Zanafilla 9

Zanafilla 9

Update: 2022-08-16
Share

Description

Besëlidhja e Perëndisë


Perëndia e bekoi Noeun dhe bijtë e tij e u tha: «Shtohuni, shumohuni e mbushni tokën. Frikë e tmerr do të jeni për të gjitha kafshët e tokës, për gjithë shpendët e qiellit, për gjithçka që lëviz mbi dhe, e për gjithë peshqit e detit, se janë lënë në dorën tuaj. Do të keni për ushqim çdo gjë të gjallë që lëviz. Po ju jap gjithçka, ashtu siç ju dhashë çdo bimë të gjelbër. Por nuk do të hani mish të gjallë, domethënë me gjak. Edhe për gjakun e jetëve tuaja do të kërkoj shpagim. Do ta kërkoj jetën e njeriut prej çdo kafshe, prej njeriut e prej vëllait të tij.


Ai që derdh gjak njeriu,


prej njeriut do t’i derdhet gjaku,


se në shëmbëlltyrën e vet


e bëri Perëndia njeriun.


Ju, pra, shtohuni e shumohuni, mbushni tokën e shumohuni mbi të».


Atëherë Perëndia i tha Noeut e bijve të tij: «Ja, unë po e lidh besëlidhjen time me ju e me pasardhësit tuaj pas jush, 10 me çdo qenie të gjallë që është me ju, me shpendët, bagëtitë e çdo kafshë të egër që është me ju, me ato që dolën nga arka e me çdo kafshë të tokës. 11 Po e lidh besëlidhjen time me ju që të mos vdesë më asnjë qenie e gjallë nga ujërat e përmbytjes e të mos ketë më përmbytje për të shkatërruar tokën». 12 Perëndia tha: «Për gjithë breznitë e ardhshme, kjo është shenja e besëlidhjes që unë po bëj mes meje e jush dhe me çdo qenie të gjallë që është me ju. 13 Kam vënë mbi re harkunk tim dhe ai do të jetë shenjë e besëlidhjes mes meje e tokës. 14 Kur ta mbuloj tokën me re e harku të shfaqet mbi to, 15 do të kujtoj besëlidhjen time mes meje e jush dhe me çdo lloj qenie të gjallë, kështu ujërat nuk do ta përmbytin më e nuk do të shkatërrojnë tërë qeniet e gjalla. 16 Kur harku të jetë mbi re, do ta shoh e do të kujtoj besëlidhjen e përjetshme mes Perëndisë e çdo lloj qenieje të gjallë mbi tokë». 17 Perëndia i tha Noeut: «Kjo është shenja e besëlidhjes që kam vendosur mes meje e çdo qenieje të gjallë mbi tokë».


Bijtë e Noeut


18 Bijtë e Noeut që dolën nga arka ishin Semi, Kami e Jafeti. Kami ishte ati i Kanaanit. 19 Këta të tre ishin bijtë e Noeut dhe prej tyre u popullua e gjithë toka.


20 Noeu filloi të kultivojë tokënl e mbolli një vresht. 21 Ai piu verë, u deh e u zhvesh në mes të tendës. 22 Kami, ati i Kanaanit, pa lakuriqësinë e të atit dhe u tregoi dy vëllezërve që ishin jashtë. 23 Atëherë Semi e Jafeti morën një rrobë, e vunë mbi krahë dhe duke ecur mbrapsht mbuluan lakuriqësinë e të atit. Ishin me fytyrë mbrapa e kështu nuk e panë lakuriqësinë e të atit. 24 Kur i doli pija, Noeu mori vesh se çfarë i kishte bërë djali i vogël 25 e tha:


«Mallkuar qoftë Kanaani!


Shërbëtor i shërbëtorëve do të jetë për vëllezërit e vet!».


26 Po ashtu tha:


«Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Semit.


Kanaani qoftë shërbëtori i tij!


27 Perëndia i zgjeroftë kufijtë e Jafetit e ky banoftë në tendën e Semit.


Kanaani qoftë shërbëtori i tij!».


28 Pas përmbytjes Noeu jetoi treqind e pesëdhjetë vjet. 29 Kështu, Noeu jetoi nëntëqind e pesëdhjetë vjet dhe vdiq.





 k9.13 të tjerë: ylberin




 l9.20 ose: Noeu ishte bujku i parë


Comments 
In Channel
Zanafilla 1

Zanafilla 1

2022-08-15--:--

Zanafilla 2

Zanafilla 2

2022-08-15--:--

Zanafilla 3

Zanafilla 3

2022-08-15--:--

Zanafilla 4

Zanafilla 4

2022-08-16--:--

Zanafilla 5

Zanafilla 5

2022-08-16--:--

Zanafilla 6

Zanafilla 6

2022-08-16--:--

Zanafilla 7

Zanafilla 7

2022-08-16--:--

Zanafilla 8

Zanafilla 8

2022-08-16--:--

Zanafilla 9

Zanafilla 9

2022-08-16--:--

Zanafilla 10

Zanafilla 10

2022-08-16--:--

Zanafilla 11

Zanafilla 11

2022-08-16--:--

Zanafilla 12

Zanafilla 12

2022-08-16--:--

Zanafilla 13

Zanafilla 13

2022-08-16--:--

Zanafilla 14

Zanafilla 14

2022-08-16--:--

Zanafilla 15

Zanafilla 15

2022-08-16--:--

Zanafilla 16

Zanafilla 16

2022-08-16--:--

Zanafilla 17

Zanafilla 17

2022-08-16--:--

Zanafilla 18

Zanafilla 18

2022-08-16--:--

Zanafilla 19

Zanafilla 19

2022-08-16--:--

Zanafilla 20

Zanafilla 20

2022-08-16--:--

loading
00:00
00:00
x

0.5x

0.8x

1.0x

1.25x

1.5x

2.0x

3.0x

Sleep Timer

Off

End of Episode

5 Minutes

10 Minutes

15 Minutes

30 Minutes

45 Minutes

60 Minutes

120 Minutes

Zanafilla 9

Zanafilla 9

bibla.al