Zanafilla 16

Zanafilla 16

Update: 2022-08-16
Share

Description

Hagara dhe Ishmaeli


Saraja, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhënë fëmijë. Ajo kishte një skllave egjiptiane që quhej Hagarë. Atëherë Saraja i tha Abramit: «Ja, Zoti më ka bërë beronjë. Fli me skllaven time e ndoshta prej saj do të kem fëmijërr». Abrami ia dëgjoi fjalën Sarajës. Dhjetë vjet pasi Abrami banoi në tokën e Kanaanit, Saraja, gruaja e Abramit, mori Hagarën, skllaven e saj egjiptiane e ia dha për grua Abramit, burrit të saj. Ai fjeti me Hagarën e ajo mbeti shtatzënë. Kur pa se kishte mbetur shtatzënë, ajo filloi ta shpërfillte zonjën e saj. Atëherë Saraja i tha Abramit: «Ti je përgjegjës për këtë fyerje. Isha unë ajo që ta lëshova në krahët e tu skllaven time e kur ajo pa që mbeti shtatzënë filloi të më shpërfillë. Zoti gjykoftë mes meje e teje!». Por Abrami i tha Sarajës: «Ja ku e ke skllaven tënde. Bëj me të si të duash». Atëherë Saraja u soll ashpër me Hagarën e ajo iku prej saj.


Engjëlli i Zotit e gjeti Hagarën pranë një burimi në shkretëtirë, te burimi udhës për në Shur. Ai i tha: «Hagarë, skllavja e Sarajës, nga po vjen e ku po shkon?». Ajo u përgjigj: «Po largohem nga zonja ime, Saraja». Engjëlli i Zotit i tha: «Kthehu te zonja jote e nënshtroju asaj». 10 E i tha: «Do t’i shumoj pasardhësit e tu aq shumë saqë nuk do të mund të numërohen». 11 Engjëlli i Zotit i tha:


«Ja, ti je shtatzënë, do të lindësh djalë


e do ta quash Ishmael,


se Zoti e dëgjoi vuajtjen tënde.


12 Ai do te jetë si gomar i egër mes njerëzve.


Dora e tij do të jetë kundër të gjithëve


e dora e të gjithëve kundër tij.


E do të jetojë në kundërshtis me vëllezërit e tij».


13 Atëherë ajo thirri emrin e Zotit, që i foli, e tha: «Ti je Perëndia që këqyr, se këtu pashë me të vërtetë atë që këqyr». 14 Prandaj edhe burimi quhet Ber Lahaj Roi e ndodhet mes Kadeshit e Beredit.


15 Hagara i lindi Abramit një djalë dhe Abrami e quajti, djalin e lindur nga Hagara, Ishmael. 16 Abrami ishte tetëdhjetë e gjashtë vjeç kur Hagara i lindi Ishmaelin.





 rr16.2 he. do të ndërtohem




 s16.12 ose: kundruall


Comments 
In Channel
Zanafilla 1

Zanafilla 1

2022-08-15--:--

Zanafilla 2

Zanafilla 2

2022-08-15--:--

Zanafilla 3

Zanafilla 3

2022-08-15--:--

Zanafilla 4

Zanafilla 4

2022-08-16--:--

Zanafilla 5

Zanafilla 5

2022-08-16--:--

Zanafilla 6

Zanafilla 6

2022-08-16--:--

Zanafilla 7

Zanafilla 7

2022-08-16--:--

Zanafilla 8

Zanafilla 8

2022-08-16--:--

Zanafilla 9

Zanafilla 9

2022-08-16--:--

Zanafilla 10

Zanafilla 10

2022-08-16--:--

Zanafilla 11

Zanafilla 11

2022-08-16--:--

Zanafilla 12

Zanafilla 12

2022-08-16--:--

Zanafilla 13

Zanafilla 13

2022-08-16--:--

Zanafilla 14

Zanafilla 14

2022-08-16--:--

Zanafilla 15

Zanafilla 15

2022-08-16--:--

Zanafilla 16

Zanafilla 16

2022-08-16--:--

Zanafilla 17

Zanafilla 17

2022-08-16--:--

Zanafilla 18

Zanafilla 18

2022-08-16--:--

Zanafilla 19

Zanafilla 19

2022-08-16--:--

Zanafilla 20

Zanafilla 20

2022-08-16--:--

loading
00:00
00:00
x

0.5x

0.8x

1.0x

1.25x

1.5x

2.0x

3.0x

Sleep Timer

Off

End of Episode

5 Minutes

10 Minutes

15 Minutes

30 Minutes

45 Minutes

60 Minutes

120 Minutes

Zanafilla 16

Zanafilla 16

bibla.al