mbaje për vete». 22 Abrami i tha mbretit të Sodomës: «Jam betuar para Zotit, Perëndisë së tejlartë, krijuesit të qiellit e tokës, 23 se nuk do të marr asnjë fije peri e asnjë lidhëse sandalesh, asgjë prej gjërave që të përkasin, që të mos thuash: “Unë e bëra Abramin të pasur”. 24 Nuk do të marr asgjë për vete, përveçse çfarë hëngrën djemtë e pjesën që u përket burrave që erdhën me mua, Anerit, Eshkolit e Mamreut. Këta le të marrin pjesën e tyre».





 o14.1 ose: Në kohën e Amrafelit




 p14.14 he. vëllai




 q14.19 ose: zotërues


Comments 
In Channel
Zanafilla 1

Zanafilla 1

2022-08-15--:--

Zanafilla 2

Zanafilla 2

2022-08-15--:--

Zanafilla 3

Zanafilla 3

2022-08-15--:--

Zanafilla 4

Zanafilla 4

2022-08-16--:--

Zanafilla 5

Zanafilla 5

2022-08-16--:--

Zanafilla 6

Zanafilla 6

2022-08-16--:--

Zanafilla 7

Zanafilla 7

2022-08-16--:--

Zanafilla 8

Zanafilla 8

2022-08-16--:--

Zanafilla 9

Zanafilla 9

2022-08-16--:--

Zanafilla 10

Zanafilla 10

2022-08-16--:--

Zanafilla 11

Zanafilla 11

2022-08-16--:--

Zanafilla 12

Zanafilla 12

2022-08-16--:--

Zanafilla 13

Zanafilla 13

2022-08-16--:--

Zanafilla 14

Zanafilla 14

2022-08-16--:--

Zanafilla 15

Zanafilla 15

2022-08-16--:--

Zanafilla 16

Zanafilla 16

2022-08-16--:--

Zanafilla 17

Zanafilla 17

2022-08-16--:--

Zanafilla 18

Zanafilla 18

2022-08-16--:--

Zanafilla 19

Zanafilla 19

2022-08-16--:--

Zanafilla 20

Zanafilla 20

2022-08-16--:--

loading
00:00
00:00
x

0.5x

0.8x

1.0x

1.25x

1.5x

2.0x

3.0x

Sleep Timer

Off

End of Episode

5 Minutes

10 Minutes

15 Minutes

30 Minutes

45 Minutes

60 Minutes

120 Minutes

Zanafilla 14

Zanafilla 14

bibla.al