Pranvera është stina e lulëzimit. Mjekësia kineze thotë se trupi ynë ndikohet nga kushtet e mjedisit dhe kjo është më se e vërtetë gjatë ndryshimeve sezonale. Klima e ndryshme na ndikon në organe të ndryshme të trupit. Gjatë stinës së pranverës kushtojini më shumë rëndësi mushkërive dhe mëlçisë. Mushkëria dhe imuniteti Mushkëria është i vetmi organ që ka lidhje të drejtpërdrejt me mjedisin e jashtëm përmes lëkurës dhe rrugëve të frymëmarrjes. Prandaj ndryshimet në mjedisin e jashtëm do të ndikojnë gjithashtu tek mushkëritë dhe sistemi ynë imunitar. Për shembull, në pranverë fryn më shumë erë dhe ka më shumë polen në ajër, kjo mund të ndikojnë negativisht tek ata që vuajnë nga alergjitë. Këto ndryshime mund të ndikojnë lehtësisht mushkëritë dhe imunitetin tone duke shkaktuar simptoma si ethe, tharje lëkure, krruarje, astmë, gripi apo rrufë. Si të përmirësoni shëndetin e mushkrisë dhe imunitetin? Evitoni aktivitetet sportive në natyrë me erë të fortë. Qëndroni çdo ditë në diell për 30 minuta. Mos qëndroni shumë pranë pemëve nëse jeni alergjik. Evitoni ushqimet pikante apo tepër të yndyrshme si mish qengji, xhenxhefil, spec djegës apo të skuqurat. Hani më shumë dardha, perime me gjethe jeshile, limon, mjalt, kërpudha, fara lotusi, trangull, lakër kineze, patëllxhan. Mjekësia Tradicionale Kineze, sidomos akupunktura, mund të forcojë sistemin imunitar dhe të parandalojë sëmundjet. Nëse keni imunitet të dobët, shkoni për një masazh apo trajtim me guasha dhe akupunkture. Mëlçia dhe pesë elementët Pranvera është gjithashtu stina më e mirë për përmirësimin e mëlçisë me Mjekësi Tradicionale Kineze dhe akupunkturë. Sipas teorisë së pesë elementeve, pranvera i përket mëlçisë dhe ngjyra e gjelbër e ndihmon mëlçinë. Në fillim të pranverës çdo gjë nis të rritet dhe shndërrohet në të gjelbër. Këto kushte mjedisore mbështesin funksionin dhe energjinë e mëlçisë. Disa simptoma mbi dobësimin e mëlçisë: -Jeni tepër të ndjeshëm apo të acaruar -Mungesë energjie -Dhimbje supesh dhe muskujsh -Dhimbje qafe -Pagjumësi -Fryrje dhe çrregullim me zorrët -Sy të kuq e të thatë -Perioda të çrregullta, dhimbje apo mpiksje gjaku -Acid refluks Simptomat që lidhen me mëlçinë kanë të bëjnë zakonisht me emocionet. Një mëlçi e dobët na bën që të stresohemi apo neverikosemi apo qoftë dhe të biem në depression më lehtë. Dhe simptomat e mëlçisë përkeqësohen kur vuani nga stresi i vazhdueshëm. Relaksohuni dhe përmirësoni punën e mëlçisë: -Evitoni ushqimin pikant dhe alkoolin -Hani më shumë perime me gjethe jeshile dhe erëza si majdanoz apo borzilok. -Konsumoni më shumë limona, portokaj, peshk, banane, supë me mish viçi -Dekoroheni ambjentin e banesës apo zyrës me ngjyrë të gjelbër, blu apo portokalli. -Meditoni në një vend të qetë buzë liqenit apo në një pyll -Bëni ecje, not, yoga, tai chi, ngisni biçikletën dhe golf -Mos bëni ushtrime tepër të forta sidomos ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut Ndërsa mjekësia perëndimore na sugjeron që në stinën e pranverës të konsumojmë ushqimet sezonale, duke i pasuruar vaktet me sallatë, spinaq, shparg dhe dredhëza domate, speca etj. Me përdorimin e ushqimeve sezonale të pasura me vitamina dhe minerale do të forconi imunitetin dhe më gjatë do ta mbani ndjenjën e ngopjes në organizëm. Një tjetër element shumë i rëndësishëm është dhe betakaroteni, të cilin e gjejmë tek karota, molla, dardha, pjepri, spinaqi, etj. Një nga funksionet e tij është efekti kundër tumorit në epitel të lëkurës. Nëse e merrni në formë të pluhurit, kapsulave dhe tabletave, e rëndësishme është të keni kujdes në përshkrimin e produktit. Nëse beta-karoteni është fituar nga algat, karota pra nga burimet natyrore, do të përthithet më mirë. Nuk duhet të harrojmë ujin Uji është aleat në luftën kundër kilogramëve të tepërt dhe grumbullimit të materialeve të dëmshme në organizëm. Specialistët na rekomandojnë pirjen e dy deri tri litra në ditë për të rriturit dhe për personat e shëndetshëm. E marrim me konsumimin e qumështit, lëngjeve, frutave dhe perimeve. Më shumë çaj, më pak kafe Konsumimi i tepruar i kafeinës ndikon në rritjen e tensionit të gjakut dhe zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Zëvendësim i kafesë mund të jetë edhe çaji bimor pa sheqer, i cili vepron pozitivisht për shëndetin e zemrës dhe enët e gjakut, si dhe pastron organizmin nga toksinat. Nuk është e domosdoshme të pihet si pije e ngrohtë sepse si i ftohtë paraqet zëvendësim të shëndetshëm për lëngjet e sheqerosura. Për shembull, çaji i zi është stimulues i butë, prandaj është pije e shkëlqyeshme në pranverë kur është e domosdoshme të zgjohet organizmi i fjetur.
Me jetëgjatësi kuptojmë jo vetëm një jetë më të gjatë, por edhe më cilësore. Sot në Kinë numri i popullsisë së plakur është rritur, gjë që ka sjellë në fokus metodat e përmirësimit të shëndetit. Në këtë artikull, do të flasim pikërisht për përvojat e shëndetshme të të moshuarve në moshë të madhe, tha profesori i spitalit Xiangtan, Luo Xuehong. Sekreti i jetëgjatësisë së tij është mirënjohja. Mirënjohja e shpeshtë në jetën time "U linda në kohë të vështirë para themelimit të Republikës Popullore të Kinës, pra para 1 tetorit të vitit 1949. Kisha fat që arrita të shpëtoja nga kapja e ushtarëve japonezë dhe uria e madhe. Prindërit dhe gjyshërit e mi nuk dinin shkrim e këndim. Pas përfundimit të luftës, u diplomova në universitet me bursë nga shteti. Sot jam profesor i mjekësisë. Për këtë u jam mirënjohës prindërve që sollën në jetë dhe mësuesve që më dhanë dije. U jam mirënjohës miqve që më dhanë përkrahje dhe më inkurajuan. Falënderoj spitalin që më dha mundësinë të shfaq talentin tim. Falë falënderimeve të shumta që më japin të tjerët, unë kam vullnet të vendosur dhe një jetë shumë të larmishme. Kur përballem me vuajtje të madhe, mundohem të kem guxim për vazhdimësinë përpara, falë vlerësimeve për të gjitha përvojat e jetës, që më dhanë aq shumë lumturi. Falënderimi është një metodë e mirë për shëndetin". Mirënjohja është karakteristikë e rëndësishme personale "Jam një mjek që përballem me vuajtjet e pacientëve në shumicën e kohës. Kur shoh dhimbjen e tyre përpiqem të kuptoj ndjenjat e tyre dhe t'u jap ndihmë më të madhe. Duhet të jemi humanë kur i shërbejmë pacientëve dhe duhet t'i kushtojmë vëmendje të madhe cilësisë dhe dinjitetit të jetës së pacientëve. Duhet të përpiqemi jo vetëm për zgjatjen e jetës së pacientit, por edhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Zakonisht duhet të mbajmë një qëndrim jo ekstrem për probleme të ndryshme dhe duhet të pakësojmë nivelin e shqetësimeve e të mos grindemi për mosmarrëveshje të vogla dhe të mos synojmë shumë për famë dhe pasuri. Mbajtja e humorit pozitiv, shpërfillja e ngjarjeve të kaluara dhe ruajtja e qetësisë për ngjarjet e së ardhmes janë mënyra e mia efektive për të mbajtur nivel të qëndrueshëm të tensionit të gjakut. Mirënjohje për njohuri ndaj ushqimeve të shëndetshme Ushqimet e shëndetshme luajnë rol shumë të rëndësishëm për një jetë të gjatë dhe shëndetshme. Dieta ime është planifikuar sipas standardeve të Udhëzimeve Ushqimore të Qytetarëve Kinezë, hartuar nga Shoqata Kineze e Ushqimit. Çdo ditë, konsumoj drithëra të ndryshme, perime dhe fruta, mish, peshk, qumësht dhe vezë në sasinë e duhur. Synoj që të ha 70-80% të ngopjes së plotë në çdo vakt. Unë nuk ha dhe pi shumë brenda një kohe të shkurtër, nuk konsumoj aspak duhan dhe pije alkoolike. Pi çdo mëngjes një gotë ujë të ngrohtë 500-800 ml, konsumoj më shumë ushqime në mëngjes, përfshi llapa, vezë, qumësht, bukë në avull etj. Në drekë ha afro 100 gramë oriz, mish dhe perime të përziera së bashku, me një pjatë supë. Në darkë ha lehtë makarona, perime dhe fruta. Sot kam një linjë trupi të mirë as i dobët e as i shëndoshë. Mirënjohje për mësimin e vazhdueshëm Pas daljes në pension, jam ripunësuar nga spitali dhe vazhdova punën e mjekut deri në vitin 2018. Kur dola në pension ndieva se ky është fundi i karrierës sime, por jo fundi i jetës. Si të përshtatemi me jetën e re? Së pari, duhet të vazhdojmë mësimin. Kam blerë shumë gazeta dhe revista, si "të moshuarit kinezë", "gazeta e shëndetit", "mjekësia familjare" etj dhe përpiqem që t'i lexoj ato çdo ditë. Së dyti, duhet të vijoj shkrimin e artikujve mjekësor. Kam publikuar mbi 1 mijë artikuj të shkëlqyer shkencor. Kam shkruar librin "Le ta çmojmë jetën tonë, shënime nga specialisti i njohur i emergjencave", i cili ka marrë "çmimin më të lartë të veprave të shëndetshme". Së treti, këmbëngul për pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme në universitetin e të moshuarve. Kam marrë pjesë në klasat e fotografisë dhe aktivitete të fotove në natyrë. Madje fotoja ime "Argëtim në plazh" mori çmim në konkursin e 20-të të fotove artistike kombëtare në vitin 2018. Ndihem i plotësuar në jetë, ruaj një qëndrim pozitiv dhe optimist. Mirënjohja për miqtë e çmuar Në 10 vitet e fundit, përmes ekzaminimit mjekësor, kam zbuluar 12 probleme shëndetësore në trupin tim si hepatiti B, hipertension, kolesterol i lartë, acid i lartë urik etj. Përballë kaq shumë problemeve shëndetësore, shumë njerëz do shqetësohen tërë ditën. Por, unë mendoj se zbulimi i këtyre problemeve nuk është një lajm i keq, meqenëse unë do t'u kushtoj më shumë vëmendje ruajtjes së shëndetit tim. Kam dhjetra miq të mirë me jetë të gjatë. Disa prej tyre kanë qenë pacientë të mi, që pranuan shërbimin tim mjekësor për mbi 40 vjet. Deri sot, ata kanë një jetë shumë të mirë dhe mund të bëjnë turizëm jashtë vendit. Unë duhet të mësoj përvojat e tyre për ruajtjen e shëndetit të mirë në jetën e zakonshme. Këto janë disa përvojat e vlefshme të tyre: 1. Duhet të forcohet besimi për të kapërcyer sëmundje të ndryshme, duhet të besojmë se "Kemi aftësi të fortë të vetërregullimit. Nëse ruhen në mënyrë të përshtatshme funksionet e vetërregullimit, mund të frenohet përkeqësimi i këtyre sëmundjeve." 2. Duhet të këmbëngulim tek kontrolli i trupit në afat të përcaktuar. Duke iu referuar problemeve të zbuluara, duhet të përdorin ilaçet përkatëse dhe të pranojmë sugjerimet e mjekëve. 3. Duhet të njohim gjendjen aktuale të shëndetit tonë, në jetën e përditshme dhe të mos bëjmë aktivitete jashtë aftësive tona, e mos përpiqemi të marrim shumë fitime. 4. Duhet të bëjmë më shumë stërvitje fizike, të rregullojmë trupin, të forcojmë funksionet e ndryshme, duke përmirësuar shëndetin tonë. (Xu Guang)
Trupi ka nevojë për hekur për të prodhuar hemoglobinën. Trupi mund ta ketë më lehtë të thithë hekurin nga mishi se sa nga perimet ose ushqime të tjera. Për të trajtuar aneminë, mjeku mund të sugjerojë konsumin e një sasie më të lartë mishi, sidomos mish i kuq (mish lope apo mëlçi), si dhe pule, gjeldeti, mish derri, peshk. Spinaq dhe perimet të tjera me gjethe jeshile të errët, bizele, thjerrëza, fasule, soje. Fruta të thata, si kumbulla të thara, kajsi dhe rrush, drithëra. Hekuri gjithashtu mund të përfshihet në vitaminat shtesë, duke u kombinuar zakonisht me multivitamina dhe minerale të tjera që ndihmojnë trupin për të thithur hekur. Sasi të mëdha të hekurit mund të jenë te dëmshme, prandaj marrja e vitaminave shtesë dhe hekur duhet marrë vetëm kur rekomandohet nga mjeku. Nivelet e ulëta të vitaminës B12 mund të çojnë në anemi. Kjo lloj anemie shpesh trajtohet me vitaminë shtesë B12. Burime të mira të vitaminës B12 përfshijnë: Prodhime drithrash me vitaminë B12 shtesë. Mish viçi, mëlçi, pula, dhe peshk. Vezët dhe produktet e qumështit (qumësht, kos, djathë). Ushqime të fortifikuar me vitaminë B12, të tilla si soje, perime. Acidi folik (folate) është një formë e vitaminës B që gjendet në ushqime. Trupi ka nevojë për acid folik për të krijuar dhe për të mirëmbajtur qelizat e reja. Acidi folik gjithashtu është shumë i rëndësishëm për gratë shtatzëna. Kjo i ndihmon ato për të shmangur aneminë dhe nxit rritjen e shëndetshme të fetusit. Burime të mira të acidit folik përfshijnë: Bukë, makarona, oriz dhe me acid folik shtese. Spinaqi dhe të tjera perimet me gjethe jeshile të errët, fasule. Mëlçi viçi, vezë. Banane, portokall, lëng portokalli, dhe disa fruta të tjera dhe lëngje. Vitamina C ndihmon trupin për të absorbuar hekurin. Burime të mira të vitaminës C janë perime dhe fruta, sidomos agrume (portokall, mandarina, qitro, perime si speci jo djegës dhe fruta të ngjashme. Fruta të tjera të pasura në vitaminë C përfshijnë kivi, luleshtrydhe, dhe pjepër. Perime të pasura në vitaminë C përfshijnë brokoli, speca, lakër brukseli, domate, lakër, patate, dhe perimet me gjethe jeshile si rrepë dhe spinaq. Hemoglobina është lënda qe i jep ngjyrën gjakut dhe që transporton oksigjenin në pjesë të ndryshme te trupit. Shenjat apo problemet kryesore qe sjell anemia vijne pikërisht si pasojë e mosoksigjenimit të mirë të indeve. Prej shenjave te pergjithshme (jo specifike vetëm për aneminë) të anemisë jane lodhja, rrahjet e shpeshta te zemrës, vështirësia në frymëmarrje, zbehja në lëkurë dhe sy etj. Nëse anemia është e rëndë mund të shfaqen edhe probleme si zhurma në vesh, dhimbje koke, marrje mendsh, rënie në peshë, humbje e oreksit etj. Pra dhe anemia ka gradat e saj. Shkaqet e anemisë: Hemoragjitë Shkatërimi i tepërt i qelizave të kuqe të gjakut Helmimi me lëndë toksike p.sh plumb Disa infeksione Disa ilace Puna e tepërt e shpretkës Mungesa e lëndëve kryesore si hekuri, acidi folik, B12, bakri etj. Sëmundjet kronike p.sh sëmundja kronike e veshkave, ciroza etj. Megjithëse shkaktarët e anemisë ndryshojnë nga mosha në moshë përsëri shkaqet më të shpeshta janë mungesa e hekurit, mungesa e acidit folik dhe mungesa e vitaminës B12. Diagnoza e anemisë vendoset me analizat e gjakut kurse shenjat që vihen re ndihmojnë mjekun për diagnostikim dhe diagnozën diferenciale. Mungesa e hekurit Është shkaku me i shpeshtë i anemisë. Hekuri është një komponent i rëndësishëm i hemoglobinës. Shkaqet jane te shumta e mes tyre: Marrja e pakët me anë të dietës Thithja e pakët nga organizmi (problemet me sistemin tretës si sëmundjet apo disa infeksione parazitësh) Rritja e nevojës për hekur (p.sh në shtatzëni) Hemoragjitë kronike (këtu futen edhe menstruacionet) Si kurohet? Me marrjen e hekurit me anë të preparateve nga goja. Dy muaj pas përdorimit të preparatit hemoglobina do të vejë në gjendjen normale, por për të mbushur edhe depot e hekurit në trup duhet një kohë prej 6 muajsh. Për përthithjen sa më të mirë duhet marrë pa ngrënë por shpesh për të parandalaur disa efekte merret pas buke. Nuk duhet marrë bashkë me qumështin apo prodhimet e tij se i pakësojne thithjen. Tek gratë shtatzana dhe ato që japin gji duhet dhënë hekur shtesë. Acidi folik është i nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e qelizave të kuqe të gjakut të cilat përmbajnë hemoglobinë dhe transportojnë oksigjenin në pjesë të ndryshme të trupit. Alkoli është një prej lëndëve që ndikon për keq në metabolizmën dhe thithjen e acidit folik. Gjithashtu rritja e nevojës ps.h në shtatzani. Shkak tjetër për mungesën e acidit folik janë sëmundjet e traktit tretes, ilaçet kontraceptive orale, disa ilaçe të epilepsisë dhe të kancerit. Mungesa e vitaminës B12 Mungesa e një faktori të nevojshëm për thithjen e B12 (ky faktor prodhohet në stomak) sjell edhe mos përthithjen dhe si rrjedhojë edhe mungesën e vitaminës B12. Edhe vitamina B12 nevojitet për rritjen dhe zhvillimin e qelizave të kuqe të gjakut. Gjithashtu marrja e pakët nga jashtë shkakton mangësi sidomos tek vegjetarianët (por kjo do disa vite). Në disa nga problemet me stomakun, me ileumin terminal (një pjesë e zorrëve të holla) apo infeksione të parazitare, pankretiti kronik etj. gjithashtu shfaqet mungesa e B12. Edhe disa ilaçe ulin vlerën e B12. Cilat janë shenjat? Mungesa e ndjesisë në duar dhe këmbë Një gjuhë e dhimbshme dhe e enjtur (glossit) Diare Depresion Pakësimi i funksioneve intelektuale Mpirje në duar e këmbë Në shumicën e rasteve kurimi i anemisë varet direkt prej kurimit te sëmundjes bazë gjithashtu dhe dhënia apo vënia në vend e asaj lënde që mungon p.sh nëse ka hemoragji dhënia e gjakut e rrit hemoglobinën, nëse ka mungesë acidi folik apo B12 duhen dhënë nga jashtë ose duhet ushqyer me ushqime të pasura me këto lëndë. Duhet theksuar se kurimi i këtij problemi duhet bërë nën kontrollin e mjekut sepse duhet gjetur shkaku pas një vizite të detajuar dhe sigurisht një diagnozë e saktë është edhe çelësi i kurimit.
Në kohën e lindjes së fëmijës së dytë, mënyra e dhënies së dashurisë për fëmijët është një mësim i nevojshëm për çdo familje. Tani, më shumë nëna kineze janë më të prirura drejt lindjes së fëmijës së dytë. Ndryshe nga lindja e fëmijës së parë, kur nëna nuk kishte përvojë, lindja e fëmijës së dytë është më e lehtë, por dalin disa probleme të reja si për shembull: si të ndahet dashuria në mënyrë të ekuilibruar për dy fëmijët? Si t'i tregojë fëmijës së parë për ekzistencën e vëllait apo motrës? Si të shmanget ndenja e braktisjes apo e kushtimit më pak vëmendje të fëmijës së parë? Një vajzë 10 vjeçe ka humor të paqëndrueshëm. Ajo zemërohet shpesh dhe nuk ka dëshirë të shkojë në shkollë. Prandaj, prindërit vendosën ta çonin tek një psikolog. Pas bisedës me vajzën psikologu zbuloi se ajo ka një motër të vogël 6 vjeçe, që nuk e do. Ajo zemërohej kur shihte lodrat e reja të motrës të blera nga nëna dhe nisi ta pickonte të motrën fshehtas. Prindërit e vajzës u shqetësuan shumë për këtë reagim dhe thanë se kishin trajtuar njësoj të dyja vajzat. Kur nëna ishte shtatzënë dhe ia tregoi asaj këtë lajm, vajza kishte reaguar shumë negativisht dhe kishte qarë pa pushim. Ky është një shembull i konfliktit mes dy fëmijëve. Pas lindjes së motrës së vogël, vajza shfaqi pakënaqësi të grumbulluar ndaj nënës dhe motrës së vogël. Nëna i kishte treguar që do të kishte një motër të vogël pas shtatzënisë, por kur pa reagimet jo të mira të vajzës nëna nuk foli më për këtë çështje. Prandaj, vajza nuk u përgatit plotësisht psikologjikisht për ardhjen e motrës së vogël. Prandaj specialistët sugjerojnë që nëna duhet t'i tregojë fëmijës së madh prej nga koha e përgatitjes për shtatzëninë. Përgatitjet e plota për lindjen e fëmijës së dytë Lindja e fëmijës së dytë simbolizon sakrifikimin e kohës dhe energjisë. Nëna mund të heqë dorë nga studimet apo trajnimet për të rritur fëmijën e saj. Përveç kësaj, ardhja e fëmijës së dytë kërkon planifikim ekonomik. Shumë prindër pyesin mendimin e fëmijës së madh për lindjen e motrës ose të vëllait të vogël, por shumë nga përgjigjet mund të jenë JO. Fëmija e madh me vetëdije ose pa vetëdije frikësohet se prindërit do duan më shumë pjesëtarin e ri të familjes prandaj ata nuk duan ta ndajnë dashurinë që prindërit kanë për ta. Në kohët e sotme, prindërit respektojnë më shumë ndjenjat e fëmijës. Por kur vjen momenti, prindërit duhet t'u tregojnë fëmijëve sjelljet e përshtatshme për motrën ose vëllain e vogël. Në kohën e përgatitjes së lindjes së fëmijës së dytë, kur fëmija i madh shpreh zemërim ose humor negativ, prindërit pasi dëgjojnë këto shprehi duhet të flasin me fëmijët dhe të përpiqen t'ua shpjegojnë më mirë gjendjen. Kur prindërit vendosin për sjelljen në jetë të fëmijës së dytë, është më mirë që ata t'ja shpjegojnë fëmijës në këtë formë: "Do të bëhesh me një vëlla ose motër të vogël, që do të ketë baba dhe nënë të njëjtë me të. Ti do të bëhesh vëllai(apo motra) e madhe. Babai, nëna, gjyshi dhe gjyshja do t'ju duan shumë si gjithmonë." Këto fjalë të drejtpërdrejta mund ta ndihmojnë fëmijën të kuptojë ardhjen e fëmijës së dytë dhe të heqë shqetësimet e tij. Statusi "vëllai i madh ose motra e madhe" mund ta shtojë krenarinë tek fëmija. Në periudhën e shtatzënisë, nëna mund të shkojë së bashku me fëmijën e parë në spital për kontroll shëndetësor. Në procesin e kontrollit të shëndetit, fëmija i parë mund të njihet me informacione të hollësishme mbi shtatzëninë. Nëpërmjet dëgjimit të rrahjes së zemrës së fetusit dhe parjes së ekos, fëmija i parë mund të njohë më qartësisht ekzistencën e vëllait ose të motrës së vogël brenda barkut të nënës. Kur nëna ndjen lëvizjen e bebes në bark, mund t'ia tregojë fëmijës së parë që të prekë barkun e nënës për të ndier këtë lëvizje. Në këtë formë krijohet një lidhje psikologjike mes dy fëmijëve. Në kohën para lindjes, nëna mund të bëjë më shumë nga këto komunikime. Kur vjen koha për të shkuar në spital për lindjen e fëmijës së dytë, mund t'ia tregojë fëmijës së parë se vëllai ose motra e vogël do të lindë së shpejti dhe se ajo mund të shkojë në maternitet për të mirëpritur pjestarin e ri. Kur bebja e parë shkon në spital, nëna duhet ta përfaqojë. Inkurajimi i ndihmës së fëmijës së parë Pas lindjes së fëmijës së dytë, nëna do t'i kushtojë vëmendje më të madhe foshnjën e dytë. Miqtë dhe të afërmit do bëjnë vizita me dhurata për foshnjën e dytë. Në këtë periudhë, prindërit duhet të përgatisin para kohe edhe dhurata për fëmijën e parë, për ta shmangur ndjenjën e braktisjes tek fëmija i parë. Babai luan edhe një rol shumë të rëndësishëm në këtë fazë dhe duhet të shoqërojë beben për një kohë më të gjatë. Shtimi i kohës së shoqërimit të babait mund të neutralizojë pakësimin e kohës së shoqërimit nga nëna. Duhet të inkurajohet pjesëmarrja e fëmijës së parë në punët e thjeshta shtëpiake, si dërgimi i peshqirit, bërja e banjës së bashku me nënën për beben e dytë, marrja e lodrave për vëllanë ose motrën e vogël, shoqërimi i bebes së dytë. Kur fëmija i parë merr pjesë në procesin e rritjes së bebes së dytë, mund të pakësohet ndjenja e shpërfilljes së saj dhe mund të shtohet krenaria. Gjatë këtij procesi, fëmija e parë bëhet një forcë mbështetëse dhe e besueshme. Përveç kësaj, fëmija e parë mund të kuptojë më qartësisht përvojat e vështira të prindërve për rritjen e fëmijëve dhe të kuptojë procesin e rritjes së vet. Në fakt, fëmijët shqetësohen më shumë për pakësimin e dashurisë së prindërve pas lindjes së bebes së re. Fëmija e parë mund të shfaqë disa shenja si bebja e vogël, si psh kërkimi i një përqafimi nga prindërit, zemërimi i papritur si motra e vogël, pirja e ujit në biberon etj. Këto shfaqje janë për të rregulluar humorin e brendshëm të fëmijës dhe për të tërhequr vëmendjen e prindërve. Babai dhe nëna duhet të kuptojnë humorin dhe kërkesat e vërteta të saj dhe të mos e kritikojnë me fjalë të ashpra. Prindërit mund të plotësojnë këto kërkesa të vogla për t'i treguar se dashuria e prindërve është e pandryshuar. Prindërit luajnë rolin më kryesor në edukimin familjar. Në periudhë kyçe të formimit të karakteristikave personale të fëmijës, ata u japin mësime të rëndësishme për të pranuar ardhjen e anëtarit të ri të familjes dhe për dhënien e dashurisë familjare. Këto janë mësime të detyrueshme të "familjes me dy fëmijë".
Vitet e fundit po shtohet numri i njerëzve që mbajnë kafshë shtëpiake. Sipas një studimi në vitin 2015, në Kinë ekzistojnë të paktën 100 milionë kafshë shtëpiake që rriten nga familje apo individë. Kafshët shtëpiake janë shoqëruese të ngushta të njeriut, veçanërisht për të moshuarit. Në kohët e sotme, kafsha shtëpiake është bërë një anëtare e pashmangshme e familjes. Pas daljes në pension, fëmijët largohen në vende të tjera ose janë gjithë kohës shumë të ngarkuar me punë prandaj të moshuarit qëndrojnë të vetmuar në shtëpinë bosh. Në këtë fazë të jetës së tyre këshillohet mbajtja e një kafshë shtëpiake si mbështetje. Projekti "HenPower" ndryshon jetën e të moshuarve Një azil pleqsh në Britaninë e Madhe nisi projektin "HenPower", përmes të cilit të moshuarit nxiten të marrin pjesë në rritjen, ushqimin, përkujdesjen ndaj pulave dhe kafazeve. Ky projekt synon reduktimin e ndjenjës së vetmisë tek të moshuarit. Ata të cilët morën pjesë në këtë program u shprehën se pula u solli gëzim dhe u ndryshoi jetën. Disa madje u çuditën nga ndikimi pozitiv që sjell kafsha shtëpiake. E dimë se të moshurve u nevojitet shoqërimi i fëmijëve, por kafshët shtëpiake nuk e njohin gjuhën e njerëzve dhe nuk mund të komunikojnë me të moshuarit. Pra cilat janë arsyet që një kafshë shtëpiake mund të sjellë ndikim pozitive tek të moshuarit? Në fakt, rritja e kafshës shtëpiake mund të ketë ndikim pozitiv në jetën e të moshuarve, si për shembull, shton lëvizjet tek ta, rregullon humorin negativ, lehtëson problemet në marrëdhëniet familjare. Elementi më i rëndësishëm është mbushja e jetës së të moshuarve, duke u sjellë atyre më shumë gëzim në jetë. Personat që mbajnë kafshë, kanë shëndet më të mirë Sipas të dhënave mbi lidhjet mes rritjes së kafshëve shtëpiake dhe shëndetit, të moshuarit që kanë një kafshë shtëpiake jetojnë 20% më shumë se të tjerët që nuk mbajnë kafshë. Sipas një tjetër sondazhi, ndër të moshuarit me sëmundje zemre dhe që rrisin një kafshë shtëpiake jetojnë një vit më shumë se të tjerët. Gjatë procesit të mbajtjes së kafshës, shëtitjet me to, ushqimi dhe pastrimi i vendit ku ato qëndrojnë mund të shtojnë aktivitetet e të moshuarve, duke përmirësuar shëndetin e tyre. Përveç kësaj, kafshët shtëpiake mund t'i shoqërojnë të moshuarit deri në fund të jetës së tyre. Nën shoqërimin e kafshës shtëpiake, të moshuarit mund të ndjejnë më shumë ngrohtësi dhe të largohen me të qetë nga kjo botë. Kafshët shtëpiake përmirësojnë shëndetin psikologjik të të moshuarve Rritja e një kafshe shtëpiake jo vetëm do të përmirësojë shëndetin fizik të të moshuarve, por edhe atë psikologjik. Shumë të moshuar që punuan shumë, pas daljes në pension, patën shumë kohë të lirë. Por disa prej tyre nuk ishin të lumtur dhe patën ndjenjën e pavlefshmërisë. Por rritja e një kafshe shtëpiake u mbush jetën. Shumë njerëz mendojnë se ushqyerja e kafshës shtëpiake do të shtojë barrën, por të moshuarve u nevojiten këto ngarkesa të rëndësishme, të cilat mund të plotësojnë kohën e lirë të tyre. Kafshët shtëpiake u japin të moshuarve edhe dashuri. Kur të moshuarit largohen nga shtëpia, kafshët nuk duan të ndahen prej tyre dhe kur ata kthehen në shtëpi, mund të shohin gëzimin e kafshës. Këto komunikime humori mes të moshuarve dhe kafshëve shtëpiake janë shumë të rëndësishme për shëndetin psikologjik të të moshuarve. Kafshët shtëpiake bëhen urë komunikimi mes çiftit të moshuar Rritja e kafshëve shtëpiake mund të lehtësojë konfliktet familjare. Shumë çifte në moshë të thyer shndërrohen në fëmijë kur plaken. Çifti i moshuar mund të ketë konflikte të vogla dhe humbë durimin shumë shpejt. Këto konflikte mund të jenë të rrezikshme për të moshuarit me humor të paqëndrueshëm dhe shëndet të dobët. Mbajtja e kafshëve shtëpiake mund të ndihmojë në zhvendosjen e vëmendjes dhe lehtësimin e humorit negativ. Përveç kësaj, kafshët shtëpiake mund të bëhen urë komunikimi mes çiftit të moshuar. Këto kafshë mund të rregullojnë humorin e çiftit të moshuar. Të moshuarve u nevojitet në fakt shoqërimi i fëmijëve Të moshuarit pa një hobi dhe pas daljes në pension përballen me rrezikun më të madh të shfaqjes së Alzheimer-it. Por disa të moshuar nuk kanë shëndet të mirë për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të këndimit dhe vallëzimit. Ata mund të marrin një kafshë shtëpiake, si psh peshqit dhe breshkat e ujit nuk kërkojnë shumë energji dhe kohë. Të moshuarit nuk janë të detyruar të bëjnë shëtitje me këto kafshë çdo ditë dhe nuk ngarkohen me shumë punë të tjera. Këto kafshë shtëpiake luajnë rolin e përmirësimit të humorit. Në procesin e ushqimit të kafshëve shtëpiake, të moshuarit mund të komunikojnë me këto kafshë, duke kaluar kohën e lirë të tyre nëpërmjet këtij komunikimi. Po ashtu për kujdesin ndaj kafshëve të moshuarit mësojnë njohuritë e duhura, njohuri të cilat janë stërvitje dhe veprimtari argëtuese. Në të njëjtën kohë, të moshuarit që rrisin kafshë shtëpiake mund të flasinme të moshuarit e tjerë që kanë të njëjtat kafshë për më shumë njohuri dhe për parandaluar shumë sëmundje përfshi Alzheimer-in, depresionin etj. Ekzistenca e kafshëve shtëpiake mund të përmirësojë perspektivën e të moshuarve për të ardhmen. Ata priten që të shohin ndryshimet dhe rritjen e kafshëve shtëpiake. Kur kafshët shtëpiake rriten me shëndet, ata do të jenë krenar për kontributin e tyre. Gjatë këtij procesi, të moshuarit mund të kujtojnë përsëri momentet e rritjes së fëmijëve të tyre, të cilat janë një formë ngushëllimi për ta. Në fakt kemi folur për shumë përfitime që sjell pasja e një kafshëve shtëpiake, por kjo gjë shfaq jetën e vetmuar të të moshuarve. Zgjidhjes së këtij problemi i nevojiten në fakt përpjekjet e fëmijëve, të cilët duhet të shoqërojnë prindërit në kohën e tyre të lirë, duke ofruar ngushëllim të vërtetë shpirtëror. Rritja e një kafshe shtëpiake mund të përmirësojë jetën e të moshuarve, por atyre u nevojitet edhe shoqërimi i fëmijëve. (Xu Guang)
Përqafimi është një nga gjërat më të mahnitshme që mund t'ia dhurojmë një personi. Përqafimi është në thelb një formë e terapisë. Kur ne pranojmë përqafime, ne kemi ndjenjën e komoditetit, kujdesit, dashurisë, kuptimit dhe shumë ndjenjave tjera të papërshkrueshme. Duke pasur këtë parasysh, a nuk do të pajtoheshit se duke u përqafuar çdo ditë do të ishte një ide shumë e mirë? Përqafimi përmban në vete më shumë sesa ç'shfaqet në sipërfaqe. Në fakt, ka edhe shkencë prapa asaj se çfarë ndodh brenda nesh kur pranojmë ose dhurojmë përqafim. Ndryshimet fiziologjike që i përjetojmë brenda nesh gjatë përqafimit janë me të vërtetë mbresëlënëse. Përqafimi e balancon sistemin nervor Vetëm duke ia dhuruar dikujt një përqafim, ju veçse e keni filluar balancimin e sistemit të tyre nervor. Duke e përqafuar dikë ju menjëherë ia lehtësoni dikujt ndjenjat e stresit. Shpeshherë ne e nënvlerësojmë fuqinë e përqafimit. Kur jemi duke u përqafuar, niveli i kortizolit që qarkullon përgjatë trupit reduktohet menjëherë. Kjo nënkupton se mendjet tona janë të afta për t'u qetësuar dhe për të menduar pa stres. Përqafimi e rritë disponimin Kur e përqafoni dikë, ju filloni rritjen e prodhimit të serotoninës në tru, kimikat që ju shton vetëbesimin. Përveç këtyre, përqafimi e relakson edhe trupin, si dhe e përmirëson shëndetin kardiovaskular. Përqafimi është një gjest shumë i fuqishëm nga këndvështrimi emocional, por edhe fizik. Duke e ditur këtë ne duhet të jemi të dashur çdo ditë duke filluar drejtë nga fëmijët tanë. Duket në fakt se fëmijët më të përqafuar janë gjithashtu ata me zhvillimin më të mirë të trurit. Koha e kaluar me familjen dhe me fëmijët jo vetëm që forcon lidhjet, por është gjithashtu në gjendje të japë përparësi të panumërta fizike. Një përqafim i thjeshtë që u jepet atyre që doni, për shembull, shkakton ndryshime të habitshme pozitive. Kur e shkëmbejmë këtë shenjë të dashurisë dhe afërsisë, oksitoni vjen në lojë, i njohur edhe si hormoni i dashurisë. Kjo substancë rregullon sjellje të shumta sociale jetike, të tilla si aftësia për t'u lidhur emocionalisht me miqtë dhe familjen. Ndihmon nënat gjatë lindjes dhe pastaj zhvillon lidhje të shëndosha me fëmijët e tyre duke i mbrojtur ato dhe duke i bërë ato të rriten më mirë. Prandaj mund të themi se mbijetesa jonë lidhet edhe me ekzistencën e këtij hormoni që nxit lidhjet sociale dhe rrit zhvillimin e trurit duke reduktuar ankthin dhe stresin. Prodhimi i saj stimulohet jo vetëm nga përqafimet, por edhe nga ushqimi me gji dhe nga kontaktet e lëkurës në lëkurë. Pra, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me një fëmijë që nuk përjeton përqafimet dhe dashurinë e atyre që duhet të kujdesen. Sipas hulumtimeve të reja nga Spitali i Fëmijëve Mbarëkombëtar në Ohajo, dashuria fizike që shprehet kryesisht përmes përqafimeve gjatë periudhës së zhvillimit të fëmijës është edhe më e rëndësishme sesa është menduar më parë. Studiuesit kanë vënë re se sa më shumë që të përqafosh një fëmijë, aq më shumë truri i tij ka mundësi të zhvillohet .Për të konfirmuar këtë, ekipi i ekspertëve mori 125 fëmijë, te të cilët shqyrtuan mënyrën se si ishin kujdesur prindërit e tyre në muajt e parë të jetës. Rezultatet treguan se fëmijët që kishin marrë më shumë dashuri nga prindërit e tyre ose stafi i spitalit treguan një përgjigje më të fortë të trurit. Shfaqjet e para të dashurisë nga ana e prindërve dhe atyre që kujdesen për fëmijët kanë efekte të qëndrueshme se si truri i fëmijës reagon ndaj manifestimeve të dashurisë dhe kjo konkretisht do të thotë se përqafimi menjëherë dhe për një kohë të gjatë i ndihmon fëmijët të përjetojnë dashurinë si një gjendje të këndshme sesa shtypëse, ndërkohë që stimulon përgjigjet pozitive të trurit. Sipas hulumtuesit Dr Nathalie Maitre, ky zbulim na tregon se diçka e thjeshtë sa të prekësh trupin ose të mbështjellësh fëmijën në krahë mund të bëjë një ndryshim të madh në mënyrën se si zhvillohet truri i tyre. Në thelb, pra, dashuria është jetësore jo vetëm nga pikëpamja emocionale, por edhe biologjike për zhvillimin e trurit të shëndetshëm. E vetmja gjë që mbetet është të bëjmë atë që instinktivisht çdo nënë dhe baba ndjen: përqafoni fëmijët tuaj sa më shumë që të jetë e mundur!
Me zhvillimin ekonomiko-shoqëror dhe përparimin tekniko-shkencor, ritmi i jetës sonë është bërë më i shpejtë. Flemë më vonë dhe punojmë natën, përgjumemi ditën, këto fenomene janë bërë të zakonshme ke shumica. Por, a e dini se kjo mënyrë e jetës mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tonë, veçanërisht sistemin imunitar dhe funksionet e tij ? Sipas studimeve, këto zakone mund të shkaktojnë plakjen e parakohshme të organeve dhe të qelizave imunitare, mund të sjellin çrregullimet e funksionit imunitar, duke rritur moshën dhe ulur cilësinë e jetës. Të gjitha qeniet në univers, në sistemin diellor dhe botë vazhdojnë qarkullimin me ritëm dhe cikël. Prandaj, mund të shohim lëvizjet e diellit, të hënës dhe të yjeve, mund të shohim ndryshimin stinor dhe shndërrimin e ditës e të natës. Njerëzit janë qenie të gjalla në botë, prandaj funksionet fizike e aktivitetet e tyre zhvillohen sipas ritmit të natyrës. Për shembull, cikli menstrual i femrës lëviz sipas ritmit të hënës. Ndër të gjitha aktivitetet e jetës me ritëm, një funksion fizik më i njohur dhe më i rëndësishëm është fjetja natën dhe zgjimi ditën. Me lindjen dhe perëndimin e diellit, me shndërrimin e ditës e të natës, njerëzit jo vetëm kanë ligje të ndryshimit shpirtëror dhe të fjetjes, por kanë dhe ritmin e ditës dhe të natës në funksionet e tjera fizike. Në orë të ndryshme të ditës, këto funksione fizike ndryshohen në mënyrë të pandërprerë dhe periodike. Ky fenomen quhet ora biologjike apo kronometri i jetës sonë. Megjithëse ora biologjike ndikohet nga faktorët e mjedisit (si drita, temperatura, koha e ushqimit etj). ashtu si qeniet e tjera, ora biologjike e njerëzve është e skalitur brenda gjeneve tona. Nga studimet moderne, syri mund të ndiejë ndryshimin e dritës, që është sinjal i rëndësishëm i mjedisit për ruajtjen e ritmit të trupit mes dritës dhe natës. Sinjali i dritës stimulon përmes nervits optik sistemin nervor. Më vonë, sistemi nervor do t'i transferojë sinjalet tek sistemi endokrinal, i cili do të sekretojë hormonet përkatëse për të rregulluar funksionet e organeve të brendshme dhe të qelizave organike, duke ndikuar metabolizimin e glukozës, sekretimin e lëngut të tretjes, tensionin e gjakut, rolin imunitar dhe proceset e tjera të rëndësishme fizike. Funksionet fizike të trupit veprojnë me ritmin e dritës dhe të natës, duke ruajtur qëndrueshmërinë e mjedisit të brendshëm të trupit dhe gjendjen shëndetësore. Fjetja e vonshme mund të shkaktojë çrregullim të sistemit imunitar Në procesin e ndryshimit të ritmit mes dritës dhe natës, sistemi imunitar shfaq ritëm natyror më të dukshëm. Brenda një dite, funksionet e sistemit imunitar ndryshohen me ritëm. Funksionet imunitare të trupit mund të rregullohen përmes sistemit nervor, sistemit të sekretimit dhe sistemit imunitar. Kur jemi të relaksuar, niveli i aktivitetit të sistemit imunitar është relativisht i ulët dhe mund të kryhen punë dhe studim; kur sistemi imunitar ynë është aktivizuar, trupi ynë do të ndiejë lodhje dhe do dojë të flejë. Nga përvoja, në mëngjes dhe paradite kemi më shumë energji dhe humor më të qëndrueshëm. Në mbrëmje dhe në darkë ndihemi të lodhur dhe duam gjumë. Nëse duhet të punojmë në mbrëmje dhe s'mund të shkojmë të flemë në orët e vona të natës, mund të kemi shumë ndjenja parehatie. Gjëndra veshkore mund të sekretojë hormonin "glukokortikoid" që mund të frenojë reagimin imunitar të trupit dhe funksionet e qelizave imunitare. Në përgjithësi, në orën 7:00-8:00 të mëngjesit, trupi ynë mund të sekretojnë më shumë glukokortikoid për të garantuar nivelin relativisht të ulët të reagimeve të sistemit imunitar në paraditë dhe gjatë ditës. Energjia e trupit do të shpërndahen në aktivitetet e tjera fizike si ngrënia e ushqimit, mësimi, puna etj. Gjatë natës, me uljen e nivelit të glukokortikoid-it, sistemi imunitar i trupit dhe procesi i pezmatimit aktivizohen gradualisht, duke favorizuar heqjen e qelizave të sëmura dhe restauruar qelizat e dëmtuara. Në këtë moment, trupi ynë ndodhet në gjendje gjumi, prandaj ai nuk do të ndiejë lodhje dhe mund të ofrojë më shumë burime për sistemin imunitar, duke garantuar efekte më të mira. Prandaj, ruajtja e ritmit të mirë të fjetjes natën dhe të ngritjes në mëngjes është metodë e shëndetshme e jetës. Ora biologjike mund të rregullohet sipas nevojës Sistemet e ndryshme të organeve të trupit zhvillojnë aktivitete me ritëm të dukshëm, por për t'iu përshtatur ndryshimeve mjedisore natyrore, trupi ynë mund të veprojë jashtë ritmit të vjetër për një periudhë. Kur mjedisi është përmirësuar, mund të kthehemi në ritmin e vjetër të jetës. Sipas studimeve, në mjedisin plotësisht të errët, njerëzit dhe kafshët e tjera gjitare mund të ruajnë aktivitetet me ritmin biologjik origjinal për 7 ditë. Por me moshimin, aftësia e vetërregullimit të ritmit biologjik ulet në mënyrë të pandërprerë. Kjo është arsyja kryesore e pagjumësisë dhe lodhjes së shpeshtë të të moshuarve, të cilët shqetësohen nga çrregullimet e ritmit biologjik. Aftësia e vetërregullimit të ritmit biologjik të njerëzit është e kufizuar. Nëse vazhdon jeta e parregullt për një periudhë të gjatë, ora biologjike mund të çrregullohet, duke shkaktuar probleme dhe sëmundje të shpeshta. Një jetë e çrregullt shkakton dëme të dukshme për sistemin imunitar. Personat që flenë shpesh vonë ose udhëtojnë shpesh jashtë zonave të tyre kohore ndiejnë parehati të shpeshta si lodhje etj. Përveç kësaj, këta persona mund të kenë plakje të parakohshme të lëkurës dhe mund t'u dobësohet aftësitë e tyre imunitare. Këto metoda të parregullta të jetës mund të sjellin anormali në funksionet imunitare, duke ulur vitet e jetës dhe cilësinë e saj. Si të bëhen shprehi zakonet e shëndetshme? Një stil i shëndetshëm jetese është metoda kyçe për të jetuar sa më gjatë dhe për një jetë me cilësi. Po cilat janë masat për një jetë të shëndetshme? Së pari, duhet të kemi një ritëm ditor për studim, punë, ushqim etj., duke shmangur fjetjen e vonshme dhe ndryshimin e orës biologjike. Nëse për shkak të mësimit ose të punës duhet të flini vonë apo se udhëtoni shpesh, duhet të bëni pushim dhe vetërregullim të mjaftueshëm. Së dyti, ata që vuajnë nga pagjumësia dhe shprehitë jo të mira gjatë ditës, mund të bëjnë stërvitje fizike, mund të konsumoni dhe ushqime të shëndershme me vitaminë C dhe antioksidantë. Në përgjithësi, një stil i shëndetshëm jetese është i rëndësishëm për ruajtjen e funksioneve normale fizike të sistemit imunitar dhe metodë efektive për vonimin e plakjes, për një jetë më të gjatë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Prandaj, duhet të flini herë për sa më pak rrudha në fytyrën tuaj.(Xu Guang)
Në Mjekësinë Tradicionale Kineze (MTK), disa njerëz jetojnë me formulën bimore kineze të njohur si "xiao yao wan" për përmirësimin e humorit, pakësimin e stresit dhe për një sërë sëmundjesh të tjera. Kjo formulë bimore përmban një varietet bimësh dhe e gjejmë në forma të ndryshme. Kjo formulë bimore përmban bimët si: 1.Bupleurum që përdoret për infeksione respiratore përfshi gripin, të ftohtin e zakonshëm, bronshit, pneumoni dhe simptomat e këtyre infeksioneve si ethe dhe kollitje. Disa njerëz e përdorin bupleurum për problem me tretjen përfshi diarrenë dhe kapsllëkun. Ka raste gratë e përdorin ku kanë dhimbje nga cikli (dysmenorrhea). Bupleurum përdoret për lodhje, dhimbje koke, tinnitus, pagjumësi, depresion, problem me mëlçinë dhe humbje oreksi. Bupleurum stimulon qelizat sistemit imuntar të punojnë më mirë 2. Dong quai (Angelica sinensis) është bimë që gjendet në Kinë, Japoni, dhe Kore. Bën pjesë në familjen e selinos dhe ka shumë vite që përdoret në Mjekësinë Tradicionale Kineze. Kjo bimë ka një efekt të madh në balancimin e sistemit të hormoneve femërore dhe shpeshherë është etiketuar si "xhenseni femëror." Suplementët Dong quai përmbajnë ekstraktin e rrënjës. Kjo rrënjë përmban shumë substanca që ndihmojnë shëndetin kundër inflamimit dhe stimuluese të sistemit imunitar. Dong quai përmban gjithashtu një sustancë të quajtur acid ferulic. Dong quai thuhet se ndihmon në trajtimin e alergjive, kapsllëkut, dhimbjes së kokës, tensionit të lartë të gjakut, pobleme me sinuset, osteoartritin dhe artritin rheumatoid. Megjithatë, Instituti Kombëtar i Shëndetit thekson se duhen ende kërkime shkencore për të vërtetuar këto. 3. Rrënjë Peonit të Bardhë kultivohen në mbarë Kinën, sidomos në Zhejiang, Anhui dhe Sichuan. Kjo bimë ushqen gjakun, rregullon menstruacionet, qetëson mëlcinë, largon dhimbjet dhe problemet me mbidjersitjen, dhimbjen në stomak, abdomen, dhimbjet e kokës dhe marramendjen. Kjo rrënjë do të jetë zgjedhja e parë dhe zakonisht kombinohet me rrënjën liquorice për të çliruar spazmat muskulare dhe problemet në stomak, zorrë dhe organet e brendshme. Nëse energjia yang është në hiperaktivitet në mëlçi kjo do të shkaktojë dhimbje koke dhe marrje mendsh 4.Rizomë e bardhë atraktilodi—Kjo bimë përdortet për problem me tretjen, stomakun, fryrjet, diarrenë, humbjen e oreksit dhe reumatizmën. Në MTK, atraktilodi përdoret si bimë për trajtimin e kancerit të mushkërive. Kimikatet tek kjo bimë përmirësojnë traktin digjestiv dhe pakësojnë dhimbjen dhe inflamacionin. 5.Poria, e quajtur gjithashtu Fu Ling, është një bimë e famshme kineze që është përdorur për mbi 2 mijë vjet. Kjo bimë heq lagështinë nga trupi.Kjo bimë sot kultivohet kryeisisht në Yunnan, Anhui, Hubei, Henan, Sichuan dhe në vende të tjera të Kinës. Ato që rriten në Yunnan kanë cilësi më të mirë. Iina ka rreth 30 mijë lloje bimësh dhe pothuajse pjesa më e madhe e tyre rriten në provincën Yunnan. Kjo bimë parandalon dhe qetëson gastritin dhe pakëson lëngjet e tepërta të stomakut Po ashtu ajo mund të ulë sheqerin në gjak. Ajo ka një rol të madh në heqjen e lagështisë nga trupi, forcojë shpretkën dhe stomakun dhe të qetësojë zemrën dhe nervat. Ajo përdoret kur keni vështirësi në urinim, edemë, kollë mbytëse, të vjella, rënie oreksi, diarre, të rrahura të forta të zemrës, ankt, pagjumësi, problem me kujtesën, gonorre etj. 6.Mendër-(Mentha piperita) është një bimë që përdoret për shumë funksione, ku më kryesori është të lehtësoj tretjen. Vaji i mentes përdoret edhe për aromaterapi. Ajo përdoret kundër erës së rëndë të gojës, ftohjes, dhimbjes së dhëmbeve, problemet me tretjen, zorrët, dhimbje mestruale, migrenë, infeksion të sinueseve dhe dhimbje koke. 7.Xhinxher Xhinxheri qetëson problemet me aparatin tretës, ndihmon me problemet e traktit gastrointestinal. Duke marrë 1 deri në 2 gramë pluhur xhenxhefili para një vakti, ju përshpejtoni tretjen me 50%. Xhinxheri jo vetëm që nxit tretjen, por edhe eleminon fryrjen dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak . Disa gllënjka uji të ngrohtë me pak xhenxhefil qetësojnë mukozën e zorrëve dhe lehtësojnë dhimbjet. Çaji xhenxhefil mund të ju ndihmojë të humbni peshë duke përshpejtuar sistemit tuaj të tretjes, gjithashtu djeg yndyrë dhe rrit metabolizmin tuaj. Xhinxheri mund të qetësojë gjithashtu dhimbjet menstruale gjatë periodave. Hulumtimet tregojnë se marrja e 1500mg xhenxhefil për tre ditë rresh përpara ciklit do të reduktojë ndjeshëm dhimbjet menstruale dhe simptomat e tjera. 8. Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia është përdorur kundër irritimeve dhe spazmave në sistemin tretës. Shumë prej formulave bimore përmbajnë këtë barishte për të ndihmuar përthithjen e ushqimeve nga sistemi tretës dhe të bimëve të tjera. Mjekësia popullore Aziatike e përdor rrënjën e jamballit për të larguar irritimet e mukusit dhe luftuar inflamacionin. Kjo rrënjë ka ndikim edhe tek gjendrat adrenale. Kërcenjtë e jamballit kanë përdorim të gjerë si erëza 1. Kuron ulçerën në stomak Jamballi ka vlera anti-bakteriale që e kanë bërë atë efikas kundër ulçerës në stomak, sidomos asaj të shkaktuar nga bakteri Helicobacter pylori (H. pylori). 2. Fyti i lënduar, kolla dhe të ftohtët 3. Kundër aciditetit të lartë dhe mbështetës ndaj sistemit tretës 4. Lufton inflamacionin dhe mbështesin sistemin imunitar 5. Kundër kapsllëkut 6. Kundër stresit Formula "Xiao yao wan" mund të jepet nga mjeku kinez për të luftuar ankthin, depresionin, dhimbjet e kokës, shterpësinë, migrenën, dhimbjet e menstruacioneve, mykun, ekuilibrin hormonal dhe për të përmirësuar humorin. Gratë shtatzëna nuk duhet të marrin këtë bimë!
Në ndeshjen finale të vitit 2018 të lojërave në internet "League of Legends", që u zhvillua në Incheon të Koresë së Jugut, skuadra kineze "IG" mundi ekipin kundërshtar "FNC", duke u shpallur kampione bote e "League of Legends". Anëtarët e ekipit "IG", që ishin papëlqyer nga brezi i vjetër për shkak të luajtjes së lojërave në internet, u bënë heronj të rinj të epokës së re. Si duhet t'i konsiderojmë lojërat në internet në këtë periudhë? Ana pozitive e lojërave në internet Tani, lojërat në internet janë bërë një industri të re, që mund ta quajmë si "industria e sportit elektronik". Në vitin 2018, lojërat e preferuara në internet si "League of Legends", "Glory of Kings", "Pro Evolution Soccer" etj, janë bërë programet e performancës në Lojërat e 18-të Aziatike në Xhakartë. Përveç kësaj, lojërat në internet janë bërë një kulturë tek të rinjtë, si kultura e futbollit, kultura e basketbollit etj. Me përparimin e teknologjisë, kultura e lojërave në internetit është një gjë e pashmangshme. Zhvillimi i lojërave në internet ndihmoi në nxitjen e zhvillimit ekonomik. Sipas të dhënave statistikore, 80% e të rinjve kanë luajtur lojëra në internet. Megjithëse prindërit u shqetësuan shumë nga ndikimi negativ që sjellin këto lojëra tek të rinjtë, ato mund të përmirësojnë aftësitë e reagimeve, të krijimtarisë, të njohjes e të bashkërendimit të syve me dorën dhe mund të shtojnë komunikimin shoqëror. Varësia e tepërt nga lojërat në internet mund të ndikojë shëndetin e personave, të shtojë shqetësimet dhe depresionin. Sipas të dhënave statistikore, 4.3% e të rinjve të grupmoshës 13-18 vjeçare mund të ketë probleme me varësinë nga lojërat online. Metodat e përshtatshme të përballimit të lojërave në internet Në jetën tonë, dëgjohen shpesh ndikimet negative të lojërave në internet ndaj të rinjve. Për shembull, një nxënës i mirë u bë negativ për shkak të luajtjes së lojërave në internet. Varësia e tepërt nga këto lojëra është një problem i pashmangshëm në shoqërinë e sotme. Profesori i Spitalit të Përgjithshëm të Zonës Ushtarake të Pekinit Tao Ran propozoi që të përcaktohet varësia nga lojërat në internet si çrregullim mendor. Në udhëzuesin diagnostikues dhe statistikor të çrregullimeve mendore në ShBA, varësia ndaj lojërave online u konsiderua si një gjendje që duhen bërë studime të mëtejshme. Standardet e diagnozës janë: pjesëmarrja e vazhdueshme dhe e përsëritur në lojërat e internetit dhe luajtja e tyre së bashku me të tjerët, kanë shkaktuar dëmtime dhe dhimbje të dukshme klinike. Për të rinjtë e varur nga lojërat në internet, duhet t'iu kushtojmë vëmendje të madhe karakteristikave psikologjike të tyre, duhet t'iu japim drejtimet e përshtatshme. Më shumti janë adoleshentët ata që luajnë këto lojëra pasi aftësitë e tyre të vlerësimit dhe të vetëkontrollit nuk janë të përpjekura plotësisht. Disa fëmijë ndodhen në "periudhën e dytë rebele", zhvillimet fizike të tyre janë më të shpejta se ato psikologjike. Shumë fëmijë përballen me probleme psikologjke mbi jetën, dashurinë dhe mësimet. Nëse s'mund t'i ndihmoni fëmijët të njohin dhe të zgjidhin këto probleme, ata mund të kërkojnë gëzimet, lehtësimet e paarritura në botën reale nëpër lojërave në internet pra në një botë virtuale. Familja duhet të formojë kufizimin e kohës së luajtjes së lojërave në internet. Në fillim, shumë familje nuk lejojnë kontaktin e fëmijëve me smartfonin dhe kompjuterin. Por fëmijët do të përdorin këto pajisje elektronike në të ardhmen. Nëse fëmijët zbulojnë se këto lojëra të internet janë aq interesante në kohën e papritur, ata do të lindin varësinë më të madhe ndaj tyre. Prandaj, është më e mirë që të përcaktohen qëndrimet e përshtatshme për pajisjet elektronike dhe lojërat në internet. Pajisjet elektronike moderne janë jo vetëm mjetet e lojërave, por edhe platforma të mira mësimore. Vetëkontrolli i kohës së luajtjes së lojërave në internet është metoda më e mirë. Terapia e sjelljes njohëse Kur fëmijët shfaqin fonemene të varësisë nga lojërat e internetit, cilat janë metodat e përshtatshme të trajtimit? Shumica e fëmijëve mund të mjekohen përmes terapisë së sjelljes njohëse. Në fakt, për problemet e varësisë nga lojërat e internetit, nuk ka ilaçet, ata përdoren kryesisht për lehtësimin e fenomeneve si ankthi, depresioni, pagjumësia etj. Fenomeni i varësisë nga lojërat e internetit duhet të trajtohet nga masat e ndërhyrjes psikologjike. Terapia e sjelljes njohëse fokusohet kryesisht për ndryshimin e ideve dhe ndjenjave të fëmijëve. Kjo terapi ka efekte të dukshme për lehtësimin e fenomenit të varësisë nga lojërat e internetit. Psikologët mund t'i ndihmojnë fëmijët për formimin e ideve dhe koncepteve të përshtatshme ndaj lojërave në internet, për të pakësuar kohën e luajtjes. Në këtë mënyrë mund të rregullohet humori i fëmijëve. Disa sugjerime për prindërit 1. Kontrolli i përmbajtjes së lojërave në internet. Prindërit duhet të njohin moshat e përshtatshme të lojtarëve që sugjerohen nga specialistët, duke shmangur lojërat e dhunshme dhe ato pornografike. 2. Nuk lejohet luajtja e lojërave të internetit, para se fëmijët të përfundojnë mësimet. Prindërit mund të bëjnë kontrata me fëmijët: mësimet dhe detyrat e shtëpisë janë më të rëndësishme se lojërat në internet, prandaj s'mund të luajmë lojëra në internet para përfundimit të detyrave. 3. Vendosja e kompujterit ose smartfonit në vende të dukshme dhe jo në dhomën personale të fëmijës. Kjo është për ta njohur dhe kufizuar kohën e luajtjes së lojërave të internetit. Prindërit mund të mbikëqyrin përmbajtjen e lojërave përkatëse. 4. Përkufizimi i kohës së përdorimit të lojërave në internet. Koha e përdorimit të lojërave të internetit duhet të jetë e ekuilibruar me kohën e mësimit dhe aktiviteteve. Prandaj prindërit duhet të përcaktojnë kohën e luajtjes së lojërave të internetit së bashku me fëmijët dhe të inkurajojnë më shumë kohën e aktiviteteve jashtë shtëpisë. 5. Prindërit mund të luajnë së bashku me fëmijët lojëra online, për të njohur gëzimet dhe ndjenjat e fëmijës në lojërat përkatëse. Komunikimi i barabartë me fëmijët është më i mirë se shmangja e kontaktit me lojërat e internetit. 6. Prindërit duhet të bëhen shembujt e fëmijës. Prindërit duhet të pakësojnë kohën e tyre të kontaktit me pajisjet elektronike dhe të organizojnë më shumë aktivitete familjare si sporte në natyrë, lexim, veprimtari të tjera argëtuese, duke pakësuar kohën e përdorimit të lojërave të internetit.(Xu Guang)
Një nënë nga ShBA-ja shprehet se ka vuajtur nga dhimbjet e mesit për një kohë të gjatë, përfshi dhimbjen e shpatullave dhe nervin shiatik pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. "Kisha dëgjuar më parë për akupunkturën, por asnjëherë nuk e vrava mendjen se për çfarë mund të shërbente ajo konkretisht e jo më të besoja se do më shpëtonte. Kur nisi të më dhimbje shpina për shkak të peshës që mora gjatë shtatzënisë, nuk doja të dëmtoja fëmijën duke pirë ilaçe, prandaj vendosa të duroja, ishte e tmerrshme", thotë nëna e re. Ajo shton se pasi e lindi vajzën e saj, ishte shumë e emocionuar, por prapë dhimbja vazhdonte dhe jo vetëm shpina, por edhe dhimbje në mes të shpatullave dhe nervi shiatik. "Nisa seancat e akupunkturës menjëherë dhe po bëhesha mirë nga dita në ditë" Ajo thotë se duke lëvizur shumë gjatë ditës, punuar shumë me fëmijën përfshi gjidhënien iu shtuan edhe më shumë dhimbjet e mesit dhe hernien diskale. Dhimbja shkoi drejt këmbëve. Ajo shprehet se nuk donte t'i nënshtrohej kirurgjisë, prandaj vendosi ta shëronte shpinën me mjete natyrore. Një nga këto ishte akupunktura "Shkova në një klinikë akupunkture në qytetin tim dhe në fillim isha pak në ankth. Nuk i kam qejf gjilpërat dhe prandaj më shkonin djersë të ftohta. Por më në fund pashë që gjilpërat nuk të dhimbnin. Ato janë aq të imëta sa zor se i ndien kur të hynë në trup. Po prisja që mjeku kinez të mi vendoste gjilpërat atje ku kisha dhimbje por ai më shpjegoi se në trupin tonë ka pika që lidhen me organe të ndryshme, prandaj gjilpërat në këmbë apo krah (madje dhe në vesh) faktikisht ishin pikat që shëronin problemin tim. Pas vizitës së parë në atë qendër, vijova trajtimet tri here në javë për disa muaj. Ndryshimi ishte i paparë." Ajo shpjegon se që nga ajo kohë, u është nënshtruar trajtimeve të akupunkturës të paktën një here në javë në tre vitet e fundit. "Nuk e ndalova asnjëherë akupunkturën, ndërsa tani po përgatitem të mbetem shtatzënë me fëmijën e dytë. Ka madje pika që ndihmojnë në shtimin e pjellorisë. Ato gjilpëra të imëta më shëruan dhe më dhanë mundësinë që të jem e gjallë dhe aktive për fëmijët e mi. Nëse mungoj në një nga seancat e ndiej shumë ndryshimin. Bëj akupunkturë edhe kundër ankthit." Akupunktura, nga pikëpamja e Lindjes, ka lidhje me energjinë dhe qarkullimin e saj në të gjithë trupin. Nëse kjo energji është e bllokuar, atëherë shfaqen dhimbja apo sëmundjet. Duke ndërhyrë me 20 gjilpëra në pikat strategjike në trup, akupunkturistët përpiqen të risjellin në ekuilibër qarkullimin e energjisë. Ndërkohë, mjekësia perëndimore po përpiqet ende të kuptojë si funksionon mekanizmi i akupunkturës. "Ka shumë detaje që ne nuk i kuptojmë ende, por veçanërisht, akupunktura duket se stimulon muskuj dhe nerva të veçanta duke aktivizuar ndryshime që pakësojnë dhimbjen dhe simptomat dhe nxisin procesin e shërimit," thotë Kwokming James Cheng, M.D., i cili në qershor nxorri një studim mbi Akupunkturë në Mjekësi që synon identifikimin e domethënies së saktë neurologjike të pikave të akupunkturës, aty ku futen gjilpërat. Studimet tregojnë se kjo terapi e lashtë mund të jetë një trajtim efektiv për një sere sëmundjesh, që nga dhimbjet e mesit tek nervi shiatik, dhimbjet e kokës, marrje mendsh, astmë etj. Akupunktura për Ankth dhe Depresion Një pengesë e vogël gjatë ditës mund të shkaktojë ankth të lehtë. Një shembull serioz është, humbja e punës, e cila mund të shkaktojë depresion serioz. Në të dyja rastet, akupunktura mund të ndihmojë. "Në fazën e tanishme me shumë pasiguri kam trajtuar shumë njerëz që janë nën stres", thotë Nicholas Zimet, një akupunkturist i licencuar në qendrën Meridian në Mineapolis. "Pas trajtimit, ata ndihen më të relaksuar dhe të aftë për t'u marrë me presionet e jetës". Po si ndodh kjo? Kur gjilpëra hyn në veshë, duar ose këmbë, thotë Dr. Cheng, truri juaj liron neurotransmetues dhe kimikate të tjera që ndikojnë stresin dhe gjendjen shpirtërore. Shkenca thotë: Sipas një studimi të fundit në Journal of Alternative and Complementary Medicine pacientët me depresion dhe me shkallë të lartë ankthi mund të përfitojnë nga akupunktura. Studimi, i cili e kombinon akupunkturën me një lloj qetësuesi Prozac thotë se kishte rezultate tek pacientët që nuk mund të duronin efektet anësore të ilaçeve, përfshi rënien e energjisë seksuale, probleme me ereksionin etj. Akupunktura për dhimbjet e mesit Trajtimi i dhimbjes së mesit me akupunkturë është shumë efektiv. "Akupunktura në këtë rast funksionon më mirë se çdo ilaç që u japim pacientëve", thotë Dr. Cheng. Shkenca thotë: Sipas një studimi të Universitetit të Michiganit këtë vit, studiuesit përdorën imazhe të trurit për të parë se si çpimi i lëkurës ndikonte aftësinë e trurit për të kontrolluar dhimbjen. "Akupunktura duket se ndihmon që receptorët e dhimbjes në tru të lidhen më lehtë me opioidet si endorfinë, ilaçi natyror kundër dhimbjes i trupit tonë," thotë Richard Harris. Nëse doni të provoni akupunkturën duhet t'i bëni seancat e trajtimit tek një mjek i licencuar
Avokado quhet ndryshe edhe dardhë aligatori dhe është një pemë e përhapur në Karaibe, Meksikë, Amerikën Jugore dhe atë Qendrore. Ky frut ka pak a shumë formën e një veze ose të një dardhe, zakonisht me përmasat e një dardhe ka një lëkurë të ndritshme në ngjyrë të gjelbër në kafe. Ai ka një përmbajtje më të lartë yndyrore se sa frutat e tjera dhe është shumë popullor në kuzhinën vegjetariane, duke u bërë një zëvendësues i shkëlqyer për mishin. Pse duhet të konsumojmë avokado? Studimet e fundit kanë treguar se nëse avokado shtohet në sallatën me spinaq apo karota rrit përthitjen e karotenoideve nga kjo sallatë me 200-400%. Në fakt studimet kanë treguar gjithashtu se përqëndrimi më i madh i karotenoideve tek avokado ndodhet menjëherë poshtë lëkurës e për këtë arsye mos e hiqni lëkurën më shumë seç duhet. Në këtë rast këshillohet që lëkurën e avokados ta hiqni me dorë tamam sikur po qëroni një banane, dhe jo duke përdorur thikën apo mjete të tjera. •Zakonisht mendojmë se karotenoidet gjenden më shumë tek portokalli apo perimet me ngjyrë të kuqe si karotat dhe domatet. Edhe pse këto perime janë burime të mira antioksidantësh, duket se edhe avokado përmban një sasi të konsiderueshme të tyre. Avokado përmban beta-carotene, alpha-carotene dhe lutein, por edhe karotenoide të tjera si neochrome, neoxanthin etj. •Shpeshherë avokado nuk ka nam të mirë për shkak të sasisë së yndyrës që përmban, por ajo futet në grupin e yndyrnave të mira. Vetitë anti-inflamatore që i gjejmë tek këto yndyrna kanë dëshmuar se ndihmojnë për lehtësimin e artritit Avokado përmban vitamin E, K, B si dhe shumë minerale si kalium, magnez etj. Veti anti-inflamatore Është një nga frutat që kryeson listen përsa i përket vetive të tij anti-inflamatore pasi ai përmban… •phytosterols, përfshi beta-sitosterol, stigmasterol, dhe campesterol •carotenoide antioksidantë, përfshi lutein, neoxanthin, neochrome, chrysanthemaxanthin, beta-cryptoxanthin, zeaxanthin, violaxanthin , beta-carotene dhe alpha-carotene. •përmban gjithashtu antioksidantë, si epicatechin dhe epigallocatechin vitamins C dhe E, dhe zink •Acide yndyrore omega-3 Kurë natyrale për artritin Artriti—përfshi osteoartritin dhe artritin reumatoid—janë probleme shëndetësore që kanë marrë të gjithë vëmendjen e duhur në sistemin shëndetësor. Kërkuesit kanë dalë në përfundim se avocado ka aftësi për të lehtësuar simptomat e artritit për shkak të përmbajtjeve që ka. Mbështet shëndetin kardiovaskular Në fakt kjo mund të jetë kontradiktore me atë që mendojnë shumica e njerëzve se avocado ka shumë yndyrë dhe nuk ka se si të shërbejë për shëndetin e zemrës. Por, studimet tregojnë pikërisht të kundërtën, pasi ky frut mund të ndihmojë për të ulur shumë rreziqe si dhe për të përmirësuar yndyrnat në gjak. Shumica prej nesh e di që shëndeti i zemrës përmirësohet nga marrja e acidit oleic (që ndodhet tek avokado) dhe nga marrja e acideve yndyrore omega-3 (që e gjejmë gjithashtu tek avocado në formën e acidit alpha-linolenic). Pra yndyrnat që i gjejmë tek avokado janë të dobishme për zemrën, për shkak se rrisin nivelin e kolesterolit të mirë në gjak (HDL) Avokado po ashtu përmban sasi të mëdha të kaliumit, i cili ndihmon të ulet tensioni i gjakut. Vetëm gjysma e avokados përmban 487 miligramë kalium, çka është më shumë se një banane. Një nga to është edhe beta-karoten, i cili ndihmon regjenerimin e lëkurës dhe ushqen flokët. Luteina është nutrient i rëndësishëm për shëndetin e syve, ndërsa redukton rreziku nga degjenerimi i makular, i cili është shkaku kryesor i verbërisë te personat më të vjetër se 60 vjeç. Nxit rregullimin e sheqerit në gjak Një nga aftësitë që ka avokadoja është se ndërhyn në rregullimin e nivelit të karbohidrateve dhe sheqerit në gjak. Në përgjithësi avokado është ushqim që përmban një sasi të paktë sheqeri dhe karbohidratesh, në të njejtën kohë një gotë avocado përmabn 7-8 gramë fibra, të cilat janë thelbësore për rregullimin e sheqerit në gjak. Avokado parandalon kancerin e lëkurës dhe prostatës Aftësia që ka avokado në parandalimin e e kancerit të gojës, lëkurës dhe prostatës është studiuar gjerësisht në laborator. Kjo aftësi vjen si pasojë e një miksi të pazakonshëm të vlerave anti-inflamatore dhe antioksidante. Këshilla për përdorimin e avokados Përdorni një thikë për ta ndarë avokadon në dy pjesë, ndërsa bërthamën hiqjani me ndihmën e një luge apo me majën e thikës. Më pas ndajeni avokadon në katër pjesë, secila nga gjysmat ndahet në dy pjesë. Më pas hiqjani lëvoren me dorë, tamam sikur po qëroni një banana, kjo bëhet për të ruajtur sasinë e madhe të karotenoideve që gjenden menjëherë pas lëkurës. Gjatë kontaktit me ajrin tuli i avokados mund të nxihet dhe për ta evituar këtë spërkateni me lëng limoni apo uthull. Mënyrat e shëndetshme të përgatitjes së avokados Sot në internet apo në libra gatimi gjenden shumë receta ku avokado ruhet e pagatuar dhe në fakt kjo është mënyra më e mirë për të përfituar të gjitha vlerat nga ky frut. Vende të ndryshme sot në botë e gatuajnë avocadon në mënyra të ndryshme. Për shembull, në Meksikë e presin avokadon në copa të vogla dhe ia hedhin supës së pulës pasi ajo është gatuar. •Mund ta hidhni në supë •Mund ta shtoni në salcat e ndryshme të sallatës për një ngjyrë mbresëlënëse. •Përzjeni avokado, qepë, domate, vaj ulliri për një sallatë të shijshme. •Shtojani sallatave apo sandwicheve.
Shumë familje zhyten në dëshpërim për shkak të prekjes së një prej familjarëve nga kanceri. Specialistët e shëndetit thonë se në fakt, shumë lloje kancerësh janë vetëm sëmundje kronike. Pas prekjes nga kanceri, nëse pacientët mund ta përballojnë këtë sëmundje me optimizëm dhe të marrin masa të duhura mjekësore, ata mund të bëjnë një jetë normale. Në vitin 2018, në Kinë u zbuluan 3 milionë e 804 mijë pacientë të prekur nga tumorë të ndryshëm, numër ky më i larti në botë. Shumë familje nuk gëzuan dot Vitin e Ri për shkak të shijes së hidhur. Por me zhvillimin e teknologjisë mjekësore, shumë lloje kancerësh mund të kontrollohen dhe të analizohen si sëmundjet kronike. Ky koncept po pranohet gradualisht nga shumë pacientë dhe familjarët e tyre. Në vitin 2017, një nënë e re Xiao Zheng zbuloi që ishte prekur nga tumori nazofaringeal. Atë vit, djali i saj ishte më pak se 2 vjeç. "Në të kaluarën, mendoja se tumori ishte një sëmundje e pashërueshme. Mendova se me t'u prekur nga kanceri, vdekja do vinte shumë shpejt. Kur mësova se vuaja nga kjo sëmundje u trondita. Mendova se isha shumë e re për të vdekur aq shpejt. Më vonë, im atë më shoqëroi për trajtim në spitalin e Pekinit nga mjekja Sun Yan. Atë kohë, ajo më shpjegoi se çfarë ishte tumori nazofaringeal dhe cilat ishin masat që duhet të ndërmerren për trajtim. Nëse këmbëngulem për ndërhyrjet mjekësore, do të kem përqindje të lartë të mbijetesës." Pas ndërhyrjeve të përshtatshme mjekësore, Xiao Zheng mund të bëjë aktivitete të ndryshme me djalin e saj dhe mund të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme shoqërore me miq. Mjekja e saj është drejtore e degës së radioterapisë, Sun Yan. Si e sheh ajo këtë sëmundje? "Në të kaluarën mendohej se tumori malinj është një sëmundje e pashërueshme. Por çdo vit, çdo gjysmë viti, kemi disa metoda të reja të ndërhyrjes mjekësore dhe disa ilaçe të reja kundër kancerit. Kemi metodën e ekzaminimit të gjenomit. Tani kemi disa ilaçe për terapinë e synuar dhe terapinë imunitare. Sipas gjendjes së pacientit, mund të gjejmë metoda më të përshtatshme. Pacientët mund të përfitojnë më shumë raste dhe koha e mbijetesës mund të zgjatet. Gjatë kësaj kohe, mund të kemi më shumë metoda të reja mjekësore. Prandaj, mendoj se duhet t'i trajtojmë si sëmundjet kronike. Nëse mund të mbijetoni me qëndrim pozitiv, keni më shumë shpresa." Me zhvillimin e mjekësisë moderne, janë arritur rezultatet e mëdha në trajtimin e kancerit, por procesi i trajtimit është i gjatë dhe shoqërohet me dhimbje të madhe. Pacientëve u nevojiten shoqërimi dhe kujdesja e familjarëve. Por si është kanceri në syrin e familjarëve të pacientëve? Zonja Liu që punoi në Afrikë për shumë vjet, mësoi lajmin e prekjes së nënës nga kanceri i gjirit në vitin 2013. Në atë moment, ajo u zhyt në panik. Pas mjekimit prej 5 vitesh, sëmundja e nënës së zonjës Liu u shërua dhe ajo u çliruar nga depresioni "Kanë kaluar 5 vjet prandaj tani jam shumë e lehtësuar. Duke folur për kujdesjet e familjarëve ndaj pacientes, nëse ajo nuk ka nevojë të tepërt, duhet të jetojmë në gjendje normale. Në fakt, shqetësimi mund të sjellë ndikim negativ dhe të prishë atmosferën. Tani, kanceri është një sëmundje e zakonshme. Pacientët dhe familjarët nuk duhet të heqin dorë nga mjekimi. Në fakt, zhvillimi mjekësor në Kinë është shumë i shpejtë. Në tërë botën, po studiohen metodat për ta shëruar këtë sëmundje. Mendoj se kemi më shumë shpresa në të ardhmen." Sipas Mjekes Sun Yan, cilësia e mjekimit të kancerit në Kinë ndodhet në mesin e niveleve të përparuara ndërkombëtare. Në të ardhmen, ato do të përpiqen për të hartuar projektet më të hollësishme dhe më konkrete për pacientë të ndryshëm, me qëllim të pakësimit të dhimbjes së pacientëve dhe të zgjatjes së jetës. Për shumë familje që kërkojnë mjekim jashtë Kinës, mjekja Sun shprehet: "Tani niveli mjekësor i Kinës është shumë i lartë në disa fusha për trajtimin e kancerit. Nuk është nevoja që të dalim jashtë Kinës për shërbime mjekësore. Për shembull, në Kinë, niveli i trajtimit të tumorit nazofaringeal dhe të kancerit të ezofagut mund të jetë më i lartë se në vendet e tjera. Shumë nga studimet tona klinike janë përfshirë në librat udhërrëfyes të Europës dhe ShBA-së mbi trajimin e kancerit. Këto tregojnë se trajtimi mjekësor ndaj kancerit në Kinë është një zgjedhje shumë e mirë për pacientët."(Xu Guang)
Mungesa e disa baktereve specifike te zorrët mund të jetë shkak për çrregullime depresive tek individët, sipas studimit të botuar në revistën "Nature Microbiology" që përfshinte dy mostra prej mbi 1 000 individë të ekzaminuar. Udhëhequr nga Jeroen Raes e VIB-KU Leuven, në Belgjikë, studimi gjeti se dy lloje të baktereve, Coprococcus dhe Dialister, janë vazhdimisht në nivel të ulët në zorrët e njerëzve që vuajnë nga depresioni, dhe për këtë arsye një grup i ekspertëve kanë lidhur veprimtarinë e disa baktereve të zorrëve me shëndetin mendor, në veçanti aftësinë e baktereve për të prodhuar një substancë të ngjashme me 'dopaminën' (edhe një neurotransmitter lidhur me ndjenjën e kënaqësisë). Ekspertët kanë studiuar më parë gjenomën e baktereve të zorrëve të 1,054 personave të përfshirë në projektin "Flemish Gut Flora Projekt'' dhe më pas e përsërisnin analizën në një mostër të dytë prej 1,062 individësh që i përkisnin projektit hollandez "LifeLinesDEEP". Në mostrat e ekzaminuara ka pasur edhe pacientë të prekur nga çrregullime depresive. Në të dy rastet, studimet zbuluan dallimet në përbërjen e gjenomit të zorrëve të individëve të diagnostikuar me depresion në krahasim me subjektet e kontrollit të shëndetshëm. Gjatë zbulimit, shumëllojshmëria e llojeve të baktereve në zorrë të personave që vuajnë nga çrregullime depresive ishte më e pakët sesa e atyre pa çregullime. Çfarë janë probiotikët? Në vitin 2002, një grup i përbashkët studiuesish nga FAO dhe OBSH-ja i përkufizuan probiotikët si "mikro-organizma të gjalla që janë të dobishme për shëndetin tonë." Me fjalë të tjera, probiotikët janë "bakterie të mira" që paraqiten në zorrë. Ato gjenden tek ushqimet, por edhe në formë suplementi Në aparatin tretës gjenden mbi 500 lloje të ndryshme bakteriesh. Ato ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të zorrëve, por edhe për tretjen e ushqimeve. Përfitimet shëndetësore nga probiotikët Studimet kanë treguar se probiotikët përmbajnë vitamina B, kalcium, hekur, zink, bakër, magnez dhe fosfor. Disa studime të tjera kanë treguar se probiotikët forcojnë imunitetin duke rregulluar aktivitetin e limfociteve dhe antitrupave Bakteriet e mira të grupit Lactobacillus luftojnë pezmatimin e mishit të dhëmbëve, duke mundësuar një gojë të shëndetshme. Si funksionojnë probiotikët? Studiuesit besojnë se çrregullimet në tretje ndodhin kur prishet ekuilibri i bakterieve të mira në zorrë. Kjo mund të ndodhë pas një infeksioni ose pas marrjes së antibiotikëve. "Probiotikët përmirësojnë funksionin e zorrëve," thotë Stefano Guandalini, profesor i pediatrisë dhe gastroenterologjisë pranë Universiteti të Chicago-s. Ai shton se këto mikro-organizma ndihmojnë gjithashtu për të luftuar bakterien që shkakton diarre. Probiotikët dhe sistemi imunitar Studimet kanë treguar gjithashtu se probiotikët ndihmojnë në ruajtjen e një sistemi të fortë imunitar. "Në shoqëritë me nivel shumë të lartë higjiene, kemi parë një rritje të theksuar të sëmundjeve autoimune dhe alergjive," shton Guandalini për WebMD. "Kjo mund të ndodhë për shkak se sistemi imunitar nuk njeh bakterie të reja." Në një studim të dy viteve më parë specialistët pranë Universitetit të Yale arritën në përfundimin se probiotikët janë efektivë për: - Trajtimin e diarresë - Trajtimin e inflamacionit të zorrëve tek të porsalindurit - Forcojnë sistemin imunitar -Trajtimin e vaginitis - Trajtimin e mykut Probiotikët mund të jenë të dobishëm edhe në uljen e rrezikut për infektim të veshit, apo problemeve me fytitn dhe ftohjen. Ushqimet që përmbajnë probiotikë: 1. Kosi Kosi, sidomos ai i bërë në shtëpi është një nga probiotikët më të mirë. Kosi përmban mikroorganizma të rëndësishëm për të mirëmbajtur florën tonë bakteriale, e cila na mbron ndaj mykut, helmimeve të ndryshme etj. Në librin " Dieta për çdo femër" shkruhet se probiotikët arrijnë t'i kthejnë organizmit bakteriet e mira në traktin digjestiv, të largojnë mykun nga trupi dhe ulin rrezikun e zhvillimit të infeksioneve. Për këtë kosi duhet konsumuar çdo ditë. Ai ka dhe shumë veti të tjera. 2. Kefiri I ngjashëm me kosin, kefiri është një produkt unik që përftohet nga fermentimi i qumështit dhe është një probotik i shkëlqyer. Ai është i dobishëm jo vetëm për shëndetin e zorrëve, por edhe për sistemin nervor dhe metabolizmin. Sipas disa studimeve të fundit ka rezultuar se kefiri përmban deri në 22 lloje të mikroorganizmave, shumica e të cilave janë Lactobacille. Një nga vetitë më të mira të tij është se normalizon mikroflorën, duke ndihmuar procesin e tretjes. Kefiri është i mirë edhe për njerëzit të cilët kanë alergji. Ai gjithashtu ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi dhe parandalon rritjen e mikrobeve patogjene. Ashtu si edhe kosi, kefiri forcon imunitetin. Ai përmban kalcium dhe është i mirë për të gjithë familjen, si dhe ka aftësi të pushojë dhimbjen e kokës 3. Turshitë Të gjitha perimet turxhi, në veçanti lakra, janë shumë të pasura në bakterie të mira, vitamina B, A, E dhe C. - Stimulojnë punën e pankreasit, duke e rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. - Ulin shtypjen e gjakut në arterie. - Zbusin problemet e kapsllëkut Turshi shtëpie apo turshi industriale Tek turshitë industriale janë të pranishme sulfatet si konservues, që nuk këshillohen tek fëmijët që vuajnë nga astma, pasi shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje. Po ashtu, turshitë e blera në treg përmbajnë shumë uthull, gjë që mund t'ju ngacmojë stomakun. Pjesa më e madhe e turshive industriale është e pasterizuar, nuk përmban baktere të mira por përmban sasi të mëdha të kripës, gjë që nuk është e shëndetshme. Nëse turshitë përgatiten vetë në kushtet e shtëpisë Bakteret e mira në turshi janë më të lira se sa probiotikët e gatshëm. Laktobacilet ndihmojnë tretjen. Enzimat gjithashtu e nxisin tretjen. Pastrojnë organizmin 4. Çokollata e zezë Tek çokollata e zezë me cilësi të lartë gjejmë 4 herë më shumë probiotikë, se tek kosi, dhe kjo është vetëm një nga dobitë e çokollatës së zezë. Studimet e fundit kanë treguar se falë rreth 300 përbërësve të ndryshëm që gjenden tek çokollata e zezë mund të keni shumë përfitime nga konsumimi i saj. Një prej dobive më të spikatura të çokollatës së zezë është se ajo ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tumoreve. Ajo përmban shumë antioksidues, të cilët mbrojnë organizmin nga sëmundjet, duke përfshirë edhe shfaqjen e tumoreve. Me konsumimin e çokollatës së zezë, rritet edhe niveli i endorfinave të cilat mes të tjerave lehtësojnë dhimbjet në trup. Çokollatat që përmbajnë mbi 70% kakao kanë rezultuar efikase edhe për dobësim pasi ato kontribuojnë për shkrirjen e yndyrnave. Ajo gjithashtu përmirëson punën e trurit, dhe lufton kollën. Kimchi është një formë e lakrës turshi në Azi. Është shumë pikante dhe është një shoqëruese e mirë e ushqimit në disa vende aziatike. Përveç probiotikëve që përmban, Kimchi është dhe një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, kalciumit, hekurit dhe vitaminave A, C, B1 dhe B2. Kimchi është vlerësuar si një nga ushqimet më të mira probiotike. 6. Çaji "Kombucha" Ky është një formë çaji i fermentuar, që përmban një sasi të lartë bakteriesh të mira. Ky çaj është përdorur për shekuj dhe besohet se ndihmon në rritjen e energjisë, ju forcon shëndetin dhe ndoshta redukton edhe peshën tuaj trupore. Megjithatë ky çaj mund të mos jetë një zgjidhje e mirë sidomos për ata persona që kanë vuajtur më parë nga candida
Kocka është një nga organet më të forta të trupit tonë me funksione shumë të rëndësishme, si stërvitje, mbështetje dhe mbrojtje e trupit, rezerva mineralesh etj. Palca e kockës ka funksionin e prodhimit të gjakut. Rritja dhe zhvillimi i shëndetshëm i kockave luan rol të rëndësishëm për tërë jetën. Kockat e fëmijës rriten në mënyrë aktive Trupi i fëmijës ndodhet në fazën e rritjes shumë të shpejtë, kur metabolizmi i trupit është edhe shumë aktiv. Kjo është edhe faza e rëndësishme e rritjes së kockave, që ndikohet nga shumë elemente të ndryshme, si geni, ushqimi, metabolizimi i kalciumit e fosforit, stërvitje, hormonia etj. Kalciumi dhe fosfori janë elementet kryesore të kockave, të cilat luajnë rol bashkërendues për nxitjen e formimit të kockave. Pas lindjes së foshnjës, duhet t'i kushtohet vëmendje e madhe konsumit të kalciumit. Në periudhën e ushqimit të foshnjës me gji, fëmijët mund të marrin sasi të mjaftueshme të kalciumit përmes qumështit të gjirit. Por me rritjen e mëtejshme, fëmijët duhet të marrin më shumë kalcium nëpërmjet ushqimeve të tjera, për shembull, peshk, mish, fasule etj. Një fëmije nën 2 vjeç i nevojitet afro 400-600 mg kalcium në ditë. Fëmijës 3-12 vjeç i nevojitet 800-1000 mg kalcium në ditë. Vitamina D është elementi i rëndësishëm për rregullimin e metabolizimit të fosforit. Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë çrregullimin e metabolizimit të kalciumit dhe të fosforit, mund të sjellë rakitizmin e shformimin e fëmijës. Pas konsumit të ushqimeve që përfshijnë vitaminën D, rrezet ultravjollcë në lëkurë mund të nxisin thithjen e kësaj vitamine. Prandaj, fëmijët duhet të qëndrojnë më shumë në diell. Përveç ushqimeve, stërvitja është një metodë e mirë për rritjen e kockave. Sportet mund të nxitin metabolizimin e kockave dhe metabolizimin e kalciumit e të fosforit. Stërvitja mund të nxjerrë mbetjet e mineraleve brenda kockave dhe të nxitë rritjen e tyre. Adoleshentët duhet të parandalojnë shformimin e kockave Kockat e adoleshentëve kanë elasticitet dhe fortësi të madhe. Në këtë periudhë, nëse nuk i kushtohet vëmendje e lartë përgatitjes së zakoneve të mira të uljes dhe qëndrimit, mund të shkaktohet shformimi i kockave. Thyerja e kockave është një problem i madh në procesin e rritjes së kockave të adoleshentëve. Sipas hetimeve, vitet e fundit, është shtuar përqindja e thyerjes së kockave, e cila luan rol të rëndësishëm për shëndetin fizik e psikologjik, për rritjen normale të trupit të tyre. Elementet e rrezikshme të thyerjes së kockave janë të shumta, si stërvitja, aksidentet automobilistike etj. Masat parandaluese dhe të kujdesshme për thyerjen e kockave: 1. Informimi i duhur para stërvitjes: prindërit dhe mësuesit e edukimit fizik duhet të mësojnë njohuritë përkatëse si arsyet e thyerjes së kockave, anatominë e kockave etj. Ata do t'u mësojnë të rinjve për metodat e duhura të stërvitjes, metodat e mbrojtjes së kockave dhe të muskujve, duke shmangur plagosjet e shkaktuara nga stërvitjet e parregullta. 2. Informimi mbi sigurinë: tek adoleshentët duhet të shtohen njohuritë dhe përgatiten mësimet mbi metodat vetëmbrojtëse. Fëmijët mund të kuptojnë rëndësinë e veprimeve të rregullta të përditëshme. 3. Dieta e shëndetshme: përcaktohet dieta e shëndetshme për adoleshentët dhe garantohet struktura e arsyeshme e dietës. Duhet t'i informojmë adoleshentët për dëmet që sjellin pirja e duhanit dhe konsumi i pijeve alkoolike. Dendësia e kockave arrin në nivelin kulm në moshën e mesme Pas adoleshencës, shpejtësia e rritjes së dendësisë së kockave sa vjen dhe ngadalësohet. Nga mosha 20-29 vjeçare, dendësia e kockave rritet ngadalë me një shpejtësi 0.5%-1%. Nga mosha 30 vjeçe deri në moshën 39 vjeçe, dendësia e kockave arrin kulmin dhe mbetet e qëndrueshme. Kjo gjendje mund të vazhdojë për 5-10 vjet. Më vonë, me rritjen e moshës dhe ndryshimin e nivelit hormonal, metabolizmi i kockave hyn në periudhën e uljes së dendësisë së kockave dhe nis humbja e masës kockore në sasi të vogël. Dendësia e kockave të njerëzve në moshën e mesme ndikohet kryesisht nga këto elemente: 1.Pirja e duhanit: Nikotinët e përfshira në duhan mund të frenojnë sekretimin e estrogenit dhe të stimulojnë aktivitetin e osteoklastit, duke shkaktuar humbjen e mëtejshme të sasisë kockore. 2. Konsumi i pijeve alkoolike: konsumi i etanolit në sasi të madhe mund të shkaktojë osteoporozë. Etanoli shkakton ndikimet ndaj stomakut dhe zorrës, duke frenuar përthithjen e kalciumit. Përveç kësaj, etanoli ndikon qarkullimin e mëlçisë dhe frenon prodhimin e vitaminës D3, duke dëmtuar ekulibrin e mikro-strukturës së kockave dhe rëndësuar humbjen e kockave. 3.Stërvitja: Stërvitja luan rolin pozitiv për përmirësimin e dendësisë së kockave. Stërvitjet e përshtatshme mund të nxitë qarkullimin e gjakut, rritjen e formimin e kockave. Në të njëjtën kohë, stërvitjet mund të nxitin lëvizjen e stomakut dhe të zorrës, të shtojë thithjen kalciumit nga zorra. Por në këtë moshë, shtohen edhe rreziqet e thyerjes së kockave nga stërvitjet e papërshtatshme. Prandaj, duhet të keni kujdes për llojin dhe intensitetin e stërvitjes. Shumë elemente shkaktojnë humbjen e kockave në moshën e vjetër Pas moshës 40-vjeçare, kockat e trupit pakësohen me 2%-3% në vit. Pas moshës 65-vjeçare, kemi hyrë në periudhën zyrtare të humbjes së dendësisë së kockave. Me rritjen e moshës do të ulet sasia e ushqimeve të konsumuara, do të dobësohet aftësia e përthithjes së vitaminës D dhe kalciumit nga zorra. Në të njëjtën kohë, me uljen e stërvitjes në natyrë reduktohet vitamina D në organizëm. Me rritjen e moshës, struktura fizike e kockave të personave të moshuar do të ketë edhe ndryshimet përkatëse. Sasia e përgjithshme e mineraleve të personave të moshuar ndodhet në nivelin e ulët. Osteoporoza është problemi i zakonshëm tek të moshuarit. Prandaj, rreziqet e thyerjes së kockave janë shtuar shumë për personat e moshuar. Masat e përshtatshme për shtyrjen e humbjes së kockave Rregullimi i strukturës së ushqimeve: të moshuarit duhet të marrin kalcium dhe vitaminë D të mjaftueshëm përmes dietës. Qumështi dhe nënproduktet e tij, prodhimet e detit dhe fasulet janë ushqimet që kanë shumë kalcium. Përveç këtyre, kërpudhat, mëlçitë, vezët dhe ushqimet e tjera që kanë vitaminë D janë shumë të nevojshme për të moshuarit. Stërvitjet e lehta në natyrë: stërvitjet fizike jo shumë të forta mund të lehtësojnë fenomenin e reduktimit të masës kockore. Për shkak të karakteristikave të veçanta të të moshuarve, duhet të merren kryesisht me aerobi, ecje të shpejtë, vrap i ngadaltë, not, Taiji etj. Duhet të shmangen stërvitjet e forta. Nga ana tjetër, duhet të qëndrojmë në dritën e diellit për 20-30 minuta. Ndryshimi i shprehive negative: pirja e duhanit mund të shtojë dëmtimin e kockave dhe humbjen e kalciumit nga kocka. Konsumi i tepërt i pijeve alkoolike mund të shkaktojë pengesa për metabolizimin e kockave. Konsumi i kafesë së fortë mund të shtojë humbjen e kalciumit përmes urinës. Nëse ndryshohen këto zakone, mund të shtyni fenomenin e osteoporozës. (Xu Guang)
Duhet t'i kushtojmë vëmendje të madhe cilësisë dhe gjatësisë së jetës. Themi lamtumirë në mënyrë të lehtë "Kam shumë dhimbje në tërë trupin, kur pi ujë mund ta ndiej dhimbjen nga gryka deri në stomak. Më bëni edhe një qetësues me Dolantin, dua të fle gjumë." Kur mjekët kontrollojnë pacientët e torturuar nga dhimbjet, mund të dëgjojnë shpesh këto fjalë, por sasia e Dolantin-it e përdorur ka arritur në kufirin e sipërm. Shumë vullnetarë shoqërues në dhomat e spitalit patën e vënë re këtë gjë tek pacientët me tumor. Prej vjeshtës së vitit 2016, një grup vullnetarësh nisi praktikën mjekësore për lehtësimin e dhimbjeve të pacientëve dhe bisedoi me të sëmurët me tumor në fazën e vonshme. Pjesë e bisedimeve ishin njohuritë mbi tumorin, shëndetin, efektet anësore, kënaqësia për jetën shoqërore e familjare. Zv-drejtori i degës së mjekësisë geriatrike të Spitalit të Kolegjit Mjekësor të Bashkimit të Pekinit, Ning Xiaohong tha se sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kujdesjet lehtësuese (palliative care) janë masa mjekësore ruajtëse për pacientët me sëmundjet të pashërueshme, me qëllim të kontrollit të dhimbjes dhe fenomeneve të tjera përkatëse, duke përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve. Kujdesjet lehtësuese mund të lehtësojnë mbi 90% të dhimbjeve fizike, psikologjike dhe shpirtërore të pacientëve të prekur nga tumori në gradë të fundit. Në Britaninë e Madhe, Singapor, rajonin kinez të Tajvanit etj., procesi i zhvillimit të kujdesjeve lehtësuese zgjat për afro 10 vite, i cili kalon nëpër këto faza: shërbimet familjare, kujdesjet dhe përkrahjet e fondacioneve, formimi i degës mjekësore të kujdesjes lehtësuese deri në përkrahjen qeveritare. Në fazën e fundit të jetës së pacientëve të prekur nga tumori, duhet të përzgjedhim metodat më të përshtatshme mjekësore. Por shumë familjarë të pacientëve pyesin ende: "kur mund të shërohet sëmundja?" "A mund të shërohet kjo sëmundje?" "Njoftimi i lajmit të keq është një teknikë e veçantë mjekësore, që është shumë e vështirë për familjarët," u shpreh Ning Xiaohong. Nëse familjarët do të përballen me këtë sfidë, nuk e di si t'ua tregojë pacientëve lajmin e keq, duhet të kërkojnë ndihmë nga mjekët. Jo vetëm mjekët, por edhe familjarët duhet të ndihmojnë pacientët për të kaluar fazën më të fundit të jetës së tyre dhe duhet ta vënë vullnetin e pacientëve në vendin e parë. Duhet t'u japin pacientëve rastin e njohjes së faktit. Një paciente mbi 60 vjeçe u prek nga tumori i fshikëzës së tëmthit dhe qelizat kancerogjene ishin përhapur në organet e tjera të trupit. Ajo kishte edemë serioze në të gjithë trupin. Duke parë përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes shëndetësore të pacientes, mjeku mendoi se s'mund të bëhen ndërhyrje serioze mjekësore kundër sëmundjes. Pas diskutimeve me kolegët e tjerë, Ning Xiaohong bëri një vendim për të lehtësuar dhimbjet e pacientëve me përpjekjet më të mëdha, duke i dhënë asaj qetësinë në kohët e vonshme të jetës. Duke iu referuar fenomenit të pafuqishmërisë dhe anoreksisë së pacientes, mjekët i injektuan asaj glukokortikoid dhe deksametazon në sasi të vogël, edemat në gjymtyrët e poshtme të pacientes filluan lehtësimin shumë shpejt. Në ditën e 3-të, pacientja foli dhe qeshi: "Mbrëmë fjeta më mirë gjumë!" Bisedimet gjithashtu mund të lehtësojnë dhimbjet e pacientit. Për një paciente të prekur nga kanceri i vezores i fazës së vonshme, vullnetarët bënë bisedimet prej 4 orësh me të. Kjo paciente e moshuar jo vetëm u përgjigj për të gjitha pyetjet, por foli gjithashtu mbi konfliktet e familjes dhe shqetësimet e brendshme. Kujdesjet lehtësuese s'është dorëheqja nga mjekimi. Për pacientët e prekur nga kanceri i vonshëm, disa pacientë janë tepër të dobët dhe mjekët duhet të japin dorëheqjen nga kimioterapia për ta. Por mjekët duhet të komunikojnë plotësisht me pacientët dhe t'ua lehtësojnë dhimbjet atyre me metoda mjekësore, duke i dhënë përkrahje. Përballimi i vdekjes "Kafeneja e vdekjes" është aktiviteti i sallon-it i nisur nga Wang Ying në 2 vitet e fundit. Wang Ying do të ftojë familjarët e pacientëve të prekur nga tumori dhe personat me interes për të marrë pjesë në këto aktivitete, ku do të shpërndajnë opinionet dhe përvojat përkatëse mbi vdekjen. Në vitin 2008, Wang Ying krijoi Qendrën e Zhvillimit të Kujdesjes së Jetës në zonën Pudong të Shangait, ku bëri trajnimet e shërbimeve për shoqërimin e vullnetarëve ose të infermierëve ndaj pacientëve për kohët e vonshme të jetës së tyre, për të përmirësuar cilësinë e jetës së familjeve të prekura nga kanceri dhe të forcuar aftësinë e tyre përballë goditjeve të sjella nga vdekja. Sipas vëzhgimeve të Wang Ying-ut, afro 50% e të sëmurëve nuk iu tregua për sëmundjen e tyre të rëndë, për shkak se familjarët e tyre kanë merak për goditjen psikologjike që mund të marrë i sëmuri. Por nga ana tjetër i sëmuri do të ketë ankth, pasi ai nuk e di nga çfarë vuan saktësisht dhe mund të dyshojë efektet mjekësore të trajtimit. Disa të sëmurë mund të mendojnë se ata janë ndaluar nga të afërmit e tyre. Vullnetarët do të flasin me familjarët e të sëmurëve në këtë mënyrë: "Është më mirë që t'ua tregoni sëmundjen e vërtetë, të sëmurët mund të bëjnë planifikimin për jetën e mbetur." Por disa të afërmit s'mund të bisedojnë këtë temë me të sëmurët. Atyre u nevojtet ndihma e palës së tretë për t'ja thënë. Wang Ying bëri shumë trajnime për vullnetarët dhe familjarët e pacientëve mbi metodat e përshtatshme të bisedimeve me këtë temë. Të afërmit mund të njohin para kohe reagimet e mundshme të pacientëve dhe të dinë mënyrat e përballimit. Gjyshja Dong mbi 101 vjeçe u prek nga kanceri i mëlçisë për 6 vite dhe qelizat e kancerit u përhapën në organet e tjera të trupit. Shumë organet e saj nuk funksionojnë dhe ajo ka edemë serioze në tërë trupin. Çdo ditë, ajo injektohet nga mbi 2 litra ilaçe të lëngshme. Pas vlerësimeve të përgjithshme, mjekët janë të mendimit se gjyshja Dong ndodhet në fazën e fundit të jetës dhe duhet ta marrim masat e mjekimit qetësues e lehtësues. Ata sugjerojnë ndalimin e masave të ndërhyrjes mjekësore dhe përkrahjeve të tepërta ushqyese, por duhet të marrin masat për ta lehtësuar dhimbjet në trup. Pas komunikimit të plota mes vullnetarëve dhe familjarëve të gjyshes Dong, të afërmit e saj pranuan më në fund këtë projekt të mjekimit lehtësues. Sipas sugjerimeve të vullnetarëve, në fazën e fundit të jetës së gjyshes Dong, çdo familjar i saj shprehu "falënderimet", "keqardhjet", "dashurinë" dhe "lamtumirën". Pas zbatimit të projektit mjekësor lehtësues, ishin asgjësuar endemat e trupit të gjyshes Dong, të gjithë familjarët folën fjalët e fundit me gjyshen Dong, e cila u largua nga familjarët në qetësi dhe lehtësi. Dame Cicely Mary Saunders, krijuesja e kujdesjeve lehtësuese (palliative care) ka thënë: "Duhet t'i kushtojmë vëmendje të madhe cilësisë si dhe gjatësisë së jetës."(Xu Guang)
Lumturia. Është diçka që të gjithë e duam. Por çfarë është saktësisht lumturia? A mund ta përshkruajmë me një fjali? Nëse nuk jeni të sigurt për përcaktimin e saktë të lumturisë, nuk jeni të vetmit. Shumë filozofë kanë ide shumë të ndryshme për atë që është lumturia dhe si mund të arrihet. Dëshironi të kuptoni se si filozofët e ndryshëm përcaktojnë lumturinë? 1.Pikëpamja e Aristotelit për lumturinë Aristoteli thoshte, "Lumturia varet nga vetja jonë" dhe besonte se lumturia ishte qëllimi përfundimtar i ekzistencës njerëzore. Në vend që ta shihte lumturinë si diçka që mund ta përjetoni pas kalimit të një prove, ose kur argëtoheni me miqtë, Aristoteli mendonte se lumturia ishte një masë e gjithë jetës tënde dhe sa mirë e keni jetuar atë. Ai mendonte se lumturia ishte një qëllim fundor, jo vetëm një ndjenjë momentale. Aristoteli besonte se të gjitha gjërat e mëposhtme ishin të rëndësishme, kur përpiqeni të arrini lumturinë: Shëndeti; Paratë; Miqësitë; Marrëdhëniet; Dija. Sipas Aristotelit, vendimet që merrni, janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Pra, ai mendonte se në vend të zgjedhjes së opsioneve që japin kënaqësi të çastit, duhet të përpiqemi të sillemi në mënyra që sigurojnë përfitime afatgjata. Për shembull, të dalësh të bësh vrap, në vend se të rrish ulur në divan gjatë gjithë mbrëmjes. Pikëpamja e Kantit për lumturinë Kant thoshte: "Lumturia është përmbushja e të gjitha prirjeve tona". Por cilat janë këto prirje? E para, Kant gjithashtu e pranonte faktin që jo gjithmonë e dimë se çfarë është më mirë për ne, duke shtuar se qeniet njerëzore nuk janë të afta që të përcaktojnë me siguri absolute, se çfarë do i bëjë me të vërtetë të lumtura. Kjo mund të tingëllojë kundër-produktive, por Kant besonte se sa më shumë që përpiqemi të jemi të lumtur, aq më të pakënaqur do të jemi. A keni provuar ndonjëherë kaq shumë për të shijuar diçka, e në fund keni përfunduar duke u ndjerë të zhgënjyer? Atëherë me siguri do ta kuptoni këtë teori. Në vend që të përpiqemi vazhdimisht të arrijmë gjërat që besojmë se do ta përmbushin lumturinë, Kant thotë se duhet të përqendrohemi në veprimin, apo në mënyrën që ne besojmë se është e drejtë. Kjo mund të përfshijë: Të bësh gjëra për të ndihmuar të tjerët. Të bësh gjëra që burojnë nga një ndjenjë detyre. Të përpiqesh të jesh sa më racional dhe moral që të jetë e mundur. Kjo nuk do të përfshinte: Tundimin për t'u pasuruar. Punën e madhe në kërkim të zotërimeve materiale. Fokusimin e madh në qëllimet egoiste. Pra, mesazhi themelor është ndalimi i fiksimit pas lumturisë dhe përpjekja për të qenë një njeri i mirë. Kur bëjmë gjënë e duhur, lumturia do të vijë natyrshëm. Pikëpamja e Niçes për lumturinë Niçja thoshte: "Ç'është lumturia? Ndjenja që fuqia rritet, që pengesa po kapërcehet". Niçja besonte se lumturia ishte një lloj fuqie që njerëzit mund të ushtronin mbi botën përreth tyre. Kjo mund të tingëllojë pak keq, por mund të shfaqet në shumë mënyra të padëmshme. Për shembull, për të qenë të lumtur, mund të dëshironi që: Të jetoni në vendin që dëshironi. Të punoni në një punë që ju pëlqen. Të keni marrëdhënie me njerëzit, sipas zgjedhjes suaj. Të kaloni kohën në mënyrën që dëshironi. Kur hiqet fuqia për t'i bërë këto gjëra, ndihemi të palumtur dhe përpiqemi të marrim përsëri kontrollin. Këtë mund ta bëjmë duke kërkuar një punë më të mirë, duke lënë një marrëdhënie jo të shëndetshme, apo duke u zhvendosur diku tjetër gjeografikisht. Niçja besonte se lumturia ishte e lidhur fort me aftësitë personale dhe nevojën për të jetuar jetën ashtu siç dëshironi. Pikëpamja e Sokratit për lumturinë Sokrati besonte se shumë përvoja që ne mund t'i përshkruajmë si të pëlqyeshme, si për shembull të ndjerit më mirë pas një sëmundjeje të gjatë, nuk janë lumturi e vërtetë – janë vetëm mungesë e vuajtjes. Ai mendonte se lumturia nuk duhet të bazohet në gjëra të jashtme, por mbi mënyrën se si ato përdoren. Për shembull: Përdorimi i parave për t'i dhuruar në një kauzë të mirë. Përdorimi i inteligjencës për të zgjidhur problemet. Përdorimi për mirë i forcës, dhe jo për të manipuluar të tjerët. Pra, nuk ka të bëjë me atë që keni – ka të bëjë me mënyrën si e përdorni atë. Çelësi i lumturisë Pra, me gjithë këto mendime të ndryshme, si mund ta arrijmë lumturinë? Më poshtë, një listë e disa ideve kryesore: Mos u përqendroni shumë në ndjekjen e lumturisë. Mundohuni të jetoni në mënyrë morale dhe racionale. Merrni kontrollin e jetës suaj, aty ku është e mundur. Mos e bazoni lumturinë në gjëra të jashtme, si paraja. Përdorni pikat e forta, si inteligjenca, për të bërë mirë. Lumturia është një qëllim final, jo një kënaqësi momentale
Në faqen e internetit është përhapur një pyetje shumë e preferuar: "Kur disa persona kthehen në shtëpi pas pune, përse qëndrojnë vetëm në makinë për një kohë të gjatë?" Një nga përgjigjet e vlerësuara shumë është se: "Në shumë raste, nuk dua të zbres nga makina, pasi më pret një moment kur duhet të përballoj të tjerët: kur largohem nga makina, do të përballem me problemet familjare, punët e shtëpisë, babain, djalin dhe burrin dhe nuk kam kohë të mendoj për vete. Ndërsa në makinë gjej kohë për veten dhe të reflektoj për veten." Mosha 30 vjeçe është një moshë ku ndahen shumë gjëra. Pas kësaj moshe, duhet të jeni i rritur, ngarkoheni me përgjegjësi familjare përfshi ushqimin e fëmijëve dhe përkujdesjen ndaj prindërve. Meshkujt e martuar pëlqejnë kohën e qëndrimit vetëm në makinë. Por përsa i përket femrave? Disa gra përgjigjen se është tualeti. Një nënë e re tha: "Kur u shqetësova shumë nga fëmijët, kur u grinda ashpër me tim shoq doja të hyja në tualet për t'u larguar nga kjo botë e tmerrshme." Sot ka shumë beqarë, të cilët refuzojnë të martohen. Ata e vazhdojnë marrëdhënien dashurore për një kohë të gjatë, por nuk martohen. Beqarët kanë frikë nga martesa, ndërkohë që të martuarit janë të lodhur nga kjo gjë. Por përse ndodh kjo? Së pari është perceptimi i gabuar për martesën: pritshmëria tepër e lartë për bashkëshortin ose bashkëshorten. Shumë persona janë të mendimit se bashkëshorti ose bashkëshortja duhet t'i kushtojnë vëmendje të madhe nevojave dhe ndjenjave të palës së tjetër dhe t'ua plotësojnë kërkesat. Në disa ditë para martesës, Xixi diskutoi me të dashurin e saj mbi dhuratën e martesës nga familja e burrit. Xixi këmbënguli se familja e burrit duhet të përgatisë dhuratën prej qindra mijë juanësh, e cila mund ta vërtetojë dashurinë e tij. I dashuri i saj tha se ai nuk e kishte këtë shumë lartë parash dhe nuk kishte dëshirë që t'u jepte prindërve të tij kaq shumë presion. Sipas mendimit të tij, pas martesës, përpjekjet e përbashkëta të çiftit në karrierë dhe familje janë më të rëndësishme se dhurata para martesës. Xixi mendoi se: "Ti nuk i kushton vëmendje të madhe ndjenjës sime. Nëse vepron në këtë mënyrë para martesës, mendo çfarë do bësh pas martesës." Prandaj, koha e dasmës u shty vazhdimisht. Në një program televiziv, po diskutohet problemi "pas martesës, duhet të ndahet prona e shtëpisë e burrit me gruan e tij apo jo?" Drejtuesja e programit paraqiti mendimet e saj se ndarja e pronës pasqyron në fakt problemet e anktheve, të dëshirave, të sigurisë në marrëdhëniet e dashurisë dhe të martesës. Së dyti, brenda martesës fokusi është tek integrimi i familjes dhe më pak vëmendje tej vetja Pas lindjes së fëmijës, zonja Lan dha shumë kontribut për familjen. Por ajo theksoi se i shoqi i saj nuk ndryshoi shumë. Në kohën e lirë pas punës, burri i saj vazhdoi të marrë pjesë në aktivitetet e ndryshme shoqërore dhe u kthye në shtëpi shumë vonë. Burri i saj ankohej shpesh se ishte shumë i lodhur dhe luajti lojëra në kompjuter ose telefon celular për t'u lehtësuar pasi i hodhi një sy fëmijës. Lan i ankohej shpesh se: "jemi në një familje, duhet të marrim pjesë së bashku për rritjen e fëmijës. Ti je babai i fëmijës dhe duhet të ndash me mua punët shtëpiake." Ajo i paraqiti kërkesa më konkrete, që burri i saj duhet të shoqërojë familjarët për të paktën 2 orë dhe duhet të qëndrojë në shtëpi për një ditë në fundjavë. Burri i saj s'mund ta refuzojë këtë kërkesa të arsyeshme, por ai u ngarkua me presionin më të madh. Koha personale pas punës u zu plotësisht. Para hyrjes në shtëpi, ai luajti lojërat e celularit për një moment ose piu një cigare në makinën e tij. Kjo është koha e vetme që ai ka për të ndejtur me vetveten. Nëse njëri nga bashkëshortët në martesë kërkon përfshirjen e anëtarëve të familjes dhe përballimin e përbashkët të çdo pune, pala tjetër është detyruar që t'i përgjigjet, por pakënaqësia e brendshme mund të rritet në mënyrë të fshehtë. Së treti, 4 "elementët e këqinj" në martesë: shkujdesja, kritika, përçmimi, vetëmbrojtja. Psikologu amerikan Gottman ka vendosur një "laborator të dashurisë" në Universitetin e Uashington-it. Pas studimeve prej 20 vitesh, ai zbuloi se elementet më shkatërruese në martesë janë shkujdesja, kritika, përçmimi dhe vetëmbrojtja. Kemi dëgjuar përgjigjet e shpeshta si: kur pyes çfarë dua të hajë, ai u përgjigj: "Të gjitha janë në rregull"; kur bën diçka pis etj., bashkëshortja kritikoi: "Përse kaq shumë gabime."; kur harron marrjen e pakos për të, ajo thotë: "S'mund të varem nga ti për asgjë."; kur nis debati në çift, ajo tha: "nuk ke asnjë gabim. Si mund të gabosh në çdo gjë?" Këto modele të papërshtatshme të komunikimit mund të shkaktojnë ftohje tej dy palët. Si t'i përballojmë me pozitivisht problemet e martesës? Si të trajtojmë konfliktet e brendshme familjare? Së pari, rritja e aftësisë së mendimit të vetes, ulja e pritshmërisë për palën tjetër dhe të përpiqemi për rritjen e vetëkujdesjes. Duhet të përpiqemi për uljen e ndikimeve nga informacionet e shumta të qarqeve të jashtme dhe të rritim aftësinë e mendimit të pavarur. Kur kemi pritshmëri shumë të lartë për palën tjetër, mund të zbulojmë diferencën shumë të madhe mes fakteve dhe imagjinatës. Në fakt, burri juaj është një njerëz i zakonshëm, që ngarkohet me presionin e kujdesjes së prindërve të tij, të shqetësohet nga qarja e foshnjës në natë, të zemërohet për shkak të dilemës në punë. Në këto momente, ai nuk ka aftësi të ngarkohet me detyra më të shumta familjare. Në këto momete, duhet të kujdeset më shumë për ndjenjat e veta. Pyes veten: "Përse lindin këto ndjenja? Çfarë mund të bëj unë për ta lehtësuar veten?" Pas punës së lodhshme në kompani, një grua u kthye në shtëpi dhe zbuloi se burri i saj e kishte bërë shtëpinë shumë rrëmujë. Ajo nuk u zemërua si në të kaluarën dhe fjeti një gjumë të ëmbël në dhomën e saj. Në ditën e dytë, kur u zgjua nga gjumi u ndje më mirë. Brenda martesës, nuk ekzistojnë shumë "arsye të duhura", të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje sipas gjendjes aktuale për lumturinë e tyre individuale dhe të përbashkët. Së dyti, duhet të përgjigjemi me pozitivitet Sipas studimeve të laboratorit të dashurisë të Gottman-it, ndërkomunikimet mes çiftit sjellin ndikim të madh për marrëdhënien e ardhme. Në eksperimentet e tij, kur një palë i thërret palës tjetër: "shikoni zogjtë jashtë dritares", disa bashkëshortë do të hedhin një sy jashtë dritares, por disa tjerë vazhdojnë leximin e gazetave, duke mos vënë re fjalët e palës tjetër. Pas 6 vitesh, Gottman zbuloi se ndër çiftet e divorcuara në kohët e vonëshme, vetëm 33% të tyre reaguan me pozitivitet për thirrjen e palës tjetër. Reagimet pozitive sjellin këtë mesazh: kur një palë shprehu mendimet e saj, pala tjetër mund të ketë opinionet e ndryshme, por pala tjetër kishte dëgjuar seriozisht fjalët e saj. Nëse mund të bëni reagimet pozitive, duhet të përpiqeni për shprehjet e përshtatshme. Asnjë palë s'mund të bëhet gjithmonë "pala e arsyeshme" në marrëdhënien familjare. Çdo palë duhet të përballojë gabimet e veta dhe të bëjë reagimet e përshtatshme ndaj gabimeve. Duhet të pakësojmë fjalët si "Përse nuk veproni kështu?". Dhe përdorim fjalët si "Më duket se...", "Shpresoj se....". Këto fjalët mund të sjellin mendimet më pozitive në martesë. (Xu Guang)
Përdorimi i çajit, veçanërisht në këtë periudhë të vitit, është shtuar shumë. Madje, thuhet se po shikohet një përhapje akoma më e gjerë, qoftë në shtëpi, ashtu edhe në punë, saqë kafeja po shikohet me një tjetër "sy". Çfarë duhet të dimë për çajin Ka shumë arsye përse ne e shijojmë shumë një filxhan çaji: mund të na pëlqejë aroma, ngrohtësia që përçon në ditët e ftohta të dimrit, ose mund ta gjejmë shumë qetësuese pirjen e çajit përpara një oxhaku. Por çaji nuk ka vetëm efekte çlodhëse, ai i bën shumë mirë shëndetit. Çaji përmban antioksidues. Ashtu sikurse ne lyejmë hekurat me substanca të caktuara për t'i mbrojtur nga ndryshku edhe antioksiduesit shërbejnë për të mbrojtur trupin nga kthetrat e plakjes dhe nga efektet e ndotjes. Çaji përmban më pak kafeinë sesa kafeja. Kafeja zakonisht ka dy deri në tri herë më shumë kafeinë sesa çaji. Një filxhan kafeje përmban zakonisht rreth 135 miligramë kafeinë, ndërsa çaji përmban rreth 30 deri në 40 miligramë për çdo filxhan. Nëse pirja e kafesë ju shkakton ankth, pagjumësi apo dhembje koke, atëherë filloni të pini çaj. Çaji mund ta ulë rrezikun e atakut të zemrës dhe vdekjes së qelizave të trurit. Mpiksja e gjakut e formuar nga kolesteroli dhe trombocitetet e gjakut shkakton ndalimin e zemrës dhe shkatërrimin e qelizave të trurit. Duke pirë çaj ju i mbani arteriet tuaja të qeta dhe të pabllokuara. Një studim 6-vjeçar në Norvegji ka zbuluar se personat që pinë 2-3 filxhan çaj në ditë, kanë 70 për qind më pak rrezik të pësojnë një atak zemre, krahasuar me ata që nuk pinë çaj. Çaji mbron kockat. Nuk është vetëm qumështi ai që ndihmon në formimin e kockave të forta. Një studim që ka krahasuar personat që pinë dhe ata që nuk pinë çaj, ka zbuluar se personat që kanë pirë çaj për 10 vjet ose më shumë, kanë kocka më të forta, pavarësisht moshës, peshës, ushtrimeve fizike apo edhe pirjes së duhanit. Çaji të jep një buzëqeshje të ëmbël. Të pish çaj të bën mirë edhe për dhëmbët. Është sheqeri që ne i shtojmë, ai që mund të prishë efektin e çajit si zbardhues dhëmbësh. Provoni të pini çaj pa sheqer dhe do të shihni se është po aq i dobishëm sa larja e dhëmbëve. Çaji rrit imunitetin. Duke pirë çaj ju rrisni imunitetin e trupit tuaj ndaj infeksioneve të shumta. Kur 21 vullnetarë pinë secili nga pesë filxhan kafeje dhe çaji, studiuesit arritën në përfundimin se personat që kishin pirë çaj, kishin një sistem imunitar më të fortë. Çaji ju mbron kundër kancerit. Antioksidantët që përmban çaji luftojnë kancerin. Janë plot tetë studime që e mbështesin teorinë se, çaji është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen nga pasojat negative të sëmundjeve të shumta. Ndaj bëni mira ta fusni çajin në listën e pijeve tuaja të përditshme. Çaji ju mban të hidratuar. Pijet që përmbajnë kafeinë, duke përfshirë edhe çajin, janë konsideruar si pije që nuk janë të nevojshme për rritjen e sasisë së lëngjeve që na duhen normalisht. Kjo, sepse kafeina është një pije diuretike ose thënë ndryshe që na shton nevojën për të urinuar. Megjithatë studimet e fundit kanë zbuluar se kafeina nuk përbën problem dhe se pijet që e përmbajnë atë ndihmojnë për sasinë e lëngjeve që duhet të marrim. Kafeina bëhet problem vetëm nëse pini njëkohësisht pesë ose gjashtë filxhanë pijesh që e përmbajnë atë. Çaji është pa kalori. Çaji nuk përmban asnjë kalori po të mos i hidhni sheqer apo qumësht. Të përdorësh qoftë edhe 250 kalori më pak në ditë ndihmon në humbjen e gjysmë kilogrami në javë. Nëse po kërkoni për një pije që nuk ka në brendësi kalori, çaji është i duhuri. Çaji rrit metabolizmin tuaj Shumë njerëz ankohen se kanë një metabolizëm të dobët dhe se nuk humbin dot peshë. Çaji jeshil ka treguar se rrit metabolizmin dhe se ju mund të digjni 70-80 kalori duke pirë pesë filxhanë në ditë. Duke e llogaritur për një vit mund të humbni rreth 3.6 kg vetëm duke pirë çaj jeshil. Pyetje mbi çajin Cili çaj është më i miri, jeshili, i ziu apo i bardhi? Nuk ka shumë ndryshim mes çajeve, sepse të gjithë përgjithësisht përmbajnë të njëjtën sasi të pigmenteve që treten dhe i japin vlera për shëndetin. Çaji jeshil dhe i ziu vijnë prej së njëjtës bimë, por çaji jeshil është tharë për më pak kohë, duke shmangur kështu procesin e fermentimit që gjendet te çaji i zi. Të bën po aq mirë çaji pa kafeinë? Disa kompani përdorin substanca kimike që i largojnë çajit kafeinën, disa të tjera përdorin procesin e ujit për këtë qëllim. Procesi me substanca kimike largon më shumë sesa duhet elementet e dobishme, ndaj duhet të lexoni me kujdes etiketat. Si të përgatisësh një çaj ideal? Për çajin e ngrohtë hidhni një filxhan me ujë për çdo tabletë çaji ose lugë nëse po përdorni çaj të tharë. Hidheni masën e çajit në një enë qelqi (materialet plastike apo metalike i japin shije të pakëndshme. Hidhni ujin e zier mbi enën me çaj, kini parasysh sesa më shumë ujë të hidhni, aq më e butë do të jetë shija.
Mbajtësit e një karte krediti shndërrohen në njerëz me borxhe Xiao Lu është një 30 vjeçar i cili para disa vitesh hapi kompaninë e tij. Me përhapjen e përdorimit të kartës së kreditit, Xiao Lu u bë një mbajtës i saj dhe nisi të blinte pa kriter nëpër qendra tregtare se ftonte miqtë për dreka-darka. Më vonë, me zhvillimin e biznesit të tij, Xiao Lu duhet të shtojë investimet në programet e ndryshme të kompanisë. Ai zbuloi se mund ta marrë hua nga karta e kreditit për të financuar kompaninë e tij, por nuk e kishte imagjinuar kurrë se shpërdorimi i kartës së kreditit do ta zhyste në borxh e do të shkaktonte një rrezik të fshehur. Me pagesat e normës së interesit, Xiao Lu u përball shumë shpejt me një borxh të lartë, që për ta paguar, duhet të merrte hua vazhdimisht por interesat nuk ndalnin së rrituri. Xiao Lu u ngarkua me borxhin më të madh. Më në fund, Xiao Lu kërkoi 17 karta krediti nga banka të ndryshme dhe ka mbipaguar për një borxh prej mbi 600 mijë juanësh. Ai s'mund të shlyejë këtë boxh dhe u dënua me burg. Xiao Hai është një djalë në të 20-tat. Në vitin e parë të punës, të ardhurat e tij mujore ishin rreth 2000 juanë. Por ai ka kërkuar 25 karta krediti brenda një kohe të shkurtër dhe është ngarkuar me një borxh shumë të madh. Në fillim, Xiao Hai shijoi gëzimin që i solli konsumi pa pagesë nga karta dhe kjo dëshirë për blerje iu shtua dita-ditës, por e ardhura e tij mujore nuk ndryshonte. Prandaj, ai kërkoi më shumë karta krediti për ta përmbushur dëshirën e pafundme të konsumit. Brenda një viti, ai kërkoi mbi 12 karta krediti dhe konsumoi produke me një vlerë prej mbi 130 mijë juanësh. Por e ardhura e përgjithshme vjetore e tij është vetëm mbi 20 mijë juanë. Ai u detyrua që ta marrë hua me interes të lartë për të shlyer borxhin e kartave të kreditit. Pasi prindërit e tij mësuan këtë gjë, ata paguan këtë borxh me të gjitha depozitat familjare. Por pas vetëm gjysmë viti, Xiao Hai s'mund të rezistojë joshjes së konsumit para kohe dhe kërkoi 13 karta të kredisë nga banka të ndryshme. Këtë herë, ai u ngarkua me një borxh prej 300 mijë juanësh. Më në fund, prindërit e tij janë detyruar që të shesin shtëpinë për të shlyer borxhet e të birit. "Llogaria psikologjike" mund të ngarkohet me borxh shumë të madh Karta e kreditit është një mjet pagimi me pak interes. Konsumi me kartë kryhet pa para në dorë dhe numri i klientëve që shijojnë ëmbëlsinë e sjellë nga konsumi me kartë krediti po rritet gjithnjë e më shumë. Por ky konsumi është një thikë me dy presa. Shumë njerëz që bëjnë blerje me kartë kreditë mund të zhyten në borxhe të mëdha. Sipas psikologëve, blerjet me kartë krediti mund të ketë këto rreziqe: Gëzime të menjëhershme psikologjike: konsumi mund t'na sjellë gëzimet. Me një kartë krediti, mund të përmbushim dëshirat e blerjes dhe zotërimit. Kur konsumojmë me kartë krediti, do të shijojmë më shumë gëzime të menjëhershme, duke stimuluar pasionin e konsumit të verbër dhe prishur planin e konsumit racional. Gabimet e verbra psikologjike: brenda kartës së kreditit, ekziston një vlerë për konsum. Duhet të kuptojmë që vlerë nuk do të thotë se duhet ta konsumojmë menjëherë. Por gjatë konsumit aktual, shumë persona mund të bëjnë gabim dhe ta konsiderojnë vlerën e kartës si aftësinë e konsumit të tyre. Prandaj, ata bëjnë blerje irracionale. Transferimi i përgjegjësisë: në procesin e përdorimit të kartës së kreditit, shumë persona nuk e marrin parasysh në mënyrë të mjaftueshme vetaftësinë për shlyerjen e borxhit. Prandaj, ata mënjanojnë përgjegjësinë e vetë të kthimit të borxhit në të ardhmen, duke e transferuar përgjegjësinë e kthimit të borxhit. Psikologjia e vonimit për pagimin: konsumi na sjell gëzimin, por pagimi është një proces i dhimbshëm. Në procesin e konsumit me para në dorë, konsumi lidhet ngusht me pagimin. Konsumi është zhvilluar në të njëjtën kohë të pagimit. Prandaj, dhimbja e pagimit mund të kompensojë gëzimin e konsumit, duke e frenuar në mënyrë të ashpër dëshirën e konsumit. Por, gjatë konsumit me kartë krediti, dhimbja e pagimit është vonuar deri në kohën e shlyerjes së borxhit. Prandaj, është dobësuar aftësia e vetëfrenimit gjatë konsumit. Llogaritë e ndryshme psikologjike: në procesin e administrimit të aseteve, janë formuar llogaritë psikologjike brenda trurit, të cilat mund të ndikojnë blerjet. Pagesa e bërë me kartë kreditit dhe ajo e bërë me para cash janë vendosur në llogari të ndryshme psikologjike. Sipas studimit të psikologëve, llogaria psikologjike e kartës së kreditit është më e madhe se ajo e parave në dorë. Në një eksperiment mbi konsumin në restorant, konsumuesit që paguan me kartë krediti llogarinë e drekës, bënë konsum shumë më të lartë se ata që puguan me para në dorë. 3 metodat për të shmangur borxhin e tepërt nga karta e kreditit Për shkak të rreziqeve të shumta psikologjike, duhet të vetëpërmbahemi dhe të tregohemi racionale gjatë blerjeve me kartë krediti. Këtu do t'ju prezantojmë 3 metoda për të shmangur borxhin e tepërt: Së pari, duhet të bëni vetëvlerësim psikologjike. Duhet të njihni vetveten. Nëse zbuloni se jeni person irracional dhe keni vështirësi të vetpërmbaheni, metoda më e mirë është refuzimi i përdorimit të kartës së kreditit dhe konsumi me kartën e debitit. Së dyti, duhet të bëni shpesh paralajmërime të vetes. Nëse është e nevojshme, mund të mbani disa letra apo shkrime me fjalët e paralajmërimit nga konsumi i tepërt i kartës së kreditit dhe vendosini ato në vende të dukshme. Së treti, duhet të kërkoni një kartë krediti që përkon me të ardhurat tuaja dhe mos kërkoni shumë karta. Duhet ta përcaktoni para kohe datën e kthimit të borxhit nga karta e rrogës, për të shmangur grumbullimin e interesit të borxhit të kartës së kreditit. Përveç kësaj, mund të shtyni procesin e konsumit me kartë krediti për 30 sekonda, kur mund të imagjinoni kohën e shlyerjes së borxhit në të ardhmen. Këto aktivitete psikologjike mund të rregullojnë dhe kontrollojnë veprimet e konsumit me kartë krediti.(Xu Guang)
Filloni ditën tuaj me këtë frut, qoftë duke e konsumuar atë të freskët apo në formë lëngu, pasi kështu lehtësoni funksionimin e trurit, duke e bërë mangon një aleat të vlefshëm, sidomos për ata që duhet të shfrytëzojnë në maksimum kapacitetet e tyre krijuese. Keni parasysh shprehjen e famshme : "Një mollë në ditë mban larg mjekun"? Rikujtojeni këtë shprehje edhe në rastin e mangos. Ky frut ekzotik cilësohet si burim shumë i mirë për shëndetin tonë. I pasur me shumë vitamina, mango duhet të bëhet patjetër pjesë e listës së ushqimeve që konsumoni. Madje dietologët për të përforcuar këtë ide japin tetë arsye përse nuk duhet të neglizhoni konsumimin e mangos, qoftë si frutë apo edhe lëng të freskët. Arsyet Së pari, falë vitaminës B6 e pranishme në mango, e cila luan një rol themelor në formimin e neurotransmetuesve, ndihmon për të siguruar humor të mirë dhe një pushim të shëndetshëm. Gjithashtu mango është edhe një burim i mirë i glutaminës (aminoacid), e cila përmirëson kujtesën dhe rrit përqendrimin. Filloni ditën tuaj me këtë frutë qoftë duke e konsumuar atë të freskët apo në formë lëngu, pasi kështu lehtësoni funksionimin e trurit, duke e bërë mangon një aleat të vlefshëm sidomos për ata që duhet të shfrytëzojnë në maksimum kapacitetet e tyre krijuese. Së dyti, përmban antioksidantë që janë tejet të domosdoshëm për lëkurën, (mes të cilëve lupoel, i cili njihet për vetitë e tij anti-inflamatore dhe antikancerogjene), kripëra minerale, (veçanërisht potasium, kalcium e magnez), si dhe vitaminat A, C dhe E. Të gjithë këta përbërës e bëjnë mangon një aleat të fuqishëm të bukurisë dhe shëndetit të lëkurës. Por edhe nëse nuk dëshironi ta konsumoni si frutë apo në formë lëngu, ju mund ta përdorni si maskë për fytyrën. Me fetat e mangos krijoni një pure, përziejeni me kos, vendoseni mbi fytyrë për rreth pesëmbëdhjetë minuta, më pas shpërlajeni me ujë të vakët. Së treti, mango pastron mëlçinë. Prania e disa antioksidantëve në mango lehtëson përpunimin e "mbeturinave" që grumbullon mëlçia. Kështu që konsumimi i rregullt i mangos, ndoshta në formën e lëngut në mëngjes, ndihmon mëlçinë për të kryer këtë funksion themelor për organizmin duke mbrojtur edhe nga rreziku i prekjes nga tumori. Së katërti, ndihmon në mbrojtjen e imunitetit. Sikurse e thamë më sipër ky frutë ekzotik burim i mirë i vitaminave A dhe C, të cilat mbrojnë organizmin nga radikalet e lira dhe forcojnë sistemin imunitar, në të njëjtën kohë ndihmon trupin tonë për t'u mbrojtur kundër infeksioneve të ndryshme, pa qenë e nevojshme të përdorim ilaçe. Së pesti, mban sytë tanë të shëndetshëm. Një mango mesatarisht përmban 72% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve. Si rezultat konsumimi rregullisht i këtij fruti jo vetëm mbron shikimin, por edhe ndihmon për të parandaluar sytë e thatë dhe verbërinë. Së gjashti, është një frutë i mirë për verën pasi ruan shëndetin tonë nga goditjet e të nxehtit. Për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit, mango shuan etjen. Provoni ta konsumoni atë si lëng të freskët, të përzier me ujë dhe akull, shikoni rezultatin dhe ndihmën që i jep trupit tonë për të ruajtur hidratimin dhe për të parandaluar goditjet e të nxehtit. Së shtati, redukton kolesterolin. Përqendrimi i lartë i fibrave dhe pektinës ndihmon për të ulur nivelet e kolesterolit, ndërsa përqindja e lartë e kaliumit (pasi mango përmban 564 mg, 16% e shumës së rekomanduar ditore të kaliumit) ju lejon të mbani nën kontroll tensionin e gjakut. Së teti, lehtëson tretjen. Enzimat e pranishme në sasi të mëdha në mango lehtësojnë tretjen, ndërsa fibrat (një frutë mbulon 20% të kërkesës ditore për fibra) janë të dobishme për shëndetin e zorrëve, sepse duke vepruar në peristalsi (muret e brendshme të zorrëve) të ndihmojnë në rast të kapsllëkut duke promovuar eliminimin e mbeturinave Mango është një frut i ëmbël dhe me shumë lëng. Referencat e para të dokumentuara për ekzistencën e mangos janë në shkrimet Hindu që datojnë në rreth 4000 përpara lindjes së krishtit. Mango konsiderohet i shenjtë në disa vende, sepse thuhet se Buda meditoi nën një pemë mangoje. Duke kërkuar një klimë të ngrohtë, mango rritet kryesisht në rajonet ekuatoriale, përfshirë Meksikën, Ekuadorin, Brazilin, Guatemalën dhe Haitin. Mangot janë të ëmbël, të shijshme dhe ekzotike. Ata janë gjithashtu mjaft ushqyes. Por të hahet një mango çdo ditë mund të mos jetë zgjedhja më e mirë, veçanërisht për njerëzit me kushte të caktuara, përfshirë diabetin dhe artritin. Çdo mango ka rreth 45.9 gram sheqerna - të cilat përbëjnë pothuajse shumën e plotë të 50.33 gram karbohidrateve të saj. Lloji kryesor i sheqerit në mango është fruktoza. Fruktoza mund të tretet vetëm nga mëlçia. Kjo mund të çojë në sëmundje si diabeti, sëmundjet e zemrës ose kanceri. Mangot kanë një përbërje të quajtur urushiol, një vaj që gjendet gjithashtu helmues për njerëzit që janë alergjikë. Shenjat që shfaqen mund të jenë si skuqje të lëkurës rreth gojës. Disa mango janë të detyruar të piqen më herët në mënyrë që ata të mund të hyjnë në treg më shpejt. Procesi përfshin një kimikat të quajtur karabit të kalciumit, i cili është një përbërës kancerogjen i njohur. Nqs hani mango çdo ditë rritet rreziku që të hani një mango të kontaminuar. Salmonella ndodh shpesh të gjendet në mango, sepse ajo merret gjatë kohës kur ato spërkaten me ujë.