Zanafilla 5

Zanafilla 5

Update: 2022-08-16
Share

Description

Pasardhësit e Adamit


Ky është libri i breznive të Adamit. Kur Perëndia krijoi njeriun, në përngjasimin e Perëndisë e krijoi. Mashkull e femër i krijoi, i bekoi dhe ditën kur i krijoi i quajti «njeri».


Adami ishte njëqind e tridhjetë vjeç kur i lindi një djalë në përngjasimin e në shëmbëlltyrën e tij dhe e quajti Set. Adami jetoi tetëqind vjet pasi i lindi Seti e pati bij e bija të tjera. Kështu, Adami jetoi nëntëqind e tridhjetë vjet dhe vdiq.


Seti ishte njëqind e pesë vjeç kur i lindi Enoshi. Seti jetoi tetëqind e shtatë vjet pasi i lindi Enoshi e pati bij e bija të tjera. Kështu, Seti jetoi nëntëqind e dymbëdhjetë vjet dhe vdiq.


Enoshi ishte nëntëdhjetë vjeç kur i lindi Kenani. 10 Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet pasi i lindi Kenani e pati bij e bija të tjera. 11 Kështu, Enoshi jetoi nëntëqind e pesë vjet dhe vdiq.


12 Kenani ishte shtatëdhjetë vjeç kur i lindi Mahalaleli. 13 Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet pasi i lindi Mahalaleli e pati bij e bija të tjera. 14 Kështu, Kenani jetoi nëntëqind e dhjetë vjet dhe vdiq.


15 Mahalaleli ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeç kur i lindi Jaredi. 16 Mahalaleli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet pasi i lindi Jaredi e pati bij e bija të tjera. 17 Kështu, Mahalaleli jetoi tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe vdiq.


18 Jaredi ishte njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjeç kur i lindi Enoku. 19 Jaredi jetoi tetëqind vjet pasi i lindi Enoku e pati bij e bija të tjera. 20 Kështu, Jaredi jetoi nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe vdiq.


21 Enoku ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeç kur i lindi Metushelahu. 22 Enoku jetoi me Perëndinë për treqind vjet pasi i lindi Metushelahu e pati bij e bija të tjera. 23 Kështu, Enoku jetoi treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet. 24 Ai jetoi me Perëndinë e nuk u gjet më, se e mori Perëndia.


25 Metushelahu ishte njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjeç kur i lindi Lameku. 26 Metushelahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet pasi i lindi Lameku e pati bij e bija të tjera. 27 Kështu, Metushelahu jetoi nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet dhe vdiq.


28 Lameku ishte njëqind e tetëdhjetë e dy vjeç kur i lindi një djalë. 29 E quajti Noe e tha: «Ky do të na çlodhëgj nga puna e nga mundimi i duarve tona për shkak të tokës që Zoti mallkoi». 30 Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet pasi i lindi Noeu e pati bij e bija të tjera. 31 Kështu, Lameku jetoi shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet dhe vdiq.


32 Noeu ishte pesëqind vjeç kur i lindën Semi, Kami e Jafeti.




 gj5.29 he. ngushëllojë

Comments 
In Channel
Zanafilla 1

Zanafilla 1

2022-08-15--:--

Zanafilla 2

Zanafilla 2

2022-08-15--:--

Zanafilla 3

Zanafilla 3

2022-08-15--:--

Zanafilla 4

Zanafilla 4

2022-08-16--:--

Zanafilla 5

Zanafilla 5

2022-08-16--:--

Zanafilla 6

Zanafilla 6

2022-08-16--:--

Zanafilla 7

Zanafilla 7

2022-08-16--:--

Zanafilla 8

Zanafilla 8

2022-08-16--:--

Zanafilla 9

Zanafilla 9

2022-08-16--:--

Zanafilla 10

Zanafilla 10

2022-08-16--:--

Zanafilla 11

Zanafilla 11

2022-08-16--:--

Zanafilla 12

Zanafilla 12

2022-08-16--:--

Zanafilla 13

Zanafilla 13

2022-08-16--:--

Zanafilla 14

Zanafilla 14

2022-08-16--:--

Zanafilla 15

Zanafilla 15

2022-08-16--:--

Zanafilla 16

Zanafilla 16

2022-08-16--:--

Zanafilla 17

Zanafilla 17

2022-08-16--:--

Zanafilla 18

Zanafilla 18

2022-08-16--:--

Zanafilla 19

Zanafilla 19

2022-08-16--:--

Zanafilla 20

Zanafilla 20

2022-08-16--:--

loading
00:00
00:00
x

0.5x

0.8x

1.0x

1.25x

1.5x

2.0x

3.0x

Sleep Timer

Off

End of Episode

5 Minutes

10 Minutes

15 Minutes

30 Minutes

45 Minutes

60 Minutes

120 Minutes

Zanafilla 5

Zanafilla 5

bibla.al